Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Revista Monitor: Kjo qeveri e korruptuar nuk njeh as ligj, as moral e as frikë Perëndie

    As ligj, as moral, madje as frikë nga Perëndia…

    Emri:  Drejtesi.jpg

Shikime: 4213

Madhësia:  18.7 KB

    Me çfarë morali, qeveria do t’u kërkojë individëve dhe bizneseve që të paguajnë taksat e tyre, kur vetë është shpërdoruesi më i madh i tyre. Me çfarë morali do t’u kërkohet vota, që në thelb ka administrimin e fondeve të taksapaguesve për të rritur mirëqenien e këtiyre të fundit, kur sot ka një transparencë e llogaridhënie të cunguar dhe një pjesë e madhe e fondeve po rezultojnë se janë vjedhur.


    EDITORIAL MONITOR / Buxheti i shtetit shpenzoi në vitin 2023 gjithsej 674 miliardë lekë, ose rreth 6.4 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare të buxhetit, rreth 60% e kësaj shume përdoret për pagat e administratës publike, interesat e borxhit, për subvencione, si dhe për të mbuluar skemën deficitare të pensioneve.

    Pjesa e mbetur, ose rreth 267 miliardë lekë (2.5 miliardë euro) shkon për shpenzime operative mirëmbajtjeje (10.5% e totalit të shpenzimeve), buxheti lokal që përfshin të ardhurat e veta dhe transfertat buxhetore (10.2%), shpenzime kapitale (18%) dhe një pjesë më e vogël prej 2.4% e totalit shkoi për rindërtimin, proces i cili vazhdon ende, edhe pse kanë kaluar katër vjet nga tërmeti i nëntorit 2019.

    E gjithë kjo shumë, që përbën 40% të totalit të buxhetit, shpenzohet nëpërmjet procedurave të tenderimit publik, që në thelb synojnë transparencë, t’i japin shanse të njëjta gjithsecilit që do të bëjë biznes me shtetin dhe më e rëndësishmja, që mundësojnë shërbimin më të mirë me vlerën më të ulët, duke maksimizuar eficiencën e përdorimit të fondeve publike.

    Për këtë arsye, qeveria ka miratuar strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike, fillimisht për periudhën 2014-2020, e cila më pas është rishikuar disa herë.

    Strategjia tenton që të garantojë besueshmërinë e buxhetit, të rrisë elemente të transparencës fiskale, të monitorojë shpenzimet dhe prokurimet. Teorikisht, kontrolli i shpenzimeve bëhet nëpërmjet auditimit të brendshëm dhe të jashtëm (Kontrolli i Lartë i Shtetit).

    Me presionin e fortë dhe afatgjatë të institucioneve ndërkombëtare u vu theksi edhe te forcimi i procesit të përzgjedhjes dhe monitorimit të Partneriteteve Publike-Private (PPP-ve) që do të çojë në rritjen e përfitimeve nga këto projekte. Institucionet ndërkombëtare, nga ana e tyre, e kanë ndihmuar Shqipërinë që të forcojë transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave të veta.

    Banka Botërore në vitin 2014 akordoi një kredi prej 87 milionë eurosh për zhvillimin e financave publike, prej së cilës deri më sot janë përdorur vetëm 13 milionë euro, ose rreth 15%, sipas të dhënave zyrtare.

    Banka Botërore e ka vënë vazhdimisht theksin te përmirësimi i menaxhimit të projekteve të investimeve publike, duke përfshirë Partneritetin Publik-Privat dhe dhënien me koncesione. Edhe Reforma në Drejtësi kishte si synim, ndër të tjera, që të shtonte presionin për mirëmenaxhimin e financave publike, duke ulur abuzimet nga zyrtarët publikë.

    Të gjitha këto masa nuk kanë arritur të garantojnë një përdorim me eficiencë të parave publike. Raporti i SPAK për vitin 2023, i dërguar në Kuvend, nxori në pah se korrupsioni në administratën publike është mjaft i përhapur në prokurime dhe koncesione PPP.

    Skemat e publikuara nga SPAK tregonin se si shkelej barazia në tenderat publikë dhe më pas abuzimi vazhdonte jo vetëm duke krijuar skema fiktive midis funksionarëve të lartë publikë për fshehjen e akteve korruptive, por, mbi të gjitha, duke shërbyer edhe si një skemë pastrimi e produkteve të veprave penale.

    Dokumentet falsifikohen, fituesi shpesh është i paracaktuar, fondet kalojnë në formë pagesash te shoqëritë tregtare, të cilat kanë lidhje me funksionarin e lartë publik dhe personat e tjerë të përfshirë.

    Skema zgjerohet më tej, me këto fonde, që nga llogaritë e kompanive, më pas transferohen në llogari të tjera brenda dhe jashtë vendit, duke u investuar në pasuri të tundshme ose të patundshme.

    Hetimet e tjera po të SPAK treguan se si disa koncesione kishin ndjekur praktika tërësisht abuzive, duke marrë para për shërbime që nuk i kanë kryer asnjëherë.

    Si mund të ndodhë kjo në një shtet, që teorikisht i ka të ngritura të gjitha hallkat e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm, dhe madje shpenzon jo pak fonde në procedura të tilla, që do të duhej të garantonin vlerën më të mirë për paratë e shpenzuara?!

    Buxheti i shtetit mblodhi në vitin 2023 rreth 643 miliardë lekë (6.1 miliardë euro) nëpërmjet taksave nga bizneset e individët dhe diferencën që i duhej për të mbuluar shpenzimet e siguron nëpërmjet borxhit, që sërish paguhet në vite nga taksapaguesit.

    Arritja e vlerës më të mirë të parave që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive e përmirësimit të shërbimeve bazë për qytetarët. Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh.

    Me çfarë morali, qeveria do t’u kërkojë individëve dhe bizneseve që të paguajnë taksat e tyre, kur vetë është shpërdoruesi më i madh i tyre.

    Me çfarë morali do t’u kërkohet vota, që në thelb ka administrimin e fondeve të taksapaguesve për të rritur mirëqenien e këtij të fundit, kur sot ka një transparencë e llogaridhënie të cunguar dhe një pjesë e madhe e fondeve po rezultojnë se janë shpërdoruar.

    Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për mirëmenaxhimin e financave publike është element kyç për të siguruar zhvillimin e ekonomisë, rritjen e mirëqenies së qytetarëve për të promovuar barazinë në treg, duke u dhënë të gjithëve mundësi të njëjta. Por, në fakt, po ndodh e kundërta.

    Me fiktivitetin, keqmenaxhimin dhe abuzimin e vet intensiv dhe këmbëngulës, duket sikur qeveria ka objektiv dhe më afatgjatë: të përçudnojë përfundimisht sjelljen e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare dhe të rrënjosë bindjen se të keqes nuk ke çfarë t’i bësh, prandaj më mirë të dorëzohesh para saj.

    Në kushtet aktuale, kur pjesa e opozitës në politikë është e dobësuar dhe e ngërthyer jo pak me këtë keqadministrim, duket se rezistenca dhe mosdorëzimi do të ndërtohet vetëm nëse individualisht nuk do të dorëzohemi, por do të refuzojmë aty ku mundemi dhe aq sa mundemi të keqen, që duket se nuk po ka fund.


    Revista Monitor

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Revista Monitor: Kjo qeveri e korruptuar nuk njeh as ligj, as moral e as frikë Perëndie

    Rradhëve të opozitës iu shtuan edhe gazetarët e redaktorët e revistës më të mirë ekonomike të vendit, Monitor.

    Shqipëria në prag revolucioni...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Revista Monitor: Kjo qeveri e korruptuar nuk njeh as ligj, as moral e as frikë Perëndie

    Gjithe shpresen tek opozita e kemi Albo. Kjo opozite ka per ta bere edhe kesaj radhe revolucionin.

    Albo,kjo opozite eshte gati per revolucion,me liderat e rinj qe ka dhe me eksperincen revolucionare disa vjeçare qe i ka lene Lulzim Basha e ka te ardhmen e garantuar . Kane eksperienc te garantuar ne shitjen e blerjen e revolucioneve.

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,466
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Revista Monitor: Kjo qeveri e korruptuar nuk njeh as ligj, as moral e as frikë Perëndie

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Rradhëve të opozitës iu shtuan edhe gazetarët e redaktorët e revistës më të mirë ekonomike të vendit, Monitor.

    Shqipëria në prag revolucioni...
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 16-04-2024 më 03:51
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,545
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Revista Monitor: Kjo qeveri e korruptuar nuk njeh as ligj, as moral e as frikë Perëndie

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Gjithe shpresen tek opozita e kemi Albo. Kjo opozite ka per ta bere edhe kesaj radhe revolucionin.

    Albo,kjo opozite eshte gati per revolucion,me liderat e rinj qe ka dhe me eksperincen revolucionare disa vjeçare qe i ka lene Lulzim Basha e ka te ardhmen e garantuar . Kane eksperienc te garantuar ne shitjen e blerjen e revolucioneve.
    Lexoje, lexoje editorialin, se ke shumë për të mësuar prej tij. Boll grive sallatë kot duke lakuar emrat e Bashës e Berishës. Po ta kishe lexuar editorialin, do të kuptoje shumë gjëra. Ata e thonë hapur që shqiptarët duhet të ngrihen në protesta të rrëzojnë këtë qeveri të korruptuar që vjedh 40% të gjithë buxhetit të shtetit, 40% të gjithë taksave të shqiptarëve dhe 40% të gjithë kredive që kjo qeveri merr në tregun e financave në emër të shqiptarëve. Thonë edhe atë tjetrën që opozita është e dobët, dhe sot ne të gjithë duhet të bëhemi opozitë. Një ndarje me thikë e zorraxhinjve të Ramës që mbushin zorrën e tyre me korrupsion, dhe shqiptarëve në rrugët e vendit që vuajnë pasojat e keqqeverisjes së vendit çdo ditë.

    Të fundit që i bashkohen barrikadave në një revolucion janë elitat e biznesit të vendit. Kjo revistë ekonomike përfaqëson interesat e biznesit privat në vend. Dhe me këtë editorial, ata po thonë edhe atë tjetrën që është shumë e rëndësishme: Kjo qeveri e korruptuar nuk po i nxin jetën vetëm shqiptarëve të thjeshtë e të papërfaqësuar në pushtet, kjo qeveri po i nxin jetën edhe biznesit privat që po falimenton në vend.

    Dhe ajo që më gëzon mua më shumë, është fakti, se ndryshe nga ty Serafim, këta gazetarët e revistës nuk e presin ndryshimin nga udhëheqësit politikë. E presin ndryshimin nga vetja e tyre. Ne jemi opozita thonë pasi po vidhen taksat tona dhe e ardhmja e fëmijëve tanë! Dhe kjo tregon një emancipim shoqëror dhe politik që është i rrallë për një shoqëri që ka për kryeministër një piktor të dështuar që para se t'i hynte politikës jetonte me asistencë sociale në Paris. Sot jeton si pasha në një vilë jashtë Tiranës që e ndërtoi me rrogë shteti si kryeministër.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Revista Monitor: Kjo qeveri e korruptuar nuk njeh as ligj, as moral e as frikë Perëndie

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lexoje, lexoje editorialin, se ke shumë për të mësuar prej tij. Boll grive sallatë kot duke lakuar emrat e Bashës e Berishës. Po ta kishe lexuar editorialin, do të kuptoje shumë gjëra. Ata e thonë hapur që shqiptarët duhet të ngrihen në protesta të rrëzojnë këtë qeveri të korruptuar që vjedh 40% të gjithë buxhetit të shtetit, 40% të gjithë taksave të shqiptarëve dhe 40% të gjithë kredive që kjo qeveri merr në tregun e financave në emër të shqiptarëve. Thonë edhe atë tjetrën që opozita është e dobët, dhe sot ne të gjithë duhet të bëhemi opozitë. Një ndarje me thikë e zorraxhinjve të Ramës që mbushin zorrën e tyre me korrupsion, dhe shqiptarëve në rrugët e vendit që vuajnë pasojat e keqqeverisjes së vendit çdo ditë.

    Të fundit që i bashkohen barrikadave në një revolucion janë elitat e biznesit të vendit. Kjo revistë ekonomike përfaqëson interesat e biznesit privat në vend. Dhe me këtë editorial, ata po thonë edhe atë tjetrën që është shumë e rëndësishme: Kjo qeveri e korruptuar nuk po i nxin jetën vetëm shqiptarëve të thjeshtë e të papërfaqësuar në pushtet, kjo qeveri po i nxin jetën edhe biznesit privat që po falimenton në vend.

    Dhe ajo që më gëzon mua më shumë, është fakti, se ndryshe nga ty Serafim, këta gazetarët e revistës nuk e presin ndryshimin nga udhëheqësit politikë. E presin ndryshimin nga vetja e tyre. Ne jemi opozita thonë pasi po vidhen taksat tona dhe e ardhmja e fëmijëve tanë! Dhe kjo tregon një emancipim shoqëror dhe politik që është i rrallë për një shoqëri që ka për kryeministër një piktor të dështuar që para se t'i hynte politikës jetonte me asistencë sociale në Paris. Sot jeton si pasha në një vilë jashtë Tiranës që e ndërtoi me rrogë shteti si kryeministër.

    Albo
    Albo o flori qe lexon editoriale per here te pare ! Albo,po te njejtat gjera shkruanin edhe kur ishte Berisha ne qeveri dhe Rama ne opozite. Po me nje brime i bien. Keto artikuj jane per te tallur menderen me "baktine".

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1056
    Postimi i Fundit: 06-03-2012, 19:18
  2. Rrexhep Qosja: Politika shqiptare nuk njeh kufizim moral
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 27-10-2011, 20:52
  3. Islami i korruptuar dhe Krishterimi i korruptuar
    Nga bani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 14:09
  4. Te duash me dashuri Perendie.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 07:59
  5. Muzika ështe një ligj moral
    Nga Calvero në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 05:09

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •