Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Edi Rama e mbushi qeverinë me gra, por po e zbraz Shqipërinë nga djemtë e burrat

    Monitor: Meshkujt në Shqipëri po pakësohen me ritme dy herë më të larta se femrat

    Emri:  Capture-36.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  29.2 KB

    Nga B. Hoxha

    Popullsia e Shqipërisë ka nisur të përshpejtojë ritmet e rënies vitet e fundit, por meshkujt po pakësohen me ritme më të larta se femrat referojnë të dhënat e krahasueshme të viteve të fundit nga INSTAT.

    Me 1 janar 2023, në të gjithë vendin zyrtarisht ishin 71,6 mijë meshkuj më pak se në vitin 2018 me rënie 5%. Në të njëjtën periudhe kishim 36,8 mijë femra më pak, me rënie 2.6%.

    Shqipëria ka raport gjinor në lindje që favorizon meshkujt. Mesatarisht në një vit lindin 105 djem për 100 vajza, por emigracioni më i lartë te meshkujt dhe jetëgjatësia më ulët se e femrave po i pakëson burrat referojnë të dhënat.

    Sipas qarqeve, rënien më të madhe të popullsisë së meshkujve nga 2018 më 2022 e kishte Qarku i Gjirokastrës me 18% nga 5% që është mesatarja kombëtare, ndërsa i dyti renditet Berati me rënie 15%.

    Rënie dyshifrore të popullatës së meshkujve kishte edhe Dibra me -12%, Elbasani me -11, Fieri me -10%, Korça me -12%, teksa vetëm Tirana shënoi rritje të numrit te meshkujve me 4% gjatë 2018-2023.

    Në anën tjetër, popullata e femrave shënoi rënie të fortë në qarqet e Gjirokastrës Beratit dhe Dibrës përkatësisht -12, -10% dhe -11%.

    Në qarqe popullata e meshkujve është në rënie më të fortë për shkak të emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe jetëgjatësisë më të ulët se në Tiranë.

    Ende ka një tendencë për zhvendosje nga qarqet drejt Tiranës, ndërkohë që largimi jashtë vendit ka vijuar me ritme të larta vitet e fundit.

    Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12 gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, përveç ikjes jashtë vendit dhe tkurrjes së lindjeve. INSTAT raportoi se në vitin 2022 migrimi brenda Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

    Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur se sa të larguar). Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të gjitha qarqet e tjera ( Berati, Dibra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra,) kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022.

    Popullsia e vendit prej tre dekadash është në trend rënës, por popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është duke u tkurrur me ritme më të shpejta.

    Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023, popullsia e përgjithshme e vendit pësoi rënie me 1.1% në raport me vitin 2022, ndërsa popullsia në moshë pune pësoi rënie me 1.8%.

    Popullsia në moshë punë u reduktua me rreth 101 mijë persona në krahasim me vitin 2019, para pandemisë. Aktualisht popullsia në moshë pune është 1,864,062 persona nga 1,974,207 në vitin 2019, ose 101 mijë më pak.

    Emri:  Capture-35.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  14.0 KB

    Revista Monitor

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,464
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Edi Rama e mbushi qeverinë me gra, por po e zbraz Shqipërinë nga djemtë e burrat

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Qeveria Rama...!!!!!!!!, une do thosha qeveria Hoxha, Alia, Berisha, e me rradhe,....patjeter djemte do emigrojne per nje jete me te mire. Ekonomia e amortizuar e viteve 90, jane shkaku, eshte qesharake ky konstatim, nuk e ha me njeri ne Shqiperi, shqiptaret jane emancipuar shume keto vite, ...nese deshironi politike vazhdoni, ///
    Tjeter..shifra 1.1 % ulje nuk eshte e madhe, ka akoma forca mendimi dhe pune, ne Shqiperi, gjendja nuk eshte aspak tragjike, e ngjashme me situaten kudo ne bote,..globalizmi i ka keto, kapitalizmi veterregullohet, me gjithe krizat qe peson, shteti social eshte baza e pakesimit te emigracionit dhe rritja natyrale per 2023, neto pa emigracionin, ka vazhduar,...nuk eshte per te vene kujen pra, ,,, vetem ne 2021 vdekjet jane qene me shume se lindjet, si rezultat i pandemise
    Te gjithe "opozitaret" sot nxijne realitetin, por genjeshtra i ka kembet e shkurtra, sepse Edi Rama vazhdon te qeverise dhe sipas sondazheve do te thelloje diferencen ne zgjedhjet e 2025, populli nuk gabon kurre,...realiteti duhet treguar sido qe te jete, por jo te nxihet me shume se c`duhet,.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 08-03-2024 më 10:40
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Rama e mbushi qeverinë me gra, por po e zbraz Shqipërinë nga djemtë e burrat

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Qeveria Rama...!!!!!!!!, une do thosha qeveria Hoxha, Alia, Berisha, e me rradhe,....patjeter djemte do emigrojne per nje jete me te mire. Ekonomia e amortizuar e viteve 90, jane shkaku, eshte qesharake ky konstatim, nuk e ha me njeri ne Shqiperi, shqiptaret jane emancipuar shume keto vite, ...nese deshironi politike vazhdoni, ///
    Tjeter..shifra 1.1 % ulje nuk eshte e madhe, ka akoma forca mendimi dhe pune, ne Shqiperi, gjendja nuk eshte aspak tragjike, e ngjashme me situaten kudo ne bote,..globalizmi i ka keto, kapitalizmi veterregullohet, me gjithe krizat qe peson, shteti social eshte baza e pakesimit te emigracionit dhe rritja natyrale per 2023, neto pa emigracionin, ka vazhduar,...nuk eshte per te vene kujen pra, ,,, vetem ne 2021 vdekjet jane qene me shume se lindjet, si rezultat i pandemise
    Te gjithe "opozitaret" sot nxijne realitetin, por genjeshtra i ka kembet e shkurtra, sepse Edi Rama vazhdon te qeverise dhe sipas sondazheve do te thelloje diferencen ne zgjedhjet e 2025, populli nuk gabon kurre,...realiteti duhet treguar sido qe te jete, por jo te nxihet me shume se c`duhet,.
    Opozita e ka fajin edhe qe Edi Rama u tha shqiptareve do te qeverise me gra e jo me burra ne qeveri? Ia ben ndonjehere pyetje vetes se pse ne nje shoqeri ky raporti burre grua eshte 50/50, qeveria shqiptare duhet te jete me ministre qe jane gati te gjitha gra?

    Nje miku im ne Tirane me tha ku e pyeta: "Kur kish ministra burra ne qeverine e pare, bente edhe nga nje mbledhje te qeverise. Tani qe i ka te gjitha gra, kryeministri nuk mban mbledhje fare te kabinetit te tij po ua leshon urdherat me tekst ne celular!"

    Kur vajti te takonte Erdoganin heren e pare ne Turqi, Erdogani i tha: "Ti po qe je burre! E ke bere qeverine harem!"

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-10-2022, 10:59
  2. Ilir Meta: Në Qeverinë e Rilindjes do bëhet si them unë e jo Rama!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-11-2015, 13:50
  3. Rama me gratë: “Mos u tutni, tani qefin e dhunës e kam me burrat”
    Nga benseven11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2015, 03:28
  4. Kryeministri Rama, besim tek gratë, dyshim tek burrat?
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-10-2013, 20:14
  5. Demokratet e bashkise: "Rama, i çmendur, mbushi Tiranen me plehra"
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 119
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 18:43

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •