Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 55
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Tronditëse/ Gazetari italian: Kam dokumente për përfshirjen e Olsi Ramës me kartelet e drogës! Emrin ma dhanë magjistratët italianë

    Emri:  auto_it1713809022.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  35.3 KB

    Gazetari italian i RAI3, rrjetit publik italian, u shpreh i tronditur në intervistën për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, se si lidhjet e krimit kanë arritur në nivele kaq të larta në qeverinë e Edi Ramës.

    Ai thotë se emrin e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës, si njeri i lidhur me kartelet e drogës, ia kanë dhënë magjistratët italianë.

    Ai tha se ka dokumente për këtë gjë.

    “Nga dokumentet gjyqësore, nuk është se i gjeta unë, por janë magjistratë që i kanë gjetur emrat.

    Është një emër që m’u përmend që në fillim të investigimit.

    Disa magjistratë, që kanë punuar për vite të tëra në Shqipëri, i ishin referuar marrëdhënieve të vëllait të Edi Ramës me disa subjekte që i përkasin karteleve të drogës.

    Më pas në Shqipëri kam gjetur edhe konfirmim të këtyre deklaratave, por gjithmonë kam pasur ngurrim dhe frikë për të përmendur emra që kanë të bëjnë me familjen e kryeministrit Rama.

    Dhe më pas arrita të gjej dokumentet dhe për mendimin tim nuk ka keqkuptime, janë të qartë se tregojnë marrëdhëniet e Olsi Ramës me këto subjekte që janë dënuar për narkotrafik.

    Vëzhgimi që më ka shqetësuar më shumë është se emri i Olsi Ramës nuk është përmendur aspak në hetime,” tha Giorgio Mottola.

    Videon e RAI3 mund ta shikoni në italisht me titra shqip më poshtë:




    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-04-2024 më 22:13

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (23-04-2024)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Korrupsioni e krimi/ Dy eminencat e Anti-mafias italiane, Gratteri e Mandoi 'hedhin në erë' propagandën e Ramës

    Emri:  auto_download-1-5-750x4251713777128.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  24.8 KB

    Emisioni investigative “Report” i televizionit publik Italian, Rai3, ka bërë një emission të posaçëm për Shqipërinë të dieëln e 21 prillit 2024.

    Në emisionin e thelluar të Rai, i bëhet qilizëm propagandës së Edi Ramës për Refomën në Drejtësi dhe luftës ndaj korrpsionit.

    Dy nga autoritetet më të njohura italiane dhe europiane të drejtësisë, prokurori i natimafias Nikola Gratteri dhe Francesco Mandoi kanë thërrmuar propagandën e rilindjes sa i përket drejtësisë dhe korrupsionit në Shqipëri.

    Dy eminencat më të mirë italianë të luftës kundër krimit të organizuar dhe mafias, Gratteri dhe Mandoi, kanë ‘hedhur në erë’ të gjithë propagandën e qeverisë shqiptare për suksese në luftën kundër korrupsionit.

    Gratieri, Prokurori i Anti-Mafias në Napoli dhe në nja shënjestrat kryesore lëvizëse të klanit mafios Ndrangheta, thotë se “mafia shqiptare është e fortë, pasi nis nga një shtet me korrupsion të përhapur gjerësisht”.

    Këto komente Gratteri i dha për emisionin “Report”, të publikuar mbrëmjen e së Dielës (21 Prill) në Rai3.

    “Organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë të pasura, të forta dhe të fuqishme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe arrin të bashkëveprojë me Ndrangheta-n”, thotë Gratieri.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-22-at-10.14.17-640x3571713776895.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  24.0 KB

    Shefi i Anti-mafias së Napolit vijon më tej me komentet e tij për grupet kriminale shqiptare. “Prej disa vitesh, mafian shqiptare e shohim në Amerikën e Jugut. Ajo është e aftë që të sjellë, në mënyrë autonome, tonelata me kokainë në Itali dhe në Europë”.

    Ndërsa Francesko Mandoi, një ish-magjistrat i njohur i Anti-Mafias italiane, i cili gjatë viteve të fundit ka shërbyer si nyje lidhëse mes autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre italiane, pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, vë theksin tek një tjetër problem i mprehtë, që lidhet me mënyrën e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

    “Ka diçka absurd. Kontrolli i magjistratëve nuk bëhet nga Këshillat gjyqësorë dhe prokurorialë. Vetingu i tyre realizohet nga disa trupa, që përdorin informacione policore. Pra, kontrolli i një prokurori vjen nga polici, i cili, në aspektin procedurial, është më poshtë se sa prokurori,”, thotë Mandoi për “Report” në Rai3.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-22-at-10.14.17-1-640x3471713776895.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  17.7 KB

    Sipas tij, Reforma në Drejtësi “ka krijuar një presion të madh mbi magjistratët” dhe “qeveria ka zhvilluar gjueti shtrigash ndaj magjistratëve që nuk i pëlqejnë”.

    Syri

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    VIDEO/ Giorgio Mottola: Rama i ka premtuar BE-së të hapë qendra të reja refugjatësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

    Gazetari italian i RAI3, Giorgio Mottola gjatë një intervistë të dhënë në Edicionin e Mbrëmjes në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ka treguar se Edi Rama i ka premtuar Bashkimit Europian që të ngrejë qendra të reja refugjatës edhe në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    ‘Thuhet se mund të ketë projekte të tjera, për të sjellë emigrantë të tjerë në zonën mes Shqipërisë dhe Kosovës, pra në gjithë këtë rajonin tuaj.

    Zgjidhja e një problemi europian, pasi Europa nuk do të përballet me këtë problem, nuk do të hapet ndaj fluksit të emigrantëve, sillet ende si një kështjellë e mbyllur.

    Këtë problem të tyrin, Europa do ta kalojë tek vendet më të dobëta. Dhe Shqipëria i ka pranuar këto refugjatë.

    Pyetja që duhet të shtroni ju, është se pse qeveria juaj pranon një zgjidhje të tillë. Jo vetëm sot, por në një distancë të gjatë kohore mund të jetë vërtetë e rrezikshme dhe mund të sjellë pasoja shumë të rënda.

    Mund të bëj hipoteza dhe supozime, ka arsye politike, publike që mund jenë të kuptueshme qartësisht.

    Shqipëria ka kërkuar që në vitin 2009 të pranohet në BE, dhe qeveria juaj ka ofruar këtë ndihmë Europës, duke përshpejtuar këtë proces. Ky është mendimi publik që qarkullon’, tha Giorgio Mottola në SYRI TV.

    INTERVISTA E PLOTE: VIDEO


    Syri

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    ‘Bomba’ e reporterit të RAI-t: Agaçi, avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit! Kishte sinjalizime nga antimafia për të

    Gazetari italian, Giorgio Mottola, në një intervistë për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, tha se Engjëll Agaçi është një figurë kryesore e paktit Rama-Meloni për emigrantët.

    Sipas tij, kjo marrëveshje ka ardhur në një sfond të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi Agaçi ka qenë avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit.

    “Nga këto investigime dolën ca aspekte që nuk i njihte askush nga ne, sepse as në Itali, kushtet se si u arrit në këtë marrëveshje kanë mbetur tërësisht konfidenciale. Sepse ne dimë që Meloni u takua me Ramën në gusht, por nuk e dimë se kush ka marrë pjesë në këto negociata. Ne na u shit sikur Shqipëria po i bënte një nder Italisë, pra na u shit përralla e bamirësit.

    Pastaj zbuluam se kishim të bënim me një marrëveshje që nuk zgjidh asgjë për problemin e emigracionit në Itali sepse vitin e kaluar kemi pasur një fluks prej 150 mijë emigrantësh, kurse në Shqipëri do vijnë vetëm 3 mijë të paktën për momentin.

    Por është edhe më i kuptueshëm roli i Shqipërisë në këtë marrëveshje. D.m.th në ditën e marrëdhënieve mes organizatave kriminale italiane dhe shqiptare, gjithçka bëhet më e qartë. Mund të shohim edhe cili ishte roli i avokatit Agaçi në Itali, që ka qenë avokati i bosëve më të rëndësishëm në Itali, që kanë siguruar një trajtim të veçantë. Kemi zbuluar se ka pasur sinjalizime nga magjistratët dhe antimafia se si bosët e mafies italiane ekstradoheshin me lehtësi në Shqipëri, pavarësisht se në Itali kishin marrë dënime me 20 vite, kur vinin në Shqipëri shlyenin vetëm dy-tre vjet apo ndonjë muaj dhe më pas dilnin të lirë.

    Kështu që u habitëm kur morëm vesh që avokati i këtyre bosëve ishte Agaçi,” tha gazetari.

    “Shumë herë jam përpjekur të kontaktoj Edi Ramën dhe Agaçin. Provova disa herë, por pa marrë përgjigje. Dua t’u them se Italia dhe Shqipëria në këtë ngjajnë shumë, sepse edhe në Itali kam shumë vështirësi të marr intervista për çështje me rëndësishëm për opinionin publik,” shtoi ai.

    Gazetari tha se ka prova absolutisht për këto që thotë për Agaçin. Sipas tij, historia e marrëveshjes për paktin e emigrantëve mund të bëhet e rrezikshme.

    Madje ka të dhëna për të tjera kampe refugjatësh në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Ju shqiptarët duhet t’i shtroni pyetjen veten pse duhet kjo marrëveshje që në një distancë kohore mund të sjellë pasoja shumë të rënda,” tha gazetari.

    Syri

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Gazetari italian: Agaçi është figura kryesore e paktit Rama-Meloni! Fuqia dhe pushteti i tij janë të jashtëzakonshme

    Gazetari italian, Giorgio Mottola, ishte i ftuari i Armela Ferkos në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.

    Gazetari i RAI3 zbuloi se si u arrit te investigimi që ka tronditur themelet e qeverisë së Edi Ramës.

    “Filloi sigurisht nga protokolli Shqipëri-Itali që na gjeti të befasuar të gjithë në Itali sepse na vuri para faktit të kryer. Papritur zbuluam se Shqipëria dhe Italia kishin nënshkruar një marrëveshje që do të devijonte një pjesë të emigrantëve drejt vendit tuaj. Dhe është një marrëveshje kjo që jo vetëm ka një vlerë për Italinë, por edhe në nivel evropian sepse sikurse e deklaroi PPE gjatë kongresit të fundit, ky model shqiptar, pra modeli i zhvendosjes së emigrantëve në vende të treta, mund të përdoret edhe nga vendet e tjera. Pra jemi përpara një kthese epokale.

    Sigurisht kur bëhet një marrëveshje përpiqemi të kuptojmë se cilët janë palët. Nëse nga pala italiane, interesi ishte i qartë, që të prezantoheshin me zgjidhjen e çështjes së emigrimit përpara zgjedhjeve evropiane, pra nëse ishte e kuptueshme nga pala italiane interesi, që në fillim ishte shumë e ndërlikuar për të kuptuar se cili do ishte avantazhi për qeverinë shqiptare. Pra për një vend të bukur, por me shumë probleme.

    Kjo gatishmëri për të pritur një numër të konsiderueshëm, prej të paktën 36 mijë emigrantësh, na nxisin për të nisur investigimin për të kuptuar se cili është interesi i qeverisë Rama,” tha ai.

    Gazetari italian theksoi se Engjëll Agaçi ka një rol kryesor në këtë marrëveshje, por edhe ka një fuqi të jashtëzakonshme në qeverinë e Ramës.

    “Do të thosha që Agaçi ka absolutisht një rol qendror në të gjithë këtë ngjarje. Nuk e them unë këtë, e thotë një eksponent i rëndësishëm i qeverisë së Ramës, Taulant Balla.

    Që nga momenti që erdha në Shqipëri, e kuptova se përtej Edi Ramës, kishte një figurë shumë qendrore, që është Engjëll Agaçi. Nisa të bëj investigime për të dhe aty u hap një botë e tërë.

    Sepse pastaj zbulova që fuqia dhe pushteti i Agaçit brenda qeverisë Rama ka një rol qendror, sidomos marrëdhëniet e tij me Italinë janë të rrënjosura,” tha gazetari.

    Syri

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

    Emri:  auto_corsini1713859420.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  18.5 KB

    Gazeta e madhe italiane, ‘La Repubblica’ ka zbuluar në një shkrim se kryeministri shqiptar, Edi Rama është tërbuar pas reportazhit investigues të rrjetit publik italian RAI.

    Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, gazeta shkruan se sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon.

    “Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruan gazeta.

    Kujtojmë se reportazhi i RAI-t ka bërë shumë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi zbuloi se pakti mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta.

    Sipas Report, njeriu kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, njeriu që ka shërbyer si avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit.

    Po ashtu, media italiane raporton se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

    Emri:  auto_b7a4f874-7bbf-4ffd-9862-ebb2e1e2ba781713873679.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  76.5 KB

    Syri

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Rama del jashtë kontrollit/ Sulmon te Bolino mediat italiane dhe Syri-n: Na kanë inat sukseset, ndaj na sulmojnë

    Emri:  auto_ramabolino1713872025.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  32.2 KB

    Kryeministri Edi Rama është tërbuar nga dokumentari ‘bombë’ i medias publike italiane, RAI3.

    Më herët, gazeta më serioze dhe më e madhe në Itali, ‘Repubblica’ raportoi se ai kishte telefonuar i tërbuar drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini.

    Ndërkohë, teksa gazetarët e RAI-t insistojnë se kanë dokumente për të provuar gjithçka thonë, Rama ka vendosur të vazhdojë tërbimin te mediat e Karlo Bolinos, italianit që censuroi i pari investigimin e kolegëve nga përtej Adriatikut.

    Në një reagim, Rama vendos të shfryjë kundër SYRI-t, si e vetmja media në Shqipëri që publikoi të plotë këtë dokumentar që varros përfundimisht qeverisjen e tij si një organizatë kriminale mafioze.

    “Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë,” shprehet Rama me fyerje dhe mllef.

    Pasi ai dhe Engjëll Agaçi u fshehën nga media italiane për shkak të investigimit, tani kanë nisur të trimërohen në Shqipëri duke thënë se kanë reaguar në kohë.

    Një ditë më parë, gazetari italian konfirmoi në SYRI TV se ka prova dhe dokumente për gjithçka ka publikuar.


    Syri

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    ‘Italiani i Lalit’ që censuron italianët e RAI-it

    Emri:  auto_9dc70b6e-ba7b-446c-a126-5f6124d51e9e1713789566.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  67.9 KB

    Një reportazh investigues i rrjetit publik italian, RAI3, ka bërë bujë jo vetëm në Shqipëri, por është cituar masivisht edhe në mediat italiane.

    Por nëse në Itali, mediat e mëdha dhe serioze kanë publikuar pjesë nga reportazhi bombastik, në Shqipëri ky investigim u censurua kryesisht nga mediat e mëdha pranë qeverisë së Edi Ramës.

    Më së shumti bie në sy censura që i bëri këtij reportazhi, gazetari italian i shqiptarizuar, Karlo Bolino.

    Në mediat e tij është publikuar vetëm një copëz nga reportazhi, ajo që flet për Engjëll Agaçin, figurën kryesore që e lidh Edi Ramën me aferat më të mëdha brenda dhe jashtë vendit.

    Por edhe kjo pjesë është cituar vetëm për të ilustruar reagimin e Engjëll Agaçit, që thotë se do të padisë median italiane për këtë raportim.

    Vetë Agaçi, i cili u zhduk përpara medias italiane gjatë kohës së investigimit, tani po përpiqet të nxjerrë kokën në mediat shqiptare për të bërë zhurmuesin për një nga shkrimet më të rënda për qeverisjen e Edi Ramës.

    Ky investigim shkërmoqi qeverisjen e Edi Ramës dhe praktikisht bëri hi edhe reformën në drejtësi në vendin tonë.

    Nëse Shqipëria e Edi Ramës cilësohet prej kohësh si i vetmi narkoshtet në Europë, ky reportazh duket se i vë vulën këtij klasifikimi.

    Por përse ‘italiani i Erion Veliajt’, siç njihet Karlo Bolino, vendosi të censurojë këtë shkrim që vjen nga media publike, e cila mbahet nga paratë e taksapaguesve italianë?

    Arsyeja është e thjeshtë: mediat që mbahen me paratë e taksapaguesve në Itali kanë të drejtë të kërkojnë llogari për çdo gjë që bëhet në emër të parave të tyre.

    Kurse mediat e Bolinos në Shqipëri bëjnë çdo gjë për të përfituar në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

    ‘Italiani i Lalit’ duhej të jepte llogari prej kohësh për atë që ka bërë në shkelje të ligjit në Shqipëri, duke përfituar që nga trojet e familjeve të vjetra tiranase, e deri te fondet që merr nga xhepi i shqiptarëve.

    Por ai mbrohet pas faktit se regjimi në Tiranë, prej të cilit po përfiton edhe ai, është kryesisht një diktaturë e propagandës. Kësaj propagande që u shemb dje në mënyrë brutale duke ekspozuar një regjim të kalbur kriminal, pjesë e të cilit është edhe ‘italiani i Lalit’.

    Syri

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Lajmi për Ramën, media italiane ”La Reppublica” korrigjon veten. Pranon se nuk pati ”telefonatë të tërbuar”

    Emri:  1713886844_larepublica.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  40.0 KB

    ”La Repubblica”, një media me emër në Itali, sot publikoi një lajm, sipas të cilit kryeministri Edi Rama pati një telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin “Report”, rezultoi të ishte i pavërtetë.

    I pari që hodhi poshtë lajmin ishte Rama, i cili deklaroi se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI, por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen skandaloze të emisionit Report.

    Media italine e cila ka korrigjuar tekstin e lajmit duke fshirë tekstin e “telefonatës së tërbuar” që nuk ndodhi kurrë. RAI konfirmon në artikullin e korrigjuar deklaratën e mëparshme të Ramës se nga ana e tij pati vetëm një kërkesë për t’u dëgjuar.

    Në versionin e ri të shkrimit, ”La Reppublica” shkruan se drejtori i RAI, “mori edhe një mesazh nga kryeministri shqiptar Edi Rama me kërkesën për t’u dëgjuar në lidhje me episodin e Raportit për marrëveshjen Itali-Shqipëri për çështjen e emigrantëve”.

    Emri:  6627d63db818are.jpg

Shikime: 157

Madhësia:  57.0 KB

    Koha Jone

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Gazetari italian: Më shumë u shqetësova kur pashë se si ishte zhdukur emri i Olsi Ramës nga hetimet

    Emri:  auto_mottola1713860080.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  32.5 KB

    Gazetari italian, Giorgio Mottola, ishte i ftuari i Armela Ferkos në edicionin e mbrëmjes dje në SYRI TV. Gazetari i RAI3 zbuloi se si u arrit te investigimi që ka tronditur themelet e qeverisë së Edi Ramës.

    “Filloi sigurisht nga protokolli Shqipëri-Itali që na gjeti të befasuar të gjithë në Itali sepse na vuri para faktit të kryer. Papritur zbuluam se Shqipëria dhe Italia kishin nënshkruar një marrëveshje që do të devijonte një pjesë të emigrantëve drejt vendit tuaj. Dhe është një marrëveshje kjo që jo vetëm ka një vlerë për Italinë, por edhe në nivel evropian sepse sikurse e deklaroi PPE gjatë kongresit të fundit, ky model shqiptar, pra modeli i zhvendosjes së emigrantëve në vende të treta, mund të përdoret edhe nga vendet e tjera. Pra jemi përpara një kthese epokale.

    Sigurisht kur bëhet një marrëveshje përpiqemi të kuptojmë se cilët janë palët. Nëse nga pala italiane, interesi ishte i qartë, që të prezantoheshin me zgjidhjen e çështjes së emigrimit përpara zgjedhjeve evropiane, pra nëse ishte e kuptueshme nga pala italiane interesi, që në fillim ishte shumë e ndërlikuar për të kuptuar se cili do ishte avantazhi për qeverinë shqiptare. Pra për një vend të bukur, por me shumë probleme. Kjo gatishmëri për të pritur një numër të konsiderueshëm, prej të paktën 36 mijë emigrantësh, na nxisin për të nisur investigimin për të kuptuar se cili është interesi i qeverisë Rama,” tha ai.

    Gazetari italian theksoi se Engjëll Agaçi ka një rol kryesor në këtë marrëveshje, por edhe ka një fuqi të jashtëzakonshme në qeverinë e Ramës.

    “Do të thosha që Agaçi ka absolutisht një rol qendror në të gjithë këtë ngjarje. Nuk e them unë këtë, e thotë një eksponent i rëndësishëm i qeverisë së Ramës, Taulant Balla. Që nga momenti që erdha në Shqipëri, e kuptova se përtej Edi Ramës, kishte një figurë shumë qendrore, që është Engjëll Agaçi. Nisa të bëj investigime për të dhe aty u hap një botë e tërë. Sepse pastaj zbulova që fuqia dhe pushteti i Agaçit brenda qeverisë Rama ka një rol qendror, sidomos marrëdhëniet e tij me Italinë janë të rrënjosura,” tha gazetari.

    Sipas tij, kjo marrëveshje ka ardhur në një sfond të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi Agaçi ka qenë avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit.

    “Nga këto investigime dolën ca aspekte që nuk i njihte askush nga ne, sepse as në Itali, kushtet se si u arrit në këtë marrëveshje kanë mbetur tërësisht konfidenciale. Sepse ne dimë që Meloni u takua me Ramën në gusht, por nuk e dimë se kush ka marrë pjesë në këto negociata. Ne na u shit sikur Shqipëria po i bënte një nder Italisë, pra na u shit përralla e bamirësit.

    Pastaj zbuluam se kishim të bënim me një marrëveshje që nuk zgjidh asgjë për problemin e emigracionit në Itali sepse vitin e kaluar kemi pasur një fluks prej 150 mijë emigrantësh, kurse në Shqipëri do vijnë vetëm 3 mijë të paktën për momentin.

    Por është edhe më i kuptueshëm roli i Shqipërisë në këtë marrëveshje. D.m.th në ditën e marrëdhënieve mes organizatave kriminale italiane dhe shqiptare, gjithçka bëhet më e qartë. Mund të shohim edhe cili ishte roli i avokatit Agaçi në Itali, që ka qenë avokati i bosëve më të rëndësishëm në Itali, që kanë siguruar një trajtim të veçantë. Kemi zbuluar se ka pasur sinjalizime nga magjistratët dhe antimafia se si bosët e mafies italiane ekstradoheshin me lehtësi në Shqipëri, pavarësisht se në Itali kishin marrë dënime me 20 vite, kur vinin në Shqipëri shlyenin vetëm dy-tre vjet apo ndonjë muaj dhe më pas dilnin të lirë.

    Kështu që u habitëm kur morëm vesh që avokati i këtyre bosëve ishte Agaçi,” tha gazetari.

    “Shumë herë jam përpjekur të kontaktoj Edi Ramën dhe Agaçin. Provova disa herë, por pa marrë përgjigje. Dua t’u them se Italia dhe Shqipëria në këtë ngjajnë shumë, sepse edhe në Itali kam shumë vështirësi të marr intervista për çështje me rëndësishëm për opinionin publik,” shtoi ai.

    Gazetari tha se ka prova absolutisht për këto që thotë për Agaçin. Sipas tij, historia e marrëveshjes për paktin e emigrantëve mund të bëhet e rrezikshme. Madje ka të dhëna për të tjera kampe refugjatësh në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Ju shqiptarët duhet t’i shtroni pyetjen veten pse duhet kjo marrëveshje që në një distancë kohore mund të sjellë pasoja shumë të rënda,” tha gazetari.

    Gazetari italian i RAI3, rrjetit publik italian, u shpreh i tronditur në intervistën për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, se si lidhjet e krimit kanë arritur në nivele kaq të larta në qeverinë e Edi Ramës. Ai thotë se emrin e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës, si njeri i lidhur me kartelet e drogës, ia kanë dhënë magjistratët italianë. Ai tha se ka dokumente për këtë gjë.

    “Nga dokumentet gjyqësore, nuk është se i gjeta unë, por janë magjistratë që i kanë gjetur emrat. Është një emër që m’u përmend që në fillim të investigimit. Disa magjistratë, që kanë punuar për vite të tëra në Shqipëri, i ishin referuar marrëdhënieve të vëllait të Edi Ramës me disa subjekte që i përkasin karteleve të drogës.

    Më pas në Shqipëri kam gjetur edhe konfirmim të këtyre deklaratave, por gjithmonë kam pasur ngurrim dhe frikë për të përmendur emra që kanë të bëjnë me familjen e kryeministrit Rama.

    Dhe më pas arrita të gjej dokumentet dhe për mendimin tim nuk ka keqkuptime, janë të qartë se tregojnë marrëdhëniet e Olsi Ramës me këto subjekte që janë dënuar për narkotrafik.

    Vëzhgimi që më ka shqetësuar më shumë është se emri i Olsi Ramës nuk është përmendur aspak në hetime,” tha Giorgio Mottola.

    Syri

  12. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,479
    Postimet në Bllog
    1

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Ama e ka thene edhe televizioni Rai 3, qenka lajm i sigurt, ..., Po te ishte serioz e kishte dhene RAI 1, jo kategorite e treta, kjo thuhej dikur sot blihen te gjitha, apo nuk ka pare non grata!!!!!!!
    Sidomos syri eshte 100% i sigurt.
    Pergjigjen do tja jape populli, po e bindi popullin, i lumte, por nuk ka sy per qabe
    se paku i dolen petet lakrorit pd, eshte parti e extremit te majte (komunist) qe financojne RAI 3.

    i pari saliu te shkoje ne banken e te akuzuarve per ngjarjet e 97
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 23-04-2024 më 14:06
    Duaje te afermin tend si veten

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,577

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Emisioni ishte dokumentar serioz investigativ ashtu siç duhet bere,nuk kishte asnje pasaktesi. Problemi qendron se ne ate vend asnje nuk revoltohet,sepse jane gjera qe dihen e sterdihen edhe nga populli i thjeshte. Ne keto 30 vjet i kan hequr ati populli edhe mundesine e habitjes dhe indinjaten e reagimit

    I vetmi efekt pozitiv eshte se e nxjerr Ramen dhe qeverisjen e tije ashtu siç eshte perballe italianeve,nje qeveri e kryeminister qe jane hajdute e mafioz ordiner.

  14. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,479
    Postimet në Bllog
    1

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    https://youtu.be/x6Xl9B964Og?t=799

    ja shikoni cili eshte hajduti
    Duaje te afermin tend si veten

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,577

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    https://youtu.be/x6Xl9B964Og?t=799

    ja shikoni cili eshte hajduti
    Ne ate vend nuk eshte thjesht problem hajdutrie,ne ate vend shteti eshte zevendesuar nga bandat e ps dhe pd. Nuk ka shtet,ka vetem persona qe krijojne banda nepermjet politikes,per te zhvatur e vjedhur.

    Investimet ne ate vend jane kot,si u investua si nuk u investua ne ekonomine reale nuk ndryshon asgje... Per te mos thene qe shume investime e kane varferuar ate vend,psh te gjitha PPP e Rames jane vjedhje e paster.... Lere pastaj floririn tjeter Berishen qe beri cirk me naften e "Cezin" etj, etj Shqiperia eshte vendi ku edhe nga TAP-i ai vend nuk fiton asgje.

    Dhe TAP-i mbetet investimi me i mire ne ate vend,sepse edhe se nuk fitojme asgje te pakten nuk humbim si ne te gjitha investimet e tjera.

  16. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Autori i ‘Report’ i përgjigjet Ramës: Agaçi ka pranuar vetë se ka qenë avokat i trafikantëve dhe njeriu i marrëveshjes, do të nxjerrim bisedën

    Emri:  auto_dd212272-f9ff-4a19-9d2e-ad89b576414c1713899085.jpg

Shikime: 158

Madhësia:  41.0 KB

    Autori i programit “Report” të Rai3, i cili publikoi dokumentarin investigativ për marrëveshjen Rama - Meloni për refugjatët dhe theksoi se Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve është personi kyç që qëndron pas marrëveshjes, Edi Rama ka reaguar përmes medias së italianit të tij, të cilin e ka natyralizuar tironc autokton duke i dhuruar pronë më mes të kryeqytetit, ka sulmuar programin e Rai, gazetën e madhe italiane La Republika dhe Syrin për pasqyrimi e plotë të këtij investigimi.

    Pasi Rama i ka cilësuar shpifje argumentat dhe faktet e publikuara në dokumentar, ai është kapur si i mbyturi pas fijes së barit, kur ka thënë se gazetari i Rai3 nuk ka publikuar bisedën me Engjëllin e tij.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sigrfido Ranucci, autor i “Report” dhe njëkohësisht zëvendëspresident i RAI.

    Në reagimin e tij në Facebook Ranucci ka perifrazuar reagimin e kryeministrit Rama për Bollinon e tij dhe ka thënë se Engjëlli i tij e ka pranuar vetë që ka qenë avokat i narkotrafikantëve dhe se është njeriu kyç i marrëveshjes Rama - Meloni, dhe kjo bisedë,- thotë Ranucci, do të publikohet së shpejti. Ashtu siç edhe marrëveshja për refugjatët do të vijojë me një puntatë tjetër të emisionit investigativ javën që vjen.

    Me sa duke, Edi Rama, këtë herë ka rënë në ‘usta’ dhe nuk po duket hiç e lehtë për të që të çensurojë aferat korruptive, lidhjet me krimin dhe kapjen e drejtësisë, të gjitha këto të thëna nga gjiganti mediatik italian Rai.

    Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t Sigfrido Ranucci:

    Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon ‘Report’.

    'Është shpifja më skandaloze për Shqipërinë': kështu e përcakton kryeministri shqiptar Edi Rama investigimin e‘Report’, të transmetuar të dielën (21 prill) në Rai 3, prodhuar nga Giorgio Mottola kushtuar marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy qendrave të pritjes për emigrantët.
    Në një koment për ‘Shqiptarja.com’, një nga portalet më të rëndësishme informative shqiptare, Rama nënvizon se:‘një transmetues i paguar nga taksat italiane është bërë protagonist i një episodi të turpshëm shpifjeje ndaj Shqipërisë, siç ndodhi në vitet në të cilat u shfaqën shqiptarët në mediat italiane vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, dhe Shqipëria u prezantua si djepi i krimit në Europë... ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë shqiptare, familjes së kryeministrit Rama dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Engjell Agaci, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.’
    Agaci, i cili deri në vitin 2013, kur mori postin e tij qeveritar, ishte pronar i një studioje të njohur ligjore në Romë, etiketohej si ‘avokati i besuar i shumë trafikantëve shqiptarë të drogës’, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, ku do të kishin vuajti dënime më të ulëta se ato të marranë Itali.
    Kryeministri shqiptar pretendon se versioni i Agaçit nuk është marrë në konsideratë nga autorët e programit. ‘Sekretarit të Përgjithshëm të Kryesisë së Këshillit Shqiptar’, sqaron Edi Rama, ‘i janë dërguar disa pyetje nga gazetari i ‘Report’, i cili me paturpësi epike nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet që i janë dërguar me shkrim’, kështu Agaçi ka bërë me dije se ‘do të bëhet ankim ndaj shpifësit’.
    ‘Report’ përgjigjet se: Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohem shumë në emër të së vërtetës, kështu ne do t'i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Raporti transmetohet çdo të diel në Rai 3 në orën 20:55

    Emri:  auto_137232b5-4cda-4e07-af17-459e6383d4cf_11713898691.jpg

Shikime: 176

Madhësia:  65.7 KB

    Syri

  17. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Dokumentari i RAI3, Lubonja: Rama u shfaq lakuriq, shteti është ndërtuar si një organizatë kriminale

    Emri:  auto_lubonja-4-770x4121708638271.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  31.7 KB

    Dokumentari i RAI3 shfaqi mbretin lakuriq, u shpreh analisti Fatos Lubonja, ndërsa theksoi se ky dokumentar provoi se shteti është ndërtuar si një organizatë kriminale.

    Sipas Lubonjës, fakti që RAI3 flet për korrupsionin e qeverisë Rama tregon se qeverisjes së tij i ka dalë boja edhe tek ndërkombëtarët

    Në një intervistë për rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja tha se ne shpesh i dimë gjërat më herët nga se e thonë të huajt.

    “Artikulli i RAI3 ishte skandaloz. Këtu shteti vetë është ndërtuar si organizatë kriminale. Këtu funksionon vetëm propaganda. RAI3 e nxorri edhe reformën në drejtësi sesi funksionon. Presioni mbi politikën bëhet nga ata që janë në pushtet, jo nga ata që janë të arrestuar. Presion është që të mos arrestosh Veliajn, edhe kur e di se çfarë ka bërë. As mos ta thërrasësh fare madje. Edhe kur nuk heton as Edi Ramën dhe as nuk e thërret. Presioni ndonjëherë është i dukshëm dhe i padukshëm. Rama ka njerëz të tijtë në SPAK, që ndoshta bëjnë presione mbi prokurorët. Dashët nuk janë kapur nga brirët, por nga pas.

    Arben Ahmetaj dhe të tjerët janë bishtat e dashit. Jetojmë në një vend, ku krimi i organizuar merr shtetin, shkon lart dhe merr paratë. Qeveria jonë dyshohet se ka lidhje me krimin e organizuar dhe kjo gjë duhet hetuar, duhet hetuar edhe korruptimi i të huajve. Mbreti ka dalë lakuriq nga skandalet. Tani po iu del boja edhe nga të huajt. Rama mendoi se do marrë mbështetje nga Georgia Meloni, por harroi se në Itali ka opozitë dhe ka media të guximshme. Mediat italiane po shohin se ky nuk qenka ai i majti që promovohej. Atë investigim që bënë italianët nuk e bënë për ne, e bëjnë për vete. Sistemi që ka ngritur Rama është kriminal. Në një vend demokratik, kjo qeveri do të binte me kohë. Me kapjen e shtetit, edhe drejtësia është e kapur”, tha Lubonja.

    Ai komentoi edhe deklaratat e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani. Lubonja deklaroi se Meta tha disa të vërteta, por se të vërtetat duhen thënë më qetë.

    “Disa thonë se është çmendur Meta. Ilir Meta mund të thoshte gjëra që qëndrojnë, si prsh kapja e drejtësisë. Mund të thoshte se drejtësia është e kapur. Mund të jetë që ka humbur ekuilibrin nga tensioni. Sharjet janë të panevojshme kur do të thuash diçka të vërtetë”, u shpreh Lubonja.

    Syri

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (23-04-2024)

  19. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Kryeministri Rama i përgjigjet gazetarit italian të RAI 3: Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh është djallëzore!

    REAGIMI I Edi RAMES

    Emri:  Capture-181.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  24.2 KB

    Gjyshja ime që më mësoi italisht më thoshte shpesh se të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh është djallëzore. Ajo që më kujton tani është ky gabim i mëtejshëm i Rai3. Reportazhi, mikpritësi i të cilit ngulmon në mënyrë të bujshme me të njëjtat falsifikime të përfshira tashmë në episodin e neveritshëm për Shqipërinë.

    Ai thotë se sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave “e ka vërtetuar me fakte atë që kemi thënë”! Fatkeqësisht, në episodin që ai mbron pa dobi, jo vetëm që nuk u fol për pyetjen e kryqëzuar me shkrim të viktimës së sulmit brutal me baltë, por para auditorit të Report iu tha se sekretari Agaçi nuk pranoi të përgjigjej. Sikur të mos mjaftonte kjo gënjeshtër e bujshme, gazetari i tij doli të nesërmen në një televizion shqiptar për të ripërsëritur habinë e tij për faktin se pyetjet e tij nuk kishin marrë kurrë përgjigje, ndërsa siç tregojnë faktet ai kishte marrë të gjitha përgjigjet, brenda kohës së kërkuar.

    Më pas, ai vetë konfirmon se Report ka gënjyer kur shton se “në email-in e përgjigjes, Agaçi konfirmoi se ishte avokat i disa trafikantëve të drogës”. Nëse ky është shërbim publik, unë jam Federico Fellini. Dhe nëse për këtë program të Shërbimit Publik, një avokat penal i një shteti të së drejtës, i cili si rregull nuk jeton duke mbrojtur shenjtorët, por duke mbrojtur supozimet kriminale ose kriminelë të dënuar, duhet të sulmohet si të ishte vetë kriminel, atëherë këtu për të gjej një logjikë të ngjashme se është e pashmangshme t’i drejtohesh kujtimit të Shqipërisë kur figura e avokatit mbrojtës varrosej nga regjimi gjakatar komunist si lebrozët në mesjetë.

    Dhe pika e fundit vjen kur ai, mikpritësi, thotë, sikur të kishte bërë një zbulim befasues, se Agaçi “konfirmoi se ka kontribuar që kur u bë këshilltar ligjor i Ramës, në krijimin e protokollit” për emigrantët midis Italisë dhe Shqipërisë, duke mëkatuar edhe pak logjikë bruto, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk është këshilltari im ligjor, por ka postin më të rëndësishëm institucional në Administratën Publike që nga viti 2013, ndërkohë që protokolli daton në vitin 2023.

    Për respekt për shërbimin publik dhe gjithashtu për detyrim ndaj dinjitetit të autorëve të këtij episodi shumë të gabuar të Report, përpiqem për momentin të besoj se në çdo rast gjithë kjo furi për të sulmuar Giorgia Melonin në kurriz të Shqipërisë nuk ishte një mëkat me keqbesim ndaj vendit tim dhe se edhe importimi i shpifjeve nga Shqipëria në Itali (duke përfshirë në punët e Shërbimit Publik edhe shpifjen ndaj vëllait tim kundër të cilit ai tashmë kishte bërë ankesë dhe është në pritje të fjalës së drejtësia) u shfaq vetëm si fryt i një lehtësie të paqëndrueshme të qenies, e cila gjithnjë e më shpesh në kohët e sotme, fatkeqësisht pushton fuqinë fisnike të informacionit dhe e shndërron botën e së drejtës për lirinë e informacionit në një botë të shtypjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

    Duke e siguruar mikpritësin se gjyshja ime vazhdon të ketë të drejtë edhe në vdekje, e këshilloj me dashuri të dëgjojë gruan e shenjtë dhe të mos ngulmojë në gabimin e atij episodi të tmerrshëm, por thjesht të mbyllë këtë faqe të palavdishme, duke publikuar ndoshta edhe këtë kontributin tim të vogël për shëndetin e Shërbimit Publik Italian.

    Koha Jone

  20. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Rama: RAI 3 emision skandaloz. Engjëll Agaçi është viktimë e një agresioni të pashembullt. Reagon gazetari italian

    Emri:  rama-9.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  11.7 KB

    Kryeministri Edi Rama, emisionin e transmetuar në Rai 3 me fokus marrëveshjen e emigrantëve që do të jetojnë në Gjadër, e ka komentuar si një tretje të ekuilibrit mes gënjeshtrës dhe të vërtetës. Në intervistën për ”Top Channel”, Rama thotë se ”RAI 3” e ktheu sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi në një viktimë të një agresioni të pashembullt. ”në di të them që e gjitha është një çmenduri e vërtetë që nuk ka lidhje fare as me arritjen e fakteve, as me respektin në gazetari, për lirinë e informacionit për të drejtën e gjithkujt kur merret nëpër gojë, t’i jepet mundësia edhe atij të japë fjalën e vet, është një skifo”,-tha Rama.

    Intervista e plotë

    Muhamed Veliu: Kryeministër cili ishte impresioni juaj i parë për dokumentarin e Rai3?

    Edi Rama: Nuk kam parë dokumentarin, por kam marrë një përmbledhje të shkruar dhe jetojmë fatkeqësisht në një kohë dhe një botë ku ajo shprehja e urtë e popullit që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat’, sot është në një proporcion krejt tjetër, sepse kur e vërteta vesh pantallonat janë 7 gënjeshtra të tjera që bëjnë xhiron e botës, pra ka humbur dhe tretet çdo ditë ekuilibri midis gënjeshtrës dhe të vërtetës në mungesë të një fuqie që ka kapacitetin të përmbajë gjithë këtë lukuni gënjeshtrash që shpërndahen me një shpejtësi marramendëse në një pasqyrë të informimit të publikut përmes shumë burimesh, miliona dhe miliarda burimesh, të cilat nuk ka asnjë mundësi që të mendohet se mund ta filtrojnë informacionin, se mund t’i japim publikut në fund atë çka është e vërteta ose normalisht SPAK-u qëndrime mes atij që gënjen dhe atij që thotë të vërtetat dhe pastaj publiku të gjykojë.

    Muhamed Veliu: Sipas jush cilat janë të pavërtetat në këtë dokumentar zoti kryeministër?

    Edi Rama: Nuk e kam ndjekur të gjithë dokumentarin, por më mjafton një fakt shumë i thjeshtë që aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë i cili ka refuzuar të përgjigjet ka lajmëruar edhe padinë penale në gjykatën italiane, sepse Italia ka një legjislacion shumë të ashpër për shpifjen edhe e ka ende në kodin e vet penal, ka kthyer përgjigje pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim.

    Muhamed Veliu: A ka pasur një përpjekje nga ana juaj për t’i telefonuar drejtorit të RAI 3 dhe për t’i shprehur shqetësimet tuaja për këtë dokumentar?

    Edi Rama: E para ka pasur një tjetër gënjeshtër që ka marrë dhenë me shpejtësi të madhe sipas së cilës unë e kam telefonuar dhe i kam shfryrë tërbimin. Ndërkohë që unë nuk kam pasur telefonatë me të, në rastin konkret kur doli kjo gënjeshtër e radhës, por i kam dërguar një mesazh shumë normal për të pasur një komunikim, ai më ka kthyer një mesazh që do të të marr mbrapsht dhe telefonata ka ndodhur pak orë më parë, pa asnjë lloj shqetësimi tjetër, përveç faktit që kemi të bëjmë me një situatë anormale ku viktima e një sulmi skandaloz jo vetëm është denigruar me shumë të pavërteta, por edhe paraqitur para publikut si një person që ka refuzuar të përgjigjet ndërkohë që ai është përgjigjur një për një dhe kaq.

    Muhamed Veliu: Sipas jush cili ishte qëllimi final i prodhimit dhe transmetimit të këtij dokumentari?

    Edi Rama: Në mënyrë të përsëritur po e quan dokumentar, kjo terminologji fyen të gjithë dokumentaristët e vërtetë dhe të gjithë zhanrin e dokumentarit, ai është një emision që të kujton kronika dhe emisione që bëheshin në kohën kur shqiptarët sa herë shfaqeshin në mediat italiane ishin ose kriminelë, ose trafikantë, ose prostituta dhe Shqipëria ishte vendi i vrasësve dhe të gjithë të këqijave të kësaj bote, prej kohësh nuk ishin përballur me këtë anë të errët të historisë së informacionit lidhur me shqiptarët dhe mesa unë pashë falë shqiptarëve këtu në Tiranë që kishin përgatitur të gjithë brumin e këtij emisioni kjo ndodhi përsëri. Më shumë se sa gazetari italian që ka thyer në mënyrë flagrante kodin etik të gazetarit dhe që do të përballet në Itali me procesin gjyqësor e kam me shqiptarët këtu, shqiptarët e njohur e ujërave të zeza, politikës dhe kanaleve të infektuara të informacionit,. Nuk lë rast, nuk lë mundësi pa i nxjerrë këto ujëra të zeza të vetvetes kudo ku i jepet një hapësirë edhe mediat ndërkombëtare, kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë, ky është një mallkim që Shqipërinë e ka ndjekur qysh prej vitit 1912. E njëjta kategori ka bërë të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur duke mos pasur ç’ti bëjë gomarit, i ra samarit, ndërkohë që Shqipëria është atdheu ynë që një qeveri e radhës, një kryeministër i radhës bën diferencën ta mbajë në kurriz për aq sa i takon.

    Muhamed Veliu: Në dijeninë time përpara nënshkrimit të marrëveshjes me homologen tuaj Meloni, ka qenë i ngritur një grup pune në Shqipëri me disa zyrtarë të qeverisë suaj, por përse RAI 3 atakon kaq dhunshëm një prej njerëzve tuaj më të rëndësishëm siç është Engjëll Agaçi?

    Edi Rama: Duhet të shtoj dhe diçka se është e rëndësishme, gazeta “La Repubblica”, e cila dy herë u bë përçuese në fillim i gënjeshtrës së parë pastaj gënjeshtrës së dytë në të dyja herët pasi u kontaktua nga zyra jonë menjëherë reagoi dhe i rektifikoi të dyja lajmet, të dyja herët se është e rëndësishme të thuhet edhe kjo. Nuk është gjithçka dhe çdo gjë kështu. Ndërsa për sa i përket arsyeve për të bërë këtë skifo duhet të pyesni ata që e kanë bërë dhe jo mua. Unë di të them që e gjitha është një çmenduri e vërtetë që nuk ka lidhje fare as me arritjen e fakteve, as me respektin në gazetari, për lirinë e informacionit për të drejtën e gjithkujt kur merret nëpër gojë, t’i jepet mundësia edhe atij të japë fjalën e vet, është një skifo.

    Muhamed Veliu: Kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë dhe kështu të marrë rrugë zbatimi i marrëveshjes me homologen Meloni?

    Edi Rama: Ky është një proces që është i gjithi në dorën e palës italiane me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e veta, Shqipëria ka ofruar disponibilitetin e një hapësire ku pala italiane e ka bërë të gjithën atë që i takon lidhur me të gjithë procesin që lidhen me këta njerëz që nuk e kapërcejnë detin nga dëshira, por nga halli dhe që meritojnë të mikpriten dhe trajtohen dhe të marrin drejtimin e duhur sipas ligjeve në fuqi të shtetit italian.

    Emri:  Capture-142.png

Shikime: 166

Madhësia:  321.3 KB

    Reagon gazetari italian pas intervistës së Ramës:

    Këtyre akuzave të Ramës u është përgjigjur drejtuesi i emisionit Report, Sigfrido Ranucci. Në një reagim në profilin e tij në Facebook ai thotë se të dielën e ardhshme do të ketë sërish vëmendje për Shqipërinë. Ranucci thotë se në këtë puntatë do të transmetohen edhe përgjigjet e Agaçit që sipas tij konfirmojnë se ka qenë avokat i narkotrafikantëve.

    “Report përgjigjet se Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e protokollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohesha shumë në emër të së vërtetës. Ne do t’i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Emisioni transmetohet çdo të diel në Rai3 në orën 20:55” – shkruan gazetari italian.

    Koha Jone

  21. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Shpërthejnë lexuesit italianë: Tani autokrati Rama kërkon të censurojë edhe RAI-n pse thotë të vërtetën?!

    Emri:  auto_telefonata1713955467.jpg

Shikime: 170

Madhësia:  52.4 KB

    Lexuesit e gazetës më të madhe dhe më të rëndësishme në Itali ‘La Repubblica’ kanë reaguar me zemërim ndaj raportimit të kësaj gazete, se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka telefonuar drejtuesit e televizionit publik italian duke u kërkuar llogari për një program investigativ.

    Për gazetën është skandaloze që kreu i një qeverie të huaj merr në telefon drejtuesit e medias italiane RAI, duke kërkuar madje edhe replikë.

    Të njëjtin mendim ndajnë edhe lexuesit e kësaj gazete.

    “Kryeministri i një vendi të huaj që merr në telefon gazetarët e RAI-t dhe që ankohet se kanë thënë të vërtetën. Dhe Meloni ka bërë marrëveshje me këtë njerëz? Po sovraniteti ynë ku ka përfunduar,” shkruan një komentues.

    “Tani është radha e kryeministrit shqiptar që të telefonojë gazetarët italianë dhe të ndërhyjë në shërbimin tonë informativ publik”, ankohet një tjetër.

    “Kjo është e bukur, tani te RAI ndërhyn edhe censura shqiptare. Po patriotët çfarë thonë”, thekson një lexues.

    Kurse një lexuese thtoë se kjo është një ndërhyrje me metoda autokratike, sidomos kur mendon se RAi paguhet me taksat e italianëve.

    “Mund ta kuptoj se është zemëruar dhe që kërkon të përgjigjet, por të telefonosh direkt një drejtor të RAI-t për t’u ankuar është një gabim i rëndë dhe tregon metoda autokratike,” shkruan komentuesja.

    Emri:  auto_koment21713955460.jpg

Shikime: 202

Madhësia:  46.6 KB

    Emri:  auto_koment11713955460.jpg

Shikime: 195

Madhësia:  55.8 KB

    Emri:  auto_koment31713955460.jpg

Shikime: 195

Madhësia:  44.5 KB

    Emri:  auto_koment41713955460.jpg

Shikime: 193

Madhësia:  61.1 KB

    Syri

  22. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    ‘La Repubblica’ fundos Ramën: Kreu i një qeverie të huaj telefonon drejtuesit e televizionit publik italian

    Emri:  auto_ramameloni1713954629.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  25.0 KB

    Nga Antonio Fraschilla, La Repubblica

    Një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj drejtorit të RAI-t, Paolo Corsini. Një telefonatë e vetme: kreu i një qeverie të huaj telefonon menaxherin e programeve të televizionit publik italian. Një bisedë e cilësuar nga kryeministri shqiptar si “e përzemërt” me drejtorin e segmentit informativ të televizionit shtetëror, për të kërkuar hapësirë ​​për një përgjigje pas episodit të Report që u transmetua të dielën e kaluar dhe që vendos në epiqendër marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

    Sepse, sipas asaj që është raportuar nga gazetari Giorgio Mottola, njeriu kyç i marrëveshjes është sekretari i Këshillit të Ministrave në Shqipëri, Engjëll Agaci, në të kaluarën avokat i disa trafikantëve shqiptarë të drogës në Itali.

    “Është shpifja më skandaloze ndaj Shqipërisë”, tha Rama. Në një koment për Shqiptarja.com, një nga portalet më të rëndësishme informative shqiptare, Rama nënvizon se “një transmetues i paguar nga taksat italiane është bërë protagonist i një episodi të turpshëm shpifjesh ndaj Shqipërisë, siç ndodhi në vitet në të cilat shqiptarët u shfaqën në mediat italiane vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, dhe Shqipëria paraqitej si djepi i krimit në Evropë”.

    Në raportin e tij, gazetari Mottola - i cili pretendon se kostot për dy qendrat tashmë janë jashtë kontrollit dhe se, krahasuar me 650 milionë euro të buxhetuara fillimisht për 5 vjet, shpenzimi i përgjithshëm mund të kalojë pragun e një miliard euro - ai rrëfen rolin e qeverisë shqiptare, familjes së kryeministrit Rama dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Agaçi, i cili deri në vitin 2013, kur mori postin e tij qeveritar, ishte pronar i një studio ligjore në Romë, sipas Ramës "u etiketua si avokati i besuar i shumë trafikantëve shqiptarë të drogës, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, ku kanë kryer dënime më të ulëta se ato të shqiptuara në Itali”.

    Kryeministri shqiptar pretendon se versioni i Agaçit nuk është marrë në konsideratë nga autorët e programit. Rama shpjegon se sekretarit të përgjithshëm të Kryesisë së Këshillit Shqiptar i janë dërguar disa pyetje nga gazetari i Report, i cili më pas “nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet e dërguara me shkrim”. Dhe ai bëri të ditur se “do të bëhet ankesë ndaj Report”.

    Por kryeministri shqiptar nuk është i kënaqur. Dhe ai vendos t'i drejtohet drejtpërdrejt Corsini-t, drejtorit të televizionit publik në qendër të stuhisë ditët e fundit mbi censurën ndaj shkrimtarit Antonio Scurati dhe ngritur tashmë në nivel polemikash, sipas disa rikonstruksioneve të pamohueshme nga La Stampa, nga një telefonatë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Rama telefonon drejtorin e Rai Insights, drejtor i zonës meloniane.

    Repubblica kishte raportuar të hënën për një kontakt mes Ramës dhe Corsinit: “Vetëm një mesazh me të cilin kërkova të diskutonim”. Më pas të martën vetë Rama konfirmoi se kishte pasur “një bisedë krejtësisht të qetë” me menaxherin e televizionit publik italian, duke i bërë të ditur arsyet e tij. Rama pret një përgjigje qoftë edhe me intervistë. Dhe ai pret përgjigje nga Corsini për këtë çështje.

    Por drejtori i Report, Sigfrido Ranucci, përgjigjet: “Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, konfirmoi atë që thamë në fakt. Në email-in e përgjigjes nga Agaçi, të cilit i kishim kërkuar disa fakte, ai konfirmoi se ishte avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se kishte kontribuar që kur ishte këshilltar ligjor i Ramës, në zbatimin e protokollit. Për më tepër, versioni që u përdor për konsulencë u dha direkt në mikrofonat tanë nga gjeneral Lisi. Gjithçka që kemi thënë është në letër dhe është nga një burim dokumentar”, përfundon Ranucci, duke njoftuar se ‘Raporti do të kthehet me historinë e emigrantëve të dielën”.

    Syri

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ATMAN (24-04-2024)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-04-2024, 17:07
  2. Vëllai i Erdoganit, Edi Rama, vizitë zyrtare në Izrael
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 11:26
  3. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-10-2015, 11:50
  4. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-05-2014, 17:27
  5. Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-09-2013, 08:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •