Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Censusi në Kosovë: Fillon regjistrimi i popullsisë, proçesi do të zgjasi deri më 17 maj

    Censusi në Kosovë/ ASK: Gjysmë milion qytetarë janë regjistruar në dy javët e para

    Emri:  Kosove1-3.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  58.8 KB

    Mbi gjysmë milioni qytetarë rezidentë dhe rreth 36 për qind e të gjitha objekteve janë regjistruar në dy javët e para të procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, njoftoi Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) të hënën.

    Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, tha në një konferencë për media në Prishtinë se procesi është duke shkuar “ashtu siç është planifikuar” dhe “pa sfida madhore”.

    “Deri më tani [21 prill] janë regjistruar 530.000 persona, si dhe mbi 36 për qind e objekteve në Kosovë. Po flasim për popullsinë rezidente në Kosovë. Stafi është stabilizuar këto ditë, ka filluar intervistat në mënyrë masive”, tha ai.

    Kastrati theksoi, po ashtu, se ky proces është duke u zhvilluar në të gjithë terrorin e Kosovës, dhe me të gjitha komunitetet, pavarësisht paralajmërimeve për bojkotimin e procesit nga komuniteti serb.

    “Të gjitha zonat janë duke marrë pjesë në regjistrim dhe të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim. Edhe komuniteti serb është duke marrë pjesë në të gjitha zonat dhe komunat. Jo në masë si në zonat e tjera, por ka filluar një regjistrim sado pak në javën e parë dhe presim që të ketë regjistrim edhe në atë pjesë”, shtoi ai.

    Më 5 prill kur edhe filloi regjistrimi – Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – kishte thënë se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

    Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë, në vitin 2011, nuk ishte mbajtur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të banuara me shumicë serbe, ndërsa serbët nga komunat e tjera në jug, me ftesë të Beogradit, kryesisht e kishin bojkotuar procesin.

    Sipas Kastratit, deri më tani katër apo pesë ekonomi familjare kanë refuzuar të regjistrohen. “Jemi duke vazhduar me procedurat ligjore, dhe të gjithë ata që refuzojnë, do të përcillen sipas ligjeve në fuqi”, theksoi ai.

    Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese.

    Liza Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), shpalosi të dhënat për regjistrimin e diasporës.

    “Deri më tani kemi 180.000 mijë pjesëtarë të diasporës që janë regjistruar në kuadër të procesit, mbi 50 mijë janë regjistruar në platformën E-diaspora, prandaj u bëj thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen”, theksoi ajo.

    Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i kaluar i popullsisë, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milion, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë.

    Megjithatë, sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare serbe në Kosovë, në Kosovë jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb.

    Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë ka nisur nga data 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.

    Regjistrimi i ri i popullsisë ishte menduar të mbahej në vitin 2021, por ai u shty për shkak të pandemisë së virusit korona. Ndërsa, vitin e kaluar është shtyrë edhe dy herë të tjera./Rel/

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,628
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Censusi në Kosovë: Fillon regjistrimi i popullsisë

    Censusi/ Kurti u bën thirrje komuniteteve të regjistrohen: Jeni vlerë e identitet i shtetit tonë

    Emri:  albin-kurti-1.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  30.3 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje komunitetit joshumicë që të mos ngurrojnë por t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë.

    “Pjesëmarrja e secilit nuk është thjesht një shënim statistikor; është një deklaratë e fuqishme e identitetit, të drejtave, dhe vendit të secilit qytetar në shoqërinë tonë. Regjistrimi i popullsisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik; është mekanizëm përmes të cilit ne formojmë politika dhe ndajmë burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë. Në bazë të tij bëhet ndarja dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit. Rezultatet e tij përcaktojnë politikat sociale dhe zhvillimore të shtetit, investimet në komunitetet tuaja, subvencionet në mbështetje tuaj, programet e shërbimet sociale dhe shëndetësore”, -tha ai në një video. Ai u shpreh se regjistrimi është dokumentim zyrtar i përbërjes së shoqërisë sonë.

    “Vetëm me një regjistrim të plotë e të saktë do të mund ta dimë më së miri se për sa çerdhe e shkolla keni nevojë; se sa hapësira kulturore, rekreative e sportive duhet të planifikohen në shërbim të komuniteteve tuaja; çfarë programe e politika sociale i përgjigjen nevojave tuaja e kështu me radhë. Regjistrimi është dokumentim zyrtar i përbërjes së shoqërisë sonë. Të dhënat e tij pastaj bëhen pasqyrë e politikave tona dhe përgjegjësi e shtetit dhe institucioneve tona. Regjistruesit do të vijnë derë më derë. Mirëprisni ata si mikpritës të mirë që jeni. Komunitetet joshumicë janë vlerë e identitet i shtetit tonë. Shoqëria jonë është e pasur sepse ju jeni pjesë e saj. Andaj, mos ngurroni, regjistrohuni”, u shpreh ai.

    Agjencia e Statistika të Kosovës ka njoftuar se deri në ditën e djeshme janë regjistruar 530 mijë qytetarë në procesin e Regjistrimit të Popullsisë. Po ashtu, mbi 36% e objekteve që janë në Kosovë janë regjistruar. Ndërsa, nga diaspora janë regjistruar 180 mijë pjesëtarë dhe mbi 50 mijë përmes platformës e-diaspora. Në Kosovë procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 17 maj.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2016, 16:39
  2. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 01-10-2012, 05:56
  3. Regjistrimi i popullsise, Kosovë
    Nga mesia4ever në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-04-2011, 12:16
  4. Kosovë: Së shpejti nis procesi i regjistrimit të popullsisë
    Nga Kosovelli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 16:56
  5. Kosovë, nis regjistrimi i popullsisë në 5 komuna
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 16:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •