Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,637
    Postimet në Bllog
    18

    Ilir Meta: E di që SPAK po përgatit arrestimin tim. Unë nuk jam nga ata që arratisen nga vendi.

    Ilir Meta nga Shkodra: E di se Altin Dumani do më arrestojë! Por pse nuk arreston Engjëll Agaçin dhe të tjerë?!

    Ilir Meta nga Shkodra e nxori atë që nuk e thoshte në Tiranë. Ai deklaroi se “Altin Dumani do të më arrestojë, por pse nuk arreston edhe Engëll Agaçin?!”.

    Emri:  Capture-139.png

Shikime: 22

Madhësia:  387.0 KB
    Me tej Ilir Meta akuzoi kreun e SPAK se po bën lojë politike në favor të kryeministrit, porse pohoi se e dinte se Altin Dumani do firmosë fletë arrestin për atë si ish-president, ish-kryeministër dhe ish-kryeparlamentar e kryetar i PL.

    Me sa duket do kemi arrestime të reja në javët në vazhdim.

    Emri:  Capture-138.png

Shikime: 20

Madhësia:  311.3 KB

    Në fund Ilir Meta theksoi se PL do të bëjë koalicion vetëm me Partinë e Berishës për zgjedhjet e vitit 2025.


    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,637
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ilir Meta: E di që SPAK po përgatit arrestimin tim. Pse nuk arreston edhe Engjëll Agaçin?

    Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest për mua nuk do arratisem nga Shqipëria

    Emri:  1714072391_meta.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  39.3 KB

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i thotë kategorikisht jo arratisjes nëse SPAK do të lëshojë urdhër arrest për të. I pyetur në “Frontline”, Meta tha se nuk do të arratiset, por është gati t’i bëjë gjyqin çdo strukture që sipas tij do veprojë në mënyrë kriminale.

    ”Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta kurrë në botë! Meta është gati ti bëjë gjyqin SPAK dhe çdo strukture tjetër që do veprojë në mënyrë kriminale këtu dhe kudo tjetër. Të jesh e sigurt për këtë gjë. Kam treguar respekt maksimal ndaj drejtësisë. Kur shoh që nuk ka reflektim dhe përdorimit ekstrem të SPAK nga shefi i tij Don Agaçio, e keni tani serinë e dytë të Rai3”, tha Meta.

    Ndërkohë SPAK po heton intensivisht edhe për Ilir Metën, pavarësisht se zyrtarisht nuk e thonë.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2024, 16:55
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-05-2021, 13:05
  3. Ilir Meta dhe 97-ta.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 14:29
  4. Meta: Nano po përgatit vrasjen time
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 08-02-2004, 05:28
  5. Ilir Meta ne Moske
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 22:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •