Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,665
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    Veliaj e Sako japin 1.8 mln euro në javë për inceneratorin që nuk ekziston

    Emri:  auto_sakoveliaj1706782870.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  43.8 KB

    Bashkia e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë paguar brenda një jave të vetme rreth 1.8 milionë euro për inceneratorin e Sharrës, i cili nuk ekziston.

    Në 23 janar të këtij viti, administrata e Emirjana Sakos ka paguar rreth 180 milionë lekë të vjetra për shërbimin e depozitimit dhe djegies së mbeturinave në landfillin privat të shoqërisë “Integrated Energy BV”.

    Vetëm pak ditë më vonë, në 29 janar 2024, bashkia e Erion Veliajt paguan plot 1.6 miliardë lekë të vjetra, të cilat u korrespondojnë faturave për periudhën tetor-nëntor të vitit të kaluar, për shërbimin e depozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane.

    Vlera e paguar nga dy bashkitë e Rilindjes vetëm këto ditët e fundit e kalon shifrën e 1.8 miliardëve të vjetra ose rreth 1.8 milionë euro.

    Bashkia e Tiranës dhe Durrësit vijojnë me këmbëngulje të paguajë tarifat e plota, ndërkohë që shoqëria koncesionare ende nuk ka ndërtuar impiantin e djegies së mbeturinave.

    Kompania “Integrated Energy bv” është nën sekuestro prej gushtit të vitit 2023, në kuadër të hetimit që po zhvillon Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe pastrimit të parave.

    Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestron e kompanisë koncesionare, theksohej se tarifa që paguajnë bashkitë për depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve, është e fryrë dhe abuzive.

    Më herët, në një konkluzion të tillë ka dalë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili i sugjeronte qeverisë së Edi Ramës dhe Bashkisë së Tiranës që të negocionin çmimin, për sa kohë kompania nuk kryente incenerimin e mbetjeve.

    Deri më tani, institucionet përgjegjëse nuk kanë kryer asnjë përpjekje për të ulur çmimin e tarifës 29 euro për ton, sipas rekomandimeve të Gjykatës së Posaçme dhe KLSH-së.

    Veliaj dhe Sako vijojnë të paguajnë miliardat për kompaninë me pronarë “de fakto” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, ndërkohë që shumë të dhëna tregojnë se hartimi dhe zbatimi i kontratës koncesionare është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore.

    Për aferën e landfillit të Tiranës, aktualisht janë të arrestuar dhe nën hetim 10 persona, pjesa më e madhe e të cilëve zyrtarët që kanë qenë pjesë e Komisionit të Koncesionit.

    Për Partinë Demokratike, personat përgjegjës për aferën qindra milionë euro të Sharrës janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

    SPAK, deri më tani, nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të përfshijë në hetim këta dy zyrtarë të lartë, të cilët, me firmat e tyre, i dhanë jetë projektit korruptiv.

    Emri:  auto_pagesa11706782869.jpg

Shikime: 12

Madhësia:  44.2 KB

    Syri

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,665
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    VIDEO/ Këlliçi publikon dokumentat e reja: Inceneratori i Tiranës financohet nga para ruse

    I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatorin Sonila Meço për të komentuar deklaratat e bëra nga ish zv.kryeministri, Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, ishte anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi duke bërë deklarata të forta mbi futjen e parave ruse në inceneratorin e Tiranës.

    Këlliçi ka bërë të ditura faktet e reja që kanë dalë në dritë mbi vjedhjen e inceneratorëve ku sipas dokumentar të reja, pronari i 40% të inceenartorit të Tiranës Blerim Hoxha dhe bashëkëpronarët e kompanisë së tij financohen nga para ruse.

    "Ahmetaj ka konfirmuar të gjitha ata që ne i kemi bërë publike dhe i kemi nxjerrë me fakte dhe dokumenta konfirmoi SPAK e ka fshehur këtë aferë. Është e pamundur që të bëhet një hetim i detajuar për shtëpinë e Ahmetaj dhe nga ana tjetër të mos hetohet se ku kanë shkuar 60 milionë euro që janë vjedhur.

    SPAK nuk ndërpret kontratën sepse dhe ditën e sotme janë vjedhur 80 mijë euro në qytetin e Tiranës dhe nga ana tjetër të mos ketë asnjë masë për personat që janë realisht përgjegjës.

    Në gusht të viti të kaluar është vendosu në sekuestro inceneratori i Tiranës dhe ka kaluar me administrator shtetëror. Kam mua që po unoj me grupin e ekspertëve dhe përse nuk p ndërpritet kontrata sepse është lidhur me dokumenta të falsifikuar, me mashtrim ndërkombëtar dhe duhet të kontrollohen paratë përmes administrimit shtetëror. Edhe para dy ditësh janë aguar 1.8 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

    Blerim Hoxha futet në histori pas muajit maj 2022 përmes kompanisë së tij dhe zotëron 40% aksionare në inceneratorin e Tiranës, dhe janë të llahtarshme veprimet që janë kryer aty që shkon deri në parajsa fiskale. Icare Groupt është një kompani që përfshin tre individë që janë Marigona Metaj, Blerin Hoxha dhe Christof Dagbord dhe këto të fundit janë të përfshirë në rafinerinë eARMO dhe e dërguan për skrap. Metaj dhe Dagbord zotërojnë kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy të cilat financohen nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA. Inceneratori i Tiranës financohet nga kompani ruse, pra futen para ruse."

    Video


    Syri

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,665
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    Ja format se si janë zhdukur dhjetëra miliona euro nga inceneratori i Tiranës

    Emri:  auto_-640-0-1689173196xinceneratori-i-tiranes-1811702488791.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  62.8 KB

    Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, ku ky i fundit mungon, kap vlera marramendëse, të paguara nga shteti shqiptar,.

    Rreth 70 milionë euro, po kaq dhe vlera që kompania koncesionare ka marrë nga shërbimet e tjera, të cilat i ka përcaktuar me marrëveshje siç është rasti i dherave që ka marrë nga Bashkia e Tiranës, që në total shkon afërsisht me të njëjtën shumë që ka paguar qeveria shqiptare dhe bashkia e kryeqytetit për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës.

    Skemat e zhdukjes së parave janë mjaft të thjeshta.

    -Së pari, me huadhënie apo me kontratë.

    Kompania koncesionare i ka dhënë kompanisë “ITS” të Klodian Zotos miliona euro huadhënie paradhënie për shërbime, të cilat nuk janë kryer kurrë.

    Sipas dokumenteve të vlerësuara deri tani, denoncuar nga CNA, nga gazetari Elvi Fundo, por dhe nga ekspertët e opozitës dhe deputeti Belind Këlliçi, afërsisht me huadhënien nuk gjendet fundi i 15 milionë eurove.

    Emri:  auto_-640-0-1709116565xdokument-6791709119173.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  66.1 KB

    Kontrata, nënkontraktime për shërbime që nuk kryhen kurrë.

    -Mënyra e dytë e zhdukjes së lekëve është ajo që pretendon Prokuroria, pra SPAK-u, që janë dhënë para me çanta. Pra, jepeshin shërbime, nuk priheshin fatura, nuk priheshin lekët për privatët dhe më pas paratë merreshin kesh dhe me këto para në çanta bëheshin pagesat.

    Informaliteti në Shqipëri është vlerësuar në shifra rreth 50%. Paratë në dorë vazhdojnë të jenë pagesa kryesore në vend, gati 90% e pagesave bëhen me para në dorë. Sistemi i pagesave me bankë është shumë i dobët dhe kompania dhe njerëzit e saj e kanë shfrytëzuar për të bërë lëvizje parash. Kanë nënkontraktorë apo shërbime të ofruara me para kesh, të cilat më pas janë përdorur për korrupsion nga kompania.

    -Mënyra e tretë se si janë zhdukur ato dhjetëra miliona euro për landfillin e Tiranës dhe inceneratorin që nuk ekziston është kleringu apo këmbimi që ka bërë kompania me firmat e ndërtimit.

    Pra, shumë kompani ndërtimi, të cilat duhet të paguanin 150 apo 200 apo deri në 400-500 mijë euro për dherat që çonin në landfill për gropat që do të hapnin për të ndërtuar pallatet apo derdhjen e mbetjeve inerte paguanin me klering.

    Pra, depozitonin dherat dhe kompania koncesionare merrte pasuri të paluajtshme në emër të personave të tretë dhe kjo pasi çështja e dherave e kishte dhënë sërish nënkontraktimin te Klodian Zoto apo te kompani të tjera, pasuri të cilat janë me vlerë miliona euro, një e denoncuar së fundi nga deputeti Belind Këlliçi.

    Pra, huadhënia dhe tërheqja e parave kesh në bankë është njëra formë, forma e dytë janë çantat me para, pagesat në të zezë, kryesisht përdorur edhe për mediat. Forma e tretë e zhdukjes së parave është kleringu, këmbimi i pasurive dhe rimarrja e regjistrimi i shumë pronave në këmbim të depozitimit të dherave apo mbetjeve, por kjo e bërë gjoja për nënkontraktorë, pasi Klodian Zoto nuk ishte një nënkontraktor, por ishte një nga pronarët e vërtetë të landfillit të Tiranës sepse njeriu kryesor i menaxhimit të kësaj skeme të madhe vjedhjeje është Mirel Mërtiri në bashkëpunim me zyrtarët e shtetit shqiptar.

    CNA

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,665
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi: Miliona euro vidheshin, ndërsa nuk ishte përcaktuar pronësia mbi pronën

    Belind Këlliçi tha nga studio e emisionit “Çim Peka Live” në Syri në TV se Erion Veliaj është një kandidat i shkëlqyer për qeli, një kandidat i shkëlqyer për tu përgjigjur para ligjit për atë që i ka bërë Tiranës.

    Gjatë emisionit, Këlliçi publikoi një dokument të ri lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Shkresa e publikuar nga Këlliçi është një kthim përgjigjeje që mban firmën e Alban Dokushit, drejtor juridik në Bashkinë e Tiranës.

    Alban Dokushi, i kthen përgjigje administratores së inceneratorit të Tiranës në maj të 2020, ku bëhej depozitimi i mbetjeve dhe dherave, ndërsa ajo e pyeste se kujt i përkiste prona ku ishte ngritur landfilli.

    “Drejtori juridik nuk di ti thotë landfillit të Sharrës nëse prona e landfillit ishte ose jo pronë e Bashkisë”, citoi Këlliçi shkresën e firmosur nga Dokushi.

    Emri:  auto_Screenshot_11712002994.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  23.6 KB

    Këlliçi tha se drejtori e ka të qartë se kush e ka në inventar pronën, por le një përgjigje evazive, duke lejuar kështu të vidhen miliona euro, por që të largojë përgjegjësinë nga vetja.

    Ai tha se kjo shkresë është e njëjtë në logjikë me atë që nënshkruante Erion Veliaj për inceneratorin ku shprehej se ishte dakort në parim. Këlliçi tha se të gjitha dokumentet mbajnë firmën e Veliajt dhe vulën e Bashkisë së Tiranës.

    Syri

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,665
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    Inceneratori/ Këlliçi publikon dokumentin: Veliaj pranoi grabitjen e 132 mln eurove! Të enjten kërkojmë largimin nga detyra...

    Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

    Në deklaratën për shtyp nga selia blu, Këlliçi thekosi se Erion Veliaj pranoi autorësinë e grabitjes së 231 milionë eurove me inceneratorin e Tiranës dhe i bëri thirrje qytetarëve që të enjten datë 11 prill në orën 11:00 të mblidhen para bashkisë për të kërkuar largimin e kryebashkiakut dhe vendosjen e tij para drejtësisë.

    DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYSISË DHE KORDINATORIT POLITIK PËR TIRANËN, BELIND KËLLIÇI:

    Të nderuar qytetarë,

    Dy ditë më parë, kreu i organizatës kriminale 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, më në fund pranoi autorësinë e grabitjes së 132 milionë eurove në aferën korruptive të shekullit, inceneratorin fantazmë të Tiranës.

    Me dy firmat e tij, të hedhura në mars 2017 dhe mars 2018, Erion Veliaj miratoi dhe garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare.

    Erion Veliaj sot na hiqet si viktimë e organizatës së tij kriminale me drejtorët hajdutë, por në fakt ai është drejtuesi i saj. Ishte Erion Veliaj ai që mori kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, duke zhdukur në llogari offshore plot 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

    Le ta kujtojmë dhe njëherë bashkë se si në shtator të vitit 2017, Veliaj rrihte gjoksin dhe merrte plotësisht autorësinë dhe meritat për këtë aferë korruptive.



    Të dashur qytetarë,

    Ditën për diell, Erion Veliaj mashtroi anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë, duke u thënë se kontrata koncesionare për inceneratorin nuk kishte asnjë implikim financiar, dhe anashkaloi me vetëdije të plotë, vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, siç e parashikon Ligji “Për vetëqeverisjen vendore”.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-08-at-12.38.28-767x10241712578797.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  38.3 KB

    Fill pas kësaj ngjarjeje, Erion Veliaj vendosi të gjithë organizatën kriminale të Bashkisë së Tiranës edhe në shërbim të biznesit të dherave, duke vjelë dhjetëra milionë euro shtesë nga kontrata koncesionare.

    Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk është njëri prej klientëve të kësaj kontrate, por pronari faktik dhe përfituesi kryesor nga kjo aferë korruptive.

    Emri:  auto_WhatsApp-Image-2024-04-08-at-12.38.28-1-722x10241712578813.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  50.3 KB

    Gjej sot rastin t’i kërkoj sërish SPAK-ut që të thërrasë dhe nisë hetimet ndaj pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

    Afera e inceneratorit është grabitja korruptive më e dokumentuar me prova të pamohueshme, ndaj mos reagimi i deritanishëm i organit të akuzës dhe frika për të përmendur emrin e Erion Veliajt në dosje, janë tregues të qartë të kapjes dhe shantazhit që Veliaj po ushtron mbi SPAK.

    Qëndrimi i Veliajt në detyrë, i jep atij mundësinë e prishjes së provave dhe zhdukjes së dokumenteve zyrtare, që e implikojnë atë drejtpërdrejtë në këtë aferë.

    Vetëm një drejtësi e pakapur dhe që nuk mban anë, mund të garantojë besimin e opinionit publik dhe të qytetarëve shqiptarë, që në këto 11 vite janë qytetarët më të vjedhur të Europës.

    Ndaj dhe për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë.

    O sot, o kurrë.

    Ju faleminderit.

    Emri:  auto_Screenshot_51712579202.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  50.4 KB

    Emri:  auto_Screenshot_61712579206.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  37.5 KB

    Emri:  auto_Screenshot_71712579210.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  27.3 KB

    Emri:  auto_Screenshot_81712579214.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  25.5 KB

    Emri:  auto_Screenshot_91712579218.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  41.4 KB


    Syri

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,665
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    'e-maili'/ Këlliçi: Ja si Erion Veliaj vodhi buxhetin e bashkisë duke paguar kompaninë e inceneratorit

    Emri:  auto_da5df355-e4e5-4f58-a9b5-8bf32d49b3161714048299.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  25.8 KB

    Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar një tjetër e-mail që tregon se si kryebashkiaku Erion Veliaj ka vjedhur buxhetin e bashkisë duke paguar kompaninë e inceneratorit.

    Në deklaratën e bërë nga selia blu, Këlliçi ka ftuar sërish qytetarët e Tiranës, që ditën e nesërme, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, të protestojnë përpara bashkisë më të korruptuar në Europë.

    DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI:

    Të nderuar qytetarë,

    Ditën e djeshme ju bëmë me dije se si funksiononte afera e dytë korruptive, brënda mega aferës së inceneratorit të Tiranës, afera e dherave.

    Nëpërmjet marrëveshjes të firmosur më 15 tetor të vitit 2018, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, duke përdorur drejtorët 5D, shantazhonte, kërcënonte dhe detyronte biznesin e ndërtimit për të paguar depozitimin e dherave, shumë e cila kalon vlerën e 60 milionë eurove. Para të cilat sigurisht kanë dalë nga xhepi i qytetarëve shqiptarë.

    Sot, nëpërmjet një tjetër e-maili do ju faktojmë se Erion Veliaj përpara se të grabiste qytetarët e Tiranës dhe biznesmenët e ndërtimit, grabiti fillimisht buxhetin e Bashkisë Tiranë. Kontrata konçensionare e firmosur në vitin 2017, për të cilën Erion Veliaj dha miratimin në shkelje të Ligjit ‘Për vetqeverisjen vendore’ pa mare dakordësinë e Këshillit Bashkiak, hyri në fuqi në janar të vitit 2018.

    Në 21 janar të vitit 2020, midis Denisa Tollkuçit dhe një zyrtari të Bashkisë Tiranë, komunikohet pikërisht për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave. E më specifikisht, zyrtari i drejtohet Tollkuçit duke i thënë:

    ‘Referuar tabelës me të dhënat e vitit 2018, krahasuar me tabelën tuaj kemi diferenca… Shmangia besoj ka ndodhur për faktin se në 2018 pagesat e urdhëruara kanë konsideruar vetëm zërin mbetje urbane deri në muajin maj, pas këtij muaji ne kemi filluar të aktivizojmë pagesat sipas zërave ‘urbane, dhera, inerte’.’

    Pra e thënë thjeshtë, sipas këtij komunikimi deri në muajin Maj, nuk kishte asnjë pretendim nga konçensionari për të aktivizuar një pagesë të re për zërin dhera/inerte. Pas këtij muaji nëpërmjet një veprimit kryekëput korruptiv, Erion Veliaj vendos që buxheti i Bashkisë Tiranë duhet të paguante për çdo punë publike tarifën për depozitimin e dherave në biznesin e tij. E sigurisht, oreksi vjen duke ngrënë.

    Pasi e pa si një mundësi të artë, për të vjedhur dhjetëra milionë euro shtesë, Veliaj në tetor të vitit 2018 vendosi këtë gjobë edhe për bizneset private.

    Ditët në vijim, do të bëjmë publike disa marrëveshje të Bashkisë Tiranë ku aty do të kuptoni fare se këta janë qartazi një grup i strukturuar kriminal, të cilët në bashkëpunim kanë vepruar për të vjedhur buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve. Dokumente që bëjnë bashkë inceneratorin e Tiranës, bandën 5D, Taulant Tushën, Ilda Qazimllarin dhe kokën e këtij grupi kriminal, Erion Veliajn.

    I bëjmë thirrje SPAK, të mos harxhojë më edhe një orë të vetme, por sot të sekuestrojë të gjitha asetet e këtij grupi të strukturuar kriminal, që fillon me inceneratorin e Tiranës, vijon me bandën e 5D dhe përfundon tek dhjetra e dhjetra apartamente në kullat më të rëndësishme të Tiranës. Apartamente të cilat Veliaj mund ti ketë përdorur dhe për të blerë influencë politike brenda Grupit Parlamentar të PS.

    Ftoj sërish qytetarët e Tiranës, që ditën e nesërme, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, të protestojmë përpara Bashkisë më të korruptuar në Europë, në mbrojtje të taksave tona, në mbrojtje të qytetit të Tiranës, pa harruar asnjëherë shëmbjen brutale të Teatrit Kombëtar si dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt, për të cilin do të nxjerrim të dhëna të reja.

    O sot, o kurrë!

    Emri:  Screenshot 2024-04-25 at 12.34.41 PM.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  27.2 KB

    Emri:  Screenshot 2024-04-25 at 12.35.10 PM.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  16.2 KB


    Shkarko Dokumentin

    Syri

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2023, 22:47
  2. Kush do ta ndërtojë kullën 100 milion euro në mes të Tiranës?
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2022, 21:21
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2022, 08:53
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 01:07
  5. Pasuria e Thaçit 1,5 milion euro, e Krasniqit mbi një milion
    Nga gimche në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 02-01-2012, 13:18

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •