Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    Kryemadhi e pranon: Jam nė hetim pasuror, do pėrballem me drejtėsinė edhe sikur kryetar i SPAK tė jetė vetė Edi Rama

    Emri:  Capture-86.jpg

Shikime: 92

Madhėsia:  26.4 KB

    Monika Kryemadhi ka pranuar se ėshtė nė hetim pasuror nga Prokuroria e Posaēme, E ftuar nė emisionin ‘Kontrast’, ajo tha se ėshtė e hapur tė pėrballet me drejtėsinė. Sipas deputetes sė Partisė sė Lirisė, hetimi ndaj saj nga SPAK ka nisur pas denoncimeve me fakte qė ajo ka bėrė pėr aferėn e inceneratorėve.

    “Ēėshtja e inceneratorėve me dokumentet qė unė i kam ēuar SPAK, ka 70% tė hetimit tė ēėshtjes. E ka llokum tė qėruar pėr 3 inceneratorėt. Me ēėshtjen e dherave jo vetėm SPAK, por edhe antidroga, gjen paratė e drogės qė janė hedhur. Kanė mundėsi tė gjejnė ku paratė e drogės janė injektuar.

    Ēėshtja e inceneratorėve pėrfshin piramidėn, nga maja e saj, dhe them gjithmonė nuk ėshtė ushtari ai qė ka pėrgjegjėsinė, ėshtė ideatori.

    Nėse denoncimet e mia nuk do tė ishin kaq tė egra dhe tė drejtpėrdrejta, nuk do tė ishim nė hetim pasuror dhe nuk mė shqetėson pasi unė nuk kam asgjė pėr tė fshehur. Dihet se ēfarė shtėpia ka Monika. Nė shtėpinė e Kryemadhit kanė hyrė tė gjithė politikanėt. Erion Veliaj shpėrndan fjalėt, do ta kryejė SPAK. Nuk bashkėpunoj pėr SPAK-n, po pėr veten time”- tha Kryemadhi.

    Duke u ndalur tek vota e mazhorancės qė i hoqėn imunitetin Sali Berishės, e pėr rrjedhojė iu hap rrugė SPKA-ut pėr masėn e arrestit ndaj tij, Kryemadhi u shpreh se e kishte tė pamundur qė tė votonte, pėr shkak tė gardistėve qė ndodheshin nė seancėn plenare.

    Deputetja tha se drejtėsia nė rastin e Berishės ka vepruar me dy standarde e se masa ėshtė marrė njė mėnyrė tė paligjshme, megjithatė ajo ėshtė e mendimit se vetė do tė pėrballej me drejtėsinė, qoftė edhe Rama tė ishte kreu i SPAK.

    Pėr Kryemadhin kjo pėrplasje qė po ndodh mes Sali Berishės dhe drejtėsisė ėshtė njė kauzė e mirė pėr tė bashkuar opozitėn

    “Isha nė Kuvend. Nuk arrije dot tė votoje. Unė kam hyrė e para. Jam kundėr ēdo konfrontimi me gadistėt. Marrin urdhėrat e eprorėve tė tyre. E gjithė salla ishte e mbushur me gardistė. Deputetėt e PD-sė ishin nė kafe. Sapo filloi u kontrolluan.

    Arsye pėr tė pasur dhunė nuk do tė kishte. Bardhi i kėrkoi kryetares tė largoje gardėn. Ēfarė diskutimi do tė bėhej. Nė vend tė shufrave tė hekurit ishin gardistėt. Nuk ishte seancė dosido. Hiqej imuniteti i njė ish-kryeministri, nuk ishte njė seancė hajt se po kaloj.

    Nuk e di nėse ka qenė e qėllimshme nga SPAK-u pėr tė krijuar handikap ligjor. A e ka bėrė nė dijeni SPAK-u? Ėshtė njė lloj kambanė qė tregon sa tė vėshtirė e ka edhe drejtėsia pėr tė vepruar nga njė qeveri qė e intimidon.

    Ėshtė marrė nė mėnyrė tė paligjshme masa ndaj Berishės. Pėr mendimin tim deputeti s’ka nevojė tė ketė imunitet. Nėse ėshtė lojė e SPAK dhe GJKKO se ka probleme me drejtėsinė nga ana tjetėr, mendoj se i dha argumentin dhe shumė juristėve dhe ndėrkombėtarėve qė kanė qenė skeptikė pėr Reformėn nė Drejtėsi, kėrcet.

    A ėshtė bėrė tė cenohet Reforma? Pse pėrdorni 3 standarde. Drejtėsia nuk po pėrdor tė njėjtin standard.

    Rama se lė Bashėn tė bashkohet me PD-nė. Basha ka problemet e veta ligjore. Kur i bėn gropėn shokut bie vet brenda! Ka bėrė shumė gropa. Kanė rėnė shokėt por do bjerė mė shumė vet.

    Pėr mua edhe Edi Rama tė jetė kryetar i SPAK jam pėr tu ballafaquar me drejtėsinė. Nėse beteja ime nuk ėshtė me prokurorėt apo gjyqtarėt, ēdo gjė ėshtė e shkruar. Ka shumė sy qė vėzhgojnė.

    Mund tė tė vijė tė tė marrė prokurori. Berisha ka sakrifikuar veten e tij, familjen e tij pėr tė legjitimuar njė sistem ku ne jemi sot.

    Jamarbėr Malltezi ėshtė i burgosur politik pėr mendimin tim. Sali Berisha ka sakrifikuar tė ketė njė kauzė”- tha Kryemadhi

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    Apeli rrėzon kėrkesėn e Monika Kryemadhit dhe lė nė fuqi sekuestron mbi telefonin e saj

    Gjykata e Posaēme e Apelit vendosi tė lėrė nė fuqi masėn e sekuestros ndaj njė telefoni nė pronėsi tė deputetes sė Partisė sė Lirisė Monika Kryemadhi.

    Emri:  monika-kryemadhi.jpg

Shikime: 14

Madhėsia:  32.5 KB
    Monika Kryemadhi duke hyrė nė parlament. Foto: Xhemali Moku/ Reporter.al


    Gjykata e Posaēme e Apelit vendosi tė enjten tė lėrė nė fuqi masėn e sekuestros ndaj njė telefoni nė pronėsi tė deputetes sė Partisė sė Lirisė Monika Kryemadhi.

    Telefoni i Kryemadhit ėshtė vėnė nė sekuestro pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallėzimeve ndaj saj dhe personave tė lidhur me tė pėrfshi ish-presidentin Ilir Meta.

    Kryemadhi e kundėrshtoi sekuestron fillimisht nė Gjykatėn e Posaēme tė Shkallės sė Parė, por u rrėzua. Tė njėjtin fat ndėrkohė ka pasur edhe ankimi nė Apel, ku gjyqtarja Igerta Hysi, ka gjetur tė drejtė sekuestrimin duke lėnė nė fuqi masėn.

    Apeli njoftoi se la nė fuqi vendimin e “Gjykatės sė Posaēme tė Shkallės sė Parė, qė ka rrėzuar kėrkesėn e shtetases M.K. pėr heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit tė sekuestruar (telefon i markės Iphone)”.


    BIRN

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    Kėrkoi t’i kthehej telefoni, Gjykata e Lartė rrėzon Monika Kryemadhin

    Emri:  auto_MOnika-Kryemadhi-konferenca-gazetaret1677505229.jpg

Shikime: 61

Madhėsia:  17.2 KB

    Gjykata e Lartė nuk pranon rekursin e Monika Kryemadhit pėr heqjen e sekuestros sė telefonit

    Telefoni i Kryemadhit u vu nė sekuestro pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallėzimeve ndaj saj dhe personave tė lidhur me tė, pėrfshirė ish-presidentin Ilir Meta.

    Kryemadhi e kundėrshtoi sekuestron fillimisht nė Gjykatėn e Posaēme tė Shkallės sė Parė, por u rrėzua. Po ashtu edhe ankimimi nė Apel e gjeti tė drejtė sekuestrimin, duke lėnė nė fuqi masėn.

    Ndėrsa sot mėsohet se as Gjykata e Lartė nuk ka pranuar rekursin.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    Ilir Meta vendos: Jo Monika Kryemadhi nė strukturat drejtuese!

    Emri:  Capture-97.jpg

Shikime: 4

Madhėsia:  26.3 KB

    Ilir Meta do bėjė spastrime nė PL, duke larguar nepotizmin. Rasti mė nepotik mbetet Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, burrė dhe grua.

    Monika Kryemadhi pėrballoi fushatėm mė tė egėr tė mafies politike kundėr LSI nė vitin 2021.

    Ndėrkohė Ilir Meta, kreu i PL-sė, pritet qė me njė propozim per ndryshim statutor, tė pėrjashtojė bashkėshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese tė Partisė sė Lirisė nė nivel qendror dhe lokal.

    “Statuti do e ndėrtojė kėtė parti me baza tė reja duke i thėnė fund nepotizmit, duke i thėnė jo mosmbajtjes sė pėrgjegjėsive, kakofonisė nė drejtim dhe lėnies sė hapėsirės pėr alibi dhe shfajėsime pėr ata qė nuk pėrmbushin detyrimet e tyre”, tha Meta.

    Propozimi do te jete se dy anėtarė nga njė familje nuk duhet tė jenė nė nivelet drejtuese tė partisė. Ilir Meta ishte i ashpėr nė fjalėn e tij pėrpara anėtarėve te kryesisė.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    Meta sulmon kreun e SPAK: Kushėriri i Nuredin Dumanit! Ai “karafil” mund tė kapė ndonjė “laraskė”, por PL ka 300 mijė “Vojo Kusha”

    Emri:  Ilir-Meta-PL.jpg

Shikime: 4

Madhėsia:  15.8 KB

    Kreu i Partisė sė Lirisė Ilir Meta ka hedhur akuza tė rėnda nė drejtim tė kreut tė SPAK, Altin Dumani.

    Meta tha se kushėriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarė, ndėrsa kreu i SPAK po vret pluralizmin.

    Ilir Meta: Kushėriri i tij, Nuredini ka vrarė, ndėrsa Altin Dumani po vret pluralizmin. Ky karafil kėrkon tė bėhet vrasės i demokracisė.

    Nuk ka ekzistuar asnjė sulm imi si President apo kryetar i PL ndaj SPAK-ut. E kam bėrė tė qartė se zgjedhja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm me 69 vota ishte kapje flagrante e SPKA dhe Prokurorisė sepse nė kėtė mėnyrė u kap KLP.

    VIDEO

    Ju prisni tė thotė kushėriri i Nuredinit qė ka takuar McGonigalin? Tė thotė qė ka shkuar disa herė tė Fier tek zoti Kastriot Ismaili qė tė dėshmonte kundėr Ilir Metės qė ai tė dilte nga burgu dhe ky qė nisi procedimin ndaj Ilir Metės, mbi bazėn e njė delokuenti qė ėshtė dėnuar pėr dhunė nė familje, ky qė thėrret dėshmitar Ilir Matėn qė e ka vendin nė burg…

    Nuk presim sinqeritet e integritet nga njė i papėrgjegjshėm qė thotė publikisht se gjykata do vendosė atė qė thotė prokuroria. Nuk presim ndonjė integritet nga dikush qė ka hyrė thellė nė lojėrat politike tė Ramės.

    Nuredini pavarėsisht se ėshtė njė personazh i njė bote qė e ka zgjedhur vbvetė, ka pėr mua njė integritet mė tė madh se kushėriri i tij, sepse ky ėshtė zgjedhur pėr tė respektuar Kushtetutėn, pėtr t'i shėrbyer drejtėsisė e pėr t’u bėrė vegėl e shėmtuar e politikės. Nuredini ka bėrė vrasje, port ky karajfil kujton se mund tė bėhet vrasės i suksesshėm i pluralizmit nė vend.

    Nėse SPAK qenka shpresė e madhe, le tė dalė si parti politike dhe tė marrė votat. Laraskat mund tė kapin ato, por ka 300 mijė Vojo Kushė Partia e Lirisė. I ka kėtu, i ka nė Angli, Amerikė, Bruksel dhe nė mbarė botėn.

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    Akuzat e Metės, Ylli Manjani: Kreu i SPAK-ut s’ka asnjė lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin

    Emri:  1713279883_ilirmeta.jpg

Shikime: 3

Madhėsia:  30.1 KB

    Ish-ministri i Drejtėsisė, Ylli Manjani ka nxjerr zbuluar ish-kryetarin e partisė, Ilir Metėn nė lidhje me akuzat drejt kreut tė SPAK-ut, Altin Dumani.

    Pas sulmeve tė Metės ndaj Dumanit, Ylli Manjani thotė se kreu i SPAK-ut nuk ka asnjė lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin. Janė dy fise tė ndryshme nga krahina tė ndryshme.

    ”Edhe njėherė, kėrkohet fokusi tek sistemi i dėshtuar dhe jo tek personat. Meqė ra fjala, Altin Dumani nuk ka asnjė lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin. Janė dy fise tė ndryshme nga krahina tė ndryshme. Kot, sa pėr informacion dmth”,-shkruan Manjani.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    Dumani i pėrgjigjet akuzave tė Ilir Metės: Nuk e kam takuar kurrė McGonigal



    Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka reaguar nė lidhje me akuzat e ngritura nga Ilir Meta se hetimet ndaj tij kanė nisur pas takimit qė Dumani pati me ish-drejtuesin e lartė tė FBI Charles McGonigal, nė vitin 2019.

    Nė pėrgjigjen e dhėnė pėr Euronews Albania, kreu i SPAK thotė se akuzat janė tė pabaza dhe ai as nuk e njeh e as e ka takuar kurrė McGonigal.

    Deklaratat e kreut tė Partisė sė Lirisė, Dumani, i cilėsoi si njė vijim tė akuzave ndaj Prokurorisė sė Posaēme.

    “Unė nuk e kam takuar kurrė McGonigal. Gjithēka ėshtė thėnė nė media, ėshtė nė vazhdėn e akuzave tė vazhdueshme, te pabaza qė bėhen pėr institucion qė unė drejtoj. Nuk ka pasur asnjė arsye pėr tė takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrė dhe emrin ia kam dėgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”, tha Dumani.

    Ēfarė deklaroi Ilir Meta nė njė emision televiziv mbrėmjen e tė hėnės:

    “SPAK nisi hetimet nė dhjetor 2019, sipas tė dhėnave tė mia, edhe pas takimeve tė Dumanit me McGonigal. Dhe pse nisi nė dhjetor 2019 pėr njė ēėshtje tė mbyllur? Sepse ishte koha qė Ilir Meta tė mos lejonte qė Gjykata Kushtetuese tė pushtohej nga banda e Edi Ramės”.

    Euronews

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    Meta sulmon ashpėr Altin Dumanin: Vilat e mia, florinjtė e mi t’i sekuestrojė dhe t’ia japė popullit!

    Emri:  met.jpg

Shikime: 58

Madhėsia:  25.0 KB

    Burime tė besueshme nga brenda SPAK flasin se njė fletė-arresti ėshtė firmosur tashmė.

    Ende nuk e bėjnė tė ditur emrin, por nga veprimet qė po kryhen me policinė e Shtetit, duket se SPAK do tė jetė njė emėr qė do tė trazojė politikėn.

    Ndėrkohė nė njė konferencė pėr shtyp, Ilir Meta, nuk i ka ndalur akuzat ndaj kreut tė SPAK, Altin Dumani, teksa tha se ky i fundit i kishte ēuar njerėz pėr t’i thėnė tė largohet nga vendi, por Meta shtoi se do ta vijojė luftėn e tij edhe nga burgu.

    “Mbėshtes deklaratėn e ambasadės sė SHBA-ve. Dje ua sqarova si ėshtė krijuar KLP-ja. Ėshtė krijuar mbi bazėn e emėrimeve tė bėra nga Arta Marku qė u bė prokurore me 69 vota. Miqve dhe aleatėve ua kam thėnė me kohė “prokurorinė e keni ju dhe Edi Rama”. Vijmė te ‘Dumdumani’. U kėrkoj ndjesė prokurorėve tė SPAK qė nuk janė si ai. Te SPAK ka Dumdumanė, ka edhe njerėz qė luftojnė krimin dhe korrupsionin. Kam bėrė deklaratė solidariteti pėr prokuroren qė ishte kėrcėnuar nga banditėt. I them Dumdumanit 3 herė ke pėrmendur emrin tim qė po mė heton mua. Ke ēuar njerėz qė tė mė thonė tė iki nga Shqipėria”, tha Meta.

    “Legen si ti jam unė? Gjėmon vjehrrėn time t’i qė ta marrėsh peng? Kujton se do marrėsh Partinė e Lirisė ti qė t’ia ēosh atij tarallakut? Pse nuk nxorėm mėsim ne me lulushėt kėtu qė pėrdor ēimkaxinjtė? Pse mo palaēo kam frikė unė nga burgu yt? O palaēo hajde dil nė televizor me mua ti? Si flet ti nė emėr tė SPAK? Ne SPAK prandaj e bėmė qė ēdo prokuror tė ketė pėrgjegjėsinė e tij. Ti je injorant! Tė kanė thėnė ty amerikanėt tė mė fusėsh mua nė burg? Kur tė duash ti dhe amerikanėt ballafaqohemi kėtu. Mua ka dashur tė mė fusė nė burg legjendari qė nė vitin 1992. Ti i ke vajtur 20 herė nė burg Kastriot Ismailit qė tė japėsh dėshmi kundėr Ilir Metės.

    Ti merresh me ato punė se nuk ke takat qė arrestosh Veliajn se u mbyti me favore ty dhe ata tė tjerėt. Ti nuk ke takat se je palaēo tė thėrrasėsh Edi Ramėn. Ti je prokuror jo i amerikanėve, por i Engjell Agaēit. Ka amerikanė tė ndershėm qė janė shumica, ka edhe McGonigalė. Unė jam nga rraca e Vojo Kushit. Dumdumani, vilat e mia, florinjtė e mi, t’i marrė dhe t’i sekuestrojė dhe t’ia japė popullit. Qė t’i shkojė mendja Dum Dumanit me atė ēantė qė vė ashtu si teveqel, qė do marrė Partinė e Lirisė, pėr t’ia ēuar Edi Ramės…”

    Koha Jone

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    Kryemadhi u pėrgjigjet akuzave tė Metės pėr nepotizėm: Protagonizėm bosh!

    Emri:  mona-2.jpg

Shikime: 3

Madhėsia:  67.8 KB

    “Shfokusimi nga INCENERATORĖT qė unė kam kallėzuar me pėrgjegjėsinė e firmės time dhe protagonizmi BOSH janė sot shėrbimi mė i mirė qė mund ti bėsh Edi Ramės, Erion Veliajt & bandės sė tyre.
    Denoncimi me fakte, prova dhe firmė konkrete kundėr bandės nė qeveri dhe bashki; kėto janė tema kryesore qė mendoj se duhet tė udhėheqin aksionin opozitar.
    Gjithashtu, unė besoj se shqiptarėt presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, qė ngjallin shpresė dhe besim pėr popullin shqiptar. Se si do tė rrisim mirėqenien dhe sigurinė e tyre.
    Filmat e vjetėr me tė njejtin pėrfundim janė pa interes pėr shumicėn e shqiptarėve”, ka deklaruar Monika Kryemadhi nė njė postim nė Facebook.

    Koha Jone

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time


  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,561
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Monika Kryemadhi: SPAK po heton pasurinė time

    A ėshtė ēmendur Ilir Meta?

    Nga Armand Shkullaku

    Peisazhi mediatik i ditėve tė fundit ėshtė pėrmbytur nga titujt e komentet e njė ēėshtje, e cila pėr nga hapėsira qė ka pushtuar, duket kapitale pėr fatet e vendit: A ėshtė ēmendur apo jo Ilir Meta? Nėse ndjek debatet, analizat e lajmet frenetike pėr “fenomenin Meta”, krijohet pėrshtypja se nė kėtė vend, ku gjithēka shkon mė sė miri dhe tė gjithė gėzojnė shėndet mendor tė plotė, rreziku qė mund tė ēekulibrojė shoqėrinė vjen nga marrėzia e njė individi.

    Dilema nėse ėshtė ēmendur ose jo Ilir Meta, nuk shtrohet sot pėr herė tė parė. Ajo vjen si nevojė pėr tė mbuluar ēmendurinė e vėrtetė, pėrballė sė cilės shoqėria ka mbetur si e mpirė dhe pa fuqi reagimi. Pėrpara zgjedhjeve tė vitit 2021, “lajthitja” e presidentit Meta ishte pėrsėri kryefjala e propagandės pėr tė zhurmuar ēmendurinė e mazhorancės nė raport me ligjin dhe kushtetutėn. Pėrballė akteve tė ēmendura tė pushtetit, problemi nuk duhet tė ishin ato vetė, por reagimi atipik i presidentit.

    A mund tė sillej si njė president skandinav Ilir Meta, kur mazhoranca rrėmbente tė shtunėn pėr diell anėtaren e Gjykatės Kushtetuese dhe ēonte tė betohej tek njė noter te ura e Lanės? Si mund tė sillej presidenti kur dekretet e tij, jo qė nuk zbatoheshin, por as botoheshin nė fletoren zyrtare? Ē’duhet tė bėnte ai, kur njė marrėveshje politike grisej dhe ligji zgjedhor qepej me porosi nga Rama, nė kundėrshtim me rekomandimet e ODHIR dhe Komisionit tė Venecias? A duhej ta ngrinte ai zėrin, kur prova dhe dėshmi tė shumta faktonin masakrėn zgjedhore qė po pėrgatitej nga regjimi, ndėrsa ky i fundit hartonte kėrkesėn pėr shkarkimin e Presidentit?

    Nė tė gjithė cirkun propagandistik tė psikanalizės pėr Ilir Metėn, ka patur dhe ka vetėm njė qėllim. Reagimet e tij, tė forta dhe shpesh tė ēartura, tė mos trajtoheshin si pasojė e ēmendurisė sė frikshme tė pushtetit, por si anomali e njė individi qė shpėrthen pa shkak. Herė duke e trajtuar si tė sėmurė e paranojak, herė si personazh estrade e herė si tė ēekuilibruar nga frika e drejtėsisė, sjellja e Metės ėshtė ēuar nė ekstrem pėr ta bėrė tė gėlltitet si normale ēmendurinė e pushtetit.

    Abuzimi me pushtetin, skandalet dhe vjedhjet masive, shkeljet e Kushtetutės dhe tė drejtave tė opozitės, pėrdorimi i mediave dhe drejtėsisė sė re, kriminalizimi i ekonomisė dhe batėrdia zgjedhore, pėr nga pėrmasat e tyre, do tė luanin mendsh ēdo njeri e ēdo shoqėri normale.

    Mazhoranca vendos se kush duhet tė jetė opozita e vendit. Mbi gjysėm milion shqiptarė privohen nga e drejta pėr tė qenė tė pėrfaqėsuar nga ata qė kanė zgjedhur me votė. Parlamenti vendoset mbi Gjykatėn Kushtetuese dhe tė drejtat po kushtetuese qė i takojnė pakicės. Zyrtarėt mė tė lartė kapen duke vjedhur dhe askush nuk merr pėrgjegjėsi tė paktėn morale. Drejtėsia e re shkon deri tek ish kryeministri pėr akte tė pėrpara 15 viteve dhe nuk guxon tė marrė nė pyetje e t’i pėrmendi emrin njė kryetari bashkie qė lejon t’i kalojnė dhjetra milionė euro kompanisė sė drejtorėve tė tij. Muratorė, elektriēistė, qoftexhinj e bukėpjekės pėrdoren pėr tė zhvatur paratė publike dhe ata qė janė pėrgjegjės pėr administrimin e kėsaj paraje publike, pa u skuqur e pa u zverdhur, lajnė duart duke thėnė se nuk ėshtė punė e tyre kush ha dardha e mollė pas shpine.

    A ka ēmenduri mė tė madhe se kjo?

    Ilir Meta ka mbi shpinė plot mėkate tė abuzimit me pushtetin kur ka patur mandatin ta ushtrojė atė. Veprimet e tij janė edhe kostot qė po paguan ai pėrsonalisht dhe forca politike qė ai drejton. Ato mėkate qė herė aminstoheshin nga Sali Berisha e herė nga Edi Rama, kur iu duheshin numrat e LSI, mbeten nė hipotekėn e Ilir Metės. Por nuk janė kurrsesi alibija pėr katastrofėn qė ka prodhuar Rilindja. Aq mė tepėr bėhet qesharake, kur kjo katastrofė tentohet tė mbulohet nga ēmenduria e Ilir Metės.

    Ilir Meta mund edhe tė jetė ēmendur, por kjo nuk na shpėton nga ēmenduria e njė regjimi qė nuk ka asnjė kufi pėr ta ndalur. Mė mirė njė i marrė qė bėrtet, se sa qindra mijė tė tjerė qė pranojnė tė drejtohen nga marrėzia e njė pushteti. Me gisht nuk duhet treguar Ilir Meta, por ata qė e kanė kthyer vendin nė ēmendinė prej nga ku duan tė ikin tė gjithė.

    LAPSI

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2021, 13:17
  2. Monika Kryemadhi si kryetare e LSI: Pėr skrap Ramadrogėn!
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-07-2017, 17:41
  3. Monika Kryemadhi: Burri mu bė president, Partinė LSI e drejtoj unė!
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-05-2017, 10:58
  4. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mbledhin qershi ne Skrapar
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-05-2014, 08:29
  5. Monika Kryemadhi: Jam e zhgenjyer nga politika.
    Nga ChuChu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-11-2003, 18:20

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •