Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Ministria e Turizmit: Objektivi i Qeverisë së Rilindjes është turizmi elitar

    Mirela Kumbaro: Objektivi ynë është turizmi elitar

    Emri:  Capture-72.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  36.8 KB

    Në një intervistë me DW, zhvilluar në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin (ITB), ministrja e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro shpjegon strategjinë e përballjes me numrin e shtuar të turistëve.

    Deutsche Welle: Zonja Kumbaro, ju jeni në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit të Berlinit (ITB) me sloganin “Albania, all senses”. Cili është mesazhi i Shqipërisë turistike?

    Mirela Kumbaro: Është një hyrje në një vit, që duket se do të jetë fantastik per turizmin, jo vetëm në shifra, por edhe në ofertën e diversifikuar, në mundësitë e jashtëzakonshme që jep Shqipëria, një vend kaq i vogël, për të krijuar shumë shije dhe shumë ndjesi. Shqipëria ndodhet midis gjigantësh të turizmit, dhe duhet të qaset si një vend që ofron një përvojë unike, ku për dy orë mund të arrish një distancë nga maja e një mali me dëborë në një nga plazhet më të mrekullueshme, e ku të pret bujaria shqiptare, që shprehet që nga fshati më i vogël e deri në kryeqytet. Bashkëjetesa fetare, kuzhina, muzika, kostumet, sportet e natyrës, bujtinat e agroturizmit janë të gjitha ndjesi që një turist mund t’i provojë duke ardhur në Shqipëri.

    Ju po përjetoni një rritje shumë të shpejtë të turizmit. Cili është raporti që synoni ju mes turizmit individual dhe turizmit masiv?

    Mirela Kumbaro: Vitin e kaluar kemi pasur 10,1 milionë turistë. Për këtë vit operatorët llogarisin një rritje prej gati 40 përqind. Nuk është një rritje që më ngazëllen. Sfida jonë është që të ruajmë cilësinë dhe të plotësojmë pritmëritë e vizitorëve. Prandaj edhe në strategjinë e turizmit që po hartojmë tani, kemi vënë si synim që Shqipëria të mos jetë Shqipëria e turizmit masiv, ku dynden miliona. Objektivi ynë për vitin 2030 është turizmi elitar. E rëndësishme është që këta turistë që vijnë, pavarësisht sa janë, të ikin të kënaqur dhe të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë.​​​​

    Nga ana tjetër, ofertat e banimit në bregdet po rriten me shumë shpejtësi, sa të krijohet përshtypja se ato pjesë të gjelbëruara që kanë mbetur, i sheh për herë të fundit…

    Mirela Kumbaro: Kjo ndodh sepse ju kaloni në një segment shumë të ngushtë. Për fat të keq, Shqipëria e ka pasur të ngulur klishenë turistike në shumë pak destinacione. Shqipëria ka 450 kilometra vijë bregdetare dhe do t’ju sugjeroja ta bënit për të zbuluar pejsazhe fantastike të virgjëra. Një pjesë e tyre nuk janë mbase të aksesueshme nga rruga nacionale drejtpërsëdrejti, dhe prandaj planet infrastrukturore janë për të krijuar akse të kalueshme, atje ku është e mundur pa dëmtuar natyrën dhe akse miqësore me mjedisin për ta kthyer edhe natyrën në një atraksion turistik, por në mënyrë të qendrueshme.

    Kjo do ta shtojë numrin e turistëve, ndërkohë që biznesi ankohet për mungesën e forcës së punës. Si po përpiqeni ju ta përballoni këtë sfidë?

    Mirela Kumbaro: Mungesa e burimeve njerëzore është krijuar pas pandemisë, kur forca punëtore që punonte në turizëm devijoi në fushë të tjera. Vetëm në katër pesë vitet e fundit janë bërë investime në sektorin privat dhe ne jemi në diskutime me vende nga Azia, si Indonezia, Tajlanda, Filipinet, për të lehtësuar ardhjen e forcës punëtore nga këto vende duke ulur pengesat burokratike. Pjesën tjetër e rregullon tregu i lirë.

    Në vitin 2025 Shqipëria do të jetë vend nderi në Panarin e Berlinit. Çfarë do të thotë kjo për ju?

    Mirela Kumbaro: Objektivi ynë është që viti turistik 2024 të jetë i suksesshëm. Në vitin 2025 do të jetë një sfidë shumë e madhe, do të prezantohen të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Do të duhet të jemi në nivel të lartë, dhe do të jemi, qoftë në aspektin kulturor, qoftë me të dhënat e biznesit për të bërë turizëm në Shqipëri. Kemi edhe një event tjetër që i paraprin, në prill të këtij viti, ne do të kemi në Tiranë, për të parën herë mbledhjen e komisionit për Europën, të organizatës botërore të turizmit, si edhe pjesëmarrjen e ministrave të turizmit të të gjithë vendeve të Europës si edhe Forumin e lartë për investime të qendrueshme në turizëm.

    Anila Shuka, DW

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ministria e Turizmit: Objektivi i Qeverisë së Rilindjes është turizmi elitar

    Asnjë vend i botës, edhe ishujt Karaibe që janë destinacionet kryesore për turizëm në botë, nuk ndjekin një objektiv të tillë. Nuk mund të bësh turizëm elitar në të gjithë bregdetin shqiptar për një arsye të thjeshtë. Ku do të pushojnë shqiptarët? Të ardhurat e shqiptarëve nga puna në Shqipëri nuk i përballojnë dot shpenzimet e "turizmit elitar". Turizmi elitar bëhet vetëm në zona të caktuara strategjike, dhe si parakush i shtetit shqiptar është që investitori i huaj duhet të krijojë jo vetem "plazhe private" por edhe segmente të plazhit publik, ku shqiptarët vendas mund të shkojnë e pushojnë e lahen në detin e tyre. Kjo është praktikë e njohur në çdo vend turistik. Vetëm në Shqipëri qeveria punon për të rritur numrin e turistëve të huaj, por nuk i bëhet vonë për atë pyetjen kryesore:

    - Ku do të pushojnë shqiptarët?
    - A e përballojnë dot shqiptarët koston e turizmit elitar?

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ministria e Turizmit: Objektivi i Qeverisë së Rilindjes është turizmi elitar

    Auron Tare: E ardhmja e turizmit shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?

    Emri:  Capture-116.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  50.0 KB

    Nga Auron Tare

    Zhvillime të tilla në jugun e Shqipërisë po krijojnë një model të dëmshëm për të ardhmen e turizmit duke fshirë një nga vlerat thelbësore të markës vendase. Autenticitetin.

    Zhdukja e arkitekturës tradicionale, peizazheve historike dhe zevendësimin e tyre me grumbuj betoni të shemtuar është një nga gabimet e mëdha që po lejohet të ndodhë. Aq më keq promovimi i tyre.

    Por a ka vlerë argumenti vetëm në vlerat estetike? Trendi i turizmit botëror ka vite tashmë që po shkon drejt vlerave lokale si garantuesi i qëndrushmërisë së industrise. Nëse Shqipëria do të vazhdojë të promovojë dhe mbështesë zhvillime të tilla si fotot në fjalë, shumë shpejt do të humbasë atraksionin e saj duke u kthyer në një destinacion pa vlera lokale. Ndërkohë humbësit e mëdhej do të jenë banorët dhe bizneset e vogla ndërsa fituesit e mëdhej do të jetojnë në Vjene apo Paris pasi t’u kenë shitur vilat e betonit zengjinëve të rinj shqiptarë.

    Koha Jone

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,520

    Për: Ministria e Turizmit: Objektivi i Qeverisë së Rilindjes është turizmi elitar

    Budalliqet e katunarve te rilindjes. Turizmi elitar,do vend-hapesira qe Shqiperia se ka,do kohe-shume vite qe ta planifikosh dhe do edhe eksperinc qe Shqiperia se ka.
    Po filluan me budallikun e turizmit elitar do fillojne vetem te ngren çmimet dhe do humbin nje pjese te mire te turizmit.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2016, 15:20
  2. Studentët protestojnë kundër vendimeve të Qeverisë së Rilindjes
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2014, 17:39
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-04-2014, 01:30
  4. Cili është objektivi yt në jetë?
    Nga Ceni-1 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2013, 18:28
  5. Cili eshte vendi i turizmit ne ekonomine shqiptare!
    Nga mergimi98 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 05:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •