Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,637
    Postimet në Bllog
    18

    Agjenda transhumaniste e Davosit në Tiranë: Gati projektligji për abortin dhe nënat zëvendësuese

    PD, Gjergji: Projektligji për abortin dhe nënat 'surrogate' u hartua fshehur në klinika private, është kundër familjes

    Emri:  worlds-first-ar-930903-scaled.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  33.4 KB

    Kryetarja e Komisionit për Shëndetësinë, deputetja e PD Zheni Gjergji, denoncoi sot para mediave projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që është hartuar në fshehtësi dhe nga një grup pune që mbahet sekret.

    Gjergji theksoi se ky projektligj shkatërron konceptin e familjes dhe vazhdimësisë së jetës, duke shtuar se “një grua sot nuk merr dot asnjë shërbim bazik të ndjekjes së shtatzënisë pa pagesë siç e ka ligji aktual dhe kjo do të vazhdojë të jetë fasadë”.

    Sa i përket nënave zëvendësuese për lindjen e fëmijëve, të ashtuquajturave "nëna surrogate", Gjegji deklaroi se ai do t’i hapë rrugën një abuzimi masiv dhe një skllavërie moderne, që sipas saj, e shndërron Shqipërinë në një laborator të madh kriminal.

    "I hartuar në fshehtësi nëpër klinika private që ditën bllokojnë shërbimet publike dhe natën u japin jetë aktiviteteve të pakontrolluara, kjo nismë i hap rrugë monopolist të shëndetit riprodhues, - theksoi deputetja e PD, - që nëse Ministria e Shëndetësisë të përcaktojë dhe licensojë ekspertët e fushës së riprodhorimit të asistuar me kritere allashqiptarçe duke shkatërruar shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhimit të asistuar.

    Grupi i punës mbahet sekret, sepse është në paligjshmëri të plotë duke qenë në konflikt interesi.

    Ky projektligj i paraprin edhe shkatërrimit të plotë të konceptit të familjes, të mëmësisë dhe vazhdimësisë së jetës veçanërisht seksit femëror pa një kontroll nga institucionet publike e shëndetësore.

    Flitet për mëmësi dhe shtatzëni të sigurt, vetëm në përkufizimet e ligjit nga fundi kuptohet, por ndërkohë një grua shtatzënë sot nuk merr dot asnjë shërbim bazik të ndjekjes së shtatzënisë pa pagesë siç e ka ligji aktual dhe kjo do të vazhdojë të jetë fasadë.

    Sa i përket konceptit të surrogacisë, nënës zëvendësuese, ligji ka parashikuar që ky akt do të realizohet përmes një marrëveshje me shkrim përmes palëve, hapësirë ligjore abuzive. Ky akt në vendet ku njihet realizohet nëpërmjet një vendimi gjykate që merret me çështjet civile. Në Evropë, shtetet e fuqishme e kanë të ndaluar pasi prek shtresat e grave në kushte të rënda ekonomike. Kjo marrëveshje i hap rrugë një abuzimi masiv dhe një skllavërie modern duke e shndërruar Shqipërinë në një laborator të madh kriminal."

    VIDEO

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,637
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Agjenda transhumaniste e Davosit në Tiranë: Gati projektligji për abortin dhe nënat zëvendësues

    Pr/ligji për shëndetin riprodhues dhe abortin, krerët e institucioneve fetare: E dëmshme! Mund të krijojë industri riprodhimi. Gruaja shihet si skllave

    Emri:  opinion-2.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  36.2 KB

    Krerët e institucioneve fetare në vendin tonë, të ftuar në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ola Bruko, kanë komentuar projektligjin për shëndetin riprodhues dhe abortin.

    Krerët e institucioneve fetare në vendin tonë deklaruan se ligji në fjalë mund të krijojë industri riprodhimi dhe lë hapësirë për kriminalitet. Ata shtuan se ky projektligj e sheh gruan si skllave.

    Kreu i Katekizmit të Kishës Ortodokse Miron Çako: Është fenomen me shumë probleme sociale e shoqërore. Natyra dhe Zoti e ka bërë gruan si mrekulli. Ligji e sheh gruan si objekt riprodhues. Kështu në këtë formë lind një fëmijë në mënyrë mekanike. Njerëzimi e ka zgjedhur me abortim. Ne përshëndesim arritjet e shkencës, por disa prej arritjeve shkaktojnë probleme. Kjo është industri riprodhimi. Femra nuk është makinë riprodhuese. Gruaja është nëna e fëmijës. Ndonjëherë burri e shikon nënën surrogate ndoshta me sy tjetër, duke nënvlerësuar gruan e tij dhe kjo prish familjen. Ne nuk bëjmë objekte, ne lindim njerëz. Ka fëmijë që mallkojnë nënat kur ata lindin nga nënat surrogate.

    VIDEO

    Dom Mark Pashkja: Kisha ka për qëllim rritjen e dinjitetit të njeriut. Ky ligj ka shumë aspekte katastrofike. Këtu flitet për abortin. Këto fenomene shiten si të drejta, por se janë dhunime të njeriut. Krijohet fushë e gjerë e shfrytëzimit ekonomik. Gruaja dëmtohet nga ana shëndetësore e shfrytëzohet ekonomikisht. Kjo shkatërron konceptin e familjes. Kjo metodë mund të bëjë që edhe çiftet homoseksuale të kenë një fëmijë. Kjo do sjellë që fëmija rritet në një ambient aspak të shëndetshëm. Amësia surrogate ka pasoja shkatërrimtare.

    VIDEO

    Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra: Ky ligj do të kishte pasoja të tmerrshme. Europa po afrohet drejt një plakje të frikshme.

    (Balkanweb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,637
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Agjenda transhumaniste e Davosit në Tiranë: Gati projektligji për abortin dhe nënat zëvendësues

    Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato! E drejta për ruajtjen e qelizave riprodhuese përmes ngrirjes! Zgjatet dhe koha e abortit

    Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë në konsultim publik projektligjin “ Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, i cili ka për qëllim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese në vend. Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, Ministria e Shëndetësisë synon të rregullojë më ligj shtatzëninë surrogate, riprodhimin in Vitro, abortin etj.

    Nga Xhoana Çallaku

    VIDEO

    Një projektligj i ri që rregullon shëndetin seksual dhe riprodhues është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë. Drafti synon të rregullojë të plotë zhvillimin e reja në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, duke përshirë edhe shtatzaninë surrogate dhe riprodhimin in vitro.

    Nëse drafti i propozuar do të miratohet atëherë çdo grua e cila do ta kishte të pamundur për shkaqe shëndetësore të mbetej shtatzënë ka të drejtën që të ketë një fëmijë përmes një marrëveshje me shkrim me një grua tjetër, e cila duhet të jetë mbi 25 vjeç e të ketë lindur më parë të paktën një fëmijë tjetër.

    Në nenin 22 të draftit të propozuar, specifikohet qartë që gruaja që dëshiron të ketë një fëmijë duhet të jetë infertile ose ta ketë të pamundur të ketë nje shtatzeni në trupin e saj për arsye anatomike, mjekësore ose të një risku të lartë për shëndetin e saj, ndërkohë që ndalohet që gruaja surrogate të përdorë vezët e saj për arritjen e shtatzënisë. Të gjitha procedurat dhe kushtet e tjera ligji kërkon që të përcaktohen me një urdhër të ministrit të Shëndetësisë.

    Projektligji qartëson edhe kushtet e abortit në Shqipërisë, të papërcaktguara qartë në ligjin në fuqi, atë të miratuar në vitin 2002 “Për shëndetin riprodhues”.

    Aborti

    Ligji njeh të drejtën për ndërprerje vullnetare të shtatzënisë në një institucion shëndetësor të akredituar publik ose privat. Aborti mund të kryhet brenda katërmbëdhjetë javëve të para të shtatzënisë, me kërkesë të gruas shtatzënë dhe duhet të plotësojë disa kërkesa.

    “Të kryhet nga një mjek specialist obstetër gjinekolog; Të kryhet me pëlqimin e shprehur me shkrim të gruas shtatzënë; Të kryhet me pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor për të miturat nën moshën 16 vjeç. Të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj. Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje”

    Ndërsa aborti për arsye shëndetësore mund të bëhet deri në javën e njëzet e dytë të shtatzënisë, nëse jeta ose shëndeti i gruas është në rrezik serioz. Vendimi per ndërprerjen duhet të konfirmohet paraprakisht nga Komisioni Posaçëm. Konfirmimi nuk do të kërkohet në rastet urgjente të rrezikut të menjëhershëm kërcënues për jetën. Gjithashtu deri në javën e njëzet e dytë të shtatzënisë lejohet aborti kur shtatzënia është rezultat i përdhunimit, marrdhënieve seksuale me dhunë ose një krimi tjetër seksual, sipas vlerësimit të kryer nga Komisioni i Posaçëm.

    Ngrirja e qelizave riprodhuese

    Ministria e Shëndetësisë kërkon që nëpërmjet ligjit të njihet edhe ruajtja e qelizave riprodhuese me metodën e ngrirjes.

    Qelizat riprodhuese, embrioni dhe indi vezorial që teprojnë nga aplikimi i teknikave të fertilizimit in vitro dhe që nuk i transferohen gruas në një cikël të RMA, mund të ruhen në bankat e autorizuara....Individi ka të drejtë të kërkojë nga institucioni që ruan qelizat riprodhuese të tij, ti asgjesoje pas një kërkese me shkrim. Cifti ka të drejtë të kërkojë nga institucioni që ruan embrionin ta asgjesojë atë pas një kërkese me shkrim nga të dy partnerët, thuhet në nenin 23 të pr/ligjit.

    Ndryshime kërkohen nga ministria përkatëse edhe në teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar in vitro, e përdorur për parandalimin e disa sëmundjeve me origjinë gjenetike, që mund të transmetohen nga prindi te fëmija. Përdorues të këtyre teknikave do të jenë çiftet heterologe të martuara, ose që bashkëjetojnë si dhe gruaja e pa partner. Embrionet dhe vezët e pafekonduara mund të ruhen në ngrirje deri sa gruaja te mbushë moshën 53 vjeç. Pas kësaj moshe, vezët ose embrionet nëse nuk dhurohen, duhet të asgjësohen.

    Drafti i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë ndalon përdorimin e embrionit për qëllime tregtare dhe eksperimentale, manipulimin gjenetik në embrion, trafikimin e qelizave riprodhuese dhe embrioneve, përzierjen e qelizave riprodhuese, kryerjen e klonimit në qeniet njerëzore, kryerja e riprodhimit in vitro mes familjarëve etj.

    Pr/ligji “ Për shëndetin seksual dhe riprodhues” i nxjerrë në konsultim publik

    662293cbf15b2RENJK_727_Projektligji-per-konsultim-publik (1).pdf

    Shqiptarja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-04-2024 më 11:49

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,637
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Agjenda transhumaniste e Davosit në Tiranë: Gati projektligji për abortin dhe nënat zëvendësues

    Per te mësuar më shumë mbi transhumanizmin, klikoni mbi #transhumanizmi.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,637
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Agjenda transhumaniste e Davosit në Tiranë: Gati projektligji për abortin dhe nënat zëvendësues

    Drafti për abortet dhe nënat surrogate, sociologu: Fatkeqësi për shoqërinë shqiptare, do ulet dhe më shumë numri i lindjeve

    VIDEO

    Për sociologun Zyhdi Dervishi nisma e qeverisë për abortet dhe nënat surrogate përkon me nismat që po ndërmerren së fundmi në Evropë dhe më gjerë në hapësirën perëndimore.

    I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Dervishi theksoi se e parë në kontekstin shqiptar, kjo është një fatkeqësi e madhe për shoqërinë shqiptare e cila po përballet prej vitesh edhe me rënien e numrit të popullsisë.

    “Kjo është një dramë dhe dhunë e shumëfishtë. Nëse një vajzë apo nj grua nuk dëshiron që të bëhet nënë por i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë nënë, e zgjedh vetë këtë, kjo është një dëshirë e saj.

    Kurse në shoqërinë shqiptare shumë nëna jetojnë në stres të madh sepse shumë prej tyre nuk kanë mundësi të lindin dhe të rrisin fëmijë të shëndetshëm, të paktën në kushtet optimale.

    Kështu që në këtë aspekt, unë e quaj fatkeqësi për shoqërinë shqiptare uljen e numrit të lindjeve”, theksoi ndër të tjera sociologu, Zyhdi Dervishi.

    VIDEO

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,637
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Agjenda transhumaniste e Davosit në Tiranë: Gati projektligji për abortin dhe nënat zëvendësues

    “Surrogacia”, deputeti Shehu: Nëse miratohet do të pasohet dhe nga ligji i martesave homoseksuale

    Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu shpreson që të kundërshtohet parimisht nga të gjithë dhe të mos dërgohet në Parlament projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues. Për të pas këtij ligji qëndrojnë grupet kriminale mafioze brenda dhe jashtë vendit për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve dhe fetuseve me qëllim përfitimi.

    Shehu tha se “Ky nuk mund të jetë ligj teknik, se lidhet me konceptin e familjes, të drejtën dhe diskriminimin e gruas, të fetusit, të fëmijës, konceptet e prindit në tërësi që familja përbëhet nga nëna dhe babai dhe fëmijët dhe jo nga prindi 1, 2, lidhet me elementë socialë dhe ha debate politike. Nuk është teknikë mjekësore e thjeshtë. Është diçka që prek natyrën njerëzore, parimet bazë të familjes dhe për mendimin tim është hedhur e sponsorizuar për t’u përdorur nga grupe mafioze për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve, fetuseve që shpërndahen. Është më e thellë se ana mjekësore. Së dyti ana mjekësore. Uterusi nuk është kasafortë bankare, është organ biologjik i rëndësishëm ku bëhet ndërlidhja midis fetusit e nënës që e ka në bark. Fëmija krijon afinitet të ndërsjellë, fëmija njeh zërin e nënës, e cila shprehet me lëvizjet e fëmijës rrahjet e zemrës fëmija njeh ambientin e jashtëm nëpërmjet nënës”.

    Sipas tij, të dy kolonat e këtij ligji nëna surrogato dhe lehtësimi i procedurave të aborteve, janë kriminale, në një kohë kur shoqëria shqiptare, sipas Shehut nuk e kërkon një gjë të tillë dhe Parlamenti Europian e cilëson kriminale. Shehu thekson se ky ligj bie ndesh me parimet universale të familjes dhe duhet rrëzuar në parim, pasi në të kundërt do të pasohet me ligje të tjerë si ai i martesave homoseksuale me pasoja të rënda për shoqërinë.

    “Ky ligj bie ndesh me të drejtën, dinjitetin e fëmijës, fetusit dhe gruas. Ky ligj duhet rrëzuar në parim. Në shoqërinë shqiptare nuk ka asnjë kërkesë të tillë futet një ligj artificial. Është në bashkëpunim me grupe kriminale brenda dhe jashtë vendit. Shoqëria nuk mund ta pranojë këtë gjë se shkelet norma thelbësore, dhe do pasohet me ligjin e martesave homoseksuale. Duhet t’i qëndrojmë fort në parim këtyre ligjeve që të mos kemi pasoja të rënda për shoqërinë tonë”- shtoi deputeti Shehu.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,637
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Agjenda transhumaniste e Davosit në Tiranë: Gati projektligji për abortin dhe nënat zëvendësues

    Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” nxit debate

    Emri:  Capture-168.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  20.2 KB

    Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik së fundi një projektligj mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Projekti ka ngjallur debate mbi disa risi lidhur me procedurat e terapisë së riprodhimit mjekësor të asistuar, që aktualisht nuk janë të rregulluara plotësisht nga ana ligjore. Profesionistë të fushës së mjekësisë thonë për Zërin e Amerikës se projektligji ka mangësi dhe nuk trajton në thellësi problematikat që lidhen me fetusin dhe nënën. Një moment mjaft i diskutueshëm lidhet me përfshirjen në të, edhe të nënës zëvendësuese.

    Përfaqësues të sistemit shëndetësor dhe njohës të zhvillimeve shoqërore në vend, po ngrenë shqetësime mbi projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues. Mjeku obstetër gjinekolog, Astrit Bimbashi thotë për Zërin e Amerikës se së bashku me një grup të gjerë mjekësh, ishin në pritje të rregullimeve ligjore për terapinë e riprodhimit mjekësor të asistuar. Prej 20 vitesh në këtë fushë nuk ka asnjë kontroll thotë ai, ndërsa shton se edhe ky projektligj lë mjaft paqartësi.

    “ Projektligji është i mangët sepse nuk përmend incentiva sociale as psikologjike as ekonomike, pra asgjë. Thjesht lejohet apo ndalohet. Përfshirja e termit seksual dhe riprodhues i ka manipuluar ata që kanë bërë këtë ligj, për ta quajtur riprodhimin si terapi të riprodhimit të asistuar. Unë mendoj që ajo fjala “seksual” në emërtimin e projektligjit duhet të hiqet dhe të mbetet ligji i shëndetit riprodhues, që ka disa pika bazë: parariprodhimin, riprodhimin dhe postriprodhimin, adoleshencën, nënën që lind bebin nga 0-6 vjeç, si dhe postriprodhimin menopauzën deri në vdekjen e gruas. Por që të bësh 7 faqe për terapinë mjekësore të riprodhuar dhe të lesh me tre rreshta një problem madhor në Shqipëri që është shëndeti feto-amtar, ne nuk na duket e drejtë”- argumenton Astrit Bimbashi, mjek obstetër gjinekolog.

    Përfshirja në projektligj i të drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese ka ngjallur mjaft debate. Nënë zëvendësuese quhet një grua që mbetet shtatzënë nëpërmjet një embrioni të krijuar me fertilizim invitro, dhe mban në uterusin e saj deri në lindje një fetus për llogari të një ҫifti tjetër, i cili e ka të pamundur të lindë fëmijë në rrugë normale. Aktualisht në Shqipëri fertilizimi invitro është rregulluar me ligj prej më shumë se dy dekadash, dhe kryhet thuajse tërësisht në institucionet shëndetësore private. Por në disa të tilla, edhe pse nuk parashikohet në ligj, prej disa kohësh kryhen edhe procedura të riprodhimit mjekësor të asistuar, me nëna zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe “surrogacia”. Mjekja obstetër-gjinekologe Afërdita Manaj, e mirëpret përfshirjen në projektligj të kësaj teknike në shëndetin riprodhues, për t’i ardhur në ndihmë mirëqenies familjare dhe një gruaje që nuk mund të lindë.

    “Surrogacia është e nevojshme. Të mos mbyllim sytë dhe të sillemi sikur këtu nuk është bërë. Prandaj duhet të rregullohet me ligj, të jetë i kontrolluar nga shteti. Të vendosen taksa për këtë shërbim mjekësor dhe të kontrollohet. Të mbrohen dhe të drejtat e njeriut. Ligji shmang abuzimet”- shprehet Prof. Dr. Afërdita Manaj, mjeke obstetër gjinekologe.

    Fusha e veprimit të projektligjit është edhe për shtetasit e huaj, që nënkupton se edhe ata mund të kryejnë në Shqipëri procedurat e riprodhimit mjekësor të asistuar, përshirë dhe surrogacinë. Ligjërimi i nënës zëvendësuese në Shqipëri, synohet në një kohë kur Parlamenti Evropian sapo ka miratuar rregulla të reja për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të tij. Ligji i ri që u u miratua me 563 pro, 7 kundër dhe 17 abstenime, penalizon gjithashtu martesën e detyruar, adoptimin e paligjshëm dhe shfrytëzimin e zëvendësimit, ose sic quhet ndryshe të surrogacisë, në nivel të BE-së.

    Mjeku obstetër gjinekolog Bimbashi edhe pse pranon se ka kryer procedura të tilla, në sistemin privat shëndetësor, është skeptik për to.

    “Ne si klinikë kemi kryer dikur raste, por kurrë ndonjëherë me pagesë. Duke qenë një çështje shumë delikate i kërkonim gruas që ta.gjente vetë nënën zëvendësuese. Është tragjedi për një çift bashkëshortësh të mos arrijë të bëjë fëmijë. Por nga ana politike kur shoh që Parlamenti Europian voton me 563 vota kundër surrogacisë, dhe vetëm 7 vota pro do të thotë që ti nuk mund ta kthesh këtë produkt në atë që mendon ti ta bësh”- argumenton Astrit Bimbashi, mjek obstetër gjinekolog.

    Kryerja e procedurave të riprodhimit mjekësor të asistuar përmes nënës zëvendësuese është një praktikë shumë e kushtueshme, thonë specialistët dhe mund të nxisë abuzime.

    “Jam shumë dakort që të kryhet surrogatizmi për nënat që kanë nevojë, por duhet të ketë kritere shumë të forta. Duhet të përcaktohen disa diagnoza që ndikojnë te çiftet të mos kenë fëmijë dhe shkojnë drejt surrogatizmit. Nëse e lemë të lirë pa kontrolle të forta, pra që mund të vijnë dhe të huaj të bëjnë surrogatizëm në Shqipëri, për diagnoza që mund të sajohen, apo të krijohen në mënyrë false dhe nga mjekët, mund të na çojë në abuzime për shkaqe përfitimi”- thotë për Zërin e Amerikës Alban Haxhi, mjek obstetër gjinekolog.

    Një prej aspekteve të tjera të projektligjit ku ndalen njohës të fushës së mjekësisë dhe të zhvillimeve shoqërore, lidhet dhe me rritjen e kohës për ndërprerjen e shtatzanisë, me dëshirën e gruas për arsye të ndryshme, nga 12 javë në 14. Ende janë të paqarta arsyet e këtij përkufizimi të ri ligjor, por eskpertët mendojnë se kjo shtyrje në kohë ngjall shumë diskutime pasi gjinia e fetusit bëhet e dallueshme dhe kjo mund të nxisë fenomenin e abortit selektiv.

    “Shtyrja e afatit për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë nga 12 në 14 javë i jep mundësi prirjes kriminale të abortit selektiv, për shkak të dallimit të gjinisë së fetusit. Kur vjen puna për abortin selektiv ne krahasohemi me Azerbajxhanin dhe disa vende të tjera që e kanë në nivel të lartë. Unë mendoj se aborti selektiv është kriminal”- shprehet për Zërin e Amerikës Gëzim Tushi, sociolog.

    Edhe mjekja gjinekologe Afërdita Manaj, menon se në këtë kuadër projektligji duhet riparë.

    “Ndoshta nuk duhej lejuar ndërprerja vullnetare e shtatzënisë nga java 12-14. Deri në javën 12 ishte mirë. Nuk jam e mendimit që kjo të bëhet rutinë sepse shumë njerëz këtë mund ta shfrytëzojnë për të zgjedhur gjininë e fëmijës”- argumenton Prof. Dr. Afërdita Manaj, mjeke obstetër gjinekologe.

    Ministria e Shëndetësisë në një reagim publik pas qëndrimeve kritike mbi elementët e rinj që sjell projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, u shpreh se ky dokument i është nënshtruar konsultimit publik që do të ndihmojë në përthithjen e mendimeve të grupeve të interesit dhe garanton se në fund të këtij procesi projektligji do të reflektojë dhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime.

    VOA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-04-2024 më 19:57

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-07-2023, 02:28
  2. Trami ne Tirane, bizneset franceze, gati te investojne
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-01-2012, 12:11
  3. Kompensim per nenat Maqedonase nese lindin 4 femij- Jo per nenat Shqiptare!!!
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 20:24
  4. Gabim Qeveria, Obama Do Te Modifikoje Ligjet Mbi Staminalet Dhe Abortin…
    Nga arbereshi_niko në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-11-2008, 14:12
  5. Gati projektligji për përpunimin e gazetave në letër higjienike
    Nga riu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-01-2008, 07:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •