Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit

    Lekë Tasi sot 95 vjeç, Autoriteti i Dosjeve propozon titull nderi për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor

    Emri:  436401769_749541750623610_7082090395297661188_n.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  36.3 KB

    Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka vendosur t’i propozojë Bashkisë së Lushnjës, dhënien e titullit të nderit, Lekë Tasit, për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor të treguar gjatë përndjekjes politike dhe aktivitetit të tij në dokumentimin e së shkuarës.

    “Kjo në respekt të një bashkësie që kërkon paqësisht të përballet me të kaluarën dhe si përgjegjësi e shoqërisë së sotme për nderimin e personaliteteve njerëzore, në kuadër të rezolutës nr. 11 “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”, miratuar nga Kuvendi më 30.10.2006, dhe rezolutave të miratuara nga Këshilli i Evropës e Komisioni Europian. Askush nuk mund të kthehet pas në kohë, për të vënë në vend padrejtësitë e atij sistemi, por ne kemi një mision shumë të rëndësishëm: t’i analizojmë me objektivitet dhe paanshmëri dëshmitë dhe faktet e së shkuarës, në mënyrë që të mos e lejojmë veten dhe shoqërinë që të bëjë sërish të njëjtat gabime. Ruajtja e kujtesës, nëpërmjet dekorimit sa janë ende gjallë, të personave të cilët pavarësisht vuajtjeve, kanë dhënë një kontribut të pashembullt, është në përputhje të plotë me qëllimin e këtij misioni”, thuhet në njoftim.

    Lekë Tasi u lind më 15 prill 1929. Punoi violonçelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushua për motive politike në vitin 1967. I ati Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet ’20, kishte qenë Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjës. Pas Revolucionit të qershorit, emigroi për 17 vjet në Greqi. Arrestohet dhe dënohet në gjyqin special në vitin 1945. Xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës, me profesion gazetar, vdiq në burgjet e diktaturës.

    Leka u dërgua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjes, 1975-1990. Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik “Grabjani rrëzë kodrave”, Tiranë, 2009, një burim parësor informacioni për brezat e ardhshëm mbi jetën e të internuarve.

    Aktiviteti i tij kryesor është piktura. Megjithëse autodidakt, ka punuar seriozisht qysh herët duke kopjuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar në vitet 1992, 2003, 2007, në Galerinë Kombëtare të Arteve etj.

    Vijon edhe sot veprimtarinë aktive për dokumentimin e krimeve dhe pasojave të diktaturës si dhe punon për integrimin shoqëror të njerëzve të goditur në mënyra të ndryshme nga sistemi diktatorial.

    Emri:  leka-e1713205943849.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  28.6 KB

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-04-2024 më 23:51

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit

    15 vite në internim, Lekë Tasi rrëfen “Grabjanin rrëzë kodrave”

    Piktori Lekë Tasi promovoi librin “Grabjani rrëzë kodrave”. Tasi teksa rrëfen se si për 15 vite familja e tij gjatë regjimit komunist vuajtën në internim, i bën apel brezit të ri, që mos ta harrojë të shkuarën

    VIDEO

    Nga Valeria Dedaj

    18 tetor 2019

    Kush harron të shkuarën, rrezikon ta përsërisë atë. Kësaj here “Letërsia, si vend kujtese” nën moderimin e gazetares Fatmira Nikolli sjell autorin Lekë Tasi për të promovuar librin e tij, “Grabjani rrëzë kodrave” dhe për të diskutuar në një panel mbi përjetimet personale në fshatin famëkeq të Grabjanit. Vet autori i librit, piktori Lekë Tasi teksa rrëfen se përse e ka shkruar këtë ditar shprehet se në të nuk sjell vetëm vuajtjet e tij edhe të familjes së tij në diktaturë apo dënimet, internimet e torturat çnjerëzore, por ndalet tek rëndësia, që duhet të zërë kujtesa historike tek brezat që vijnë.

    “Ka qenë relativisht e lehtë, sepse ishte e freskët, nëse do ta kisha lënë edhe pak ashtu siç e kam zakon për shumë gjëra, do të ishte zbehur. Ndërsa, mua më nxitën njerëzit, Petro Zheji, që të shkruaja këtë kapitull të jetës sime, që e kalova në të gjallë. Duhet t’ju them se nëse sot vete në dyqan edhe merr çfarë të duash, atëherë ishte torturë që të blejë gjërat më vitale. Edhe bukën. Kam vrarë kokën duke pritur në radhë”, shprehet piktori Lekë Tasi.

    Ende edhe sot, 30 vite pas rënies së regjimit komunist, në moshën 90-vjeçare Lekë Tasi rrëfen frikën më të madhe, që kishte asokohe, kur jetonte në Grabjan, por edhe dëshirën e tij të madhe për të thënë të vërtetën pa mllefe.

    “Frikë kisha nga e nesërmja. A do të mjaftonte paga që merrja, pasi ndonjëherë ulej në minimale? E kisha këtë frikë. Grabjani ishte një përqendrim edhe vendasish edhe të ardhurish me dëshirë, edhe ish- të internuarish. Ishte një kaleidoskop nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, kishte njerëz të mirë edhe të dobët”.

    Lekë Tasi u rekomandon të rinjve, që të formohen duke njohur të shkuarën, edhe jo duke e harruar atë.
    “Të rinjve do t’u rekomandoja që ta lexonin këtë libër, sepse janë shumë të zënë me vogëlima. Është një libër që mund të formojë ndonjë-farë njohje të së kaluarës siç ka qenë. Por është shkruar pa mërzinë e ankimeve të shpeshta, që kanë këta libra të kësaj literature”.

    Lekë Tasi studioi violonçel. Fillimisht ka punuar si celist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës , por u pushua për motive politike. Gjatë viteve 1975-1990 u internua nga sistemi familjarisht në Grabjan të Lushnjës. Me kthimin e tij në Tiranë pas internimit në vitin 1990, ai rifilloi të pikturojë dhe shkruajë.

    Shqiptarja

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit

    Piktura e guximshme, ku lekë Tasi tallej me diktatorin Enver Hoxha

    14 Maj 2020

    VIDEO

    Kjo është dëshmia e artistit Lekë Tasi për historinë e një pikture të rrallë, ku ai ironizonte regjimin e diktatorit Enver Hoxha në mesin e viteve ’70-të. Lekë Tasi: “Kam qenë pak i krisur. Më 1974, në kulmin e diktaturës, unë kur u martova mora një dhomë në rrugën për në Kamzë, se s’kishim mënyrë tjetër. Edhe atje kam pikturuar ’74-ën, si 30-vjetori i çlirimit, por e përmbysur. D.m.th. Enveri me shampanjë në dorë dhe përpara tij disa klounë, në kuptimin që hipokrizia, arti i personifikuar me këta klounë, diçka e neveritshme, edhe një masë njerëzish që pinin dhe që bënin tifo për diktatorin, ndërsa në anë gratë shamizeza vajtonin për djemtë e tyre. Dhe në horizont, rojet me qen, në kufi.

    Shqiptarja

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit

    Lekë Tasi, 'vizatimet e një jete' shpalosen në Galerinë FAB

    Ekspozita është bërë sipas një përzgjedhje në kërkimin artistik tejet afatgjatë të një personi që dikur jetonte në persekutim dhe që nuk mund të shprehej lirisht përmes të folurit

    Emri:  1555529364_LekTasi.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  40.7 KB

    Nga Dhurata Hamzai

    17 Prill 2019

    Ekspozita vetjake me titull “Vizatime të një jete” e artistit Lekë Tasi është çelur sot në Galerinë FAB në bashkëpunim me Platformën e Artit Bashkëkohor Harabel, themeluar nga Ajola Xoxa. E kuruar nga studiuesi Zef Paci dhe Platforma Harabel mundësohet ekspozimi për herë të parë i vizatimeve të Lekë Tasit. Kjo dhuratë i bëhet artistit me rastin e 90-vjetorit të lindjes. “Për këtë arsye, u mendua kjo paralele ndërmjet ardhjes, lindjes dhe vizatimit si lindje, zanafillë, si ngjizje e veprës së artit.”, shprehen organizatorët. Koncepti kuratorial i ekspozitës është bërë sipas një përzgjedhje në kërkimin artistik tejet afatgjatë të një personi që dikur jetonte në persekutim, i cili, duke mos mundur të shprehej lirisht nëpërmjet të folurit dhe shkrimit, ka përdorur dhe përdor vizatimin si një mjet komunikues në jetën e përditshme.

    “Vizatimet e Lekë Tasit ruajnë frymën e historive të vogla, anekdotave, lojës, thashethemes; herë-herë përçojnë diçka epshore. Ai kërkon të tërheqë e drejtojë vëmendjen nëpërmjet asaj çka vizaton kah tensioneve të fshehura dhe të padëgjuara që gjallojnë hapësirën.”, shprehet kuratori Zef Paci.

    I internuar më 1975 për arsye politike në Grabjan të Lushnjës, artisti Lekë Tasi kaloi një rini tepër të vështirë. Babai, xhaxhai, daja, vëllai, kishin qenë në burg politik. Kështu i konsideruar si pjesëtarë i një familjeje të padëshiruar nga regjimi, ai do të persekutohej si shumë të tjerë. E internuan. Ndërsa studionte për violonçel, ai ndërpret edhe studimin e instrumentit, sepse në internim ishte i dënuar të merrej me punë bujqësore. E gjithë jeta e tij artistike ka kaluar përmes vështirësive. Artisti kishte lindur në një familje me bindje të thella antikomuniste. Kështu që nga viti 1957 atij i mohuan shumë të drejta. Vite me pas kur nisi të merrej kryesisht me pikturën, iu hoqën nga ekspozita dy punime të tij, ndërsa më 1967-n e pushuan duke e dënuar që të punonte në fermë. I ndodhur mes njerëzve të përvuajtur ai e shkroi historinë e të internuarve me një kod të veçantë piktorik, duke e bërë të paharrueshme.

    Shqiptarja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-04-2024 më 23:21

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit

    Ekspozitë në 90-vjetorin e lindjes/ Piktori Lekë Tasi rrëfen sekretin e jetëgjatësisë

    Piktori Lekë Tasi në 90-vjetorin e lindjes çel ekspozitën “Vizatime të një jete” në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Artisti teksa rrëfen sekretin e jetëgjatësisë shpreh dëshirën e tij, që këto vizatime të vlerësohen si dëshmi nga brezat e ardhshëm.

    VIDEO

    Nga Valeria Dedaj

    18 Prill 2019,

    Për të vizatimi është një dialog intim me veten, por është edhe një dëshmi, që në Shqipëri për arsye historike edhe kulturore ka munguar. Prandaj në këtë 90-vjetor të lindjes, piktori autodidakt Lekë tasi çel ekspozitën “Vizatime të një jete” në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Dëshira e artistit që është 100 vizatimet që ai ekspozon të jenë një dëshmi, që përbëjnë indin e qytetërimit tonë, që ka qenë i ngurtësuar në kode, por rryma historike e ka thërrmuar. Piktori Lekë Tasi rrëfen se si ka lindur dëshira e tij për të vizatuar, por edhe sesa e vështira ka qenë që të integrohej gjatë regjimit komunist në tregun e artit pamor.

    “Këtu jemi përpara vizatimeve edhe akuarialeve që kam bërë në vitet ’50-60. Ka pasur një periudhë studimi fillimisht, sepse pa e ditur vet kërkoja që të arrija profesionalizmin e piktorëve që kanë qenë me shkollë. Kam arritur që të kem një lloj aftësie të tipave të ndryshme. Por më pas erdhi momenti që unë shikoja albume, me piktura moderne, jam tërhequr prej tyre edhe jam munduar që të shpreh në mënyrën më moderne. Erdhi momenti i ndryshimit të stilit më modernë në zhvillimin tim stilistik. Tregu i artistëve këtu ka qenë i ndaluar për mua, sepse unë isha i tërhequr, kam qenë jo i njohur edhe pastaj në internim, pas ’90-s ekspozova në galeri, kam marrë pjesë tek ‘Onufri’ edhe në përgjithësi kanë qenë të huajt që m’i kanë blerë pikuarat. Edhe kjo më inkurajonte”, shprehet piktori Lekë Tasi.

    Piktori Lekë sot e ndan kohën mes pikturës, shkrimeve në kompjuter, librave dhe artikujve, na rrëfen edhe sekretin e jetëgjatësisë së tij.

    “Të jetuarit në lëvizje, mënyra e matur, duke mos u lodhur shumë, duke mos ngrënë shumë, duhan jo”, thotë Tasi.

    Artisti Lekë Tasi karrierën e tij e nisi si violonçelist, por 15 vite internim në Garbian të Lushnjës do të bënin që ai t’i ndërpriste marrëdhëniet me këtë instrument. Megjithatë, ai sot mendon se: “Edhe eksperienca e dhimbshme produktive shumë herë”, vijon ai.

    Dëshira e Lekë Tasës është që brezat e rinj artistë të përvetësojnë elementë të rinj art, në pikturë, letërsi edhe muzikë.

    “Është ndihmëse që të ndjekin koncertet edhe muzikën popullore të vendeve të ndryshme, sepse janë një ndihmë shumë e madhe në jetë”.

    Gjatë hapjes së ekspozitës ishte e pranishme edhe themeluesja e Harabel (Platformë për Artin Bashkëkohor) Ajola Xoxa, se bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti.

    “Harabeli bëri 1-vjetorin e tij. Edhe për këtë nisëm që të mendonim se kush do të ishte eventi që do të shënonte këtë 1-vjetor të Harabelit. Donim një artistë të madh shqiptar, që përveçse punës së mirë, të kishte dhe një shpirt të mirë dhe një lloj mungese kohore, por që kishte qëndruar i paprekur nga uljet edhe ngritjet politike-ekonomike edhe sociale, që kanë ndodhur në Shqipëri. Për këtë ramë dakord për Lekë Tasin. Ishim njohur me pikturën e tij, por u njohëm edhe me vizatimet që janë në këtë ekspozitë”, shprehet Xoxa.

    Mbi të gjitha admirimi është gjithmonë për artistin, kur arrin që të ndajë copëza të jetës së tij me të tjerë.

    “E vlerësojë shumë sepse të ndash çastet e lumtura edhe me të vështira të jetës është një akt kurajoje, që ju po e tregoni me prezencën tuaj, që me 90 vite mbi supe, duhet që të jeni të gjithë një shembull”, thotë ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

    Ndërsa, kuratori i ekspozitës, Zef Paci tregon se kjo është ekspozita e parë me vizatime e artistit.

    “Një datëlindje orvatet sa të kujtojë vitet e kaluara, aq edhe momentin e lindjes, edhe bashkë me lindjet edhe dhuntitë që ka njeriu. Leka e pati një mjet shprehës vizatimin, edhe pse ndoshta në disa rrethana ka qenë i detyruar. E mbajti gjithë kohës, duke nxjerrë në mënyrë të sinqertë. Vizatimet janë të ekspozuara nga para e mbase. Salla në të djathtë ka vepra, vizatime të realizuara para viteve ’90. Ndërsa, salla tjetër ka një situatë më të trishtë edhe melankolike. Janë elementët e lojës, të ikjes, sepse në përgjithësi Leka është një artist që thotë se elementi social qëndron në vështrimin e të tjerëve edhe jo të vetes”.

    Shqiptarja

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-04-2024 më 23:33

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit


  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Lekë Tasi, piktori që punon për dokumentimin e krimeve të komunizmit

    Napoleon Tasi ishte djali i madh i Koço Tasit, një intelektual i formuar, njohës i pesë gjuhëve të huaja, një prej përkthyesve më të shquar të poetëve klasikë anglofonë. Përballja e tij me regjimin komunist do të ishte për çështjen e Kosovës.

    Lekë Tasi e rrëfen kështu historinë e vëllait të tij të burgosur nga komunistët:

    “Vëllai, kur u arrestua, pas një viti, më 1946, për një formim grupi gjoja subversiv, por ata ishin vetëm opozitarë.

    Vëllai i madh ka qenë më fatkeq nga ne, sepse shkoi në Kosovë atëherë me Seit Kazazin dhe me Halim Begenë, batalioni “Besnik Çano” kundër çetnikëve malazezë. Në Morinën e Kosovës, atje luftonin, atje pati edhe një dëshmor, Hamit Troplini. Këtë ia mbajtën Napolonit dhe e dënuan më 1946, se ka qenë në Kosovë. Në fakt ishin kundër çetnikëve. Por a doli në krah të Kosovës? Kosovën s’e donin. D.m.th. ca paradokse që tregojnë se çfarë ndjenje kishte regjimi ndaj Kosovës.

    Ai u kishte dhënë shkak sepse ishte në një organizatë opozitare më 1945, në pritje të zgjedhjeve. D.m.th. një mentalitet, është kjo që nuk e kupton njeriu që jeton në një normalitet politik, sado e prapambetur Shqipëria, të jesh qeveri dhe opozitë, nuk është kiameti. Kurse këta menjëherë, me të krijuar asamblenë kushtetuese, Gjergj Kokoshin kur kërkoi leje të shtyheshin zgjedhjet që të bëhej opozita, ata e burgosën. Edhe pastaj me radhë të gjithë ata i pushkatuan. Shefqet Bejën e varën, d.m.th. opozitën e zgjedhur nga populli e varën sepse kundërshton në parlament. Ky është paradoksi më absurd i Evropës Lindore”.

    Nepoleoni kaloi 7 vite të jetës së tij në burg me akuza krejt të kota, mes vuajtjeve , punës munduese në kampet burgje dhe urisë së përhershme. U lirua në vitin 1953, duke vijuar jetën sërish nëpër kantiere herë si hekurkthyes e herë si saldator. Familja, me bashkëshorten dhe tre fëmijët ishin i vetmi gëzim që jeta i fali në muzgun e gjatë të diktaturës.

    VIDEO

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. si behet disable tasi Windows ne vb.net
    Nga Vb.Net në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2013, 07:53
  2. Statistikat e krimeve ndaj te krishtereve ne France
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-10-2013, 13:20
  3. Dosja e Krimeve
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 345
    Postimi i Fundit: 18-08-2011, 19:07
  4. 800 Dosje të krimeve të rënda në duart e EULEX-it
    Nga Ardi-1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-12-2009, 16:28
  5. Tasi me flamurin shqiptar ne "Jackie Brown"
    Nga Ujku'80 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 31-03-2008, 07:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •