Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Departamenti i Shtetit shkarkon nga detyra njeriun që shpalli Sali Berishën non-grata në SHBA

    DASH shkarkon Gabriel Escobar-in/ Nga mesi i majit s’do të jetë më emisar për rajonin

    Emri:  auto_escobar1688976995.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  35.6 KB

    Gazetari dhe korrespodenti i Al Jazeera Balkans në Uashington, Ivo Puljic, pretendon të ketë mësuar nga burime jozyrtare në Departament amerikan të shtetit, se që nga mesi i muajit Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobar, nuk do të jetë më në atë post si emisar për Ballkanin Perëndimor.

    “Nga mesi i këtij muaji Gabriel Escobar nuk do të jetë më zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë apo i dërguar për Ballkanin Perëndimor, mësova jozyrtarisht në Departamentin e Shtetit. Mesa duket ai do të propozohet për një nga postet ambasadore. Ku?”, ka shkruar në rrjetin e tij në “X”.



    Pretendimi i Puljic është transmetuar gjerësisht në mediat malazeze edhe si "AntenaM".

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Departamenti i Shtetit shkarkon nga detyra njeriun që shpalli Sali Berishën non-grata në SHBA

    U shkarkua nga detyra/ Escobar mban konferencën e fundit për mediat

    Emri:  auto_escobar1715167049.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  31.8 KB

    Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe i dërguari i Qeverisë Amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta mbajë sot konferencën e fundit të tij për shtyp.

    Në këtë konferencë, Escobar do të flasë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë tre viteve kur mbajti këtë post.

    “Në konferencën e tij të fundit përpara se të largohet nga pozicioni për detyrën e tij të ardhshme në Shërbimin e Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të diskutojë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor gjatë tre viteve të tij në këtë rol, si dhe sfidat dhe mundësitë në të ardhmen, dhe do të marrë pyetje nga gazetarët”, thuhet në njoftimin për media.

    Escobar u shkarkua nga kjo detyrë, por DASH tentoi ta zbuste largimin e tij duke thënë se do të shkojë në një detyrë tjetër.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Departamenti i Shtetit shkarkon nga detyra njeriun që shpalli Sali Berishën non-grata në SHBA

    Shkarkimi i Escobar/ Bugajski: Koha që ShBA të emërojë një të dërguar të pakorruptuar në Ballkan

    Emri:  auto_2rqfs1715015996.jpg

Shikime: 114

Madhësia:  26.7 KB

    Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski ka komentuar pretendimet në lidhje me shkarkimin e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Në një reagimi në llogarinë e tij në “X”, Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku raporton se Escobar ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë – Beograd.

    Bugajski shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.

    Postimi i plotë:

    Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.

    Emri:  auto_Screenshot-2024-05-06-1852231715015736.jpg

Shikime: 108

Madhësia:  38.3 KB

    Syri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,577

    Për: Departamenti i Shtetit shkarkon nga detyra njeriun që shpalli Sali Berishën non-grata në SHBA

    Ne qofte se Amerika ka bere nje gje te vetme te mire ajo e mire eshte shpallja e non grata e Amerikes ndaj shokut Sali. Qeveritesi me i keq mbas Enver Hoxhes . I pari vjen Enver Hoxha dhe i dyti vjen Sali Berisha si keq qeverisje apo shkatrrim-qeverisje se ta quash qeverisje edhe per keq do guxim.

    Edi Rama po i ben te gjitha te keqiat e mundshme por prap eshte zorr te arrij çmendurine dhe budallallekun e Sali Berishes. Berisha ka bere çmendurira qe edhe mbas 100 vjetesh njerezimi nuk do ti kuptoje,si psh universitetet private qe shisnin diplloma apo ndertimi i kjoskave ne qender te Tiranes etj etj

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Departamenti i Shtetit shkarkon nga detyra njeriun që shpalli Sali Berishën non-grata në SHBA


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Departamenti i Shtetit shkarkon nga detyra njeriun që shpalli Sali Berishën non-grata në SHBA

    Berisha reagon ndaj deklaratës së Eskobar: Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit!

    Emri:  Capture-115.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  43.9 KB

    Nga Sali Berisha-

    Reagim ndaj deklaratës së Zotit Gabriel Eskobar.

    Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar ndër të tjera ka deklaruar: “Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”.

    Me këtë rast i rikujtoj z. Eskobar sa vijon: Koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë. Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar. Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit.

    Sa për kujtesë vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura. Vitet kur Partia Demokratike udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës më të egër të Hitlerit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci. Në atë kohë James Baker do u thonte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!

    Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Departamenti i Shtetit shkarkon nga detyra njeriun që shpalli Sali Berishën non-grata në SHBA

    Xhymshiti: Berisha u shpall nongrada për interesa shumë të thella, ky vendim duhet të hetohet

    VIDEO

    I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të diskutuar për shkrimin e Frontline mbi Gabriel Escobar-i, zv/ndihmëssekretari i SHBA-së ishte gazetari, Vudi Xhymshiti.

    Xhymishti është shprehur se deklarimi Nongrada i Berishës ishte për shpenzime të tjera politike që janë shumë të thella dhe ne nga imazhi i parë nuk i dallojmë dot ato arsye.

    Historia e Nongradës për hir të integritetit dhe vërtetësisë kjo duhet të hetohet kjo çështje.

    Dje kam botuar intervistën që kisha me Berishën në Frontline. Biseda që kisha më liderin e opozitës është se Eskobar është një shpërfaqje relativisht e dukshme, e një problemi shumë më të madh që qëndron brenda DASH.

    Duket qartë se deklarimi Nongrada e Berishë ishte e orkestruar për shpenzime të tjera politike që janë shumë të thella dhe ne nga imazhi i parë nuk i dallojmë dot ato arsye.

    Emisioni i plote


    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e Policisë Gledis Nano
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-06-2024, 10:37
  2. Ministri Pango shkarkon nga detyra drejtorin e monumenteve Apollon Bace
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-11-2007, 13:21
  3. Qeveria shkarkon nga detyra rektorin e Universitetit të Prishtinës
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 03:47
  4. Departamenti i Shtetit paralajmëronr qytetarët amerikanë
    Nga mani në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2003, 05:24
  5. Departamenti i Shtetit Amerikan mbi Shqiperine
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 01:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •