Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,830
    Postimet në Bllog
    18

    Komuniteti mysliman Rilindjes Satanike: Myslimanët nuk pranojnë martesat e të njëjtës gjini!

    Myftinia e Tiranës dënon martesën e dy personave të njëjtës gjini!

    Emri:  Capture-112.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  33.2 KB

    Njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë-Myftinia Tiranë:

    Deklaratë

    Myftinia Tiranë ka përcjellë me shqetësim aktin e pabazuar ligjërisht të një “martese” mes dy individësh të së njejtës gjini të mbajtur në ambientet e një institucioni shtetëror.

    Me të njejtin intensitet, Myftinia Tiranë, përcjell edhe shqetësimin e mijëra besimtarëve dhe qytetareve të Tiranës, të cilët ndjehen të irrituar para një akti të tillë i cili nuk përfaqeson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve.

    Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshen për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare.

    Ne, këshillojmë dhe u bëjmë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

    Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit.

    Po ashtu mbetet e angazhuar në promovimin e çdo akti i cili synon lartësimin moral të ndërgjegjes tonë kombëtare si dhe çdo sipërmarrjeje që çon drejt mirëqenies tonë publike materiale apo shpirtërire qoftë ajo.

    Myftinia Tiranë

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,830
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Komuniteti mysliman Rilindjes Satanike: Myslimanët nuk pranojnë martesat e të njëjtës gjini!

    ‘Martesa' e 2 grave në Bashkinë e Tiranës’/ Reagon Kumuniteti Mysliman i Shqipërisë-Myftinia Tiranë

    Emri:  auto_New_Project_81716213011.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  41.3 KB

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë-Myftinia Tiranë ka reaguar me shqetësim mbi aktin e pabazuar ligjërisht të një "martese" mes dy individësh të së njejtës gjini të mbajtur në ambientet e një institucioni shtetëror.

    Në deklaratën e saj publike, Myftinia Tiranë i ka bërë thirrje ‘institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë’, si dhe ka theksuar se ‘zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshen për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare’.

    Njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë-Myftinia Tiranë:

    Deklaratë

    Myftinia Tiranë ka përcjellë me shqetësim aktin e pabazuar ligjërisht të një "martese" mes dy individësh të së njejtës gjini të mbajtur në ambientet e një institucioni shtetëror.

    Me të njejtin intensitet, Myftinia Tiranë, përcjell edhe shqetësimin e mijëra besimtarëve dhe qytetareve të Tiranës, të cilët ndjehen të irrituar para një akti të tillë i cili nuk përfaqeson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve.

    Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshen për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare.

    Ne, këshillojmë dhe u bëjmë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

    Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit.

    Po ashtu mbetet e angazhuar në promovimin e çdo akti i cili synon lartësimin moral të ndërgjegjes tonë kombëtare si dhe çdo sipërmarrjeje që çon drejt mirëqenies tonë publike materiale apo shpirtërire qoftë ajo.

    Myftinia Tiranë

    Emri:  auto_443716175_684077270510897_8571674346260285767_n1716213011.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  28.6 KB

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,830
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Komuniteti mysliman Rilindjes Satanike: Myslimanët nuk pranojnë martesat e të njëjtës gjini!

    Dom Gjergj Meta: Një provokim pashije në tarracën e një bashkie

    Nga Dom Gjergj Meta

    Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirëorganizuar nga lobe të caktuara, që kanë një agjendë të tyren, pjesë e së cilës, siç duket është bërë edhe një institucion shtetëror. Mundohem të mos jem komplotist për natyrë, por kësaj here e besoj se qoftë Bashkia e Tiranës, qoftë protagonistët e një shfaqjeje ceremoniale të tillë, për interesa të ndryshme kanë vënë në skenë qëllimisht një teatër të shëmtuar, duke përdorur edhe veshjet e aktorëve madje (fustane nusërie, rroba klerikësh) e deri te fëmija që mbajnë në krahë.

    Janë thënë shumë gjëra dhe nuk dua t’i përsëris, sepse nga ana ime është krejt e qartë se çfarë natyre duhet të ketë një martesë dhe se ajo duhet të jetë vetëm heteroseksuale që të quhet e tillë, pra vetëm ndërmjet një burri e një gruaje dhe kjo për gjithë jetën, derisa vdekja të mos i ndajë. Ajo që të bën shumë përshtypje, është se si një institucion publik lejon, madje bëhet pjesë bashkëpunuese e një provokimi të mirëstrukturuar. Se si kjo ndodh pikërisht në kohën kur Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është aty dhe në një kohë kur debati për familjen dhe shenjtërinë e saj po merr përmasa kombëtare, përveç debateve të tjera të këtyre ditëve.

    Kjo më bën të mendoj se Bashkia e Tiranës ka një agjendë të caktuar ose se së paku segmente të veçanta të saj e mbështesin këtë agjendë. Ky institucion nuk merr parasysh ndjesitë dhe ligjet e këtij vendi, por abuzon me to, duke i shkelur me të dyja këmbët në mënyrë arbitrare, madje edhe cinike, duke i zbukuruar me lule. Këtu çështja nuk është thjesht politike, por tregon qartë se Bashkia e kryeqytetit është pjesë e një lobimi, i cili po kërkon me ngulm të modifikojë konceptin e martesës dhe të familjes, duke u dhënë atyre ngjyrime të caktuara.

    Në fotot e shpërndara në median televizive dhe atë online, shihet se në krahët e njërës prej zonjave gjendet edhe një fëmijë. Unë mendoj se ky është një abuzim me fëmijën, ashtu sikurse është abuzim kur prindërit që divorcohen i përdorin fëmijët kundër njëri-tjetrit apo kur fëmijët bëhen instrumente për të kënaqur egoizmin e prindërve nëpërmjet surrogacisë ose inseminimit artificial, a rendjes drejt bankave anonime të embrioneve. Fëmija i mbartur në krahë, ndërsa gratë puthen së bashku, është kryekëput një skenar në të cilin ai fëmijë shërben si një mjet dhe asgjë më shumë. Dhe ky është abuzim.

    Unë nuk jam për linçim. Ne jemi të gjithë bijtë e Hyjit, ama mendimin dhe objeksionin e ndërgjegjes nuk e ndal askush. Nuk e di nëse Bashkia e Tiranës ka pjesë të administratës së vet ndonjë katolik. Nëse ka, u bëj thirrje që të protestojnë kundër një teatri të tillë, sepse ndërgjegjja e tyre vlen më shumë sesa kritikat e shefit/ave të tyre apo larg qoftë, largimi i tyre nga puna. Nëse aty gjendet dikush që e mendon ndryshe nga ata që e kanë inskenuar një gjë të tillë, të distancohet edhe publikisht.

    Mosbindja civile është një vlerë, kështu që do t’i bënit nder vetes dhe institucionit duke mos u bindur e duke protestuar, jo vetëm për këtë gjë, por për çdo abuzim për të cilin jeni dëshmitarë. Nuk e di nëse ndonjë prej katolikëve që punon në Bashkinë e Tiranës do t’i lexojë këto rreshta, por nëse i lexojnë dhe pajtohen me mua, të dalin e ta tregojnë publikisht dakordësinë e tyre me to e mosdakordësinë e tyre me atë teatër pashije.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,830
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Komuniteti mysliman Rilindjes Satanike: Myslimanët nuk pranojnë martesat e të njëjtës gjini!

    Një njeri i vetëm provokon, një shtet imponon. Problemi nuk është dy gratë që u martuan dhe inskenimi i saj për konsum publik në media. Problemi është shumë i madh dhe shumë më i rrezikshëm se kaq. Kuvendi i Shqipërisë me votat e mazhorancës ka ligjëruar këto martesa homoseksuale. Pse e bënë një gjë të tillë? Politikanët dalin e thonë: "Këto janë vlerat e Evropës së Bashkuar. Nëse duam të bëhemi vend anëtar i Evropës së Bashkuar, duhet t'i përqafojmë këto vlera." Me fjalë të tjera, që të hyni në BE, duhet të kompromentoni gjithë vlerat dhe traditat tuaja si popull që i keni ruajtur e trashëguar brez pas brezi për mijëravjeçarë. Kjo duhet të bëjë çdo shqiptar që e vlerëson dhe ruan traditën, pavarësisht se çfarë tradite fetare t'i përkisni, që të ngrini zërin ne ruajtjen e traditave tona. Edhe pse u përkasim besimeve të ndryshme si popull, familjen secili prej nesh e ka të shenjtë. Dhe shënjestra këtu nuk është vetëm institucioni i martesës, shënjestra është familja! Çfarë krijon martesa? Martesa krijon familje! Martesa siguron vazhdimësinë e jetës, lindjen e fëmijëve.

    Fakti që këto "vlera të reja" nuk i gjejmë vetëm në Bashkimin Evropian, por në gjithë qytetërimin perëndimor, tregon se këto zhvillime janë të mirëkordinuara nga forcat e së keqes që fshihen në errësirë e nuk e nxjerrin kokën. Por blejnë e kompromentojnë udhëheqësit tuaj politikë, që këta të zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e tyre. Edi Rama dhe Erion Veliajt, njerëzit e "Kaballit" ku Xhorxh Soros dhe sorrollopi i tij bën pjesë, janë vetëm veglat e së keqes. Xhorxh Sorosi me shokë janë kapitenët e Luciferit mbi tokë. Ata nuk adhurojnë të njëjtin zot që ne adhurojmë, ata adhurojnë së keqen, ata kërkojnë pushtetin në këmbim të adhurimit të së keqes. Dhe e keqja pret prej tyre që të zbatojnë planet e Luciferit, zotit të tyre. Këto plane variojnë në formë, por shënjestra është e njëjtë: shkatërrimi i familjes, shkatërrimi i njeriut duke e larguar njeriun nga Zoti. Duke e rebeluar njeriun kundër Zotit. Siç thotë një fjalë e moçme shqiptare: "I ligu hedh gurin e fsheh dorën!"

    E keqja e ka nxjerrë kokën e fytyrën e saj hapur për të gjithë që ta shikojnë. Edhe pse është diçka e frikshme kur mendon se si kemi arritur deri në këtë pikë. Kjo është edhe një zhvillim pozitiv pasi i zgjon njerëzit nga gjumi letargjik, ideja se njeriu nuk ka një dimension shpirtëror, dhe nuk e gjen veten në qendër të një lufte shpirtërore mes të mirës dhe së keqes.

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,830
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Komuniteti mysliman Rilindjes Satanike: Myslimanët nuk pranojnë martesat e të njëjtës gjini!


Tema të Ngjashme

  1. A duhet qe myslimanet ta pranojne pikepamjen krishtere per Parajsen?
    Nga mesia4ever në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 16-03-2012, 09:18
  2. Komuniteti Mysliman merr qendrën e Tiranës
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2007, 19:09
  3. Pse myslimanët nuk pranojnë kryqin?
    Nga Antipatrea në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 22:33
  4. Komuniteti Mysliman dhe legjislacioni
    Nga Iliriani në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 12:26
  5. Ligji per martesat e te njejtes gjini
    Nga Kingu_Tirones në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-05-2003, 23:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •