Atentatori i te ndjerit Azem Hajdari ne seline e Parlamentit shqiptar ne gusht '97, Gafur Mazreku, eshte zgjedhur me shumice absolute votash kryetar i PS-se per Hasin. Mazreku u denua me 8 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit. Nderkohe ai vuajti vetem 5 vjet te denimit pasi perfitoi nga tre amnisti.
=======================================
Nuk e njoh se cfare njeriu eshte Mazreku. Gjithashtu nuk dihet ende motivi i atentatit te tij. Hipotezat levrijne nga atentat i planifikuar (versioni PD) ne ate te hakmarrjes ndaj sherrit dhe te sharat e para dy diteve (versioni zyrtar). Duke pranuar me te lehtin motiv, pra zyrtarin, a nuk eshte karshillek ky qe ben PS duke zgjedhur nje (ne rastin me te mire) pothuaj-vrases ordiner ne forumin me te larte drejtues te saj (KPD) ? Valle kaq shume eshte shteruar PS sa duhet te drejtohet nga nje ish-burgaxhi nga i cili dhe veprimet e te cilit "u distancua" jo me shume se para 5 vjetesh ?
Shija qe me le ky vendim eshte se PS duket sikur mendon akoma "C'thote populli ben partia, c'do do partia ben populli". Nga ana tjeter emancipimi shoqeror shqiptar vazhdon te mbetet afer zeros absolute perderisa asnje gjymtyre e tij nuk eshte ngritur te protestoje kunder ketij fenomeni.
Krijoni Kontakt