Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Albanistan: Vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduart Ndreca, arrestohet si kultivues hashashi

    Serë me kanabis në zonën elektorale/ Arrestohet vëllai i deputetit Eduart Ndreca

    Emri:  armend-ndreca-2048x1152.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  26.6 KB

    Dy vëllezër në Lezhë, njëri deputet i Partisë Socialiste, tjetri me magazinë kanabisi në zonën elektorate të të vëllait. Ky është zbulimi që ka bërë këtë të enjte policia e Lezhës nëpërmjet një operacioni ku u arrestua vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca.

    Armand Ndreca u kap bashkë me dy persona të tjerë që kishin mbjellë kanabis në një serë në një zonë malore të Lezhës. Dy të arrestuarit e tjerë janë Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai.

    Policia gjeti rreth 3 mijë bimë narkotike të mbjella në vazo, që ngroheshin përmes 50 llampave dhe një sistemi ventilimi që furnizoheshin në mënyrë të paligjshme me energji elektrike. Të tre të arrestuarit u kapën në flagrancë nga policia. Në pamjet që shpërndau policia, duket sera me kanabis e ngritur në fshatin Kashnjet, ndërsa një nga të arrestuarit është shtrirë në tokë nga forcat speciale. Video më poshtë:



    Vëllai i deputetit të PS, Armando Ndreca është edhe punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër. Ai u ndalua nga policia mbrëmjen e së mërkurës.

    Ndërkohë mësohet se një nga personat e tjerë të arrestuar, Armel Nikdukaj, është kunati i Armand Ndrecës.

    Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se oficerët e antidrogës kanë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dy kultivuesit e kanabisit. Po kështu telefonat e tyre kanë qenë në përgjim, ku Armel Nikdukaj ka folur me kunatin e tij Armando Ndreca.

    Emri:  auto_ndrecaarmando1712835392.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  44.0 KB
    Vellai i deputetit te PS, Armand Ndreca

    Para dy vitesh, policia arrestoi vjehrrrin e Ndrecës, Ramiz Nikdukaj, pasi kishte ngritur një ‘shtëpi bari’. Djali i tij, Armel Nikdukaj u arratis në atë kohë. Në këtë rast dyshohet se vëllai i deputetit ishte pronari i drogës.

    Kultivimi i kanabisit në zonën elektorale të deputetit Eduart Ndreca

    Lajmi për arrestimin e vëllait të deputetit u mësua gjatë kohës që zhvillohej seanca parlamentare e kësaj të enjteje, megjithatë Partia Socialiste nuk ka mbajtur asnjë qëndrim deri të enjten në mesditë.

    Eduart Ndreca vjen nga një karrierë e gjatë në Partinë Socialiste, ku militon prej më shumë se një dekade.

    Fillimisht e ka nisur punën si pedagog i histori-gjeografisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Më pas ka qenë kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Lezhës (2012-2016) dhe nga (nëntori 2018 e në vazhdim) kryetar i Partisë Socialiste të Rrethit Lezhë.

    Në vitin 2016 u emërua prefekt i Lezhës nga Partia Socialiste, ku aktualisht është zgjedhur deputet. Mbetet për t’u parë nëse arrestimi i të vëllait që kultivonte drogë në zonën ku Ndreca bënte politikë do të ndikojë në karrierën e tij.

    Vitet e fundit nuk kanë munguar rastet kur njerëz me pushtet në PS janë të lidhur me trafikun e drogës. Rast flagrant ishte zbulimi i lidhjeve që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kishte me kushërinj të tij që kryenin trafik droge, ndërsa së fundmi opozita ka akuzuar vëllain e kryeministrit Rama se u përfshi në trafik kokaine me një grup kriminal që u godit nga policia në vitin 2014.

    Njoftimi i policisë

    Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

    Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

    Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

    Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.

    Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

    Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Albanistan: Vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduart Ndreca, arrestohet si kultivues hash

    VIDEO/ Brenda magazinës me drogë të vëllait të deputetit të Partisë Socialiste

    Emri:  Lezhe-vellai-i-deputetit.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  14.4 KB

    Policia shpërndau pamje nga operacioni ku u arrestua Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca. Në pamje duket vëllai i deputetit i shtrirë në tokë, ndërsa policia po i vendos prangat. Ndërkohë në magazinën ku kultivohej kanabis duken vazot e mbjella që ruheshin nga dy persona. Policia njoftoi se në shtëpitë e të arrestuarve u gjetën edhe 3 armë të ftohta dhe një maskë. Video më poshtë:



    Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

    Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

    Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

    Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.

    Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

    Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    LAPSI

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Albanistan: Vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduart Ndreca, arrestohet si kultivues hash

    “Arrestimi i paligjshëm”, gjykata e Lezhës kundër policisë, liron vëllanë e deputetit të PS

    Ndalimi i vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca nga policia, Armando Ndreca ishte i paligjshëm.

    Në këtë konkluzion ka dalë gjykata e Lezhës, e cila vendosi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, kërkese që u bë në seancë dhe nga prokuroria Irena Sufi.

    Për Armando Ndrecën nuk ka prova që është përfshi në këtë veprimtari kriminale, ndërsa për dy personat e tjerë që u gjetën në stan u vendos masa arrest në burg.

    VIDEO

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Albanistan: Vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduart Ndreca, arrestohet si kultivues hash

    Përshtatën stanin në pyll për kultivim droge, policia detaje mbi arrestimin e vëllait të deputetit të PS, si u kapën ‘mat’ trafikantët

    Policia ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e vëllait të deputetit të PS, Eduard Ndreca, Armando Ndreca.

    NJOFTIMI

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

    Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

    Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.

    Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.
    Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-12-2015, 10:03
  2. Kapet me drogë vëllai i kryebashkiakut socialist të Poliçanit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2015, 11:53
  3. Zbulohet kompania e fshehtë e ish-deputetit socialist Andis Harasanit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 10:38
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2013, 12:39
  5. vrasja e deputetit socialist fatmir xhindi
    Nga uragan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-05-2009, 02:34

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •