Haki Stermilli (1895 - 1953) shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi nė Dibėr tė Madhe ku mori mėsimet e para, kreu gjimnazin turk nė Manastir. Nė vitet 1920-1924 hyri nė lėvizjen demokratike dhe u bė njė ndėr drejtuesit e shoqėrisė "Bashkimi". Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė qershorit 1924 si emigrant politik nė Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkė, e vijoi luftėn kundėr regjimit zogollian dhe bashkėpunoi nė faqet e "Lirisė kombėtare" dhe "Federacioni Ballkanik". Mė 1930 policia jugosllave ua dorėzoi autoriteteve tė Ahmet Zogut qė e dėnoi me burgim. Haki Stėrmilli mori pjesė si partizan nė Luftėn ANĒ, ishte anėtar i KANĒ-it.
Hapat e parė nė letėrsi i bėri nė fillim tė viteve 20, me drama ("Dibranja e mjerueshme", 1923, "Dashuni e besnikri"1923, etj.), nė tė cilat i bėhet jehonė luftės heroike tė dibranėve kundėr shovinistėve serbė. Shkroi edhe librin "Burgu" (1935). Vepra e tij mė e shquar ėshtė romani "Sikur t'isha djalė" (1936), ku kritikohen rreptė despotizmi familjar, normat e moralit sundues qė ndrydhnin personalitetin e femrės shqiptare. Romani u prit mirė nga shtresat demokratike dhe shpejt u bė njė nga veprat mė tė lexuara tė kohės. Mė 1968 u botua romani "Kalorėsi i Skėnderbeut". Nė tė dy kėto vepra autori ka bėrė pėrpjekje pėr njė pasqyrim me vėrtetėsi tė jetės, por nuk i ka shpėtuar njė fryme sentimentaliste. Problematika e re e gjeti pasqyrimin nė dramėn pėr fėmijė "Trashėgirntarėt tanė" (1950), ku trajtohet pjesėmarrja e fėmijėve krahas tė mėdhenjve nė luftėn kundėr zgjedhės fashiste. Mbajti njė ditar qė u botua me titullin "Shtigjeve tė lirisė" (1966), me vlera njohėse e letrare. Nė tė autori rrėfen pėr ngjarje tė rėndėsishme tė historisė sė Luftės ANĒ nė vitet 1943-1944, pėr patriotizmin dhe heroizmin e popullit. Haki Stėrmilli la tė papėrfunduara disa vepra letrare e historike.
SIKUR T'ISHA DJALĖ
Automobili ikte me shpejti dhe tue bamė zhurmė. Herė ngjitesh nė tė pėrpjetat, herė djergesh nė teposhtat dhe herė rrėshqiste ndėr rrafshina. Shokėt e mij bashkudhtarė herė kuvendojshin me njeni tjetrin, herė heshtėshin tė rrėmbyem e tė mahnitun nga bukurit e rralla qė shfaqeshin gjatė rrugės. Boka, kodra, male, skuta, lugina, gryka dhe fusha tė bukura dukeshin e shdukeshin mbrenda pak kohe tue dikue nji kėnaqėsi tė paēansueshme ndėr udhtarė, admiruesa tė natyrės. Rrezet e farfurishme tė Diellit pranveruer puthshin amblas faqet e gjelbėrta tė gjetheve dhe fletėt e shumėngjyrta tė luleve, ama e tė cilave kundėrmonte e kandshme, ndihej fort dhe dehėse. Me nji fjalė atė ditė natyra kremtonte ngadhnimin e bukuris sė Prandverės.
Nj'aty, n'atė skutė blerimi e lulesh, tė kisha pasė nji shtėpizė - tha njeni tue shique me njė lakmi admiruese kah vendi qė kishte stolisė me aq shije dora hyjnore.
- Nji shtėpizė qė t'ishte si nji kuvli, por mbrenda tė kishte edhe nji nga Zanat e malevet t'ona - plotsoi shoku me buzė nė gaz.
Ndėrsa ata po i argėtojshin fantazit e tyne me andrrime e dėshirime pėr nji jetė paradisore, un po mendohesha nėn pėrshtypjen e hidhėt qė mė kish lanė sėmundja e Dijes. Mė dukej sikur nuk do t'a shifsha ma. Pakon qė mė kish dhanė ajo e kisha marrė me vetėhe. Dishka mė nxitte me e hapė dhe me pamė se ē'ishte shkrue n'at defter qė ajo mė dorėzoi. Ma nė fund mė mundi kėrshėria dhe e ēela pakon. Mbrenda kishte nji defter, nji shami tė bardhė dhe nji letėr tė drejtueme Zotni Shpend Rrėfes nė Tiranė. Gati tri tė katėrtat e fletorit ishin tė shkrueme Menjiherė e njofta shkrimin e imėt tė Dijės. Nė faqen e parė ishte shkrue, me ngjyrė tė kuqe, ky titull: Jeta e eme. Vendosa tė kėndoj disa pjesė sa pėr t'a kėnaqė kėrshėrin.
Hudha nji sy nė faqen e parė dhe lexova:
Mė shkrepi t'a shkruej jetėn t'eme. Ky mendim mė leu tue i pamė fotografit e ndryshme qė pėrfėtyrojne Xha Simonin qysh nė kohen e fėminis. Pėrse tė mos e shkruej? Jeta e eme pėr tjerėt, ndoshta, nuk e vlen asnji dysh, por pėr mue ka randėsi, se asht e emja, se mund tė pėrshkohet nėpėr faza tė ndryshme interesante dhe dikur, tue i kėndue nė kėto fletė gėzimet ase hidhnimet e mija, do tė kėnaqem ase do tė pezmatohem. Sikurse pėson ndryshime trupi i njeriut tue u lakue nėpėr rrathėt e moshės, pa dyshim, ashtu edhe me jetėn.
Mbasandaj kapėrceva disa faqe e kėndova:
Mbasandaj kush mund tė pretendojė se nuk ka nė mes tė meshkujve djelm e burra tė bukur? Mos kujton ndokush se nuk ka bukuri mashkullore? Sikur tė mundesh me folė femna me atė liri gjuhe qė kanė mashkujt, kush e di se sa poezi do tė vargėzonte pėr me e pėrshkrue bukurin e shokut tė vet jo gjini. Kush mundet me mė sigurue se nuk ka me mija femna qė, tue kundrue mbas kafazit tė dritares ase nėpėr mjet tė peēes sė hollė, nuk shprazin nga goja mija e mija tubza vjershash pėr ata qė u kalojnė pranė pa dijtė se kanė plagosė randė disa zemra tė strukuna mbrenda do krijesave iė dėnueme me burgim tė pėrgjitshėm?
...
Krijoni Kontakt