Nga gaz. Shekulli
..............
Bota virtuale dhe miqësitë konkrete
Tashmë kemi krijuar shumë miqësi në botën virtuale.
Janë miqësi mjaft të sinqerta dhe të bukura.
Lexon një mesazh në listë, merr një e-mail privat... dhe ti i jep formë mikut tënd imagjinar me sytë e mendjes shikon një fytyrë, një palë sy, një shprehje në to dhe imagjinon.
E di mirë se e vërteta nuk përputhet, se ti nuk sheh një fizik por një shpirt i mëshiruar.
E di mirë që ajo pamje në endjen tënde nuk është reale, por edhe që ajo personifikon diçka të rëndshme, më shumë se një pamje fizike, diçka abstrakte, një shije e veçantë për gjithsecilin. Kështu ndoshta ka lindur dhe arti modern, nga një shije, një impresion, qe një person, ose një situatë në brendësinë tënde. Janë mjaft të bukura këto miqësi, ndoshta sepse është një përputhje e mendjes dhe e shpirtit.
Jeta e përditshme shpesh na tjetërson dhe kemi nevoja konkrete të ushqejmë atë çfarë kemi më të bukur në vetvete, të shprehim çfarë kemi në zemrën e në mendjen tonë, ta ndajmë atë me të tjerë dhe prëj tyre të marrim të njëjtën gjë.
Kur shkruajmë dhe shprehim mendime, presione, dëshira, të cilat qëndrojnë shpesh mbi monotoninë e muhabeteve të përditshme. Kur shkruajmë prishim shumë mure, tabu, që na rrethojnë; dhe nxjerrim në dritë të vërtetat e brendshme. Janë të ndryshme nga miqësirat konkrete, bukuria e tyre qëndron tek të qenit abstrakte, shije, impresion. Ato jane si era, si ajri qe të rrethon. Janë të ndryshme nga miqësirat konkrete, por jo më të rëndësishme, janë vetëm ndryshe...
Nirvana
Nirvana Pistulli"
-----------------nga gazeta Shekulli ..........
Krijoni Kontakt