Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Eagle Eye.
    Anëtarësuar
    23-04-2024
    Postime
    12

    Ka vetëm një Zot

    Toleranca fetare nuk eshte te mos perzihesh tek feja e tjetrit, por te kuptosh cfare i bashkon gjithe fete bashke dhe pse ndahen ne dege te ndryshme, ku qendron gabimi i kesaj perçarje me dashje ose jo.
    Njerezit duhet te binden qe cdo shpallje e Zotit ka pesuar nder vite deformime ne interpretim dhe cdo fe e modifikuar eshte rezultat i atij deformimi.
    1. Hebrenjte kane harruar urdheresat e Zotit te sjellura nga Moisiu dhe jane fokusuar te pjesa qe jane popull i perzgjedhur nga Zoti, e harrojne qe i perzgjedhur apo jo, jane te gjithe ne sprove.
    2. Katoliket kane humbur mesimet direkte te Jezusit, ku i kerkonte t'i perkushtohej Zotit dhe ata nder vite u fokusuan tek procesi i kryqezimit (qe ishte veper e romakeve) dhe shumica e tyre filluan adhurimin ndaj Jezusit dhe jo ndaj Zotit.
    3. Muslimaneve ju dha nje shpallje qe do kete ruajtje hyjnore dhe perseri erdhi deformimi i fese duke e mbushur me tekste tjera (hadithe), me justifikimin qe jane theniet e profetit dhe duke modifikuar e larguar shume nga shpalljet e meparshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eagle Eye. : 26-04-2024 më 00:56

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,650
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ka vetëm një Zot

    E përbashkëta dhe ndasia e të treja feve është një emër i vetëm: Jisu Krishti!

    - Për judenjtë, Jisu Krishti është një mesiah (shpëtimtar) i rremë.
    - Për të krishterët, Jisu Krishti është Perëndi-Njeri dhe Biri i Vetëmlindur i Atit, personi i dytë i Trinisë së Shenjtë.
    - Për muslimanët Jisu Krishti është një profet që lindi pa baba por jo një zot.

    "Unë jam e vërteta, udha, jeta. Askush nuk shkon dot tek Ati, vetëm nëpërmjet meje!"

    - Jisu Krishti

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Eagle Eye.
    Anëtarësuar
    23-04-2024
    Postime
    12

    Për: Ka vetëm një Zot

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    "Unë jam e vërteta, udha, jeta. Askush nuk shkon dot tek Ati, vetëm nëpërmjet meje!"
    Kjo shprehje eshte keqkuptuar, keqinterpretuar dhe perdoret shpeshhere per te treguar qe pa Jezusin nuk behet lidhje direkte me Atin/Krijuesin/Zotin. Atehere a mundet ndokush me u pergjigj si Adami pati lidhje direkte me Zotin, ashtu si dhe Abrahami, Noah, Moisiu etj.
    Atehere mesazhi i Jezusit eshte i qarte dhe me ate shprehje kuptohet mire qe kush ndjek mesimet e mia, atehere ka gjetur Zotin, sepse kjo ishte detyra e Jezusit, te percjelle fjalen e Zotit, jo t'i kerkonte njerezve te adhurohej ai vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eagle Eye. : 26-04-2024 më 03:12

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,650
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ka vetëm një Zot

    Citim Postuar më parë nga Eagle Eye. Lexo Postimin
    Kjo shprehje eshte keqkuptuar, keqinterpretuar dhe perdoret shpeshhere per te treguar qe pa Jezusin nuk behet lidhje direkte me Atin/Krijuesin/Zotin. Atehere a mundet ndokush me u pergjigj si Adami pati lidhje direkte me Zotin, ashtu si dhe Abrahami, Noah, Moisiu etj.
    Atehere mesazhi i Jezusit eshte i qarte dhe me ate shprehje kuptohet mire qe kush ndjek mesimet e mia, atehere ka gjetur Zotin, sepse kjo ishte detyra e Jezusit, te percjelle fjalen e Zotit, jo t'i kerkonte njerezve te adhurohej ai vete.
    Adami dhe Eva nuk kishin lidhje direkte me Zotin në kuptimin e ngushtë njerëzor. Kur Zoti shkonte ta vizitonte Adamin në kopshtin e Edenit, krijesat e tij, Adami dhe Eva, e ndjenin praninë e Tij si fllad ere që lëviz. E mëson këtë gjë po të kesh lexuar librin e Zanafillës në Bibël.

    Zoti iu shfaq edhe Abrahamit si tre udhëtarë që ai i mirëpriti në shtëpinë e tij. Këta ishin tre engjëj të Perëndisë që përfaqësojnë Trininë e Tërëshenjtë: Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë.

    Zoti gjatë gjithë historisë së njerëzimit ka ndarë dije hyjnore me njerëz të përzgjedhur në formën e vegimeve, ëndërrave. Këta njerëz njihen si profetë dhe lexojmë për ta në Dhiatën e Vjetër. Vegimet dhe ëndërrat që ata panë ishin të pakuptueshme prej tyre, pasi nuk i përkisnin kohës së tyre, por një kohe të largët në të ardhmen. Dhe këta i ndanë këto profeci me popullin e tyre, pasi ky ishte vullneti i Zotit. Gjithë profecitë e tyre kanë lidhje me Mesiah, shpëtimtarin e popullit të Izraelit. Pra të gjitha profecitë e tyre kanë lidhje me Jisu Krishtin, zbritjen e Zotit nga qielli dhe mishërimin e tij, duke u bërë njeri. Jisu Krishti nuk është vetëm shpëtimtari i popullit të Izraelit, Ai është dëshmia e gjallë e Zotit! Përse nuk besonin njerëzit në Zot? Nuk besojmë dot në një zot që nuk e shohim dot me sytë tanë, e prekim me duart tona, e dëgjojmë me veshët tanë! Ardhja e Krishtit e rrëzoi edhe këtë justifikim të njerëzve.

    Jisu Krishti erdhi edhe për të çliruar krijesat e veta, njerëzit, nga mallkimi i ligjit. Ligji që Zoti i dha Moisiut në mal, është një mallkim për njerëzimin pasi asnjëri prej nesh nuk është në gjendje që t'i mbajë të plota të gjitha urdhërimet e Zotit. Të gjithë ne jemi njerëz mëkatarë, e si të tillë, ligji i Zotit i cili është i pandryshueshëm, rëndon mbi shpirtrat tanë. Ditën që njerëzit vdesin, nuk priteshin nga engjejt e Zotit por nga demonët, të cilit i kapin shpirtrat e këtyre njerëzve e nuk i linin të fluturonin lart në qiell, duke iu kujtuar shkeljet e ligjit që kishin bërë. Dhe të gjithë do të ishim fajtorë para Fronit gjykues të Zotit.

    Të krishterët orthodhoksë, kur festojnë Pashkën e tyre, këndojnë këtë himn që shpall të vërtetën e madhe:

    Krishti u ngjall së vdekurësh,
    Me vdekjen, vdekjen shkeli.
    Edhe të varrosurve, jetën ua fali!


    A vdisnin Adami dhe Eva para se të mashtroheshin nga djali e të hanin nga mollën e pemës së diturisë? Jo, nuk vdisnin. Hanin ushqim nga pema e jetës që u falte jetë të përjetshme. Jisu Krishti me Kryqin e Tij kryqëzoi vdekjen. Pasi prishja e krijesës, plakja e vdekja janë trashëgimia e mëkatit që hyri në këtë botë me mollën e kafshuar të Evës e Adamit.

    Njeriu nuk u krijua për të vdekur. Njeriu është krijesa e vetme në tokë, ujra apo qiej, që u krijua "në ngjashmëri dhe sipas shëmbëlltyrës së Zotit" dhe "mori jetë nga Fryma e Zotit". Pra njeriu është krijesa më e dashur e Zotit. Jisu Krishti ishte akti më i madh i dashurisë së Perëndisë karshi krijesës së vetë, njeriut. Zoti sakrifikoi Birin e Tij të Vetëmlindur në kryqin e drunjtë të romakëve, për të shpëtuar krijesën e vetë nga ferri. Zoti na dërgoi Birin e Tij Jisu Krishtin, për të na shpëtuar nga kthetrat e vdekjes dhe mëkatit. Prandaj për të krishterët, Jisu Krishti është Zoti ynë! Në emrin e tij ne kërkojmë faljen e mëkateve dhe shpëtimin e shpirtit tonë.

    "Zoti u bë njeri, që njeriu të mund të bëhet zot!"

    Shën Athanasi i Madh
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-04-2024 më 14:57
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Eagle Eye.
    Anëtarësuar
    23-04-2024
    Postime
    12

    Për: Ka vetëm një Zot

    Njerezimi u be i vdekshem diten qe Adami dhe Eva hengren frutin e ndaluar dhe do jete i vdekshem deri ne Diten e Gjykimit/Diten e Ringjalljes. Me kryqezimin ose tentativen e kryqezimit te Jezusit nuk ka nderruar gje, sepse Zoti e percaktoj qarte kete gje, qe ne kete toke do punoni me mundim dhe ne kete toke do vdisni dhe ne nje Dite te caktuar do vije Ringjallja. Ligjet e Mosiut nuk ishin mallkim por udhezim ne rrugen e drejte dhe vazhdojne te jene te vlefshme per kedo qe kerkon te jete ne rrugen e Zotit. Ardhja ne jete e Jezusit eshte nder shenjat e medha per njerezimin, duke e lindur pa baba dhe duke bere mrekulli te ndryshme me lejen e Zotit, por ketu gabuan njerezit dhe filluan ta adhuronin, ne nje kohe ku ne Bibel shprehet qarte qe Jezusi adhuronte Zotin dhe i lutej Atij.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,650
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ka vetëm një Zot

    Citim Postuar më parë nga Eagle Eye. Lexo Postimin
    Njerezimi u be i vdekshem diten qe Adami dhe Eva hengren frutin e ndaluar dhe do jete i vdekshem deri ne Diten e Gjykimit/Diten e Ringjalljes. Me kryqezimin ose tentativen e kryqezimit te Jisuit nuk ka nderruar gje, sepse Zoti e percaktoj qarte kete gje, qe ne kete toke do punoni me mundim dhe ne kete toke do vdisni dhe ne nje Dite te caktuar do vije Ringjallja. Ligjet e Mosiut nuk ishin mallkim por udhezim ne rrugen e drejte dhe vazhdojne te jene te vlefshme per kedo qe kerkon te jete ne rrugen e Zotit. Ardhja ne jete e Jisuit eshte nder shenjat e medha per njerezimin, duke e lindur pa baba dhe duke bere mrekulli te ndryshme me lejen e Zotit, por ketu gabuan njerezit dhe filluan ta adhuronin, ne nje kohe ku ne Bibel shprehet qarte qe Jisui adhuronte Zotin dhe i lutej Atij.
    Së pari, kryqëzimi i Jisu Krishtit në kryqin e drunjtë, është një fakt historik! Këtë nuk e hedhin poshtë as judenjtë. Nuk është një "tentativë" siç e quan ti. Judenjtë nuk besojnë se Jisu Krishti u ngjall nga varri të tretën ditë. Myslimanë në kohën e Jisu Krishtit nuk kish, pasi islami si fe doli shekuj më vonë, pas Kryqëzimit të Krishtit!

    Së dyti, Jisu Krishti nuk ishte thjeshtë "një profet". Asnjë nga profetët e popullit të Izraelit nga Dhiata e Vjetër nuk bëri gjithë mrekullitë që bëri Jisu Krishti në ato 3 vjetët e misionit të tij mbi tokë. Asnjëri prej tyre nuk u ngjall nga varri pasi vdiq dhe nuk iu shfaq në trup nxënësve të tyre, siç bëri Jisu Krishti. Dhe Jisu Krishti ishte i vetmi që u tha judenjve: "Unë do t'ua prish e rindërtoj tempullin tuaj (në Jeruzalem) për tre ditë!" Profetët nuk rrëzojnë e ndërtojnë tempuj në Jeruzalem! Vetëm Zoti, Fjala e mishëruar e Perëndisë, Jisu Krishti, e bën një gjë të tillë! Prandaj Ai quhet Imanuel! Që do të thotë Perëndia me ne! Jisu Krishti është Zot që ecën mbi tokë mes njerëzve të Tij!

    Së treti, 10 urdhërimet e Zotit për popullin e Izraelit vërtetë kishin për qëllim që të udhëzonin e ruanin popullin e Izraelit, e ta mbanin në rrugën e drejtë, rrugën drejt Zotit e jo në rrugën e vetëshkatërrimit. Jisu Krishti na mësoi: "Kush e do Perëndinë, i mban urdhërimet e Tij!" Pra ata që i mbajnë urdhërimet marrin bekimin e hirin e Perëndisë! Po ata që nuk i mbajnë dot urdhërimet? Po ata që bien pre e mashtrimeve të demonëve të të ligut? Për ta ligji është një mallkim, një dënim. Pasi kur shpirtrat e tyre ta gjenin veten para Fronit të Perëndisë për t'u gjykuar, demonët do të ngrinin zërin e citonin të gjitha paudhësitë e tyre sa ishin gjallë, në kundërshtim me ato 10 urdhërimet. Fjala e Zotit nuk ndryshon as dje, as sot, as mot, as kurrë! Dhe Ai është një Zot i drejtë karshi të gjithëve. Ku dolëm? Nëse Zoti do të kish lënë në fuqi ligjin e judenjve që morën nga Moisiu, asnjë njeri nuk do të shpëtonte në sajë të veprave të tyre, respektimit të urdhërimeve të zotit. Të gjithë pa përjashtim ishin fajtorë para Ligjit të Zotit. Prandaj ligji ishte një pengesë, një mallkim për shpëtimin e tyre.

    Prandaj unë të thashë më lart, që të gjitha fetë e botës kanë një pengesë të pakapërcyeshme që është një emër: Jisu Krishti!

    Një nga pjesët e mia më të preferuara në Ungjillin e Dhiatës së Re, janë lutjet e Jisu Krishtit në kopshtin e ullinjve në Jeruzalem, para se ta arrestonin. Lutja e tij është theologji hyjnore ku Jisu Krishti i lutet Atit të Tij në qiell jo si "rob" por si Bir. Bile bën edhe lutjen e madhe të Tij për të krishterët: "Që edhe ata të jenë një, ashtu si unë e ti jemi një!" Po ta sjell më poshtë ta lexosh:


    Ungjilli sipas Joanit 17

    Jisui tha këto gjëra, pastaj i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: “O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë,

    2 sepse ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish, që t’u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që ti ia ke dhënë.

    3 Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jisu Krishtin që ti ke dërguar.

    4 Unë të kam përlëvduar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.

    5 Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.

    6 Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m’i ke dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m’i ke dhënë; dhe ata e kanë zbatuar fjalën tënde.

    7 Tani ata kanë njohur se të gjitha gjërat që ti më ke dhënë vijnë prej teje,

    8 sepse ua kam dhënë atyre fjalët që ti më ke dhënë mua; dhe ata i kanë pranuar dhe kanë njohur se me të vërtetë unë dola nga ti, dhe kanë besuar se ti më ke dërguar.

    9 Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë.

    10 Dhe të gjitha gjërat e mia janë të tuat, dhe gjërat e tua janë të miat; dhe unë jam përlëvduar në to.

    11 Tani unë nuk jam më në botë, por ata janë në botë, dhe unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, i ruaj ata në emrin tënd, ata që më ke dhënë, që të jenë një sikurse ne!

    12 Kur isha me ata në botë, unë i kam ruajtur në emrin tënd; unë i kam ruajtur ata që ti më ke dhënë dhe askush nga ata nuk ka humbur, përveç birit të humbjes, që të përmbushej Shkrimi.

    13 Por tani unë po vij te ti dhe i them këto gjëra në botë, që gëzimi im të bëhet i plotë në ta.

    14 Unë u kam dhënë atyre fjalën tënde dhe bota i ka urryer, sepse nuk janë prej botës, ashtu si edhe unë nuk jam prej botës.

    15 Unë nuk kërkoj që ti t’i heqësh nga bota, por që ti t’i mbrosh nga i ligu.

    16 Ata nuk janë nga bota, sikurse unë nuk jam nga bota.

    17 Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.

    18 Sikurse ti më ke dërguar mua në botë, po ashtu unë i kam dërguar ata në botë.

    19 Dhe unë për ta po shenjtëroj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetë.

    20 Tani unë nuk lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë në mua me anë të fjalës së tyre,

    21 që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë se ti më ke dërguar.

    22 Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata të jenë një, ashtu si ne jemi një.

    23 Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet dhe që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua.

    24 O Atë, unë dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time që ti më ke dhënë, sepse ti më ke dashur para themelimit të botës.

    25 O atë i drejtë, bota nuk të ka njohur, por unë të kam njohur; dhe këta e kanë njohur se ti më ke dërguar.

    26 Dhe unë i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bëj ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën ti më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-04-2024 më 01:46

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Eagle Eye.
    Anëtarësuar
    23-04-2024
    Postime
    12

    Për: Ka vetëm një Zot

    Meqenese u permenden faktet historike dhe per ta shpjeguar shprehjen tentative kryqezimi. Ne diten e kryqezimit eshte i njohur fakti qe nje njeri doli nga hiçi per te mbajtur kryqin e Jezusit, ai njeri ishte Simoni i Cirenes. Por te dhenat (per masen) mbarojne ketu, sepse jane te pakte ata qe e dine qe ai jo vetem qe i mori kryqin nga duart, por nderroi vendet ne kryqezimin e Jezusit dhe mori pamjen e tij. Jezusi nuk u kryqezua ate dite, Zoti e mbrojti ate. Lexo me shume per Simonin e Cirenes dhe do kuptosh se cfare ka ndodhur ne te vertete. Jezusi nuk u ringjall, por ai ishte gjalle dhe u largua nga ai vend. Lexo per historite e disa vendeve ku flitet per Jezusin, mbas ngjarjes se kryqezimit. Ai ka jetuar dhe me vone, por larg Jeruzalemit dhe perandorise romake.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eagle Eye. : 28-04-2024 më 00:01

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,650
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ka vetëm një Zot

    Ungjilli sipas Joanit 20:24-29

    24 Por Thomai, i quajtur Binjaku, një nga të dymbëdhjetët, nuk ishte me ta kur erdhi Jisui.

    25 Dishepujt e tjerë, pra, i thanë: “Kemi parë Zotin.” Por ai u tha atyre: “Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj.”

    26 Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jisui erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: “Paqja me ju!.”

    27 Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!.”

    28 Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!.”

    29 Jisui i tha: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-04-2024 më 17:16

Tema të Ngjashme

  1. A lexoni libra në seri apo vetëm një libër të vetëm?
    Nga Arianit Gashi në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-08-2023, 07:31
  2. Vetem per ty...
    Nga ALDI_POETI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-12-2012, 09:39
  3. Kur rri vetëm
    Nga Dj-GabrieL në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 28-11-2009, 11:50
  4. A mund ta kene Shqiptaret vetem nje FE dhe vetem nje ATDHE?
    Nga Andi Ballshi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 06:38
  5. Vetem ti...
    Nga Drita_Love në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 08:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •