Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Shqipëria humb miqësoren me Kilin, pëson 3 gola

    Kombëtarja u mund 3 – 0 nga Kili para mijëra tifozëve të cilët e përkrahën të premten në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas.

    Miqësorja e parë përgatitore para finaleve të Euro 2024 solli humbjen e parë pas 1 viti për Shqipërinë.

    Sylvinho i besoi nga minuta e parë më së shumti lojtarëve të cilët kanë qenë titullarë në kualifikueset e Europianit.

    Ndryshimet ishin për shkak të mungesave për shkak dëmtimesh, dhe Manajn i cili grumbullohej për herë të parë pas 2 vitesh.

    Futbollistët e Kilit qarkulluan më shumë topin në minutat e para, por rastin e parë të rrezikshëm e patën kuqezinjtë.

    Rei Manaj nuk arriti të shfrytëzojë këtë mundësi të artë pas gabimit të mbrojtjes kundërshtare. Goli i Kilit erdhi në minutën e 19’ me autor Edoardo Vargas, por që u kundërshtua nga lojtarët shqiptarë që pretenduan për një top të prekur me dorë.

    Arbitri italian Luca Pairetto nuk ishte i të njëjtit mendim. Shqipëria krijoi sërish aksione, por kuqezinjtë u shfaqën të pasaktë para portës.

    Me fillimin e pjesës së dytë, kilianët ushtruan presion me Thomas Strakoshën që bllokoi goditjen nga larg të Nunez.

    Sylvinho bëri disa zëvendësime, mes tyre debutuesi Arbër Hoxha dhe Armando Broja. Mundësinë më të mirë e pati Broja në të 76’, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga Isla.

    Megjithatë Shqipëria u ndëshkua në të 83’ me Bolados, i cili sapo kishte hyrë në fushë.

    Goditja finale erdhi në kohën shtesë me golin e realizuar nga Davila.

    Kombëtarja të hënën do të luajë ndaj Suedisë në Stokhom një tjetër miqësore që do ta ndiqni sërish në Tv Klan.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shqipëria humb miqësoren me Kilin, pëson 3 gola

    Emri:  bfhgh.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  24.0 KB

    Klan Logo
    Sport
    Shqipëria humb miqësoren me Kilin, pëson 3 gola
    5 min lexim
    -
    Publikuar 22:44, 22 Mars 2024
    Shqipëria humb miqësoren me Kilin, pëson 3 gola
    Kombëtarja u mund 3 – 0 nga Kili para mijëra tifozëve të cilët e përkrahën të premten në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas.

    Miqësorja e parë përgatitore para finaleve të Euro 2024 solli humbjen e parë pas 1 viti për Shqipërinë.

    Sylvinho i besoi nga minuta e parë më së shumti lojtarëve të cilët kanë qenë titullarë në kualifikueset e Europianit.

    Ndryshimet ishin për shkak të mungesave për shkak dëmtimesh, dhe Manajn i cili grumbullohej për herë të parë pas 2 vitesh.

    Futbollistët e Kilit qarkulluan më shumë topin në minutat e para, por rastin e parë të rrezikshëm e patën kuqezinjtë.

    Rei Manaj nuk arriti të shfrytëzojë këtë mundësi të artë pas gabimit të mbrojtjes kundërshtare. Goli i Kilit erdhi në minutën e 19’ me autor Edoardo Vargas, por që u kundërshtua nga lojtarët shqiptarë që pretenduan për një top të prekur me dorë.

    Arbitri italian Luca Pairetto nuk ishte i të njëjtit mendim. Shqipëria krijoi sërish aksione, por kuqezinjtë u shfaqën të pasaktë para portës.

    Me fillimin e pjesës së dytë, kilianët ushtruan presion me Thomas Strakoshën që bllokoi goditjen nga larg të Nunez.

    Sylvinho bëri disa zëvendësime, mes tyre debutuesi Arbër Hoxha dhe Armando Broja. Mundësinë më të mirë e pati Broja në të 76’, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga Isla.

    Megjithatë Shqipëria u ndëshkua në të 83’ me Bolados, i cili sapo kishte hyrë në fushë.

    Goditja finale erdhi në kohën shtesë me golin e realizuar nga Davila.

    Kombëtarja të hënën do të luajë ndaj Suedisë në Stokhom një tjetër miqësore që do ta ndiqni sërish në Tv Klan.


    Minuta 94′ – Përfundon ndeshja, rezultati final 0 – 3.

    Minuta 93’ – Sërish zëvendësim për Kombëtaren e Kilit.

    Minuta 92’ – Kili shënon golin e tretë.

    Minuta 90’ – 4 minuta shtesë.

    Minuta 87’ – Tjetër zëvendësim për Kilin, del Isla dhe hyn Fernandez.

    Minuta 83’ – Kili shënon golin e dytë, realizon Bolados sapo hyn në lojë.

    Emri:  gol-kili-2-1024x591.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  30.7 KB

    Minuta 82’ – Zëvendësim për Kilin; del Sanchez dhe hyn Bolados.

    Minuta 79’ – Del Seferi, hyn Arbër Hoxha.

    Minuta 76’ – Broja rrezikon, porta e Kilit shpëton për mrekulli.

    Minuta 71 ‘ – Tjetër zëvendësim për Shqipërinë; del Bajrami dhe hyn Muçi.

    Minuta 71’ – Zëvendësim për Kilin, largohet autori i golit Vargas dhe hyn Dias.

    Minuta 67’ – Zëvendësimi i tretë për Shqipërinë; del Rei Manaj dhe hyn Armando Broja.

    Minuta 66’ – Karton i verdhë për Hysajn.

    Minuta 63’ – Sërish zëvendësim për Shqipërinë; del Jasir Asani dhe hyn Muçolli.

    Minuta 58′ – Goditje nga distanca, Strakosha pret në dy kohë.

    Emri:  strakosha.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  34.8 KB

    Ramadanin.

    Minuta 4’ – Goditje dënimi në mesfushë për Shqipërinë.

    Minuta 0’ – Nis ndeshja Shqipëri-Kili.

    Formacioni i Shqipërisë: Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Mario Mitaj, Jasir Asani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.

    Emri:  formacioni-ndaj-kilit-1229x1536.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  57.6 KB
    Emri:  formacioni-i-kilit.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  41.2 KB
    Emri:  skuadrat.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  36.2 KB
    Emri:  albb.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  39.6 KB
    Emri:  shqiperiaaok.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  32.7 KB
    Emri:  tifozettt.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  40.9 KB
    Emri:  tifozet-shqiptare-ne-stadiumin-e-parmes-1.jpg

Shikime: 40

Madhësia:  59.4 KB
    Emri:  kili1.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  44.7 KB

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-05-2022, 14:52
  2. Shqipëria humb tjetër gjyq në arbitrazh, gjobitet me 210 milionë euro
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2021, 23:43
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2014, 16:59
  4. Shqipëria po humb betejën ndaj drogës
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-11-2006, 23:48
  5. Emilio Gola
    Nga Michigan2005 në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2005, 17:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •