Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,585
    Postimet në Bllog
    18

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Rama reagon për arrestimet e ish-drejtorëve të bashkisë: Bashkohem fjalë e presje me deklaratën e Veliajt

    Emri:  rama-1.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  34.3 KB

    Kryeministri Edi Rama ka mbështetur reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me arrestimet e disa ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të bashkisë Tiranë.

    Reagimi i plotë:

    S’mund të jem më shumë dakord me sa u tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj qytetarëve të Tiranës, në mesazhin e drejtëpërdrejtë lidhur me ndalimin nga SPAK-u të disa ish-drejtorëve e drejtorëve të bashkisë!

    Mendësia e vjetër komuniste, fatkeqësisht ende shumë e pranishme në mënyrën e të parit të tjetrit si armiku që duhet shkatërruar (falë trashëgimisë së hidhur në një segment të tërë të politikës e të medias shqiptare të një komunisti fanatik, të konvertuar në liderin trushpëlarës të krejt atij segmenti që nga dita e parë e pluralizmit deri sot) nakatosur me thashetheme kafenesh, mllefe interesaxhinjsh dhe interesa gjobaxhinjsh, nëpër ekrane e portale që u ngjajnë tabelave të fletë-rrufeve të komunizmit, prodhon përditë baltë e helm me çështjet e drejtësisë! Po kësaj s’kemi ç’i bëjmë për sa kohë shpifjet e politikanëve dhe denigrimet e killerave mediatikë, janë bërë pjesë e jetës sonë publike të kthyer në një xhungël ku s’e merr vesh i pari të dytin, ku nuk debatohet me argumenta po vetëm propagandohet me akuza e bërtitet për të mos lënë tjetrin të flasë, ku liria e shprehjes është bërë liri e shpifjes, ku shpifësit përveçse me votë nuk ndëshkohen as me ligj e as me zakon, po vetëm zaptojnë me pafytyrësi që edhe në Kanunin e vjetër të shqiptarëve, edhe në çdo libër edukate të qytetërimit demokratik, konsiderohet shkelje e pafalshme.

    Por ky i sotmi është përsëri rasti për të thënë me zë të lartë, se mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik; qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit në çdo nivel, nuk është strukje, as frikë, po shprehje shembullore e vijës së kuqe mes nesh, partisë që qeveris e udhëheq Reformën në Drejtësi dhe Drejtësisë së Re që ka të gjithë mbështetjen tonë; goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoftë në radhët e ekzekutivit, në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin dhe ka tradhëtuar misionin tonë në shërbim të këtij vendi e të këtij populli, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë të paçmuar në një luftë kundër korrupsionit, të cilën deri dje nuk e bënim dot sa e si duhej, pikërisht sepse mungonte krahu i drejtësisë së pavarur!

    Kështu që edhe kjo çështja më e fundit e disa ish-zyrtarëve e zyrtarëve të bashkisë Tiranë, edhe qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur dhe as nuk kemi asnjë lidhje me dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale, ku lloj-lloj pjellash të mendësisë së errët inkuizicionale, na bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u!
    Ne jemi në këtë detyrë për të bërë Shqipërinë Europiane 2030 me reforma të vërteta, përpjekje të mëdha, vendosmëri absolute dhe me të gjitha forcat e ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit, ku punët janë të ndara e ku lavdi Zotit, popullit që e mbështeti fuqimisht hapjen e rrugës së Reformës në Drejtësi dhe Partisë Socialiste, e cila i hyri detit në këmbë për ta hapur këtë rrugë, tanimë s’jemi më vendi ku për 100 e kusur vite nuk u hetua e gjykua kurrë nga një drejtësi e pavarur, as edhe një person me pushtet politik a lidhje me të!

    Prandaj qentë le të lehin, Shqipëria do të shkojë përpara, me qeverinë e Partisë Socialiste që do të ecë vetëm përpara, me Drejtësinë e Re që duhet të vazhdojë vetëm përpara, pa i lënë kusur askujt që përdor flamujt e partive, majtas e djathtas, lart apo poshtë, për të nxjerrë përfitime të paligjshme për veten a të afërmit e vet, duke punuar për shtetin me një xhep të dukshëm për të ardhurat nga puna dhe me një xhep të fshehtë për paratë e marra me korrupsion


    Koha Jone

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,585
    Postimet në Bllog
    18

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Berisha: Ato që di Veliaj e bëjnë Ramën të paloset brenda gjysmë ore

    Emri:  0fb1d911-b125-4ac8-9dc6-9ce36a266871.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  40.4 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij të përnatshme nga ballkoni i banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie bëri akuza të shumta në adrisë të kryeministrit edi Rama.

    “Lidhjet e krimit janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut dhe ju e patë dje se si brenda gjysëm ore, njeriu që u kap në flagrancë me modelin e vjedhjeve 100% të parave publike, e palosi, e shakulloi, atë që quhet kryetar i organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, Edi Ramën.

    Edi Rama reagoi dhe ju përgjigj kërcënimeve të njeriut përgjegjës për zhdukjen e 100% të fondeve të inceneratorit të Tiranës. 130 milionë euro dhe që nuk ka as nam as nishan të atij inceneratori, u detyrua të përulet, vetëposhtërohet, të ngrejë çarçafin e bardhë, të kapitullojë dhe ti thotë se unë aprovoj çdo fjalë dhe presje të asaj që the” – tha Berisha.

    “Ajo që Erion Veliaj i tha në mënyrë ultimative, ti je kryeministri që ke patur bashkëpunëtor Arben Ahmetajn, i cili u tha shqiptarëve se tek inceneratori i Tiranës kanë ndodhur llaftarira, gjëra të llahtarshme.

    Ishte pikërisht ky kod, kodi i llahtarisesh që bëri që të kapërdijë çdo fjalë, të lëpijë çdo presje të Erion Veliajt. Sepse miqtë e mi, 130 mln euro të zhdukura janë euro të dorëzuara nga Rama te Veliaj dhe Erioni e di se në cilën bankë kanë përfunduar, Erioni e di se në cilat llogari janë vendosur.

    E vërteta është se po të flasim për llaftarira të Edi Ramës, Erioni di dy herë më shumë se Arben Ahmetaj. Erioni e di se këto kulla që shifni në Tiranë, monumente të korrupsionit dhe drogës, në secilën prej tyre Edi Rama ka më së paku 30%.

    Erioni e di se njeriu që jep leje dhe firmos si për ndërtesën 2 katëshe edhe atë 65 katëshe, kudo ka 30 përqindëshin e tij të cilat marrë së bashku janë shumëfishi i djegësit të Tiranës.

    Erioni e di se si Edi Rama ka ndërtuar kullën tek stadiumi kullën Kristaq Rama, hotelin. E din se në territorin e bashkisë, Edi Rama ka përvetësuar për vëllanë e tij 37 mijë metër katrorë tokë, publike dhe të pronarëve.

    Din pra ato që din Erioni e bën Edvinin të paloset brenda gjysëm ore, të kapërdijë çdo fjalë të Erionit, të lëpijë çdo presje të tij. Çfarë presim më miqtë e mi? Zemërim, zemërim, zemërim. Revoltë, revoltë, dhe vetëm revoltë” – tha Berisha.

    ©LAPSI.al

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,585
    Postimet në Bllog
    18

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    VIDEO/ Skema ‘5D’, nuk kemi parë gjë akoma nga Bashkia e Tiranës



    Nga Julian Hoxhaj

    Afera 5D tronditi opinionin publik, se qe një forme unike korrupsioni qe për here te pare zhduku dhe te famshin 20 përqindësh: ata i morën te gjitha për vete, nuk lanë asnjë qindarke rrugës. Po këtë intership korrupsioni ne bashkine e Tiranes duket se e kane bere te gjithë nga drejtorët e deri te specialistet e thjeshte.

    Teksa ka mbrojtur drejtorët e tij të arrestuar tashmë për aferën ‘5D’, Erion Veliaj ka tentuar të relativizojë aferën, duke u shprehur se janë vetëm dy tre persona, nga mbi 11 mijë punonjës të bashkisë së Tiranës dhe mbi 1 mijë tendera në vit që kryen ky institucion.

    Por plug, ka hulumtuar duke zbuluar se korrupsioni është kapilar në bashki, pasi skema të ngjashme si drejtorët e ‘5D’, kanë krijuar edhe drejtues të tjerë të këtij institucioni drejtuar nga Erion Veliaj.

    Këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak kanë bërë kërkesë për mbledhje urgjentë të Këshillit Bashkiak dhe kërkesë për auditim financiar në lidhje me përdorimin e buxhetit nga Erion Veliaj.

    Veliaj ka tentuar të largojë edhe përgjegjësitë nga vetja për këtë aferë. Por emisioni ‘Plug’, edhe këtë të mërkurë, do të risjellë fakte të reja, se Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Eglantina Zere, nuk janë vetëm…

    Faktet që do ju prezantojmë në këtë emision, tregojnë se në bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj dhe institucionet në vartësi, kultura e korrupsionit është përhapur në mënyrë kapilare në bashkinë më të madhe të vendit.

    Kompani të familjarëve apo personave të lidhur me disa drejtorë të tjerë të bashkisë së Tiranës, rezultojnë gjithashtu se kanë përfituar miliona euro tendera nga institucioni që sot drejtohet nga Erion Veliaj.

    Për para se t`ju prezantojmë faktet e reja, po risjellim shkurtimisht faktet e publikuara në emisionin e datës 3 prill. Plug’ tregoi se si jo vetëm Redi Molla dhe Mariglen Qato, por zbardhi fijet e aferës që të çojnë te Elvin Tivari dhe Durim Mustafa, dy ish-vartës të Redi Mollës në ujësjellësin e Tiranës.

    Plug tregoi se si Durim Mustafa, pasi i shërbeu REdi Mollës dhe Mariglen Qatos si anëtar i komisionit të ofertave në bashkinë e Tiranës, në vitin 2021, bleu një kompani, e cila nisi të bënte biznes me hotel La Brisa në bashkëpronësi të Elvin Tivarit dhe Fatos Malajt, vëllait të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.

    Kompania ABG Ndërtim e Durim Mustafës, mori dhe dy tendera të majm nga ujësjellësi i Dibrës pikërisht për bashkinë e Matit dhe nga OST e Burrelit, vlera e të cilëve shkon në mbi 5 milionë euro…

    Në programin e datës 3 prill, zbuluam gjithashtu se fijet e aferës të çonin deri në kabinetin qeveritar, ku Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, i dha statusin special hotelit të REdi Mollës dhe Elvin Tivarit në Durrës, ku aksioner është dhe Gazmend Haxhia. Ky i fundit dyshohet se është një biznesmen i afërt me Mirela Kumbaron, pasi ajo në vitin 2022 e ka emëruar si pjesë të një bordi këshillimor për turizmin.

    Gazmend Haxhia rezulton gjithashtu i përfshirë edhe në aferën e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, ku 149 mijë euro për programin EUSAIR që drejtohej nga Ilir Beqaj, ndërsa më pas pagoi 44 mijë euro restorantin Gzona, në pronësi të bashkëshortes së Ilir Beqajt.

    Nga investigimi i ‘Plug’, rezulton se disa kompani të tjera, kanë përfituar miliona euro tendera nga bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj. Skema edhe në këtë rast është e njëjtë si në rastin e ‘5D’, ku vëllai, motra, apo kushëriri janë drejtorë në bashki, ndërsa familjarët e tyre krijojnë kompani e marrin tendera nga Erion Veliaj.

    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,585
    Postimet në Bllog
    18

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    “Dosja 5D”/ Alimehmeti: Kërkuam mbledhje urgjente dhe audit të jashtëm, por…

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-04-22-at-19.17.11.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  42.3 KB

    Është rrëzuar kërkesat e opozitës për mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas akuzave ndaj disa ish-drejtorëve për dosjen “5D”.

    Ilir Alimehmeti, kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, tha se kjo është fshehje pas gishtit, ndërkohë që kemi drejtorë të arrestuar për grabitjen e fondeve publike

    Alimehmeti tha se 21 anëtarë të opozitës kanë dorëzuar që në mëngjes kërkesën për një mbledhje urgjente në lidhje me kryebashkiakun për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit.

    Por edhe kjo kërkesë nuk është pranuar ditën e sotme, vendim ky që sipas Alimehmetit tregon frikë që kanë në bashki për transparencë.

    VIDEO

    Alimehmeti: Këshilli Bashkiak i Tiranës, vazhdon të mbajë me veprime ose jo një pozicion të paqartë përballë këtyre që po ndodhin.

    Të vetmit ata që nuk duan të merren me këtë punë janë anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës.

    I bëmë ftesë dhe me shkresë me dt.5 prill, për t’u bashkuar dhe për të kërkuar një mbledhje urgjente.

    Jo vetëm që nuk iu bashkuan mendimin, por gjejnë dhe situata që ju nuk kishit firma mjaftueshëm,.

    Ne sot paraqitëm një kërkesë me 21 firma, të gjithë të opozitës dhe menjëherë nisën artificat, jo kjo do të diskutohet në një mbledhje tjetër.

    Nëse ata duan t’i lajnë duart dhe të fshihen pas gishtit për të mos bërë detyrën e tyre janë fajtorë më veprim ose mos veprim, në këtë rast janë fajtorë me mos veprim.

    Është kërkuar ditën e sotme që në mëngjes për mbledhje urgjente dhe audit i jashtëm për financat, të gjejnë ata nëse ka vjedhje kjo bashki, e nëse nuk ka do të jemi të gjithë të lumtur.

    Fakti që ata gjejnë artifica, tregojnë se ata kanë frikë.

    Balkanweb

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,585
    Postimet në Bllog
    18

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    SPAK u komunikon akuzat drejtorëve të 5D, amniston kryebashkiakun Veliaj

    Emri:  auto_veliajspak1713872392.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  34.3 KB

    Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat disa prej ish-zyrtarëve të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”. Burime të besueshme konfirmojnë se Mariglen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës iu është komunikuar akuza për veprat penale korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

    Kjo për shkak të respektimit të afateve për mos parashkrimin veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë për shkak të afateve kohore kur dyshohet të jetë kryer.

    Ndërkohë, SYRI TV mëson se vijojnë hetimet intensive në disa drejtime, pasi me komunikimin e akuzave për të paktëm 3 ish zyrtar, nuk ka përfunduar ende faza hetimore për mbledhjen e fakteve dhe provave nga SPAK.

    Kjo e fundit firmosi disa javë më parë 3 masa sigurie arresti në burg për, Redi Mollën, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushën, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qaton, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë.

    6 masa të tjera sigurie që u miratuan gjithashtu nga gjykata ishin detyrim parqitje, ku bëjnë pjesë ish-anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave, drejtues sektorësh e drejtorish në Bashkinë e Tiranës apo përfaqësues të kompanisë “5D konstruksion”.

    Përmes kësaj kompanie që u provua nga SPAK se de fakto është në posedim të Redi Mollës e Mariglen Qatos, u fituan dhjetra prokurime publike.

    Ndaj zyrtarëve vendor, janë duke u kryer edhe veprime hetimore që kanë të bëjnë me pasuritë e tyre dhe burimin e krijimit nëse është i ligjshëm ose jo.

    Nga dosja “5D”, u amnistua kryebashkiaku i Tirans Erion Veliaj, përtej akuzave dhe pretendimeve nga aktorë të ndryshëm përfshirë edhe në kallëzimin e bërë nga Belind Këlliçi, mbi bazën e të cilit nisi hetimi. Ndërsa në arsyetimin e gjykatës pa iu përmendur emri, evidentohet roli i tij si titullar i autoritetit kontraktor Bashkia Tiranë në të paktën 3 procedura prokurimi.

    Syri

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,585
    Postimet në Bllog
    18

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Dosja 5D/ Berisha: Pavarësisht vjedhjeve, nuk konfiskohet asnjë qindarkë dhe asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme

    “Pavarësisht vjedhjeve, nuk konfiskohet asnjë qindarkë dhe asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme”, tha lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar.

    Ai u shpreh se , nuk kërkohet që të kthehet e gjithë shuma e vjedhur qytetarëve, sepse atë e ndajnë me Dumanë, me Zamanë dhe Erion Veliajn.

    “Ky është krim i shëmtuar”, tha Berisha.

    Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

    Shkojmë pak më përtej miqtë e mi.

    Konstatohet se dhjetëra kontrata ishin fiktive.

    Konstatohet se me këto dhjetëra kontrata, Erion Veliaj, Redi Molla, Tivari e me radhë, vodhën 38 milionë euro.

    Por a e dini ju o miq se nuk konfiskohet asnjë qindarkë, asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme, nuk kërkohet që të kthehet e gjithë shuma e vjedhur qytetarëve.

    Sepse atë e ndajnë me Dumanë, me Zamanë dhe Erion Veliajn.

    Ky është krim i shëmtuar.

    Vetëm ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi.

    O sot o kurrë, t’u tregojmë vendin.

    Miqtë e mi, ka një kod, ka një pasuord, ka një username. Të gjitha këto u vodhën nga hajdutët, u grabitën, u plaçkitën nga hajdutët e 5D, për të vjedhur siç donin paratë publike.

    Këta meritojnë dënimet më të rënda.

    Asnjë akuzë e përfillshme për ta nuk ekziston.

    Sepse Erion Veliaj ka vjedhur kompjuterin e MJAFT-it kur vodhi financat e tij, është ai autori që i nxiti të vjedhin pasuordin dhe username-n.

    Vetëm zemërimi juaj është zgjidhja, është verdikti, është fitorja.

    VIDEO

    Syri

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,585
    Postimet në Bllog
    18

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Brenda aferës së inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: Banda e 5 drejtorëve, edhe te 60 mln eurot e dherave!

    Nga Belind Këlliçi.

    Siç u kemi shpjeguar me fakte të bëra publike prej kohësh tashmë, brenda mega aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës, ka një tjetër aferë sa korruptive, po aq dhe kriminale. Bëhet fjalë për aferën e dherave.


    Një faturë e cila deri më sot kalon shifrën e 60 milionë eurove. Para të cilat kanë dalë nga xhepat e shqiptarëve.

    Besoj e mbani mend marrëveshjen e firmosur më datë 15 tetor 2018, midis Taulant Tushës, Ermal Kapllanajt, Evisjon Salkut dhe inceneratorit të Tiranës.

    Nëpërmjet kësaj marrëveshje, pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, përmes drejtorëve të bandës kriminale 5D, vuri në shërbim të biznesit të tij, të gjithë strukturën shtetërore.

    Kjo datë shënon dhe pikënisjen e kësaj afere.

    Sot po bëjmë publik një e-mail të punonjëses Julia Muça, financiere e inceneratorëve. Ky e-mail i dërgohet Klodian Zotos dhe Stela Gugalles. E-maili mban datën 6 qershor, 2020.

    Ky e-mail flet për marrëdhëniet financiare me kompaninë Alesio sh.p.k., që siç dihet nga të gjithë, kjo kompani tashmë është e sekuestruar nga shteti me vendim të formës së prerë, për pastrim parash.

    Pra pasi u firmos marrëveshja mes inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve të bandës 5D, vetëm 4 ditë më pas Alesio sh.p.k., firmos marrëveshjen me inceneratorin e Tiranës për depozitimin e dherave dhe inerteve, për gropat e kullave më të rëndësishme të Tiranës.

    Sipas këtij e-maili, kjo shoqëri kishte 2 milionë euro detyrime për të paguar nga të cilat, pas komunikimeve verbale, i zbriten 400 mijë euro detyrime për ETC-në, i zbriten 58 mijë euro për një apartament, të cilin SPAK as nuk e sheh dhe as merr mundin ta kërkojë (njëlloj si në rastin e 6 apartamenteve me Llanaj sh.p.k.), i zbriten 32 mijë euro për një eskavator të cilin le ta gjejë SPAK se kujt i përket, e në fund kompanisë i mbeten dhe 370 mijë euro për të paguar, të cilat sipas e-mailit, 145 mijë euro janë marrëdhënie kleringu me palë të tjera (pra ndonjë apartament tjetër në ndonjë kullë të Tiranës) dhe klering 190 mijë euro më një kompani shumë të preferuar nga Alesio sh.p.k., kompaninë Fortis sh.p.k.



    Vetëm një kompani ka paguar për 1 vit e gjysëm shifrën e 2 milionë eurove për depozitimin e dherave, e gjitha kjo pas presionit kriminal që pronari faktik i inceneratorit të Tiranës ushtroi mbi biznesin e ndërtimit. Dhe sigurisht kur i përzgjedh shokët, i përzgjedh njëlloj si veten.

    I bëj thirrje SPAK, se Shqipëria nuk ka nevojë për drejtësi me regji. Shqipëria ka nevojë që ju të ngriheni në lartësinë e detyrës tuaj, të shkëputeni një herë e mirë nga ky grup i strukturuar kriminal dhe të sekuestroni paratë e vjedhura nga kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

    Vetëm në 2 komunikime të miat, ju kam zbuluar mbi 2 milionë euro asete, për të cilat SPAK refuzon të veprojë. Në kallëzimin tim të dosjes 5D, ju kam treguar asetet e kësaj bande, e ju sërish refuzoni të veproni.

    Për të gjitha këto arsye, e për të mos harruar kurrë as vdekjen e Ardit Gjoklajt dhe as shembjen brutale të Teatrit Kombëtar, ftoj qytetarët e Tiranës, të mblidhemi në protestën e rradhës, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë, ditën e premte, datë 26 prill, ora 11:00, për ta çliruar Tiranën nga një bandit si Erion Veliaj.

    O sot, o kurrë!

    Emri:  auto_Screenshot_471713961410.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  51.4 KB

    Emri:  auto_Screenshot_481713961412.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  59.1 KB

    Emri:  auto_Screenshot_491713961414.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  69.0 KB


    Syri

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,585
    Postimet në Bllog
    18

    Për: 5D Konstruksion: Arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tiranë për vjedhje me tendera e biznes ndër

    Skemat/ Si vidhnin drejtorët hajdutë të organizatës së Erion Veliajt

    Emri:  auto_-640-0-1711745318xerion-veliaj-5691714407341.jpg

Shikime: 1

Madhësia:  41.1 KB

    Nga CNA.al

    Dosja famoze ‘5D’ ishte një nga skemat që tashmë e ka hetuar SPAK-u dhe ka arrestuar disa nga drejtorët kryesorë të Erion Veliajt. Nëntë prej tyre janë nën akuzë, në hetim.

    Mariglen Qato dhe Redi Molla u arrestuan, ndërkohë më parë ishte arrestuar edhe Taulant Tusha, në lidhje me një kompani të vendosur në emrin e vjehrrit të vëllait të njërit prej drejtorëve të Erion Veliajt, dhe u verifikua nga SPAK-u, dhe u gjet skema se si kjo kompani fitonte tenderë, dhe në krye të saj në fakt ishin drejtorët e Erion Veliajt.

    Ekspertët e opozitës, sipas burimeve zyrtare që ka siguruar CNA, kanë verifikuar dhe kanë gjetur materiale dhe dokumente, dhe po investigojnë të dhëna mbi disa skema të tjera të përdorura përtej dosjes ‘5D’.

    Pra, përtej faktit se, drejtorët bënin kompani fiktive, fitojnë tenderë dhe bëjnë disa punime. Skema është më e gjerë, ka kompani të tjera të përfshira, dhe vjedhja nuk është vetëm me faktin që kompania ‘5D’ fiton një tender, kryen punimet, dhe paratë i fitojnë drejtorët. Jo, është më e gjerë sesa kaq.

    Emri:  auto_-640-0-1714402341xbashkia-1231714407342.jpg

Shikime: 1

Madhësia:  49.1 KB

    Skemat

    Një nga skemat është fakti që disa kompani private, ndërtues kryesisht, thirreshin më përpara nga drejtorët e Veliajt, për të përfituar një tender. Dhe i thuhej se ai do të ishte përfituesi i atij tenderi, por punimet nuk do t’i bënte ai, por do të merrte vetëm lekët që të paguante taksat, dhe shumën tjetër, 80% të lekëve, do t’ua jepte drejtorëve, të cilët do të kryenin këto punime.

    Dikush pyet pse duhej ta bënin këtë disa ndërtues? Shumë prej tyre e kanë bërë për të marrë një punë tjetër në bashki. Pra, një ndërtues që merrte dy apo tri punë, një e merrte për llogari të drejtorëve të bashkisë, duke marrë vetëm paratë për të paguar taksat.

    Në këtë rast janë kryer disa verifikime, dhe ka disa dëshmitarë, dhe disa biznesmenë, të cilët e pranojnë se ka funksionuar kjo. Dhe gjithashtu pretendohet se punimet, kryheshin nga punonjësit e bashkisë.

    Bashkia bënte tenderin, tenderin e fitonte një kompani e paracaktuar, e cila në fakt nuk bënte asnjë punim, por shkonin mjetet, infrastruktura, punonjësit që ka Bashkia e Tiranës, kryenin punimet, kryenin gërmimet dhe deri tek asfaltimet dhe vijëzimet, dhe më pas rruga dorëzohej.

    Por në fakt nuk ndërtohej nga firma fituese. Por rruga ndërtohej nga punonjësit e Bashkisë Tiranë, dhe në aferën që po hetohet nga ekspertët e opozitës, që dyshohet se është më e gjerë sesa dosja ‘5D’, ka disa të dhëna se edhe vetë kompania ‘5D’ e drejtorëve të bashkisë nuk kryente punime në disa prej investimeve, por ato punime janë kryer nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

    Emri:  auto_-640-0-1714402417xxhon-belushi-1071714407341.jpg

Shikime: 1

Madhësia:  30.2 KB

    Ndaj dhe në disa raste, një nga personat e akuzuar si bashkëpunëtor në këtë skemë është Herion Rrapaj, drejtori i Drejtorisë së Ndriçimit dhe Rrugëve në Bashkinë e Tiranës.Rasti flagrant është ai i vitit të kaluar, kur në rrugën ‘Xhon Belushi’, u kapën punonjësit e bashkisë duke asfaltuar një rrugë, ndërkohë që tenderi zhvillohej disa javë më pas.

    Të tilla raste ka me dhjetëra që kanë ndodhur në Tiranë. Pra skema nuk është thjesht dhe vetëm një kompani si ‘5D’ e vendosur në emër të familjarëve për të fituar disa tenderë drejtorët. Ka edhe skema të tjera. Fiton ‘5D’, por punimet i bën bashkia dhe fitimi është kolosal. Fiton një kompani tjetër, dhe i merr punimet ‘5D’-ja, gjoja sikur do t’i kryejë ajo, por në fakt i kryejnë punonjësit e bashkisë, dhe ndërmarrjet brenda saj.

    Më flagrante akoma, e fiton një kompani private, dhe punimet i bëjnë punonjësit e bashkisë. Dhe e katërta, i bëjnë punonjësit e bashkisë punimet në një rrugë për zgjedhje, për fushatë apo për interesa të caktuara, dhe më pas zhvillohet tenderi, të cilin e fiton një subjekt ‘X’ dhe me fitimin e tenderit, në fakt investimi është kryer më parë, paratë kaloheshin te drejtorët.

    Herion Rrapaj është një nga personat kryesorë të dyshuar për përfshirje këtë skemë, me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, pra jo vetëm me skemën e ‘5D’-së, pasi ai ka vënë në dispozicion fabrikën e asfaltimit që ndodhet në Krrabë, dhe është në varësi të Drejtorisë së Rrugëve dhe Ndriçimit në Bashkinë e Tiranës.

    Emri:  auto_-640-0-1714402653xherion-rrapaj-9981714407341.jpg

Shikime: 1

Madhësia:  46.7 KB

    Pra, skema është më e gjerë, ka subjekte që janë përfshirë, kanë marrë tenderë, por punët i kanë bërë punonjësit e bashkisë, thjesht dhe vetëm kanë paguar taksat. Ka investime të kryera me punonjësit e bashkisë dhe tenderët janë bërë më vonë, ka tenderë të fituar, të nënkontraktuar me detyrim, e kështu me radhë.

    Dhe rrjetat e merimangës së tenderëve dhe prokurimeve në Bashkinë e Tiranës, ashtu siç thotë Erion Veliaj, janë me mijëra, dhe janë rreth 1000 procedura, disa dhjetëra apo qindra prej tyre kanë qenë krejtësisht fiktive, pasi punimet janë kryer nga punonjësit.

    Këto fakte të denoncuara publikisht, edhe nga opozita, të denoncuara edhe nga CNA, të dala edhe në dosjen hetimore të SPAK-ut, duket se po zgjerojnë hetimin e ‘5D’, e cila nuk është thjesht dhe vetëm një kompani e vendosur në emër të familjarëve për të fituar tenderë, por afera është shumë më e gjerë me një skemë edhe më të madhe ku janë përfshirë drejtorët e Erion Veliajt.

    CNA

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Fier, arrestohen dy italianë për vjedhje me dhunë
    Nga Meriamun në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-02-2012, 18:57
  2. Master ne Inxhinieri Ndertimi ne Tirane?
    Nga PcCrack3r në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-08-2011, 04:57
  3. Korrupsioni, pranga 3 zyrtareve te bashkise Tirane
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-03-2011, 14:13
  4. Sa fitohet me nje biznes butiku ne Tirane
    Nga johnny2000 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2010, 05:18
  5. Fier, arrestohen 4 persona për vjedhje nafte
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-05-2007, 11:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •