Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    225

    Emigracioni? Kur vetë shqiptarët dhe politika flasin keq për Shqipërinë

    Nuk ka bërë vaki në asnjë vënd të botës se sa në Shqipëri ku shqiptarët ngrysen e gdhihen duke dëgjuar komente negative për vëndin e tyre të bukur nga vetë shqiptarët. Po të shikosh Mediat e shkruara, portalet, politikanët e Opozitës, analistë të zvetënuar dhe të ngjirur nga zëri që vazhdojnë të bërtasin e tw shajnë vëndin e tyre nëpërmjet goditjes ndaj qeverisë duke e sterrosur vëndin . Kushdo që vjen për herë të parë këtu, sheh paradoksin alla-shqiptar midis Shqiqpërisë që po ecën përpara dhe lulëzon me gjithë të metat në zbatimin e e punëve publike - me gjuhën e urrejtjes dhe të mllefit patologjik që paraqesin mediat e shkruar dhe televizive, dhe habitet se përse ndodh ky fenomen.
    Sigurisht një njeri i vëmëndëshëm e kupton se kundërshtarët e qeverisjes dhe ata të cilët bashkohen me këta kundërshtarë por që janë të paguar nga fqinjët (klanet politike nacionaliste) për të sharë dhe nxirë vëndin, e kupton se kjo përpjkeje e neveritëshme bëhet për të marrë pushtetin, dhe pushteti sipas tyre nuk mund të merret përveçse duke nxirë e sterrosur çdo gjë positive që ndodh në Shqipëri, duke zmadhuar ngjarjet me aksidente, divorcet, vrasjet apo ndonjë vetvrasje, hajdutllëqet, dhe korrupsionin i cili në fakt është bashkë udhëtar i kapitalizzmit.
    Çdo akuzë ndaj ish drejtuesve nga SPAK, ka kundër akuzat e nongrattës që duan ta interpetojnë se qeverisja po dështon, lavdërojnë mafiozët shqiptarë që kanë kapur dhe drejtojnë drogën, dhe krimin, hymnizojnë kolaboracionistët e nazi-fashizmit, dhe heshtin dhe shajnë heronjtë e luftës nacional-çlirimtare; më pak fjalë po vërtetohen fjalët e Fan Nolit të Madh në shkrimin e tij për Pesë Anarkitë që ndodhin në Shqipëri. Mesa duket Historia përsëritet por me aktorë të tjerë sot.
    Të kthehemi tek Emigracioni kryesisht i të rinjve. Dihen shifrat kur nga 1990 deri në 1997-1998-1999 u larguan rreth 1.2 milion shqiptarë. Pas vitit 2000 emigracioni bëhet më selektiv dhe tranzicional i përkohëshëm në shumicën e rasteve sidomos nga fshati, kurse nga qyteti filluan të largohen më shumë të rinjtë. Pyetësorët tregonin se ata largoheshin për:
    - rroga më të larta sepse sistemi i pagesave në Shqipëri ishte skandaloz për punonjësit në systemin public por edhe në systemin privat pagesa ishte e ulët,
    -pensionet ishin skandaloze e të trashëguara nga 10.000 lekë të reja përish-kooperativistët e deri në pensione të veçanta mbi 1 miliom lekë ë vjetra për disa individë që i paskan dhënë vëndit më shumë se tëtjerët.
    - për të vazhduar shkollat më cilësore në perëndim,
    -ndërsa familjarët largoheshin se i shqetësonte një faktor tjetër: Shërbimi Shëndetësor parësor dhe Spitalor i parregullt i pasigurtë me gjithë se të gjithë kanë paguar rregullisht taksën e shëndetit e cila mbahej cdo muaj kur merrnin rrogën, por kujesi shëndetësor ishtezero, jo cilësor tek mjekët e familjes, dhe me pagesë nën dorë tek specialistët dhe shtrimet në spital,
    - njerëzit largoheshin nga shqetësimet nga përplasjet e egra politike me qëllim për të marrë pushtetin nepërmjet rotacionit demokratik por që në fakt kthehej në një betejë për jetë a vdekje për poltikanët,
    - një pjesë e të rinjve largoheshin për kuriozitet dhe për të gjetur punë me fitime të shpejta , pra për tu pasuruar lehtë, gjë që ky largim për në botën perëndimore përfundon tek droga, prostitucioni, krimi, siç po e shohim
    - Një nga problemet e tjera qëq nxisin emigrimin e brëndëshëm dhe të jashtëm është mos funksionimi si duhet i bashkive në krye të të cilave mungon profesionalizmi dhe meritokracia, mungon dëshira ëpunë e për pasojë lind mitmarrja dhe korrupsioni masiv.
    - Një pjesë janë larguar sepse kanë probleme me të kaluarën por edhe me drejtësinë e sotme dhe nuk janë të pakët sepse janë larguar me familje.
    Të para në këtë drejtim se përse vazhdon emigrimi ndër shqiptarë mund të shihen statistikat:
    Nga viti 2011 ku popullata ishtë 2.85 milion banorë e deri në 2021 ku popullata llogaritej në 2,7 milion banorë, pra ishin larguar rreth 150 mijë vetë e deri në 200 mijë vetë.
    Largimi i personelit shëndetësor mbetet problematik për Shqipërinë sepse në 1989 kishte 3.6 mjekë /1000 banorë. sot ka 1 mjek/1000 banorë, dhe nga 4 infermjere/1000 banorë në 2 infermjerë për/1000 banorë.
    Për këtë qëllim shteti edhe në konsultim me BE dhe organizatat financiare po përpiqet për të eliminuar një nga shkaqet e migracionit- duke rritur pagat në publik, duke hapur fronte pune, duke detyruar privatin të ketë një rrogë minimale mbi 300 mijë lekë të vjetra, por ngelen probleme të tjera si, rregullimi i pensioneve që janë të ulta dhe të bëjë një pension minimal jo më pak se 40.000 lekë të reja, dhe duke rritur rrogat e punonjësve të Mjekësisë në një nivel me rrogat e Ballkanit por edhe duke rregulluar kontrollin mbi cilësinë profesionale dhe duke vendosur edhe sistemin e bonuseve për shërbim, dhe duke aktivizuar Kartën e Shëndetit.
    Ajo që nuk mund të rregullohet dot në Shqipëri është përplasja e madhe 33 vjeçare e partive politike kryesore të cilat për të justifikuar dëshirën e tyre për të marrë pushtetin, nuk mjaftohen duke sharë dhe kritikuar njëra tjetrën për dështime në drejtim dhe për korrupsion, por për ta mbështetur këtë argument për fat të keq gënjejnë duke e bërë Shqipërinë copë copë si një vënd i marrë fund, totalisht i korruptuar, pa të ardhme, plot krime, dhe dhunë në familje, dhe kush e bën këtë gjë? Pikërisht mediat tv dhe shtypi i shkruar .
    Kjo zallamhi, ky llum propagande antishqiptare, ky presion mediatik i përditshëm, këto ngritje zërash, kjo llafazanëri e thashethemnajë e përditshme e ngritur nga kundërshtarët me qëllim që duke nxirë vëndin, qytetarët të reagojnë dhe të krijojnë trigerin subjektiv për të përmbysur një pushtet i fituar nëpërmjet rotacionit, dhe jo nëpërmjet revolucionit dhe mos bindjes civile siç thotë nongratta.
    Strategjia e përdorur nga kundërshtarët politikë në fakt nuk po dëmton fare mesa duket qeverisjen, por po dëmton shoqërinë shqiptare e cila megjithse e kupton se këto sulme mediatike me analistë të paguar nga brënda dhe jashtë vëndit dhe nëpërmjet portaleve në internet, nuk ka për synim që të përmirësojë gjëndjen e vëndit, por ka për qëllim që të justifikojë non grattën dhe ata që kanë shkelur ligjin kohë më parë, nuk ka për qëllim që të respektojnë ligjet, por pikërisht kanë për qëllim që të dëmtojnë drejtësinë e re e cila po funksionon edhe me ndihmën e SHBA dhe BE dhe mesa duket është një nga reformat më të suksesëshme këto 33 vite me mungesa në zbatimin e ligjeve.
    Shqetësimi i vazhdueshëm social nga sulmet politike ka dashur të dëmtojë imazhin e Shqipërisë për ta treguar asht siç ishte diku rnën udhëheqjen e non grattës- një Shqipëri si një fshat i madh plot plehra, zhul, ndërtime pa leje, hajdutllëk e korrupsion, si drejtues injorantë dhe pseudo-intelektualë katundarë që drejtonin vëndin. Një ndaj detyrat e sotme dhe të ardhme, të qeverive është të ri-vendosë në drejtim Profesionistët dhe Meritokratët të ri-vendosë konkurencën e ndershme për vënde pune, sepse nëse nuk e bëjnë këtë Shqipëria do të mbetet përsëri një fshat i humbur përballë BE dhe SHBA.
    Një argument kundër opozitarëve të tre B-ve është krahas emigracionit ka dhe prurje të huajsh në Shqipëri : janë mbi 50.000 italianë që jetojnë në Shqipëri, dhe se qeveria i duhet të vejë gishtin kokës nëse largohen të rinjtë, sepse në Shqipëri do të detyrohemi të sjellim filipinas, bangladeshas, indianë, tajlandezë.
    Kjo është një anë e keqe për strukturën e popullatës së Shqipërisë së ardhshme por edhe një shënjë pozitive se Shqipëria nuk është si po e paraqesin të paguarit e tre B-ve të Opozitës, për shkak se ardhjet e punonjsve të huaj tregon se në Shqipëri ka stabilitet, se në Shqipëri po punohet, se Shqipëria po integrohet çdo ditë e më tepër me BE, SHBA, dhe se Shqipëria në këtë sistem të Globalizmit do të emigrojë, por edhe do të vijnë të tjerë për të punuar në Shqipëri ashtu siç janë në Gjermani, Itali e gjetkë.
    Se si do të zgjidhet ndërprerja e emigracionit ajo nuk është plotësisht në dorën e shtetit shqiptar sepse në Globalizëm njerëzit shkojnë aty ku e ndjejnë veten më mirë, por vëndet e vogla si ne do ta vuajnë më shumë Globalizmin pavarësisht nga rritja e rrogave. Pse?
    Sepse presioni i Botës jashtë nesh është më imadh se sa dëshira jonë të të ruajtur traditat, gjuhën, zakonet,etninë, dhe kjo kërkon një bashkim forcash maxhoritare dhe opozitare për ti gjetur një zgjidhje emigracionit nëpërmjet reformave serioze në çdo specifike të dështimeve, dhe jo të vazhdojnë të shajnë e të nxijnë vëndin e tyre dhe tonin, për qëllime personale.
    Jeta vazhdon dhe populli shqiptar kërkon të jetojë këtu në Shqipërinë e bukur që e lakmojnë fqinjët dhe të huajt të cilët mezi presin që Shqipëria të mbesë e destabilizuar dhe pa të ardhme, për këtë investojnë disa lobe ekstremiste politikash e fqinjëve.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Emigracioni? Kur vetë shqiptarët dhe politika flasin keq për Shqipërinë

    Jeta vazhdon dhe populli shqiptar kërkon të jetojë këtu në Shqipërinë e bukur që e lakmojnë fqinjët dhe të huajt të cilët mezi presin që Shqipëria të mbesë e destabilizuar dhe pa të ardhme, për këtë investojnë disa lobe ekstremiste politikash e fqinjëve.
    Butrintin na e morën amerikanët që të na bëjnë resorte të bukura. Sazanin, ishullin e vetëm që ka Shqipëria ia dhamë dhëndrit të Trump dhe arabëve paratë e të cilëve dhëndri i Trump investon, Zvërnecin po ashtu, portin e Durresit ua dhame arabeve po ashtu, Ksamilit ia kanë vënë syrin italianët, tokat e Himarës ua dhamë trafikantëve tanë të drogës që të investojnë paratë e kokainës prandaj e futëm edhe Belerin në burg, Shën Gjinin ua dhamë italianëve të na sjellin refugjatët afrikanë që t'ua mbajmë e strehojmë. Djemtë e vajzat tona ua dhamë ekonomive të botës që të mësojnë, punojnë e jetojnë atje.

    Çfarë i ka ngelur Shqipërisë tënde të dashur e të bukur, o Pirro?

    I kanë ngelur parazitët si puna e Ramës që nuk çanë dot në emigracion e erdhën e iu futën politikës në Shqipëri. I ka ngelur edhe brezi i Pirros, që siç duken punët, do t'iu duhet të marrin në punë atë pakistanezin e indianin që t'i hapi një varr e ta varrosi se fëmijët, nipërit e mbesat nuk i kemi më në Shqipëri, na kanë braktisur.

    Mirë thotë Pirroja. Kot na e shajnë Shqipërinë!

    Albo

    P.S Siç të kam thënë edhe njëherë tjetër në forum, po do të shikosh problemin më të madh të Shqipërisë, gjej një pasqyrë dhe ke për ta parë në sy.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-03-2024 më 10:22

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-05-2013, 08:15
  2. Shqiptaret qe flasin anglisht midis tyre
    Nga FTN_2004 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 09-11-2008, 16:43
  3. Gazetare te huaj flasin për Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 21:51
  4. Në Amerikë për vete dhe për Shqipërinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 20:09
  5. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2002, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •