Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kuvendi aprovon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një 'colpo di grazia' për rendin kushtetues

    Emri:  auto_329095094_959193101713343_7829194917995076105_n1703237188.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  26.4 KB

    Nga Sali Berisha

    Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 20. 12. 2023 për të justifikuar hedhjen poshtë të kërkesës së 1/5 së deputetëve për shqyrtimin e marrjes me urdhër politik nga prokuroria dhe gjykata të kompetencave të Kuvendit që rrjedhin nga neni 73 pika 2 e kushtetutës në rastin e vendosjes së masave të sigurisë pa miratimin e kuvendit ndaj kryetarit të PD, deputetit Sali Berisha, shkruan se “Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim, 1/5 e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme, që nuk mund të barazohen me njëri tjetrin”.

    Ky pretendim është një trillim i turpshëm dhe i pashembullt pasi sipas nenit 131 të Kushtetutës që përcakton subjektet që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e tij drejtuese nuk janë subjekte që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Kjo pra është një shpikje, një trillim primitiv dhe i turpshëm. Atentat i vërtetë ndaj Kushtetutës.

    Me këtë skandal të paimagjinueshëm që ka bërë dje me urdhër politik Gjykata Kushtetuese ka përdhosur Kushtetutën, jurisprudencën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, e deri tek vet gjykatën dhe ligjin e saj organik.

    Ajo, nga një mbrojtëse e Kushtetutës, është shndërruar në një seksion mjeran i Rilindjes së Edi Ramës.

    Për të kuptuar më mirë këtë super-skandal të individëve pa ligj dhe moral profesional duhet t’ju referohemi neneve të kushtetutës që kanë të bëjnë me këtë çështje.

    Së pari është e domosdoshme të njihemi me nenin 7 të Kushtetutës i cili sanksionon se “sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.”

    Pra ky nen flet për pushtet ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor. Siç shikoni neni nuk bën fjalë për pushtet të Kuvendit, të organeve të tij drejtuese, por vetëm pushtet ligjvënës.

    Tani le të shohim se kush ka të drejtën kushtetuese të vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese domethënë t’i paraqesë ankesa për shqyrtim kësaj gjykate, Kuvendi apo 1/5 e deputetëve.

    Sipas nenit 134, (Ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, datë 22.7.2016),

    1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të:

    a) Presidentit të Republikës;

    b) Kryeministrit;

    c) jo më pak se një të pestës së deputetëve;

    ç) Avokatit të Popullit;

    d) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;

    dh) çdo gjykatë, sipas nenit 145, pika 2, të kësaj Kushtetute;

    e) çdo komisioneri të krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta;

    ë) Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

    f) organeve të qeverisjes vendore;

    g) organeve të bashkësive fetare;

    gj) partive politike;

    h) organizatave;

    i) individëve.

    2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “gj”, “h” dhe

    “i”, të paragrafit 1, të këtij neni, mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.


    Nga leximi i këtij neni del se kushtetuta në paragrafin 1 pika “c” ia ka dhënë këtë të drejtë jo më pak se 1/5 së deputetëve dhe në asnjë pikë apo germë të tij në mbi 100 fjalë të këtij nenit nuk ekziston fjala “Kuvend”.

    Pra, qartë Kushtetuta nuk ia ka dhënë këtë të drejtë Kuvendit të Shqipërisë, i cili përbëhet nga deputetët, organet drejtuese dhe stafet i tij. Kushtetuta nuk i ka njohur të drejtën për vënien në lëvizje asnjërit prej organeve drejtuese të tij si të tilla, domethënë Kryesisë, Byrosë, komisioneve apo kryesisë së grupeve parlamentare, ndonëse ajo i njeh këto organe si organe kushtetuese.

    Ajo nuk ja jep këtë të drejtë Kryetares/ Kryetarit të Kuvendit ndonëse në hierarkinë shtetërore ai apo ajo është Numri 2 i shtetit dhe sigurisht kurrë nuk mund ta harronte.

    Këtë të drejtë pra, Kryetari/ja e Kuvendit e ka, por vetëm si një ligjvënëse dhe vetëm në rast se ai ose ajo firmosin si të barabartë së bashku me 1/5 e deputetëve të kuvendit.

    Për të kuptuar më mirë këtë përjashtim që i bën Kushtetuta, Kuvendit në kuptimin e organeve drejtuese të tij le t’i referohemi përsëri nenit 134 i cili thotë në pikën dh: “këtë të drejtë ja njeh çdo gjykate, sipas nenit 134 pika 2, të kësaj Kushtetute”.

    Po të rikthehemi tek neni 7 i Kushtetues aty flitet për pushtet ligjvënës dhe gjyqësore kurse në nenin 134 në pikën c nuk flitet për Kuvend por për 1/5 e deputetëve ( ligjvënësve) ndërsa në pikën ‘dh’ të këtij neni flitet për gjykatë si institucion dhe jo për pushtet gjyqësor.

    Kushtetuta duke njohur të drejtën e 1/5 së deputetëve para se gjithash ka respektuar një parim universal atë të respektimit të së drejtës së pakicës natyrisht jo të çdo pakice por të asaj që grupon së paku 1/5 e deputetëve. Kjo natyrisht nuk përjashton që këta mund të jenë edhe më shumë madje mundet edhe të gjithë deputet.

    Duke mohuar me vendimin e saj të drejtën, kushtetuese të pakushtëzuar të pakicës dhe duke e transferuar këtë të drejtë “de facto: tek Kuvendi, Gjykata Kushtetuese ka përmbysur Kushtetutën, pluralizmin demokratik parlamentar, pra kryen një akt të rëndë puçist ndaj rendit kushtetues dhe është shndërruar në një vegël të vendosjes së regjimit monist të Edi Ramës në Shqipëri.

    Përveç kësaj Gjykata Kushtetuese në zbatim të urdhrit politik dhunon rëndë Kushtetutën, mashtron në amoralitet të plotë ligjor kur paraqet 1/5 e deputetëve si subjekt me të drejtë të kushtëzuar në paraqitjen e kërkesave ndaj saj.

    Ajo me këtë pohim skandaloz del qartazi kundër nenit 134 të Kushtetutës dhe në vendimin e saj thotë të kundërtën e asaj çka sanksionon Kushtetuta në nenin 134. Ky nen nuk ia ka lënë Gjykatës të caktoj se cilat janë subjektet që mund të venë në lëvizje Gjykatën me të drejtë të kushtëzuar domethënë që mund të vë në lëvizje atë për interesa të aktiviteteve të tyre dhe cilat subjekte kanë të drejtë të pakushtëzuar domethënë që nuk kanë kufizime të lidhura me interesa të aktivitetit të tyre, por mund ta vënë në lëvizje për çështje me rëndësi shoqërore që ata vetë e vlerësojnë se duhet t’i paraqesin në Gjykatën Kushtetuese.

    Për të dalluar këto subjekte Kushtetuta në paragrafin 2 të nenit 134 sanksionon se:

    “Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “gj”, “h” dhe “i”, të paragrafit 1, të këtij neni, mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre. Kurse subjekteve të tjera si Presidentit të Republikës, Kryeministrit, 1/5 së grupit të deputetëve dhe Avokatit të Popullit, Kushtetuta përjashton nga kushtëzimi i të drejtës kushtetuese të paraqitjes të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese ‘vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.

    Këto subjekte kanë të drejtën kushtetuese të pa pakushtëzuar për t’iu drejtuar gjykatës.

    Kështu gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese me vendimin e tyre kanë shkelmuar jo vetëm mbi Kushtetutën, por edhe mbi të gjithë jurisprudencën e kësaj gjykate, mbi veten e tyre por edhe mbi vet vendimin e tyre që pranuan dy javë më parë në përputhje me nenin 134/1c kërkesën e grupit të 1/5 të deputetëve për protokollin midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë Italiane për emigracionin.

    Ky standart i përdorur në vendimin e djeshëm nuk mund të quhet ndryshe veçse më së paku mashtrim, pafytyrësi ligjore me pasoja dramatike per vendin.

    Por tani le të ndalemi në aktin tjetër puçist të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në të cilin thuhet: “Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt.

    Pra, nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë, apo të jetë cenuar drejtpërdrejtë në ndonjë kompetencë. Grupi i 1/5 të deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që ai është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2 i Kushtetutës. Pra, ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e kuvendit.

    E vërteta është krejt tjetër.

    Por kush e vë në lëvizje gjykatën për këtë konflikt midis pushteteve?

    Sipas Kushtetutës nenit 134/ç kjo e drejtë i njihet nga kushtetuta 1/5 se deputetëve dhe jo Kuvendit apo drejtueseve te tij. Sipas këtij vendimi, meqenëse gjykata i heq të drejtën 1/5 së deputetëve për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese dhe sipas vetë Kushtetutës, Kuvendi nuk e ka këtë të drejtë të ankohet në Gjykatën Kushtetuese del se pushtetin ligjvënës domethënë të drejtat kushtetuese të deputetëve mund t’i marrë kushdo dhe askush të mos mund të ankohet.

    Sipas nenit 131 të kushtetutës pika ç, Gjykata Kushtetuese vendos për: mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;

    E njëjta gjë konfirmohet edhe në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, në nenin 54 të këtij ligji thuhet se: “Në mbështetje të nenit 131 pika ç të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese shqyrton mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore dhe kur mosmarrëveshja ka lidhje të drejtë për drejtë me ushtrimin e veprimtarisë së tyre”

    Ajo që shkruan gjykata se këto kompetenca i janë cenuar Kuvendit dhe jo deputetëve kjo është një dhunë logjike dhe ligjore.

    Janë cenuar nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata kompetencat kushtetuese të deputetëve për t’u shprehur dhe ushtruar pushtetin e tyre sipas procedurës që ka përcaktuar ligji për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të deputetit. Po në këtë linjë komisioni monist i mandateve për motive politike vendosi të legjitimojë një vendim të paligjshëm të motivuar politikisht gjykatës dhe prokurorisë speciale. Për më tepër, ky komision nuk shqyrtoi asnjë provë, fakt apo dokument, mbasi prokurorët në komision paraqitën vetëm vendimin e Gjykatës dhe prokuroria një dokument 6-7 faqesh, ndërkohë që në çdo rast tjetër para këtij rasti janë paraqitur qindra e madje mijëra faqe.

    Si përfundim mund të themi se me vendimin e fundit të saj politik, Gjykata Kushtetuese i dha një “colpo di gracia”, rendit kushtetues të vendit dhe firmosi vendosjen e monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri.

    Ajo mbylli vitin 2023 si një seksion juridik i Partisë Socialiste dhe faktoi në mënyrë përfundimtare se reforma në drejtësi e shndërroi këtë sistem në një degë të ekzekutivit të Edi Ramës.

    Syri

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kuvendi aprovon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

    Berisha në Ditën e Krishtlindjes: Rama kërkon të më arrestojë!

    Emri:  Capture-103.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  28.7 KB

    Rama kërkon të arrestojë liderin e opozitës, njësoj si Putini me Navalnin. Jam rikthyer në krye të PD me qëllimin që ne të fitojmë!

    FJALA E PLOTË E SALI BERISHES:

    Edhe njëherë nga zemra uroj gëzuar Krishtlindjet.

    Sot unë kam zgjedhur të bisedoj me miqtë e mi në rrjetet sociale.

    Ajo çka unë mund të theksoj se ne festuam këto Krishtlindje në diktaturën e bandës, të udhëhequr nga Edi Rama.

    Kjo diktaturë nuk ka në bazë ideologjinë marksiste-leniniste, nuk shpall forcë lëvizëse luftën e klasave, por kjo diktaturë ka si forcë kryesore lëvizëse aleancën me krimin e organizuar dhe drogën.

    Në këtë vend, krimi dhe kreu i tij, Edi Rama, vendosin kudo, vendosin në rrugë, në qelitë më të sigurta të burgjeve, në parlament, në prokurori, në ekzekutiv dhe në çdo skutë të këtij shteti.

    Kjo aleancë ka fshirë ose ka shndërruar në letër të vdekur, ligjet e mira, demokratike që u hartuan dhe u miratuan në këto dekada. Për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut, për të garantuar pronën, për të garantuar dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin e vendit.

    Kjo aleancë vendosi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Kjo aleancë dikton sot me forcën më të madhe rezultatin e zgjedhjeve. Imagjinoni në Shkodër se si i përmbys rezultati nga bandat e blinduara të qeverisë dhe ministrave të saj në bashkëpunim.

    Në këtë aleancë pra, krimi, droga, hanxharët e krimit shndërrohen në vota dhe vota përsëri shndërrohet në krim.

    Në këtë aleancë, opozita nuk mund të tolerohet, asaj i mohohen të drejtat elementare kushtetuese. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama, i mohoi në një mënyrë skandaloze, të pashembullt, deputetëve të opozitës të drejtën e komisionit hetimor parlamentar, i cili duhet të jemi të hapur, është e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme. Dhe pa diskutim që ato komisione në epiqendër do kishin Edi Ramën.

    Do kishin megavjedhjet e tij qindra milionëshe në aferat e sterilizimit, në aferën e checkupit, në aferat e energjetikës dhe në një seri aferash tjera.

    Por ato, komisionet do kishin objekt hetimi vjedhjet familjare të tij. Në mënyrë të përsëritur, PD ka denoncuar thjeshtrën e cila fiton në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjit, me dhjetëra tendera nga pushteti i njerkut të artë. Dhe njerku i artë nuk pasqyron prej tetë vitesh në formularin e tij të deklarimit të pasurive, asnjë qindarkë nga fitimet marramendëse të thjeshtrës, e cila ka fituar për shkak të pushtetit të njerkut me dhjetëra e dhjetëra tendera.

    Në vend të hetimit, Edi Rama ka zgjedhur bllokimin e hetimit dhe mashtrimin e shqiptarëve se ajo nuk është pjesë e familjes sime. Thjeshtra është vajza e Linda Ramës dhe në të gjitha ligjet e vendit është pjesë e familjes Rama.

    Para 4 vitesh, Rama e pranonte të tillë, kurse tani që i dalin në dritë të gjitha abuzimet, ai refuzon.

    Këto komisione do të paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj, e cila ka shumëfishuar të ardhurat gjatë këtyre viteve në një konflikt interesi, pasi merr fonde nga donatorët dhe zhvillon projekte me qeverinë. Natyrisht këtu ajo shuan çdo shans për konkurrencë të ndershme, shuan çdo shans që dikush tjetër ta bënte projektin shumë më mirë.

    Pra, jemi në këtë situatë në të cilën ai i mbyll derën komisioneve hetimore.

    Por ai shkon më tej, kërkon të arrestojë kryetarin e partisë më të madhe politike opozitare.

    Vladimir Putin, këto kohë, ka zhdukur Navalnin edhe nga burgjet, nuk dihet ku është.

    Pse? Se ka frikë se Navalni do regjistrohet si kandidat për president.

    Putin, Navalnin e ka frikë edhe në burg aty ku është.

    Edi Rama bëri të njëjtën gjë. Nuk lejoi në kundërshtim me ligjin, regjistrimin e emrit tim si kryetar koalicioni.

    Edi Rama bëri edhe më shumë. Nuk lejoi as regjistrimin e emrit të PD nga frika dhe tmerri.

    Ne jemi sot në këtë situatë kur ai në një zinxhir veprimesh antikushtetuese, ka vendosur që të arrestojë, të dënojë me arrestim Sali Berishën, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë provë për një proces që është më i ligjshmi që mund të bëhet.

    Në dosjen Partizani ka një moment: Jamarbër Malltezi, njëri nga qindra pronarë të territorit, ka marrë 410 metra tokë. Në këtë proces që ka zgjatur nga viti 1995 deri në vitin 2009, Sali Berisha nuk ka një firmë të vetme në procesin e njohjes dhe privatizimit të objekteve të klubit Partizani.

    Nuk ka një punonjës që të paraqesë ankesën apo dëshminë më të vogël se Sali Berisha ka ndërhyrë në këtë proces.

    Por ka diçka tjetër. Së pari, e gjithë dacibao e Edi Ramës dhe prokurorëve të tij është e ndërtuar mbi fshehjen e dokumenteve zyrtare. Është formuluar duke mos e pyetur asnjë herë Sali Berishën dhe as Jamarbër Malltezin, sepse dihej se shpjegimet e tyre do asgjësonin pretendimet e tyre.

    Ka një moment tjetër, për ta mbyllur me këtë çështje. Nga toka e familjes Begeja, nga e cila Jamarbër Malltezi ka marrë 410 metër katrorë tokë, Edi Rama me Karlo Bolinon kanë marrë 1500 metër katrorë tokë, të cilën Begejsit me fisnikërinë e tyre, e lanë për ndërtimin e një gjimnazi pasi zona prej 65 mijë banorësh nuk kishte një të tillë.

    Në vend të gjimnazit, Edi Rama ka firmosur 4 vendime qeverie të personalizuara për Karlo Bolinon, çka njeriu nuk e bën kurrë veçse kur është vetë pronar, për të rrëmbyer 1500 metër katrorë tokë.

    Ju keni konstatuar se unë kam ndjekur me përpikmëri, ose kam kërkuar asgjë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe ligjit.

    Edi Rama, duke parë se me Kushtetutën dhe ligjin nuk mund të bënte asnjë veprim, sepse nuk kishte asnjë bazë, zgjodhi rrugën e dhunimit të Kushtetutës dhe ligjit.

    Ju keni dëgjuar se si larot, lakejtë, puthadorët e narkodikaturës, gjatë këtyre javëve të fundit, përsërisin se Shqipëria nuk përfill gjykatat, Berisha nuk përfill prokurorinë.

    E vërteta është se unë kam përfillur gjykatat dhe kam dërguar aty në përputhje me ligjin avoketët e mi. Unë kam përfillur parlamentin, komisionin hetimor parlamentar dhe kam dërguar aty avoketërit e mi. Kam përfillur Gjykatën Kushtetuese dhe grupi i PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

    Por unë nuk kam përfillur vendimin antikushtetues të një gjykatëse që është shkarkuar nga Sali Berisha me datën 8 shkurt 1996 dhe në përputhje me ligjin e vendit dhe çdo ligj tjetër të botës jodiktatoriale, ajo nuk mundej kurrë të shqyrtonte dosjen e njeriut që e ka shkarkuar.

    Nuk kam pranuar atë vendim, ndonëse theksoj se vendimet e gjykatës për mua janë ligj, por ligjet kanë hierarkinë e tyre. Në hierarkinë e ligjeve, Kushtetuta është ligji suprem.

    Kushtetuta është ligji i të gjitha ligjeve. Kushtetuta urdhëron çdo qytetar të mos pranojë asnjëherë një vendim antikushtetues.

    Sikundër ligjet urdhërojnë çdo punonjës të mos pranojnë asnjëherë një vendim antiligjor.

    Pra, në këtë betejë, Sali Berisha nuk bëri asgjë tjetër veçse mbrojti Kushtetutën, mbrojti shtetin ligjor, mbrojti ato parime pa të cilat rendi demokratik nuk ekziston dhe u faktoi shqiptarëve se Shqipëria tashmë është një narkokraturë. Se në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin.

    Ju falënderoj për vëmendjen dhe ju ftoj të drejtoni pyetjet që ju dëshironi.

    Faleminderit shumë.

    Pyetje: Gjyqtarja e çështjes tuaj ka dalë e shkarkuar në vitin 1996 nga ju, për paaftësi në ushtrimin e detyrës. Besoni se gjyqtarja do të japë dorëheqjen tashmë që ky dokument i shkarkimit të saj u bë publik.

    Berisha: Gjyqtarja nuk ka ndërgjegje profesionale. Gjyqtarja është e kapur, nuk është një njeri i lirë. Natyrisht ajo nuk jep dorëheqjen, iu kërkua dorëheqja asaj, iu dha mundësia. Por ajo faktoi se ajo është njeri fund e krye i kapur për problemet e saj.

    Pyetje: Në Serbi sipas OSBE-së zgjedhjet u manipuluan dhe opozita u ngrit në këmbë. Protestoi, theu derën e kuvendit, rrethoi bashkinë e kryeqytetit. Po në Shqipëri kur do të ngrihet opozita.

    Berisha: Së pari dua të përshëndes opozitën serbe, e cila me zërin e saj po i tregon vendit, mobokratit, diktatorit të bazuar te bandat, Vuçiçit, padronit të Edi Ramës. Ajo është një shkallë përgjegjësie ndaj vendit të tyre, ndaj vlerave të lirisë që ata besojnë. E vërteta është dhe dua të garantoj çdo shqiptar, se Aleksandër Vuçiç nuk bën zgjedhje të lira. Por Edi Rama bën zgjedhje shumë më pak të lira se Aleksandër Vuçiç. Vuçiç dhe Rama përdorin Bjellovukët e tyre, banditët e tyre, përdorin mediat, përdorin rrugë të paligjshme për të kontrolluar votën. Por Edi Rama këto mjete i ka shumë më të kontrolluara se Vuçiç. Por çfarë duhet të nxjerrim ne një mësim dhe këtu është e gjithë përpjekja ime me ju të dashur miq dhe çdo qytetar shqiptar? Secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje: a ka zgjedhje me Edi Ramën, dhe nëse i japim përgjigje drejt kësaj pyetje, ne i japim edhe zgjidhjen problemit. Por nëse ne mendojmë, gabojmë se ka zgjedhje me Edi Ramën, ne veçse bëhemi bashkautorë në një farsë elektorale të shëmtuar.

    Veçse firmosim grabitjen e radhës të votës së shqiptarëve nga Edi Rama. Pra, çdo demokrat dhe opozitar, është koha e fundit të shtrojë pyetjen: a mund të bëhen zgjedhje normale me Edi Ramën? Cilido që mendon e garantoj se bën një gabim të rëndë politik të jetës së tij. Me Edi Ramën, me makinerinë gjigante të blerjes së votës, me makinerinë e frikësimit dhe kontrollit të zgjedhjeve, me ushtrinë e terroristëve të kuq të votës siç janë patronazhistët dhe aktivistët, me gjykatat që kontrollon gjer në palcë, ata që besojnë se zgjedhjet me Edi Ramën mund të fitohen, ata bien në një utopi, ndërkohë që i bëjnë një shërbim të madh Edi Ramës. Edi Rama njeh vetëm një gjë, nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, nuk pyet për asnjë njeri. Dhe ata që mund të mendojnë se komuniteti ndërkombëtar mund të detyrojë Edi Ramën të ndryshojnë, mashtrojnë veten e tyre. Unë e njoh shumë mirë. Jo komuniteti ndërkombëtar, por ju të dashur qytetarë e keni në dorë të largoni Edi Ramën. Por kjo kërkon që ne të jemi të vërtetë, të mos mashtrojmë veten se mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën. Nga ana tjetër, ne jemi forca politike që nuk pranojmë kurrë që Shqipëria të mos ketë zgjedhje. Pra, ne duhet të përballemi.

    Opozita e Beogradit u fut në parlament sepse mobokrati i Serbisë u grabiti votën. Opozita shqiptare duhet të largojë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile armikun më të egër të tyre dhe të lirisë së tyre. Unë besoj se kjo është rruga që duhet të ndjekin dhe ju garantoj se kjo rrugë është rruga e fitores. Sali Berisha është rikthyer, është sot në krye të PD për asnjë interes të tij personal, absolutisht. Është kthyer me një qëllim, që opozita të fitojë, që vota e tyre të mos dhunohet më, dhe në rast se unë nuk do kisha këtë bindje, unë nuk investoja një ditë të vetme nga jeta ime. Por unë kam bindjen më të thellë se mobilizimi ynë, se mosbindja jonë civile e përmbys Edi Ramën në mënyrën më të sigurt dhe shqiptarët votojnë pa patronazhistë, pa bandat dhe vrasësit e tyre, pa qindra milionë euro blerje të votës së tyre, pa ua ndryshuar kush qendrën e votimit siç ua ndryshoi Edi Rama 1.3 milionë votuesve.

    Pra, në qoftë se jam sot këtu, në qoftë se unë vazhdoj këtë betejë, nuk do vazhdoja kurrë një betejë të humbur, nuk do vazhdoja kurrë një betejë që nuk fitohet. Por jam i bindur se është në dorën tonë, në vullnetin tonë, në fuqinë tonë që të largojmë Edi Ramën dhe të fitojmë këtë betejë. Kauza është e drejtë, e vërteta është në anën tonë. Nuk duhet të pranojmë kurrë këtë statuskuo që ekziston.

    Daniel Katana: Drejtësia, arsimi, sistemi i votimit aktualitsht janë të komduar nga PS. Cili është plani i PD-së, për të mundur vjedhjen e votës së lirë dhe pushteti që po shpopullon Shqipërinë. Gëzuar festat.

    Berisha: Gëzuar Daniel. Konstatimi yt është shumë i drejtë. Kontrolli mbi këto organe është i plotë dhe total. Mjafton të analizoni qëndrimet e këtyre organeve ndaj procesit zgjedhor ose qëndrimet e këtyre organeve ndaj akuzave false ndaj meje dhe nuk mbetet dyshimi më i vogël se ato janë thjesht vegla të verbra në duart e Edi Ramës. Por ti Daniel je i ri dhe nuk e ke përjetuar diktaturën komuniste. Në fakt kjo situatë ishte edhe atëherë, pikërisht të gjitha këto organe ishin në kontroll të një njeriu, të diktatorit. Sot këto organe janë prapë në kontroll të një njeriu. Nuk do votonim kurrë të lirë nuk do përmbysnim atë diktaturë. Nuk do votojmë kurrë të lirë nëse nuk përmbysim këtë diktaturë sot. Edi Rama është diktatori.

    Nëse nuk e kuptojmë këtë, se diktaturën e mban diktatori, tregon që jemi njerëz naiv dhe nuk kuptojmë asgjë nga kjo që ndodh në këtë vend. Prandaj zgjidhja e vetme është përballja me mosbindje civile me diktatorin e diktaturës së bandave. Qytetarët nuk kanë realizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam mirënjohës shumë deputetëve që çuan atë kërkesë aty. Isha i sigurt se do e rrëzonin. Por përsëri u them të vërtetën, duke e ditur që ata janë njerëz me një lloj begraundi të caktuar, kurrë nuk mund të imagjinohej që ata të zgjidhnin variantin më të kobshëm jo për Sali Berishën, por për Shqipërinë, për shoqërinë shqiptare dhe rendin kushtetues. Çfarë zgjodhën ata?

    Ata zgjodhën t’i heqin pakicës të drejtën e pakushtëzuar që i njeh Kushtetuta për t’iu drejtuar atyre. Kjo e drejtë, të cilën Kushtetuta në nenin 134 të saj, ua njeh si të pakushtëzuar presidentit, kryeministrit, Avokatit të Popullit dhe pastaj një të pestës së deputetëve dhe askujt tjetër, ata 8 gjykatës pa ligj, pa moral ligjor, që përtypin rroga më të mëdha se çdo president i rajonit, firmosin atë ditë vendosjen e plotë të monizmit në Shqipëri. Edhe këtë të drejtë kushtetuese të pakicës, ata e mohuan.

    Ata shpallën entitet paralel me pakicën, parlamentin, të cilin Kushtetuta e njeh për dhjetëra funksione, por kurrë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Të cilit Kushtetuta i ka dhënë gjithë ato kompetenca, por kurrë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Atë ia ka dhënë pakicës. Duke i hequr pakicës këtë të drejtë, gjykata firmosi vendosjen e plotë, totale të pushtetit absolutisht të Edi Ramës.

    Pra, u mbyll dhe përfundimisht edhe dritarja e fundit në të cilën opozita mund të vepronte në kuadër të këtij rendi. U mbyll përfundimisht epoka e pluralizmit të vërtetë politik dhe hyn në fuqi me këtë vendim, epoka e monizmit të plotë të bazuar në aleancën mes krimit, drogës dhe vjedhjeve.

    Besmir: Doktor, nëse gjykata vendos gjykim arresti ndaj jush do e ankimoni vendimin apo do e zbatoni atë?

    Berisha: Në kushtet e krijuara kjo është një ditaturë. Në qoftë se unë ka refuzuar vendimin, kam refuzuar për të krijuar mundësinë që ju dhe çdo njeri tjetër të shihni se ky është një shtet diktatorial në të cilin nuk përfillet asnjë ligj, asnjë parim, nuk përfillet Kushtetuta.

    Pra, vendimi i gjykatës është fund e krye antikushtetues. Pse?

    Po marr vetëm një moment. Momentin e heqjes së imunitetit nga parlamenti. Sali Berisha ka qenë promotor i abrogimit të imunitetit nga Kushtetuta në vitin 2012, dhe jam prap. Dhe sot jam gati ta votoj, por çfarë ndodhi?

    Nenin e refuzoi në mënyrë kategorike Edi Rama. Neni u zbatua në të gjitha rastet kur organet e drejtësisë kërkuan heqjen e imuniteit. Si u veprua në rastin e Sali Berishës?

    Si kurrë ndonjëherë. Prokuroria në vend të dosjes, për arsye se nuk ka asnjë fakt, asnjë provë asnjë dokument, asnjë dëshmi që të faktojë fajësinë e Sali Berishës apo të Jamarbër Malltezit, për arsye se gjithçka është ndërtuar mbi mashtrimin, nuk dërgoi asnjë provë në komisionin parlamentar.

    Dërgoi vetëm vendimet që kishte shkruajtur gjykatësja Gjoka në konflikt të plotë interesi dhe gjykatësja tjetër në konflikt të plotë me Kushtetutën. Komisioni vetë votoi në unison. Parlamenti, i cili sipas ligjit dhe Kushtetutës duhet të lexonte mendimin e shumicës, mendimin e pakicës dhe duhet t’i jepte fjalën deputetit të interesuar, shkeli ligj, çdo rregull. Kur unë kërkova fjalën, natyrisht me kusht kërkova fjalën që gard atë dilte jashtë.

    Unë nuk mund të pranoja një proces sikur të isha në një kazermë ushtarake dhe jo në një parlament. Pra, çfarë kërkova unë për të folur, për t’iu adresuar qytetarëve? Kërkova thjesht që të dalë garda jashtë që unë të merrja fjalën. Kolegët e mi të cilët ishin në mosbindje civile në atë moment kërkuan të njëjtën gjë.

    Linda e parlamentit në vend të zbatonte Kushtetutën, ligjin, pa lexuar as raportin, pa lexuar as opinionet, pa dëgjuar të interesuarin, në një akt skandaloz antikushteutes kërkoi votimin. Pra, në këto kushte gjithçka zhvillohet si në një diktaturë.

    Pyetje: Doktor, nisur nga situata e krijuar, a keni patur mbështetje nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë për padrejtësitë që po iu bëhen juve personalisht dhe opozitës në tërësi kohët e fundit?

    Berisha: Ajo që mund të them unë, opozita ka patur dhe ka mbështetje të padiskutueshme. Nuk besoj se ka mbështetje më të madhe se sa t’i thuhet jo në Bruksel, t’i nxirret kartoni i kuq. Dhe kartoni i kuq Edi Ramës iu nxorr, jo siç gënjen ai, në radhë të parë për Belerin, por iu norr në rradhë të parë për qendrimet që mban për qendirmet ndaj opozitës.

    Por ne duhet të lexojmë qendrimet.

    Së dyti, faktori ndërkombëtar është shprehur jo me një, por me disa deklarata të hapura, të qarta. Por duke thënë këtë, dua të them se askush, cilidoqoftë nuk do vijë as të protestojë për ne, as të bëjë mosbindje civile për ne. Atë e keni në dorë, dhe ju garantoj se sa më të fuqishëm të tregohemi ne në protestën tonë, aq më e madhe do të jetë mbështetja jonë.

    Natyrisht, Komuniteti Ndërkombëtar ka mekanizmar e veta të komunikimit, por në asnjë rrethanë mos prisni ju se njeri do vijë të protestojë për ne. Një akt i tillë vë në dyshim përgjegjësinë tonë ndaj vendit. Një akt i tillë vë në dyshim botëkuptimin tonë për demokracinë. Ne duhet t’i dalim zot me një protestë të fuqishme në parlament.

    Ne ia dolëm të pushtojmë lajmin botëror, dhe kjo është një fitore e jashtëzakonshme. Ne ia dolëm të bëhemi çështje në kancelaritë e mëdha. Këto janë të vërteta të cilat duhet të na ftojnë ne të mobilizohemi me të gjithë potencialin tonë.

    Urdhëro, me një situatë jo kaq dramatike sa ne, se Vuçiç nuk hoqi njeri. Aleksandër Vuçiç nuk përjashtoi nga lista, nga emri kryetarin e opozitës, Aleksandër Vuçiç nuk hoqi emrin e partisë nga lista, por ata u futën në parlament dje. Ndaj edhe, në rast se në ngrihemi, ne sigurisht bëhemi zëri jo vetëm zëri i ndërgjegjes demokratike të shqiptarëve, por edhe i ndërgjegjes demokratike të vendit të popujve të lirë në botë.

    Pyetje: Doktor, me drjetësinë e kontrolluar nga Rama në çdo nivel, që nga shkolla e magjistraturës deri Gjykata Kushtetuese, sa përqind mendoni se janë gjasat që Gjykata e Lartë t’i japë PD vulën?

    Berisha: Ky është një aktet më të shëmtuara, më antidemokratike. Aq sa kam pritur nga Gjykata Kushtetuese unë nuk kam pritur, unë kam menduar se Gjykata Kushtetuese do ta fuste në kalendat e procedurës, por nuk më shkonte mendja kurrë se do mashtronte publikun, do nënshkruante Kushtetutën në mënyrën banditeske, pa moral, do shpallte pakicën me të drejtë të kushtezuar. Ky ishte fundi i tyre.

    Kështu që, nuk pres ndonjë gjë tjetër. Çdo gjë që pres unë pres nga qytetarët e vendosur në këtë mosbindje. Ne duhet edhe njëherë. Jemi para alternativës për votën e lirë, para fitores së sigurtë, atëherë ne do të ngrihemi. Ky është i gjithë mendimi i Sali Berishës.

    Nuk duhet të kemi shpresë te këto organe që janë sot degë më e verbër e ekzekutivit në Shqipëri dhe që janë të njëjta me verbërinë e tyre me ato të diktaturës komuniste.

    Rezart: Mendoni se në PD nevojiten ndryshime organizative dhe strukturore për t’u përballur me përballjen e fundit me regjimin e Edi Ramës?

    Berisha: Mendoj se janë të domosdoshme. Ndryshimet që ju përmendni janë të domosdoshme. PD ndodhet në një situatë si kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Ndodhet në një situatë në cilën është opozita rusë, në të cilën është opozita e Bjellorusisë, në të cilën është opozita e vërtetë e Iranit, në të cilën është opozita e vërtetë e Ugandës, e Tunizisë dhe Venezuelës.

    Pra, në kushte të tilla të besosh se opozita fiton zgjedhje me udhëtimin e saj të deritanishëm, është njëlloj si të besosh se Lukashenko do humbasë zgjedhjet dhe diktatorët e tjerë, për të mos i përmendur.

    Dhe ju keni të drejtë.

    Një nga momentet më kritike sot për opozitën është organizimi i saj. Në radhët e PD dhe opozitës ka luftëtarë të vërtetë lirie, ka djem, vajza, burra, gra të cilët janë të vendosur absolutisht të përballen dhëmbë për dhëmbë me këtë diktaturë.

    Natyrisht, ka dhe të tjerë që janë më të tërhequr, ka dhe të tjerë që rrethanat nuk i lejojnë. E rëndësishme sot i dashur është që çdo drejtues i kësaj partie së pari dhe para së gjithash duhet të bëhet zëdhënës i atyre që janë në këmbë, duhet të bëhet zëdhënës i luftëtarëve të lirisë dhe të mos pengojë vendosmërinë e tyre në këtë betejë. Demokratet dhe demokratët duhet të bëjnë gjithçka për të tërhequr, për t’u organizuar sa më shumë dhe sa më mirë.

    Natyrisht, prurjet e reja në PD janë të një rëndësie kapitale, por sot është koha e guximtarëve. Jo se të tjerët janë jashtë kohe, por janë guximtarët ata të cilët do të shkrijnë akullin e frikës, e ngricës që i ka pushtuar nga diktatura, e cila nuk është një shpikje e imja, është një realitet që ju të dashur miqtë e mi e konstatoni çdo ditë në kafene, në autobuz, me njerëzit tuaj.

    Duhet së pari të shkrijmë frikën dhe këtë e bëjnë vetëm guximtarët, ata që guxojnë, të tjerët do na bashkohen në rrugë të sigurtë, dhe kështu që do ecim drejt fitores.

    Pyetje: Në lidhje me bashkimin e grupit parlamentar, sa real është ky bashkim në kushtet kur z.Gazment Bardhi dhe disa deputetë të tjerë nuk kanë shkelur deri më sot në selinë e PD si dhe nuk kanë marrë pjesë në asnjë Town Hall apo organizim politik tuajin, përfshirë mungesën e tyre në Kuvendin Kombëtar, apo Këshillin kombëtar që u mblodh të shtunën e kaluar. Si gjykoni këtë proces të ngadaltë bashkimi?

    Berisha:
    Më ke bërë një pyetje shumë të drejtë. Së pari, 43 deputetë të PD kanë qenë të bashkuar dhe janë më të bashkuar se kurrë në frontin e betejës më të rëndësishme, më të suksesshme që është zhvilluar në këto vite në parlament. Dhe unë që ka qenë ky bashkim që tronditi dhe tmerroi Edi Ramën, Ka qenë pikërisht, forca e krijuar nga ky bashkim që asgjësoi de facto parlamentin e krimit. E struku atë në Zoom-e, e detyroi të votojë atë në 4 minuta buxhetin, etj.

    Por qendrojnë ato që thoni ju? Plotësisht qendrojnë.

    Pra, realitetet nuk mund t’i mohojmë. A po ecet në atë drejtim? Po ecet të garantoj me hap të sigurtë, dhe kjo do të jetë një nga arritjet e mëdha të opozitës, por edhe të Shqipërisë. Ata deputetë të cilët thoni junuk kanë ardhur në seli, të cilët thoni ju nuk erdhën në Kuvend.

    Ata deputetë kanë qenë luftëtarë të pamposhtur në betejën e PD në parlament, dhe ata do t’i bashkohen në mënyrën më dinjitoze, më të sigurtë PD, pasi janë të sajët, do t’i bashkohen me takime, do t’i bashkohen në forume, do t’i bashkohen në të gjitha në mënyrën më dinjitoze.

    Kështu që, gjithnjë këshilla ime. Në qoftë se shohim zhvillimet e fundit ata janë në ballë të betejës sonë dhe kjo është kryesorja. A janë të rëndësishme këto të tjerat? Janë dhe do ndodhin.

    Elton Hyka: Në rast se vula i jepet përfundimisht Lulzim Bashës, cili do të jetë reagimi juaj dhe i popullit opozitar?

    Berisha: Çdo gjë që i ndodh sot opozitës ka vetëm një armik kryesor, dhe ky armik është Edi Rama, njeriu i cili për të shpëtuar lëkurën e tij është i aftë të shkelmojë çdo parim, çdo ligj, çdo marrëveshje, Kushtetutë.

    Kështu që, në këtë kuadër duhet mobilizohemi me gjithë forcën kundër këtij armiku në të drejtën tonë. Tjerët janë vegla. Edi Rama është mater matriks, është e keqja absolute e të gjitha këtyre që ndodhin. Të dashur miq, mos gaboni.

    Ata që përpiqen t’ju bindin juve se po teprohet, se vetëm Edi Rama. Jo, u thoni. Ai është e keqja e të gjitha të këqijave dhe pa shkulur te keqen nga rrënjët, ne përpara nuk mund të ecim.

    Ju them këtu. Në vitin ’91 Enver Hoxha nuk ishte gjallë, por de facto sundonte të gjithë vendin, e shkulëm statujën e tij të bronzit, u bëmë opozitë dhe fituam.

    Pyetje: Doktor, nëse pas 26 dhjetorit për ju merret vendimi për arrest shtëpie, në selinë e PD puna do të drejtohet nga ju në distancë, apo mendoni se do të ishte më e udhës të ngrihen një këshill drejtues nën udhëheqjen tuaj për organizimin e punëve të përditshme të opozitës?

    Berisha: padiskutim që do të ketë një drejtim të strukturuar në PD, i cili do menaxhojë, do drejtojë të gjithë procesin. Natyrisht, unë do përmbush të gjithë funksionet e mia. Për këtë ju garantoj.

    Sepse përndryshe, do realizonim qendrimin e Edi Ramës. Edi Rama po e bën këtë se ka tmerr nga Sali Berisha. Në fakt duhet ta kuptoni këtë punë. Ai e di që arrestimi i liderit të opozitës pa asnjë bazë, pa asnjë shkak, pa asnjë provë, pa asnjë dokument ka një faturë. Por ai është gati të paguajë çdo faturë për pushtetin e tij.

    Dhe unë ju garantoj se do bëj që kjo përpjekje e tij të dështojë.

    Pyetje: Një gjykatë në SHBA vendosi që emri i Donald Trump të mos jetë në fletën e votimit. Vetë Trump tha që kjo është një skemë e Sorosit. A duhet të shpresojmë se zgjedhjet e SHBA-ve mund të sjellin një ndryshim edhe në qendrimin që mban SHBA ndaj politikës sonë të brendshme?

    Berisha: Tani, akti i gjykatës së Kolorados ka gjetur në reagimin e përgjithshëm të Republikanëve dhe jo vetëm të Republikanëve, por SHBA kanë gjithashtu një sistem drejtësie ku ka jo pak përfaqësues të Xhorxh Sorosit dhe të linjave të tij, por ka Gjykatën Supreme e cila, e vërteta është, përmbush funksionet e saj para Kushtetutës dhe qytetarëve amerikanë.

    Dhe vendimi i Gjykatës së Kolorados është një vendim i cili në kohën e duhur, ish-presidenti Donald Trump do t’i adresohet asaj. Por askush në botë nuk mund të krahasojë Gjykatën e Lartë apo Gjykatën Kushtetuese të Tiranës me Gjykatën Kushtetuese të SHBA, pavarësisht nga vendime të ndryshme që mund të marrin nivele të ndryshme të gjyqësorit në SHBA.

    Pyetje: Doktor Berisha, ju keni thënë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar se do bëni opozitë edhe nëse do jeni në hënë. Kjo tregon vendosmërinë për të çuar përpara kauzën, por a mund të flitet për pasardhës tuaj në drejtim të PD në këtë situatë?

    Berisha: Në këtë situatë, PD do e drejtojë Sali Berisha.

    Historia e arrestit të liderëve të opozitës nuk është e re, diktaturat e kanë përsëritur dhe kjo po ndodh. Natyrisht kryesia e PD, kryesia e ngushtë e saj, janë organet që do të merren me drejtimin e punëve të saj. Por kryetari kudo që të jetë, do të përmbushë detyrimet e tij.

    I gjithë problemi dhe diskursi, po të kesh vënë re mediat e kontrolluara nga qeveria, të cilit kishin preokupim jo vendosjen në arrest të kryetarit të partisë më të madhe politike, por dhe si të thuash, e merrnin një fakt të kryer, për të cilin nuk ka nevojë të komentojë, duke u bërë në njëfarë mënyre de facto mbështetës të këtij akti, por merrnin tani se ç’do ndodhë me PD.

    Duhet t’u them këtyre zotërinjve se PD do ecë drejt fitores, drejt përmbysjes së diktaturës. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, përkundrazi ky akt vetëm sa bind çdo shqiptar se jemi në kushtet e një diktature, me të cilën nuk duhet të pajtohemi kurrë.

    Pyetje: I nderuar kreu i opozitës. Në fjalimin e Këshillit Kombëtar ju thatë se opozita është sulmuar edhe nga disa media të mëdha të vendit. A mund të jeni më konkretë me këto deklarata, pasi ne e dimë shumë mirë se cilat janë këto media dhe qendrimet që mbajnë kundër opozitës.

    Berisha: Siç e dini ju, unë kam thënë një të vërtetë, por problemiështë se përqendrimi im total është te Edi Rama. Këto media, që të gjitha këto institucione mbajnë këtë qendrim sepse kontrollohen nga Edi Rama. Po se kush janë ato është shumë e qartë, se si i ka pushtuar Edi Rama mediat kjo mjafton të shihni lajmet se si i ndryshojnë brenda gjysmë ore.

    Por, i them edhe këtë këtij mikut. Sot përveç këtyre mediave janë media sociale, të cilat kanë meritën më të jashtëzakonshme sepse ato janë media jashtë censurës, janë media që nuk censurohen dot. Çfarëdo që mund të bëjnë, ato nuk censurohen.

    Pyetje: Sot shqiptarët festojnë Krishtlindjen. A mendoni se Krishtlindja tjetër do të jetë më e mirë për shqiptarët, por sidomos për demokratët?

    Berisha: Me bindje të plotë se Krishtlindja tjetër do të jetë ajo që duam, do të jetë më e mirë. Do festojmë Krishtlindjet, siç e meritojmë.

    Shqiptarët kanë vuajtur më shumë se çdo komb tjetër në Europë nga diktatura.

    Nuk e meritojnë kurrë asnjë ditë të vetme të vuajnë dhe jam i bindur se do t’i japim përgjigjen e merituar


    Koha Jone

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kuvendi aprovon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

    Zbardhet kërkesa e SPAK: Berishës t’i ndalohet komunikimi me persona jashtë familjes

    Emri:  Berisha-9.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  31.6 KB

    GJKKO pritet të vendosë nesër lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pasi seanca e sotme u shty me kërkesë të avokatëve të Berishës.

    Krahas masës së sigurisë arrest në shtëpi nën mbikëqyrjen e policisë, SPAK ka kërkuar që Berishës t’i ndalohet komunikimi me persona të tjerë veç pjesëtarëve të familjes.

    SPAK ka kërkuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë seancës së sotme në GJKKO.

    SPAK kërkoi që masa e “Arrestit shtëpiak” për ish-kryeministrin të caktohet me mbikëqyrje policore, por për avokatët kërkesa është e pa ligjshme.

    Avokatët e Berishës, rikërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo është në konfliktit interesi me ish-kryeministrin.

    Ish-kryeministri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi sa i takon privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Vendimi nëse Berisha do të mbyllet në “Arrest shtëpi” pritet të merret të mërkurën në seancën që nis në orën 11.

    Euronews

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kuvendi aprovon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

    Gjykata shtyn vendimin për masën e arrestit shtëpiak ndaj Berishës

    Gjykata e Posaçme shtyu seancën për t’u dhënë kohë avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha për tu’njohur me aktet dhe provat e SPAK, ndërsa Gjokutaj e cilësoi të pambështetur në ligj masën e “arrestit shtëpiak” me mbikëqyrje policore.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Avokatet-e-Berishes-.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  41.9 KB
    Avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi në Gjykatën e Posaçme. Foto: LSA.

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për të mërkurën shqyrtimin e kërkesës së SPAK për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi avokatët kërkuan më shumë kohë për t'u njohur me provat shoqëruese.

    Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor.

    Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti dhe arrestim ka qenë korriku i vitit 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nato.

    Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

    Sipas koordinatores për të drejtën e informimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Dinora Aleksi, seanca u shty për të mërkurën në orën 11:00, pasi avokatët depozituan kërkesë për t'u njohur me aktet e provat.

    Të njëjtën gjë deklaroi pas seancës edhe përfaqësuesi ligjor i Berishës, avokati Genc Gjokutaj. Ai pohoi se kërkesa e prokurorëve ishte e shoqëruar me prova për të cilat kërkuan që të njiheshin dhe për rrjedhojë gjykata vendosi shtyrjen e seancës. Gjokutaj e cilësoi të pambështetur në ligj kërkesën e prokurorëve për caktimin e masës “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.

    Ai shtoi se kishin kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se ish-kryeministri Berisha ka qenë kryetar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1996, kur sipas tij është marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares Gjoka.

    Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar në vazhdimësi se procesi kundër tij është porositur nga kundërshtari politik, kryeministri Edi Rama.

    Në tetor të këtij viti, SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, si person i dyshuar se ka përfituar miliona euro në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.

    BIRN

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kuvendi aprovon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

    Pse SPAK po kërkon polici tek dera e banesës së Berishës

    Emri:  InCollage_20231226_160540844.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  35.7 KB

    SPAK po dëshmon se më shumë sesa hetimin e ish kryeministrit Bersha, po kërkon izolimin e liderit të opozitës. Pas rreth 1 ore debatesh mes prokurorëve dhe avokatëve, GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e mërkurënë orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin Berisha.

    Kjo për shkak të kërkesës së përsëritur të 2 avokatëve, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri. Ata kanë dorëzuar prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.

    Sali Berisha nuk ishte sot i pranishëm në gjykatë, madje gjatë kohës që u bë publike vendimi për shtyrjen e caktimit të masës së “arrestit në shtëpi” për të, ish-kryeministri po mbante fjalim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në selinë blu.

    SPAK kërkoi jo vetëm rëndimin e masës në arrest shtëpiak, por edhe mbikqyrjen e Berishës me polici për 24 orë gjatë ditës si dhe kufizimin për të komunikuar vetëm me familjarët.

    Emri:  IMG-20231226-WA0004-e1703603464293.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  35.8 KB

    Pikërisht kjo kërkesë është interpretuar nga pala e prekur si një masë pilitike, e cila synon të kontrollojë aktivitetin e përditshëm dhe hyrje daljet e bashëpunëtorëve në vendin ku lideri i PD do të kryej masën ndëshkimore. Në një situatë, kur Berisha nuk është ende i akuzuar zyrtarisht, kur dihet publikisht se ai nuk ka ndërment as të arratiset, as nuk ka mundësi të prishi provat, një kërkesë e tillë duket jo vetëm e ekzagjeruar, por edhe me prapamendim.

    “Në asnjë rast ligji nuk përcakton mbikëqyrje policore. Ajo bëhet për persona shoqërisht të rrezikshëm që iu kanë skaduar afatet tërësore të paraburgimit, janë vënë në arrest shtëpie se s’kanë pasur mundësi tjetër dhe kanë vënë mbrojtje policore me qëllim që të sigurojnë mosikjen e tyre, por kjo nuk mund të krahasohet me rastin e z. Berisha… Gjithmonë, kur kërkesa është joligjore, nuk ka argument’ sqaroi avokati Gjokutaj.

    Vetë Berisha e mori lajmin gjatë një aktiviteti partiak dhe komentoi: “Tani, do venë policë? Unë e ftoj të vënë një batalion, ta rrethojnë atë rrugicën aty ku jam unë dhe unë nuk kam asnjë problem.”
    Nisur nga ato që ai i konsideron si shkelje të motivuata politikisht Berisha ka deklaruar se çështjen e tij do ta ndjekë në çdo shkallë, madje paralajmëron se do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut, pasi e konsideron këtë institucion si gardiane e të drejtave të njeriut.

    Strasburgu është tjetër, patjetër që unë do i drejtohem. Është gjykata gardian i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, tha Berisha.

    Por deri sa kjo çështje të kalojë kufijtë e Shqipërisë Berisha do të jetë për një kohë të gjatë i izoluar, pa mundur të kryejë funksoinin e tij si lider i opozitës. Madje ai rrezikon që edhe brenda arrestit të jetë i kufizuar, pa mundësinë për të kontaktuar me të tretë.

    Po të bëhet një bilanc që nga tetori kur nisi kjo sagë, SPAK fillimisht i kufizoi lirinë Berishës pa i kërkuar leje parlamentit dhe si pasojë e mozbatimit e kësaj mase ligjërisht të diskutueshme, ai po kërkon ta izolojë politikisht atë.

    Si për koincidencë, e mërkura kur do diskutohet për policin te dera e liderit të PD, do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë edhe procesi qesharak se kujt i takon vula e kësaj partie.

    Seanca për Berishën u caktua të mërkurën 27 dhjetorit në orën 11:00. Ai po hetohet nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” pretenfohet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5.4 mln euro.


    LAPSI

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SPAK arreston dhëndrin e Sali Berishës dhe kërkon paraqitje të detyruar për Berishën në gjykatë

    Ish-kryeministri Sali Berisha vendoset në “arrest shtëpie”

    Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe paralajmëroi apelimin e masës.

    Nga Edmond Hoxha

    Emri:  Berisha-OPGJ-.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  30.8 KB
    Një grup oficerësh të Policisë Gjyqësore i komunikuan të shtunën pasdite masën e arrestit ish-kryeministrit Sali Berisha. Foto: LSA.

    Një grup oficerësh të Policisë Gjyqësore mbërritën në pallatin ku banon ish-kryeministri Sali Berisha në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë të shtunën pasdite për t'i komunikuar masën e arrestit në shtëpi, të vendosur më parë nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

    Sipas vendimit të shkurtuar të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

    Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Posaçme, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj e cilësoi të pabazuar vendimin dhe u shpreh se do ta apelonin atë brenda afatit. Gjokutaj kundërshtoi gjithashtu vendimin për moslejimin e komunikimit për Berishën si privim i të drejtave dhe lirive për një deputet.

    “Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë,” tha Gjokutaj, i cili shtoi se Berisha po e priste vendimin e gjykatës në shtëpinë e tij.

    Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti dhe arrestim ka qenë korriku i vitit 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nato.

    Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

    Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

    Kërkesa për zëvendësimin e masës së arrestit u bë pasi Berisha refuzoi të zbatonte masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar ato si antikushtetuese. Kodi i Procedurës Penale parashikon ashpërsimin e masës në raste të tilla.

    Gjatë një jave, seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës u shty disa herë. Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën e kaluar, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor, por seanca e të martës u shty pasi përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan më shumë kohë për t'u njohur me provat shoqëruese.

    Po ashtu, avokatët e Berishës kërkuan disa herë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se ish-kryeministri Berisha ka qenë kryetar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1996, kur sipas tij është marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares Gjoka. Kërkesat u rrëzuan në vazhdimësi nga gjykata.

    BIRN

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vendimi i SPAK: Arrest në shtëpi për udhëheqësin e opozitës, Sali Berisha

    Berishën nuk e ndal arresti në shtëpi, del dhe mban fjalim me mikrofon nga dritarja e banesës së tij

    Emri:  54545454.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  23.1 KB

    Sali Berisha nuk ndalet as nga arresti në shtëpi, teksa pasditen e sotme ka dalë me mikrofon në dritaren e banesës dhe ka mbajtur fjalim para dhjetëra simpatizantëve të tij që janë mbledhur poshtë pallatit ku ai banon.

    Ai u shpreh se kjo betejë e nisur në këtë rrugicë, do të shpërndahet në të gjithë vendin.

    “Për Edi Ramën Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Kjo betejë ka për qëllim rikthimin pluralizmit. Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtje”, tha ai ndër të tjera.

    Pjesë nga fjala e Berishës:

    Nuk kam komunikuar për shkak të gjendjes gripale, nuk do bëj më vaksinën e imponuar nga pushteti! Kjo është betejë hyjnore

    Të dashur demokrate dhe demokratë.
    Vëllezër dhe motra.
    Një përshëndetje të zjarrtë ju këtu qeë keni ardhur këtu në këtë protestë, por përshëndetje demokrateve dhe demokratëve kudo që janë sot.
    Përshëndetje popullit opozitar nga zemra uroj sukses në betejën tonë pa kthim, në betejën tonë të fitores.
    O sot o kurrë!
    Në këmbë shqiptarë.
    Miqtë e mi, këto ditë nuk kemi pasur një komunikim zanor me ju.
    Ju garantoj se nuk ka qenë absolutisht vendimi i Edi Ramës që ka ndërprerë komunikimin, por ka qenë një gjendje gripale e cila kërkonte që të ruhesha për mosrëndimin e saj.
    Ajo kaloi shkëlqyeshëm dhe do ju rrëfej një gjë.
    Gjithë jetën unë kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan të na e imponojnë si në diktatura qytetarëve, unë hoqa dorë prej saj dhe nuk do e bëj ndonjëherë.
    Miqtë e mi, Edi Rama në traditën e tij më të shëmtuar, në traditën e të atit të tij xhelat, i cili si zëdhënës i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, firmoste varjen në litar të fjalës së lirë të poetit të pavdekshëm Havzi Nela, urdhëroi mercenarët e tij t’i ndërpresin Sali Berishës çdo komunikim me ju.
    Por unë do u rrëfej ju një gjë.
    Unë dhe çdo njëri prej jush kemi dy Kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë.
    Ajo është hyjnorë, është tokësore. Ne i bindemi asaj, njëlloj si Zotit dhe ndaj u garantoj ju se Sali Berisha do pranojë dhe do bëjë vetëm atë që është në interesin tuaj, në interesin e demokratëve, në interesin e pluralizmit, në interesin e Shqipërisë.
    Përveç kësaj, vendi, kombi ka një Kushtetutë të miratuar. Një Kushtetutë që përdhoset, shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama dhe mercenarët e tij në Skap dhe në drejtësi.
    Për Edi Ramën, Kushtetuta e vendit nuk ekziston.
    Kushtetuta ka një nen të saj, ka nenin 17, në të cilin përcakton se nuk ka kryeministër, nuk ka gjykatës, nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Ajo ndodh vetëm me ligj, por horat ligj nuk kanë, horat moral nuk kanë.
    Ndaj dhe ne respektojmë Kushtetutën supreme, por respektojmë edhe Kushtetutën që qëndron në themel të shtetit ligjor.
    Miqtë e mi, kjo është një betejë që ka një mision të shenjtë hyjnor, rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij 33 vjet pas themelimit të PD.

    Balkanweb

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vendimi i SPAK: Arrest në shtëpi për udhëheqësin e opozitës, Sali Berisha

    Avokatët e Berishës ankimojnë masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin

    Emri:  Beirsha.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  27.0 KB

    Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar në Gjykatën e Apelit ankimimin për masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin.

    Tri ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

    Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

    Euronews

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vendimi i SPAK: Arrest në shtëpi për udhëheqësin e opozitës, Sali Berisha

    BILD për arrestimin e Berishës: Rama ka frikë nga 79-vjeçari?

    Emri:  Untitled.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  33.3 KB

    Tablodi i njohur gjerman “BILD” i ka bërë jehonë arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha. Shkrimi është bërë nga gazetari, Peter Tiede, i njohur për publikimin pak vite më parë të përgjimeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Durrës dhe që shkaktuan tronditjen e politikës shqiptare. Tiede shkruan se ka arritur të kontaktojë Berishën nga arresti shtëpiak për ta pyetur rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Më poshtë shkrimi i tij i plotë.

    Tërmet ballkanik rreth këtij 79-vjeçari

    A po ndërmerr papritur Shqipëria masa kundër korrupsionit apo dikush ka frikë nga plaku? Një tërmet politik po trondit aktualisht vendin. Dihet që politika në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri ndonjëherë mund të jetë e ashpër. Politikanët e korruptuar, votat e blera, paratë e drogës dhe mafias, skandalet e përgjimeve mes partive dhe ministrave që shkarkohen për shkak të kontakteve mafioze… Vështirë se ndonjë nga këto klishe mund lihet mënjanë. Por tani bastioni i kontrabandës së drogës në Evropë është në krye të të gjithave! Një konflikt politik që vazhdon prej vitesh mes kreut të qeverisë socialist Edi Rama (59 vjeç) dhe paraardhësit të tij, ish-presidentit konservator Sali Berisha (79 vjeç), po shkon drejt një kulmi të ri.

    Berishës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në Tiranë. Akuza: korrupsion dhe shpërdorim detyre. Më shumë se 15 vite më parë, ai mësohet se ka privatizuar një qendër sportive në favor të dhëndrit të tij (i cili është gjithashtu i arrestuar). Berishës aktualisht i lejohet të komunikojë vetëm me avokatët e tij dhe disa anëtarë të familjes. Fotoja kryesore tregon ish-kreun e qeverisë duke treguar me të dyja duart shenjën e fitores nga dritarja e banesës së tij në Tiranë.

    Kjo situatë u parapri nga një betejë në gjykatë dhe në parlament. Pak para Krishtlindjeve, anëtarët e Partisë Demokratike të Berishës u përpoqën të pengonin një mbledhje (parlamenti) në të cilën 79-vjeçarit do t’i hiqej imuniteti. Ata madje kishin përdorur karriget për të ngritur barrikada dhe hodhën bomba tymuese!

    Vetë Berisha flet për një fushatë hakmarrëse të Ramës. Ai thotë se dëshiron ta përjashtojë nga frika e humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare që po vijnë në Shqipëri në 2025-ën. Pavarësisht arrestimit dhe bllokimit të komunikimit, BILD arriti të komunikojë me Berishën në Tiranë. Ish-profesori i universitetit që e nxori Shqipërinë nga komunizmi i epokës së gurit pas 1991 thotë për BILD: “Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në 32 vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze.”

    Berisha e konsideron Ramën personalisht përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-ve, me informacione të rreme dhe ryshfet. Rama e mohon këtë prej muajsh. Çështja është bërë objekt i një skandali korrupsioni në SHBA. Ish-shefi i FBI-së në New York thuhet se ka marrë para dhe një licencë nafte nga Tirana.

    Dikush që njeh Ballkanin po aq mirë sa Rama dhe Berisha është Elmar Brok (77-vjeçar, CDU). Shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë i Parlamentit të BE-së e shikon Tiranën me mosbesim dhe thotë për BILD: “Kaosi politik po shkon drejt një kulmi të ri. Është e çuditshme që, 15 vjet pas një rasti të supozuar, një ish-kryeministër vendoset në arrest shtëpie dhe i ndalohet komunikimi edhe me partinë e tij. Dhe kjo para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për vitin e ardhshëm…”

    ©BILD, Përshtati në shqip LAPSI.al

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vendimi i SPAK: Arrest në shtëpi për udhëheqësin e opozitës, Sali Berisha

    Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për Berishën, Gjokutaj: Vendimi jo legjitim, anti-kushtetues

    Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e liderit të opozitës Sali Berisha për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare. Avokati Genc Gjokutaj, tha se u lanë disa orë në pritje për të dhënë vetëm dispozitivin e vendimit dhe jo arsyetimin e saj, teksa vendimin e konsideroi me regji dhe shkelmim të Kushtetutës.

    Gjokutaj tha se SPAK dhe Gjykata kanë vënë trupat e tyre për të mos marrë parasysh asnjë provë të paraqitur nga mbrojtja, teksa shtoi se nuk denjuan as ta lexonin ekspertizën e bërë nga profesionist nën betim.

    Vendimi erdhi pas disa zvarritjeve për shkak të mungesës së prokurorëve më herët, teksa në orët e paradites këtë të hënë, u bë debati gjyqësor mes palëve. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi caktoi orën 15:30 për të vendosur rreth kërkesës së rrëzuar më parë nga SPAK dhe Shkalla e Parë, teksa me rikthimin në sallë komunikoi lënien në fuqi të këtyre dy vendimeve

    Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie nga 30 dhjetori, teksa është në pritje të një vendimi nga Gjykata e Lartë ku ka bërë rekurs kundër ashpërsimit të masës. Në këtë gjykatë është caktuar gjyqtari relator Sokol Binaj por ende nuk është vendosur një datë për shqyrtimin e rekursit.

    Syri

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vendimi i SPAK: Arrest në shtëpi për udhëheqësin e opozitës, Sali Berisha

    ‘Masa antiligjore ndaj Sali Berishës’/ Gjykata e Lartë cakton datën për seancën e liderit të opozitës

    Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill për zhvillimin e seancës gjyqësore për kërkesën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për liri nga masa e “arrestit në shtëpi”.

    Në orën 13:30 të kësaj date, një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj do të shqyrtojë në Dhomë Këshillimi rekursin e bërë nga ish-kryeministri.

    Në Gjykatën e Lartë, Berisha kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në “arrest në shtëpi”.

    Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në funksion të mandatit të tij të deputetit.

    Syri

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,461
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vendimi i SPAK: Arrest në shtëpi për udhëheqësin e opozitës, Sali Berisha

    Free Berisha

    Nga Artan Hoxha

    Me 8 prill 2024 Sali Berisha bën plot 100 ditë e net ‘arrest në shtëpi’, vendim ky i marrë me 30 dhjetor 2023 nga Gjykata e Posaçme, pas miratimit nga Kuvendi i Rilindur të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

    Prej fillimit të janarit mjaft mbështetës të Sali Berishës mblidhen çdo ditë në rrugën poshtë banesës së tij, mbajnë fjalime dhe dëgjojnë fjalimet e Sali Berishës, ndërsa në mitingun protestës me 20 shkurt 2024, në përkujtim të 20 shkurtit 1991, u mblodhën më shumë se kurrë mbështetës të tij ne Bulevard para Kryeministrisë, këtë herë me liderin e tyre në lidhje on-line nga arresti shtëpiak.

    Për mbështetësit, me gjasa jo vetëm për ta tashme, është fare e qarte se Sali Berisha është i përndjekuri politik i regjimit hibrit vendas, qe ka zgjeruar e theksuar këto vitet e fundi natyrën e vet autokratike ne kosto te demokracisë, ndihmuar nga faktorë vendas, por edhe te jashtëm, p.sh. dhe me kryesori-establishmenti neoliberal-ai që qeveris prej vitesh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbreterinë e Bashkuar dhe vendet kryesore të Bashkimit Europian.

    Por që Sali Berisha të konsiderohet siç është, i përndjekur dhe i arrestuar politik nga ky regjim, kërkohet argumentim i vijueshëm e me durim me faktorët e tretë vendas dhe të huaj në mënyrë që, nga një mendim, besim e veprim opozitar, beteja për njohjen e statusit e të të përndjekurit politik dhe për lirimin e tij nga arresti shtëpiak deri në pafajësi, të bëhet betejë gjerësisht shoqërore, gjerësisht ndërkombëtare. Ndaj, argumentet duhen mbajtur shënim në kohë dhe përhapur sa më shumë.

    Çështja Berisha ishte çështje politike që në fillesë-shpallja ‘no grata’ me aludime për korrupsion nga Departamenti i Shtetit. Kaq i pabesueshëm, për shkak se kaq i pabazë, është ky akt, sa edhe vetë Këshilli i Ambasadorëve-një shoqatë e shumë ambasadorëve jo aktualisht në karrierë, që i kanë shërbyer ShBA në 60 vitet e fundit e ç’nuk kanë parë e dëgjuar në këtë botë-i shpotiti rëndë argumentet e dhëna nga ambasadoresha Juri Kim, në emër të Departementit të Shtetit, me shprehjen kineze ‘vrit pula të trembesh majmunët’.

    Non grata e Mbretërisë se Bashkuar për Sali Berishen, si vijim besnik i linjës amerikane, vend ky i detyruar nga legjislacioni i vet te japë argumente që u publikuan nga vete Sali Berisha, na tregoi se sa te pabaza mund te jenë edhe argumentet amerikane.

    ShBA nuk u mjaftua vetëm me këtë shpallje por beri e vijon te bëjë përpjekje qe këtë akt ta përçoje si politike te brendshme ne Shqipëri-si linje ndëshkimi, izolimi dhe asgjësimi politik të Sali Berishës. Për këtë qellim u presua Lulzim Basha që të përjashtonte nga grupi parlamentar demokrat Sali Berishën, e ne vijim u pengua grupimi berishist, një shumice dërrmuese ne PD, te fitonte te drejtat e shumicës partiake në gjykatë-siç i takojnë ne ligj, statut, logjike e rend natyror-duke mbështetur minorancën bashiste nga brenda PD, duke orientuar a inkurajuar kësisoj edhe qëndrimet e Qeverisë e Kuvendit rilindës, edhe të Drejtësisë së rilindur, edhe të KQZ e Kolegjit Zgjedhor te rilindur. ShBA arritën deri aty sa, nëpërmjet përfaqësuesit te Departamentit te Shtetit, Gabriel Escobar, përmes intervistës në Zërin e Amerikës në 25 tetor 2022, ju thanë institucioneve shqiptare pak a shume se ‘…ne e moën vendimim mbi bazën e korrupsionit që gjetëm (kupto: për Sali Berishën), unë do i beja thirrje institucioneve shqiptare të vijojnë me tej…’, siç edhe ndodhi.

    Qeveria Rilindëse, personalisht Kryerilindësi Edi Rama, nuk janë vetëm zbatues pasive të direktivës amerikane, as edhe vetëm përfitues pasivë të avantazheve ardhur prej zbatimit të saj.

    Rasti McGonigal, këtij oficeri të turpëruar të FBI-së, ndryshe nga ç’thotë Edi Rama se ‘ai nuk flet ne anglisht për opozitën’ tregon se ai vete, deri personalisht, duket se ka nxitur në një farë mënyre nisjen dhe vijimin e një hetimi artificial për gjoja paratë me origjinë ruse (kupto putiniane) të Lulzim Bashës, ndërsa sulmi i orkestruar mediatik i një tjetër oficeri të turpëruar të FBI-Marko Rosini, njëherazi ish-koleg, por edhe ortak biznesi me McGonigal-kundër Sali Berishës, duke e quajtur ndër të tjera edhe ’kukull e Putinit’, tregon se McGonigal mund të ketë kontribuar edhe në procesin e përpunimit të dosjes ‘Berisha’ ne ShBA. Gjithashtu, vete Edi Rama, në shumë fjalime të tij, që në mandatin e tij të parë e në vijim, momentet radikale opozitare i ka lidhur abuzivisht me ndikimin rus.

    Për me tepër, hetimi i Sali Berishës nis formalisht me një kallëzim te kreut te Grupit Parlamentar Rilindës, Taulant Balla, aktualisht Ministër i Brendshëm dhe vijon me kërkesën publike, thuajse ultimative, te Edi Rames për Prokurorinë e Posaçme per hetimin e Sali Berishës dhe ‘sqarimin e kësaj çështjeje, këtij turpi kombëtar, sa me shpejt ndryshe do humbiste durimi i socialisteve’.

    Prokuroria e Posaçme formuloi dhe Gjykata e Posaçme e pranoi dyshimin e arsyeshëm për korrupsion te Sali Berishës dhe dhëndrit te tij Jamarber Malltezi bazuar ne argumente e motive tërësisht absurde. Ndryshimet ligjore ne ligjet për pronat, qe ju shërbenin mijëra e mijëra pronareve te shpronësuar padrejtësisht nga regjimi komunist e te pakompensuar po aq padrejtësisht nga regjimi hibrit i 30 viteve,u konsideruan të motivuara drejtpërdrejt për t’i shërbyer përfitimit te dhëndrit dhe vajzës; ngritja e strukturave të reja të kthimit e kompensimit të pronave, që mundësuan një zbatim më efektiv në shërbim të kësaj kategorie te gjere shoqërore krahasuar me strukturën e mëparshme, si te motivuar drejtpërdrejt për me shume pushtet ne duart e Kryeministrit për t’i shërbyer kësisoj dhëndrit e vajzës; komprometuan kështu ligjet dhe aktet e lartësuan oficerin si mbrojtës te pronës se ushtrisë, përndryshe ‘heroi’ ju dilte një shpërdorues i rëndomtë i detyrës, për moszbatim të ligjit dhe akteve ligjore, dhe iu rrezohej fabula e inspektimit me qellim presioni ndaj këtij ‘heroi’.

    Drejtesia e rilindur arriti deri aty sa kthimin e destinacionit te pronës-kete akt te paligjshëm sipas saj - t’ia faturoje tërësisht dhe ekskluzivisht Sali Berishës Kryeministër ndonëse fillimisht, me iniciativën e vet e pa kërkese të pronarëve, ky vendim ishte marrë nga vetë Edi Rama, asokohe Kryetar i Bashkisë Tiranë. Për të mbërthyer Sali Berishën ju deshtë sajonin fabulën e pasurimit të paligjshëm te dhëndrit për meritenabuzive te vjehrrit, por edhe ta izolonin fajësinë arbitrarisht veç tek këta te dy (dhe një i trete si dem anësor, ortak i dhëndrit, bashkëpronar njëherazi ne atë truall) përndryshe sajesa fillestare akuzatore, si ortek, duhej te përfshinte logjikshëm një mori njerëzisht e pronash, me se pari vete Edi Ramen dhe nje shpure drejtoresh te tij ne bashkinë e kohës.

    Ne vijim te dyshimit te pabazuar, ndaj Sali Berishës u mor edhe masa e sigurisë se ndalimit te daljes jashtë shtetit edhe e detyrimit te paraqitjes. Te dy këto masa lidhen me rrezikun e arratisjes, ikjes nga drejtësia. Është e ditur botërisht, e qarte katërcipërisht, e pohojnë edhe kundërshtaret me te vendosur dhe urrejtësit me idhnake se Sali Berisha, jo vetëm nuk i ikën por ka gjithë dëshirën e vullnetin te përballet me këtë fare drejtësie, ndaj te dy masat nuk kishin asnjë baze logjike e ligjore, as për t’u kërkuar nga Prokuroria e Posaçme e as për t’u pranuar nga Gjykata e Posaçme. Ato u morën vetëm për te demonstruar forcën, për te mposhtur psikologjikisht e politikisht Sali Berishën.

    Shmangia e Kuvendit për këto dy masa turpëron jo vetëm drejtësinë, por në radhe tëë parë vetë Kuvendin i cili, ne rastin e Samir Tahirit, ne tetor 2017, kishte vendosur dhënien e autorizimit për këto dy lloje masash dhe rreth dy muaj me pas edhe Prokuroria e Posaçme e kohës edhe Gjykata e Posaçme e kohës, mbi bazën e këtij autorizimi, duke e cituar ate shprehimisht si kusht paraprak te domosdoshëm e tashme te plotësuar, vendosen ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin e paraqitjes për Samir Tahirin.

    Ky ishte precedenti qe diktonte përfshirjen paraprake te Kuvendit.

    Kuvendi duhet te kishte kërkuar vete ne Gjykatën e Posaçme qe masat e para ndaj Sali Berishës te diskutoheshin fillimisht ne Kuvend, ta qartësonte këtë pozicion ne dhjetor 2023 kur u kërkuan masat e arrestit për Sali Berishën dhe t’i kërkonte po vete Gjykatës Kushtetuese interpretimin e Kushtetutës. Afërmendsh qe, për interesa pushteti, Kuvendi rilindës nuk beri asgjë nga këto e po kështu edhe Gjykata Kushtetuese e rilindur lau duart me çështjen, duke mos pranuar kërkesën e mbi 1/5 se deputeteve opozitare, me një argumentim te çuditshëm qe ndryshon direkt vete germën e nenit 134/1 te Kushtetutës, per rrjedhoje duke e lënë Kuvendin tërësisht te pambrojtur nga rrëmbimi i kompetencave nga Qeveria qe kontrollon mazhorancen e këtij institucioni.

    Ne vijim, Kuvendi u vetëturpërua se dyti kur pranoi me lehtësi e shpejtësi kërkesën e Prokurorisë se Posaçme për ashpërsimin e masave te sigurisë ndaj Sali Berishës vetëm me argumentimin e moszbatimit te masave pararendëse. Asnjë rrezik i ri nuk ishte shfaqur e nuk u pretendua nga prokuroret e posaçme as për arratisjen e Sali Berishës, as për dëmtimin e provave a te vete procesit. Pjesëmarrja e tij ne gjyq përmes avokateve dhe shkuarja ne Prokurorinë e Posaçme me këmbët e tij për seancën e pare te pyetjeve provojnë katërcipërisht pabazueshmerinë e te gjitha masave te sigurisë, përfshire arrestin ne shtëpi, përforcuar ky, si absurd me vete, me ndalimin e komunikimit me këdo përveç me bashkëshorten,e gjitha kjo, njëherazi tregon qëllimin e vërtete te ketyre masave-atë te demonstrimit te forcës dhe synimit për mposhtjen psikologjike, për rrjedhoje, edhe politike, te Sali Berishës.

    Ne këtë turpërim ranë te gjitha shkallet e Drejtesise se rilindur dhe te gjitha llojet e gjykatave te këtij sistemi gjithashtu, qe vijuan me këmbëngulje te mbajnë ne fuqi te njëjtat masa sigurie, mbi te njëjtat logjikime absurde gjithë këto jave, përfshire moslejimin e Sali Berishës te ndjeke te paktën seancat plenare te Kuvendit duke absolutizuar kësisoj e me demek interesin e pushtetit gjyqësor ne dem te atij ligjvënës ndonëse procesit gjyqësor ne këtë rast nuk i vjen asnjë dëm nga pjesëmarrja disa orëshe e Sali Berishës një a dy dite ne jave ne seancat plenare te Kuvendit, ndërsa vete Kuvendi rri e vështron-e kjo, si turpërimi i trete i tij.

    Natyrisht që çështja e Sali Berishës do te trajtohet e do fitohet gjyqësish ne Gjykatën e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, por deri atëherë çështja Berisha, statusi i tij i te përndjekurit politik, i papajtueshëm me demokracinë dhe ligjet e këtij sistemi, pra edhe kërkesa për lirimin e Sali Berishës nga arresti dhe nga akuzat e pabaza duhen bere çështje shoqërore, e elitave dhe e shtresave te gjera te shoqërisë por edhe ccështje për faktorët e jashtëm dhe opinionin publik ndërkombëtar me interes për zhvillimet ne këtë pjesën ballkanike te botes.

    Berisha i përndjekur dhe i arrestuar politik është prove e regjimit autokratik te Edi Rames ndaj edhe rifitimi i lirisë prej tij është beteje jo thjeshte për Sali Berishën, individ a lider, por beteje për demokracinë dhe shtetin ligjor, beteje për te sotmen dhe te ardhmen e këtij vendi.

    Sa për qëndrimin e ndërkombëtarëve, duket se jemi ne fillesat e ndryshimit te mundshëm te tij. Tashme është kuptuar se joshja e Serbisë me shumë karotë e pak shkop, e ku, tek dhënia e karrotës, iu kërkua te luaje rol parësor edhe Edi Ramës, po humbet çdo dite terren. Po kështu, edhe ideja se stabiliteti i Ballkanit dhe pengimi i penetrimit te interesave te Rusisë e Kinës arrihet me mire me autokratet bashkëpunues, veçmas dyshja vëllazërore Vuccicc-Rama, po bjerrjet dite pas dite, bashke me mbështetjen për këtë qasje dhe për këta dy autokrate. Kancelaritë Europiane po ecin me shpejt ne këtë drejtim, ShBA me ngadalë. Afërmendsh qe goditja ndaj Sali Berishës lidhet me këto interesa e qasje gjeopolitike te përkohshme, tashme ne ndryshim. E mos na thoni se lidhet me korrupsionin-mos na e fyeni me inteligjencën, te paktën!

    Nga ana tjetër Sali Berisha demonstroi fuqi mbijetuese, vijim mbështetjeje te gjere popullore ne Shqipëri, Kosove e Diaspore, e kjo e forcon tek amerikanet pragmatiste vlerësimin e padobisë se vijimit te ndëshkimit te tij për interesa gjeopolitike qe po tejkalohen, te mbështetjes se padobishme te Lulzim Bashes a faktorëve te tjerë por edhe te ripeshimit te pasojave negative qe solli ne ekuilibrin politik e social te vendit përkëdhelja e pamerituar e krahut rilindës te politikes dhe goditja e tepruar e krahut demokrat.

    Për me tepër, ndonëse padrejtësisht te goditur, as Sali Berisha vetë as mbështetësit e tij nuk rrëshqitën ne asnjë moment e për asnjë milimetër ne antiamerikanizëm, njëherazi duke demonstruar dinjitet, integritet dhe sovranitet ne raport me qëndrimet e tyre kundër politikes se ShBA për këtë ccështje te veçante e disa te tjera te lidhura me te.

    Ndaj, nga tre anomalitë opozitare, jo me kot, anomalia e pare, ajo e mosnjohjes se realitetit opozitar parlamentar thuajse ka ardhur ne normalitet-cili është grupi parlamentar dhe kryetari i tij është tashme e qarte dhe e pranuar ne Kuvend; anomalia e dyte, te drejtat ligjore e statutore te shumicës se anëtarësisë së Partisë Demokratike qe ndoqi e mbështeti Sali Berishën duket se kane hyre ne rrugën e zgjidhjes se duhur gjyqësore - vendimi i dhjetorit i Gjykatës se Larte, e jo vetëm, jep disa shenja pozitive për këtë; anomalia e trete, anulimi i arrestimit te paligjshëm te Sali Berishës ndonëse ende shume larg, gjithsesi po shquhet ne horizont.

    Qartazi penduli po lëviz ne kahun e kundërt.

    Por kjo është një teme qe meriton trajtim me vete e me te gjere se kaq.

    Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-04-2024, 16:37
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2024, 12:02
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-12-2022, 13:25
  4. 30 alibitë e Sali Berishës për 21 janarin që sfidojnë SPAK
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2021, 14:25
  5. Akuzat e Opozites: Berisha bashkepunim me mafien ?
    Nga Noellag në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-12-2010, 07:07

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •