Marre nga Gazeta Panorama
Ato janė praktikisht nė mėshirė tė pronarėve, tė cilėt nė mė tė shumtėn e rasteve punėsojnė studentė tė vitit tė dytė, tė cilėt paguhen pėr kafshatėn e bukės
Media ka qenė tepėr aktive dhe e paepur, por gjithsesi ka pasur probleme fondamentale e serioze nė pėrdorimin e medias si vegėl politike, vazhdon mė pas raporti i departamentit tė shtetit tė SHBA-sė. Botuesit dhe editorėt e gazetave shpesh botojnė histori e lajme qė i shėrbejnė interesave tė tyre politike e ekonomike. Televizioni veēanėrisht ushtron njė influencė mė tė madhe, sepse rreth 80% e publikut i merr lajmet dhe informacionet nga ajo. Megjithėse nė programet televizive ndesh edhe nė profesionalizėm, afrimiteti politik ėshtė dominant nė programe
Berluskonėt e vegjėl kėrcėnojnė lirinė e shtypit
Qysh herėt nė fillim tė viteve 90-tė, kur Shqipėria sapo kishte lėnė pas katėr dekada komunizėm, ka qenė njė lojė thumbash e bėrrylash, ose dhe anasjelltas, midis shtypit, ose medias dhe regjimit tė instaluar politik. Shtypi i pavarur pėr mė shumė se njė herė, ndjeu majat e mprehta tė qeverisė deri atėherė tė parėn jo-komuniste, ndėrkohė qė liderėt e rinj, avokatėt e demokracisė dhe tė gjitha atributeve tė saj, pėrfshirė shtypin e lirė, tė mėsuar me njė klimė tė re, e cila pritej tė ngrihej nė kritika.....ndėrkohė qė ato pėrpiqeshin tė bėheshin tė paprekshėm, ose tė ngjyrosnin rrugėn nė tė cilėn ata shkelnin.
Kur e majta erdhi nė pushtet, pas njė muaji tė plotė anarkie, qeveria e ish-presidentit Sali Berisha, gjithashtu, bėri fajtore median, sishin veēse karrota tė ėmbla midis shtypit dhe medias private nė rritje, tė cilėn Berisha sapo e kishte lejuar zyrtarisht tė ekzistonte.
Kur shumėkush pėrpiqej tė ndėrtonte njė stacion privat, media gėzoi statusin e njė force pėr tu marrė nė konsideratė. Dhe u ndesh me zgjidhjet, apo alternativat nė udhėkryq, pėr tė jetuar nėn hijen e shtetit, e tė kėndonte tė njėjtėn melodi qė dėshironte regjimi, ose tė pranonte shuma tė mėdha parash nė formėn e lajmėrimeve, apo tė reklamave a spoteve qeveritare dhe spoteve komerciale tė ndėrmarrjeve tė drejtuara nga qeveria.
Fillimisht, tendenca mė e zakonshme konsistonte nė blerjet e favorshme tė hapėsirave nga media, duke i dhuruar shuma tė konsiderueshme pėr reklamat qeveritare. Ėshtė gjerėsisht e pranueshme, nė mos edhe fakt zyrtar, se 60% e reklamave tė shfaqura nėpėr gazeta dhe nė media ėshtė paguar nga institucionet e financuara nga buxheti i shtetit.
Por sė fundmi, edhe anėtarė tė kabinetit, siē ėshtė edhe rasti i ministrit tė Bujqėsisė dhe biznesmenit Agron Duka, i cili bleu njė stacion televiziv, prej njėrit prej pionierėve tė shtypit tė lirė, Nikollė Lesi, botues i tė parės gazetė tė pavarur Koha Jonė. Lesi ėshtė rasti i kundėrt i njė gazetari tė kthyer nė politikan qė pėrpiqet tė bėjė realitet ėndrrėn e tij berluskoniane. Silvio Berluskoni, Kryeministri italian, ka tre televizione dhe perandorinė e tij tė mediaset-it, njė tė pėrditshme dhe interesa tė tjera botuese.
Pėrveē kėsaj ai ka edhe njė influencė tė konsiderueshme mbi stacionet televizive shtetėrore tė RAI-t. Ndėrkohė qė konflikti i tij i interesave po ndesh nė njė kritikė tė fortė kudo nėpėr botė, nė Shqipėri ai idolizohet dhe shumėkush pėrpiqet as mė shumė e as mė pak sesa ta imitojė atė.
Gjithsesi, ndėrsa Italia ka njė demokraci tė konsoliduar dhe ėshtė njė nga vendet mė tė industrializuara tė botės, berluskonizimi i medias shqiptare po e shtyp atė dhe po mbyt lirinė reale tė shprehjes sė lirė.
Nė kundėrshtim me kriticizmin e ushtruar nė perėndim, nė Shqipėri figura e Berluskonit glorifikohet nė atė pikė, saqė bosėt e medias dėshirojnė tė kurorėzohen, apo tė pagėzohen si Berluskonėt shqiptarė, thotė Alfred Nune, njė shqiptar i laureuar me master nė media nė universitetin evropian tė Viadrinės nė Frankfurt, nė Gjermani.
Ne shohim qartė se, fushata e favorizimit tė mediave nėpėrmjet financimit tė spoteve publicitare po shkon drejt zbehjes, dhe tendenca ėshtė tė ketė kontroll direkt ose indirekt mbi mediat, nėpėrmjet zotėrimit tė aksioneve ose shėrbimeve me karakter ekonomik dhe politik, duke e bėrė kėshtu gjendjen e transparencės gjithnjė e mė tė turbullt, thotė Nune.
Shelly Markoff, njė kėshilltar rezident i projektit amerikan IREX, thotė: Nuk ka dyshim se stacionet televizive nė Shqipėri janė njė vegėl politikė.
Duke dashur tė heqim njė paralele gjithsesi jo tė ngjashme me median amerikane e pėrfshirė nė mbulimin e luftės nė Irak, Sheldon thotė se gjendja atje nuk ėshtė aq e qartė, duke iu referuar lajmeve tė mbledhura nga kanali FOX i reporterit veteran tė luftrave Peter Arnett. Gjithsesi, ai shton se ēdo gjė nė rastin e Amerikės, niset nga qėllime ekonomike, ndėrsa nė Shqipėri kjo nuk ndodh.
Por kėtu ėshtė edhe mė evidente se ēėshtė nė vende tė tjera. Pronarėt e stacioneve televizive kanė axhendat e tyre politike dhe informacioni, apo lajmet e tyre i shkon pėrshtat kostumeve tė tyre politike, thotė Markoff.
Ai pėrmend pronarėt e TV Arbėria si miq tė Kryeministrit Nano dhe pronarėt e TV-Shijak si shumė tė afėrt me kreun e opozitės tė Partisė Demokratike, Sali Berisha.
Departamenti i shtetit i SHBA-sė thotė nė raportin e tij vjetor tė tė drejtave tė njeriut se ndėrhyrja politike nė media mbetet njė problem dhe mė sė pakti njė rast kur zyrtarė tė qeverisė janė tė lidhur me kėrcėnimet ndaj gazetarit.
Media ka qenė tepėr aktive dhe e paepur, por gjithsesi ka pasur probleme fondamentale e serioze nė pėrdorimin e medias si vegėl politike, vazhdon mė pas raporti i departamentit tė shtetit tė SHBA-sė. Botuesit dhe editorėt e gazetave shpesh botojnė histori e lajme qė i shėrbejnė interesave tė tyre politike e ekonomike.
Televizioni veēanėrisht ushtron njė influencė mė tė madhe, sepse rreth 80% e publikut i merr lajmet dhe informacionet nga ajo. Megjithėse nė programet televizive ndesh edhe nė profesionalizėm, afrimiteti politik ėshtė dominant nė programe. Shumica e stacioneve kanė qenė tė njėanshėm nė hapėsirat e tyre politike, thotė raporti. Njė ditė rutinė e njė ekipi televiziv shqiptar fillon me telefonatat qė editorėt marrin nė mėngjes nga partitė e mėdha e tė vogla, tė cilėt duan tė shohin fytyrat e tyre nė ekran, nė mėnyrė qė tė impresionojnė publikun dhe zgjedhėsit e tyre, megjithėse kėto janė gjithsesi mė tė besueshėm sesa televizioni publik, tė cilit i kėrkohet me ligj tė mbulojė mė shumė hapėsira me ngjarje politike.
Sasia e pakėt e ngjarjeve i shtrėngon shpesh gazetarėt tė hidhen nga njė vend nė tjetrin, ndonjėherė vetėm sa tė dėgjojnė njė thashetheme dhe tė gėrmojnė mė pas esencėn e historisė, sesa tė merren thellė me problemin qė ajo trajton. Kur ato kthehen mė pas nė dhomat e redaksisė, njė politikan i caktuar, i cili i ka bėrė favore pronarit, le tė themi, ka marrė prej tij me njė ēmim tė ulėt truallin e shtrenjtė ,ku ėshtė vendosur vetė ky televizion, mundet, madje, tė marrė nė telefon pėr tė marrė vesh se pėr ē flet historia dhe, madje, i lejohet ta ndryshojė materialin e mbledhur.
Gazetarėt, tė cilėt duhet tė jenė njė pjesė kyēe e ekuacionit tė lirisė sė medias, ndjejnė mungesėn e kuadrit ligjor mbrojtės pėr veten e tyre. Kur bėhet fjalė pėr punėn e tyre, shumė prej tyre punojnė nė tė zezė, ose duke u bazuar nė marrėveshje xhentėlmenėsh, ose nė kontrata fiktive.
Ato janė praktikisht nė mėshirė tė pronarėve, tė cilėt nė mė tė shumtėn e rasteve punėsojnė studentė tė vitit tė dytė, tė cilėt paguhen pėr kafshatėn e bukės. Tė dyja, si Partia Socialiste nė pushtet, ashtu dhe ajo Demokratike nė opozitė, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre nė komisionin e medias, e pohojnė mungesėn e kuadrit ligjor pėr tė mbrojtur gazetarėt, por po punohet pėr pėrbėrjen e tij. Njė numri tė madh tė gazetarėve tė medias nuk u paguhen sigurimet shoqėrore. Kjo do tė thotė se gazetarėt shqiptarė janė tė diskriminuar dhe kjo ėshtė diēka serioze, sepse ata pėrshkruhen si mbrojtės tė fjalės sė lirė, thonė Musa Ulqini dhe Vili Minarolli, respektivisht, kryetar dhe nėnkryetar tė Komisionit parlamentar tė Medias.
Megjithėse tė gjithė e njohin gjendjen e krijuar, askush nuk ndėrmerr ndonjė lėvizje pėrkundrejt saj.
Mustafa Nano, njė editorialist, qė ka njė kontratė pėr tė publikuar artikujt e tij, por bėn tė qartė se nuk ėshtė i punėsuar te gazeta mė e shitur Shekulli, thotė se pėrsa i pėrket kėsaj historie se janė bashkėpunimi i pronarėve dhe i politikanėve nga njėra anė, dhe mungesa ose profesionalizmi i ulėt, fajtorė pėr kėtė situatė mjerane. Nano shton se media ėshtė bėrė shumė influencuese, kėshtu qė politikanėt janė pėrpjekur me kulaē e me kėrbaē tė pėrfitojnė nga favoret e medias. Klasa politike ėshtė bėrė shumė e ndjeshme karshi rritjes dhe fuqizimit tė medias dhe ka rritur presionin mbi shtypin dhe median, shton Nano.
Politikanėt i kanė rafinuar politikat e tyre pėr tė pėrfituar favore nga media. Unė nuk shoh raste qė qeveria tė ushtrojė dhunė direkte kundrejt medias. Ajo ēfarė unė shoh ėshtė njė dhunė e rafinuar pėr tė vendosur kontrollin e plotė mbi shtypin dhe median, vazhdon mė pas Nano.
Dhe nė fakt, ia ka dalė ta bėjė kėtė, thotė ai, duke e konsideruar seriozisht fillimin e gazetės sė tij tė vogėl, sesa tė shohė artikujt e tij tė redaktuar nga redaktorėt.
Njė ish-diplomat, Nano e shpjegon mungesėn e rezistencės sė pronarėve ndaj politikanėve shpesh me nėnshkrimin e kontratave tė majme nga ana e politikanėve. Ai, gjithashtu, fajėson kulturėn profesionale tė gazetarėve, pėr ti bėrė ballė presionit tė botuesve.
Koha (ose mė mirė njė pasazh i saj) ėshtė aleati mė i mirė i botuesit vėrtetė tė pavarur dhe gazetarėve, thotė Nano.
Markoff ėshtė gjithashtu dakord. Nga 56 stacione televizive tė ngritur kėtu, me mbėshtetje politike nė kėto pak vite tė fundit, unė shoh vetėm 35 prej tyre tė mbijetuar nė kėto pak vjet. Reuters
Krijoni Kontakt