Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,627
    Postimet nė Bllog
    18

    Fluturon..fluturon Edi Rama? Qeveria e Rilindjes e pranon se nuk ka puse nafte nė Shpirag

    Jo mė ėndėrr vere, qeveria pranon mes rreshtave dėshtimin e kėrkimeve pėr naftė nė Shpirag

    Nė njė reagim ndaj kritikave tė opozitės nė lidhje me zbulimin e naftės nė Shpirag, Ministria e Energjetikės thotė se nafta ėshtė gjetur jo vetėm nė Shpirag por edhe nė burime tė tjera. Mes rreshtave, ajo pranoi se nė fakt ėshtė “nė kėrkim tė partnerėve” pėr ta nxjerrė naftėn, gjė qė sugjeron se Shell me tė vėrtetė nuk ėshtė mė partner. Vetė Shell nuk ka komente mbi debatin.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Edi-Rama-ne-shpirag.jpg

Shikime: 123

Madhėsia:  34.7 KB
    Kryeministri Edi Rama dhe zvkryeministrja Belinda Balluku gjatė 'inspektimit' nė Shpirag | Foto: KM

    Qeveria shqiptare duket se pranoi mes rreshtave tė njė deklarate tė publikuar nė mediat proqeveritare se kėrkimi pėr naftė nė Shpirag ka dėshtuar dhe se ajo ėshtė aktualisht nė kėrkim tė partnerėve, supozohet, tė ndryshėm nga Shell, qė tė jenė nė gjendje tė nxjerrin nga nėntoka naftėn qė Shell nuk po e nxjerr.

    Tymnaja mbi fatin e vendburimit tė Shpiragut kėsaj here u rishfaq pasi deklarata e Shell pėr investitorėt e vet mbi ecurinė e biznesit pėrgjatė tremujorit tė parė tė kėtij viti, paralajmėroi pėr humbje potenciale nė masėn 0.6 miliardė dollarė – si pasojė e fshirjeve tė humbjeve nga fusha e eksplorimit, dhe bėri tė ditur gjithashtu qė kėto fshirje i pėrkasin kryesisht aktivitetit nė Shqipėri. [link] Fshirja e humbjeve ėshtė njė proces qė kryhet pasi njė kompani nafte ka vendosur se investimet e saj pėr kėrkim kanė dėshtuar dhe se kėto humbje nuk mund tė rekuperohen nga nxjerrja e naftės. Lajmi i publikuar fillimisht nga Kapitali.al u shoqėrua me njė deklaratė tė Enno Bozdos nga opozita, i cili akuzoi qeverinė pėr deklarata tė pavėrteta tė dhėna pėrgjatė dy viteve tė fundit mbi zbulimin e pritshėm qė do tė ndryshonte ekonominė e Shqipėrisė.

    Kompania Shell Albania bėri tė ditur tė hėnėn se nuk ka komente nė lidhje me debatin e zhvilluar gjatė ditėve tė fundit nėse nė zonėn e Shpiragut nė Berat, ku kjo kompani ka investuar mbi 500 milionė euro nė puse kėrkimore pėr naftė, ka apo jo naftė. Pyetur nga BIRN, njė zėdhėnėse tha: “Pėr momentin ne nuk kemi deklarate ose pėrgjigje”.

    Ndėrkohė, Ministria e Energjetikės iu pėrgjigj kritikave tė opozitės nė njė deklaratė nė tė cilėn, mes rreshtave duket se pranon se nė fakt kėrkimet kanė dėshtuar. Sipas deklaratės, qeveria po punon aktualisht “pėr kėrkimin e partnerėve tė duhur pėr tė finalizuar procesin e shfrytėzimit tė naftės sė zbuluar qė kėrkon njė teknologji tė veēantė”. Kėrkimi pėr “partnerė tė duhur” duket se pranon edhe aludimin se Shell nuk ėshtė e interesuar pėr tė komercializuar zbulimin.

    “Koha e finalizimi i procesit tė nxjerrjes sė kėsaj sasie nafte pėr treg, kushtėzohet nga gjeologjia shumė specifike e nėntokės sė Shpiragut dhe adoptimi i njė teknologjie tė veēantė pėr shfrytėzimin e rezervės,” thuhet nė deklaratėn e ministrisė.

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e infrastrukturės Belinda Balluku krijuan njė eufori tė madhe nė publikun e gjerė fillimisht nė verėn e vitit 2022 dhe mė pas, nė verėn e vitit 2023. Sipas deklaratės sė Ramės, zbulimi do tė kishte ndikim jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr tė gjithė Evropėn. Deklarata e tij erdhi disa muaj pas nisjes sė luftės sė Rusisė kundėr Ukrainės dhe nė njė kohė kur ēmimi i naftės nė tė gjithė botėn shėnonte kulmin dhe pasiguria energjetike ishte e lartė pėr shkak tė trazirave gjeopolitike. Ndėrsa njė vit mė pas, Balluku shkoi mė tutje duke deklaruar se vendi i kishte planet gati qė me tė ardhurat e pritshme nga nafta, tė rriste pensionet si dhe tė krijonte njė fond sovran pėr tė investuar tepricat. Balluku foli jo nė mėnyrė tė qartė shuma shumė mė tė mėdha se sa 500 milionė euro nė vit qė, sipas saj, do tė duhej tė shkonin nga Shpiragu drejtpėrsėdrejti nė buxhetin e shtetit.

    “…nga momenti qė kemi nisur punėn pėr ngritjen e njė fondi sovran do tė thotė qė nuk janė tė ardhura 500 mln euro nė vit tė cilat shkojnė direkt nė buxhetin e shtetit pėr tė mbuluar nevojat por flitet pėr tė ardhurat shumė mė tė larta qė nuk mund tė menaxhohen nga buxheti i shtetit por nga fondi sovran siē ka ndodhur me naftėn nė Norvegji, Arabi Saudite, Azerbajxhan,” deklaroi Balluku nė atė rast.

    Nė deklaratėn e sė hėnės, gjithsesi Balluku nuk flet mė pėr miliarda por pėr faktin qė aktualisht ėshtė “shkencėrisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i njė depozite tė konsiderueshme prej 225 milionė barrelash rezervė nafte, si edhe njė rezervė domethėnėse gazi nė nėntokėn e Shpiragut.”

    Shqipėria zbuloi naftė pėr herė tė parė nė vitet 1920 ndėrsa burimi i fundit i shfrytėzueshėm, ai i Visokės, u zbulua nė vitin 1963. Qė nga ajo kohė, burimet e gjetura janė shfrytėzuar deri pranė shterimit ndėrsa aktualisht prodhohet naftė kryesisht nė vendburimin e Patos-Marinzės si dhe nė sasi mė tė vogla nė vendburimet pothuajse tė thara nė Kuēovė e gjetkė.

    Siē ndodh rėndom nė kėtė fushė, ka njė dallim thelbėsor mes naftės sė vlerėsuar se me gjasa gjendet nėn tokė dhe naftės qė ekspertėt e industrisė e konsiderojnė si “tė nxjerrshme”. Kėshtu, nafta qė vlerėsohet se mund tė gjendet nė nėntokėn shqiptare aktualisht vlerėsohet nė mbi 2 miliardė fuēi. Nga kėto, as 10 pėr qind nuk vlerėsohen si tė nxjerrshme.

    Pėrgjatė tre dekadave tė fundit, kompani tė ndryshme ndėrkombėtare kanė investuar qindramilionė dollarė nė Shqipėri nė kėrkim tė vendburimeve tė ndryshme tė naftės. Nė shumė raste nė nėntokė ėshtė gjetur naftė. Problemi nė tė gjitha rastet kur ėshtė gjetur ėshtė se ajo nuk mund tė nxirret me teknologjinė e njohur sot pėr sot nė nxjerrjen e naftės nė botė.

    Vendburimi mes malit tė Shpiragut nė Shqipėrinė qendrore jugore ėshtė njė nga fushat ku ėshtė kėrkuar naftė nė mėnyrė mė intensive. Fillimisht ishte kompania Oēidental Petroleum e cila shpoi pusin e parė nė fillim tė viteve 2000 dhe pasi gjeti naftė, hoqi dorė si pa leverdi. Pastaj, duke filluar nga viti 2009, disa puse tė tjera u shpuan me shpresė pėr tė vlerėsuar gjendjen e rezervuarit.

    Fakti qė Shell vendosi tė fshijė nga bilanci si humbje tė parekuperueshme investimin nė kėrkim nė kėtė zonė sugjeron se edhe nė kėtė rast, nafta nuk doli. Nėse Shell do tė kishte vendosur fillimin e fazės sė shfrytėzimit tė vendburimit, atėhere investimi i kryer do tė konsiderohej i rekuperueshėm.

    “Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturės dhe Energjisė vijojnė pa asnjė mėdyshje punėn, nė ndėrveprim me kompanitė partnere pėr tė bėrė tė finalizuar procesin e shfrytėzimit tė naftės sė zbuluar nė zonėn e Shpiragut, nė pritje tė lajmeve tė tjera tė mira nė zona tė tjera naftėmbajtėse nė vend, ku ka tė dhėna shumė inkurajuese,” thotė qeveria.

    BIRN

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,522

    Pėr: Fluturon..fluturon Edi Rama? Qeveria e Rilindjes e pranon se nuk ka puse nafte nė Shpirag

    Ai vend eshte bere per gallate,as kryeministri dhe asnje person tjeter publik nuk mbajne pergjegjesi se per ēfare thone e ēfare deklarojne. Ai vend ka aritur ne ate pike ku edhe ky skandal-mashtrimi nuk revolton me asnjeri sepse duket diēka normale.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-07-2022, 13:13
  2. Qeveria e Rilindjes nė alarm: Duan tė na vrasin Kaubojsin e Rilindjes!
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-09-2016, 01:12
  3. Garda nė alarm: "Dikush po fluturon dron mbi vilėn e Ramės nė Surrel"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2015, 03:51
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 08:05
  5. Kur fluturon shqiptari
    Nga marinI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 20:05

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •