Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Vendet me rëndësi historike

    Të nderuar z. Moderatorë, ju anëtarë të Forumit,

    nisa këtë temë me qëllim të njohjes sa më të mirë të vendeve me rëndësi historike kombëtare, të cilat do tër të vizitohen.

    Më thjeshtë, këtu ju ftoj të tregoni se ku në trojet tona etnike gjenden kështjella, kulla, ura, etj. me rëndësi historike.

    Qëllimi pse po filloj një temë të këtillë është e thjeshtë por shumë domethënëse.

    Që të dimë se ku gjenden këto vende.

    Ka shumë kështjella e shumë objekte të tjera për të cilat kemi dëgjuar, do t'i kishim vizituar me shumë dëshirë, por nuk dimë se ku gjenden.

    Prandaj, paraprakisht ju falënderohem për shkrimet tuaja këtu.

    Leka nga Prishtina
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 03-11-2006 më 00:55 Arsyeja: bashkim postimesh
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Ja unë i pari.

    Kalaja e Novobërdës.
    Novobërda është vendbanim mjaft i lashtë. Për të dihet qysh në kohët ilire. Ishte qendër e tregtisë me Prizrenin dhe me portin e Durrësit (Dyrrahut). Kishte mjaft të zhvilluar xehetarinë.
    Kjo kala gjendet në jug-lindje të Prishtinës, magjistrala Prishtinë-Gjilan, ndahet në të majtë rruga për në Novobërdë.
    Kalaja qëndron mjaft mirë duke patur parasysh gjendjen e mjerueshme dhe tërë atë mospërfillje nga Institucionet për Mbrojtjen e Monumenteve historike.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    kalja e Elbasanit.
    Eshte nje kala ne qender te qytetit te Elbasanit. Kalaja eshte e madhe e ne formen e shkronjes U. Brenda eshte nje "miniqytet". Ka rruge me kalldrrem edhe shtepi te vjetrra. Njerezit akoma jetojne atje. Kalaja eshte rreth viteve 1400 por ka pesuar shume ndryshime me pas.

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje

    Vende me rendesi historike....

    1) Maliqi i Korces, eshte gjetur qytetrim parahistorik, i kohes se celikut. Per here te pare mund te flasim per pranine e Illirve.

    2) Lezha, qytet Illir i mivjecarit te pare p.K., kishte port, ne shek e 7 p.K. behet Koloni greke. Ne mesjete eshte qyteti me i rendesihem i Arberve (mbas Krujes), aty u be Beslidhja e princeve shqiptar nen Skenderbeun.

    3) Butrinti, ish koloni greke.

    4) Orikumi, kryeqyteti i Epirit (ish- Orikon).

    5) Shkodra, ish koloni greke, qytet me rendesi te madhe ne kohen e Romes, Bizantit dhe mbikeqyrjes papo-latine.

    6) Durres, qyteti me pasurine me te madhe historike per Shqiperine, ish-koloni greke, behet kryeqyteti i Teutes, qender ekonomike nen sundimin romak. Ne kohen bizantine arin kulmin e tij, behet qender ekonomike e ballkanit perendimor, nga Durresi fillon Egnatia qe mbaron ne Konstandinopoje (Pra lidhte Perendimin me Lindjen).Nen sundimin e Vatikanit per shume vjet, njeh zhvillim ekonomik, ishte qyteti i fundit qe cliroi Skenderbeu.

    7)Ardenica (mbi Fier) ish Apollonia (koloni greke), nga 30 qytetet qe kishin emrin Apolloni ne Mesdhe ishte me i rendesishmi. Vihet re nderlikimi i kultures greke me ate ilire, shvillim i zejtarise, per here te pare shofim emra fillozofesh Ilire.

    8)Kruja, qyteti kreyqender i Historise sone, nga aty Skenderbeu drejtonte revolucionin kundra-turk. "Kryeqytet" i pare i kombit tone. Kishte keshtjellen me madheshtore, te ndertuar nga Latinet, te ciles Osmanllijte i hodhen muret.

    9) Preza, (fshat i Tiranes), ne shek e 11 behet lufte e madhe midis Shqiptareve bizantine dhe Kaloresve te Kryqezates se Trete, hera pare qe permendet emri Arber (arvan-alban) per te karaktirizuar nje komb, nga mbreteresha bizantine Katerina Komini. Preza ka nje kala (me sahat floriri qe e moren Austriaket, sipas gojedhenave) qe ndodhet perball kalase se Krujes. Kur fillonte kryengritja kunder Osmanllijve ishte Kalaja e pare qe merte lajmin per lufte nga Skenderbeu(me ane te pishtarit).

    10) Petrela, ka nja kala mahnitese ne buze te Erzenit, ne kohen e Skenderbeut ishte teper e rendesishme ushtarakisht.

    11) Gjirokastra, ka kalane me madheshtore, ka ndertesa klasike.

    12)Berati, ndertesat e tij tregojne pasuri kulturore dhe materiale ne kohen e Osmanllijve, ka dhe nje kala.

    13) Elbasani, qender ekonomike ne kohen e Osmaneve.

    14) Vlora, kryeqyteti me i rendesihem i Historise se Shqiperise per shekullin e 20, aty u shpall pavaresia, kryeqyteti i pare i Shqiperise, aty ndodhej selia e qeverise se Ismail Qemalit (per 3 vjet).

    15) Korca, mesenjtorja e pare shqipe, konferenca e Alfabetit te pare Shqip, qyteti me i pasur ne shek e 19 dhe ne fillim te shek, 20, shume shkrimtar donin qe Korca t'u bente kryeqyteti i Shqiperise( me duket se ishte kryeqytet ne kohen e Fanolit). Aty filloj revolucioni antizogist, dhe anti italjan, ne Korce u krijua Partia Komuniste Shqiptare ne kryetar Enver Hoxhen (me vone quhet PPSH).

    16) Voskopoja, me pasuri te madhe te teknikes-bizantine.

    17) Tirana....

    Sigurisht ekzistojne dhe shume vende te tjera brenda dhe jashte teritoreve te Republikes Shqiptare me rendesi te madhe per Historine tone si Prizreni, Ulqini, Manastiri e shume te tjera sepse Historia jone eshte me te vertet e madhe, po ketu u mundova te paraqes qytete te cilat ndodhen brenda Shqiperise dhe te cilave nga nje here nuk i'a dime rendesine.

    falemiNDERit

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Qyteti i Antigonesë
    Ndodhet ne luginen e Drinos ne kodrat e malit te Lunxherise.Nje qytet antik megjithse i vogel,por me ndertesa shume te vjetra reth 2000 vjecare.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    Xarra – Ne rrethin e Sarandes, 9 km larg Butrintit, ndodhet nje vendbanim i epokes se paleolitit. Mendohet te jete nje nga vendbanimet me te hereshme shqiptare. Nga objektet e mbledhura jane gjetur nje sasi veglash pune prej stralli, kruese, prerese dhe shpuese qe i takojne paleolitit te mesem dhe paleolitit te vone. Shkenctaret e percaktojne njeriun e Xarres si te tipit neandertal
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nentoka, aty jan shum kshtjella pa zbuluar per shkak neglishences arkeologeve

  8. #8
    Dunaveci

    Vendbanim i neolitit te mesem, buze lumit Dunavec, afer qytetit te Korçes. Ne kete zone jane gjetur dy lloj banesash: palafit, jane banesa mbi hunj te vendosura buze lumit dhe banesa te ngritura mbi toke. Keto palafite renditen nder banesat me te vjetra ne Ballkan. Per here te pare ketu shfaqet qeramika e zeze dhe gri ne te zeze, me lluster dhe cilesi te mire, por karakteristik dalluese e kesaj kulture jane format e reja te vazove. Fillon paraqitet zbukurimi me gervishtje dhe qeramika "barbotine". Keto i perkasin fazes se Dunavecit I.
    Faza Dunaveci II eshte vazhduese e drejtperdrejte e se pares. Zbukurimi me gervishtje behet nje nga elementet me te rendesishem, zhvillohet e merr forma te reja pikturimi gri, zgjerohet perdorimi i ornamentit ne formen e berthames se kumbulles etj. Gjithashtu, per here te pare ne kete periudhe kemi shfaqjen e nje qeramike dy-ngjyreshe, kuq e zi. Kultura e Dunavecit II eshte e njejte me ate te gjetur ne Cakran te Fierit.

    Reference : Edwin Jacques; Myzafer Korkuti
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9

    Harta interesante per historine shqiptare


  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga unikkatil
    Nentoka, aty jan shum kshtjella pa zbuluar per shkak neglishences arkeologeve
    ======================
    Nuk besoj negligjenc, por duhen fonde parash ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  11. #11
    Blazi

    Vendbanim shpellor parahistorik, ne rrëzën shkembore te grykes se Valit, Mat. Shpella eshte banuar gjate disa periudhave parahistorike, me e njohur per neolitin e hershem dhe te mesem. Dallohen kater shtresa kryesore. Blazi I i periudhes paraneolitike perfaqesohet nga kocka te thyera kafshesh, disa me gjurme punimi fillestar dhe nga copa guresh stralli. Blazi II i neolitit te hershem ka qeramike me zbukurim impreso-kardium, me motive tipike per neolitin e hershem te grupit adriatik. Blazi III ka tipike qeramiken gri ne te zeze dhe kafe, me motive lineare gjeometrike si edhe spirale, te ngjashme me ato te gjetura pergjate bregdetit Dalmat. Blazi IV, qe lidhet me eneolitin, percaktohet nga nje dalte e nje sopate prej bakri dhe nga qeramika qe ka tipare te ngjashem me ate eneolitike te Maliqit II. Blazi IV i periudhes se bronzit ka qeramik te pajisur me vegja. Materialet e shumta e bejne nje zone me interes per t'u studiuar.

    Reference - Zh. Andrea
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #12
    Burimasi

    Vendbanim i periudhes se neolitit te vone dhe eneolitit, ne fshatin Dumrav, rreze Malit te Thate (Korçe). Shtresa me e hershme kulturore i takon neolitit te vone dhe ka qeramike me ngjyre te çelet, me forma tipike te Maliqit I-Kamnikut, qeramike te pikturuar me boje kafe, si dhe me ngjyra kuq e zi. Gjithashtu jane gjetur objektet qeramike te Maliqit II, gri mbi te zeze dhe e zeze me luster, te cilat me vone do te mbizoteronin mbi te gjitha llojet e tjera dhe do permiresoheshin gjate periudhes se Bakrit.

    Reference - Myzafer Korkuti
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  13. #13
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anëtarësuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    Po flas per Qytetin tim Librazhdi...eshte nje vend i quajtur "Sofra e Skenderbeut"..Eshte nje gur i madh ne forme kub dikur eshte ulur skenderbeu me shoket e tij per te ngren ne kohen e luftes.Nuk eshte i njohur pasi eshte ne nje fshat te thell ne qytet por eshte dicka historike edhe thone qe ne ate vend kane ardhu shume njerez per te kerkuar ar edhe nuk kane mundur ta hedhin ne ere....po ve nje foto por nuk e di nese do duket mire.

    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Epir + Dardani + Iliri = Shqipëri
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •