Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet në Bllog
    18

    Florian Marku pëson humbjen e parë si profesionist, britaniku Kris Kongo fiton me pikë

    Florian Marku pëson humbjen e parë si profesionist, britaniku Kris Kongo fiton me pikë

    Emri:  auto_marku1711917241.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  34.9 KB

    Florian Marku ka regjistruar sot humbjen e tij të parë në ringun profesionist, teksa është mundur me pikë pas 10 raundesh nga britaniku Kris Kongo në duelin për titullin IBO Interkontinetal Velter.

    Të tri gjyqtarët e ringut i dhanë fitoren britanikut, që rikthehet te fitorja (96-94, 96-93, 98-92 vendimi i gjyqtarëve).

    Një duel me 10 raunde me mjaft rivalitet zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, ku ishin të pranishëm qindra tifozë shqiptarë. Sfida ishte e vlefshme për titullin “IBO Intercontinental” në peshën “welterweight” (pesha deri 67kg).

    Një duel i ekuilibruar, ku në 10 raunde të dy boksierët dueluan fort për fitoren.

    Shtatlartësia e Kongo duket se i dha atij fitoren, duke e mbajtur shpesh larg boksierin shqiptar me kapje pas belit.

    Megjithëse Marku e nisi më mirë duelin, ai humbi disi terren, ndërkohë që u penalizua edhe nga gjyqtari, që i hoqi një pikë (raundi i tetë).

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Florian Marku pëson humbjen e parë si profesionist, britaniku Kris Kongo fiton me pikë

    Florian Marku reagon pas humbjes së parë: Nuk justifikohem, do rikthehem më i fortë se kurrë

    Emri:  fr.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  29.8 KB

    Florian Marku u mposht pas 13 fitoresh në boksin profesionist. Britaniku Chris Kongo mundi boksierin shqiptar mbrëmë, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Pas sfidës, reagoi Marku, me një postim në rrjetet sociale.

    “Faleminderit Zotit per gjithcka si ne fitore por edhe ne humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrieren time. E kisha harruar kete ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë” – Shkruan Marku.

    Emri:  Screenshot 2024-04-01 at 6.13.53 PM.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  38.0 KB

    Balkanweb

Tema të Ngjashme

  1. Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-09-2023, 17:48
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2022, 07:50
  3. Boks: Florian Marku mbron titullin IBF me nokaut ndaj Jenkins
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 23:15
  4. Peja fiton çmimin e parë si Destinacion turistik botëror
    Nga Doni-88 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2013, 17:36
  5. Abuzime seksuale te paqeruajtesve te OKB-se ne Kongo
    Nga kolombi në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 19:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •