Nga shekulli

..................


1 Maji, festa e utopisė?


Dr. Mirela Oktrova

Nė 100-vjetorin e sulmimit tė Bastijės (14 korrik 1889), delegatėt e partive socialiste dhe sindikatave miratuan nė Paris rezolutėn e francezit Raymond Felix Lavigne. Rezoluta propozonte organizimin e njė manifestimi masiv ndėrkombėtar, me tė cilin tė kėrkohej publikisht dita tetorėshe e punės. Meqė Lidhja Punėtore amerikane kishte planifikuar njė aktivitet tė ngjashėm mė datėn 1 maj 1890, nuk u caktua datė tjetėr. Ndonėse rezoluta nuk bėnte fjalė pėr fillimin e njė tradite manifestimesh tė pėrvitshme, ajo u interpretua megjithatė si e tillė prej lėvizjeve punėtore tė tė gjitha vendeve. Parahistoria e protestave pėr kufizimin e kohės sė punės nė Amerikė fillon nė fund tė luftės civile (1865), kur sindikatat kėrkuan pėr herė tė parė tetorėshin. Mė 1860 lėvizja punėtore amerikane kishte arritur tė imponohej me kėrkesėn pėr reduktimin e orarit tė punės nga 11-13 nė 10 orė nė ditė, pėr tė kėrkuar 20 vjet mė vonė shkurtimin e saj edhe me dy orė tė tjera. Zgjedhja e ditės sė protestės lidhej me njė shkak disi banal: dita e parė e majit njihej nė Amerikė si dita e ndryshimeve kontraktuale, pasi nė tė kryheshin lidhjet apo anulimet e kontratave tė punės apo tė banimit. 1 Maji u konsiderua i pėrshtatshėm, meqė dita e re 8-orėshe e punės duhej pėrfshirė nė kontratat e reja. Nga 400 000 punėtorė tė rreth 11 000 ndėrmarrjeve amerikane, qė hynė mė 1 maj 1886 nė grevė, e drejta e 8-orėshit iu dha vetėm 20 000-ve syresh. Suksesi gjithsesi modest u mbyt edhe prej peshės sė ngjarjeve tė pėrgjakshme nė Ēikago, ku si pasojė e njė bombe tė anarkistėve tė majtė humbėn jetėn 7 policė. Katėr sindikalistė u varėn megjithė mungesėn e provave pėr fajėsinė e tyre. Vrulli i kėrkesave u ndal megjithatė vetėm pėrkohėsisht. Nė dhjetor 1888 sindikalistėt amerikanė shpallėn se do tė rifillonin grevat dhe protestat nė kėrkim tė tetorėshit.
Kėrkesa e manifestimeve tė 1 Majit 1890 pėr ditėn 8-orėshe tė punės dhe njė ditė pushimi nė javė u plotėsua edhe me kėrkesa tė tjera. Sindikalistėt kėrkonin ndalimin e punėsimit tė fėmijėve, krijimin e legjislacionit tė punės, tė drejtėn e pėrgjithshme tė pjesėmarrjes nė zgjedhje, tė drejtėn e koalicionit e anėtarėsimit nė sindikata, etj. Parullat ekonomike tė lėvizjes sindikaliste plotėsoheshin gjithnjė e mė shumė me ato politike tė lėvizjes punėtore. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore manifestimet e 1 Majit u zhvilluan nėn moton “Bukė, liri dhe paqe”. Diktatura nacionalsocialiste dhe mė vonė diktaturat e Lindjes e shoqėruan ndalimin e aktivitetit tė lirė sindikalist me festimin e 1 Majit me pompozitet dhe propagandim tė “arritjeve” dhe “epėrsisė” sė vet.
Kėrkesat sindikaliste tė kėtyre 100 vjetėve kanė qenė pak a shumė tė njėjta: shoqėri e drejtė, shtet i bazuar nė tė drejta dhe mundėsi tė barabarta pėr punė, arsim, shėrbim mjekėsor, shfrytėzim i arritjeve tė teknikės dhe trajtim human nė moshė tė thyer - shoqėri solidare, e pandarė nė kategori - botė pa urrejtje, dhunė dhe diskriminim.
Pa lėvizjen socialdemokrate dhe aktivitetin sindikal, veēanėrisht Evropa nuk do tė gėzonte dot standardin aktual tė demokracisė. Rregullimi i marrėdhėnieve tė punės mbi baza kontraktuale, krijimi dhe konsolidimi i traditės sė sigurimeve shoqėrore, hapja e arsimit pėr tė gjithė dhe sensibilizimi i gjerė pėr paqen e tė drejtat e njeriut i dhanė shekullit tė kaluar atributet e “shekullit tė socialdemokracisė“. Po sa do t“i rezistojė trashėgimia e tij kredos globalizuese tė shekullit tė ri? Ėshtė ky perėndimi i erės sė “utopisė” ?

Utopi apo pragmatizėm?
Socialdemokratėt vazhdojnė tė jenė jo pak tė pranishėm nė hartėn politike tė Evropės. Por ndryshe nga rutina e deritanishme e angazhimit tė partive socialdemokrate, qeveritė e majta evropiane i sheh sot tė strukturojnė tregun, ushtrinė dhe kushtetutėn e pėrbashkėt evropiane, tė liberalizojnė e privatizojnė struktura, tė reformojnė sigurime e shėrbime apo tė miratojnė ndėrhyrje ushtarake. Edhe qėndrimi ndaj globalizimit e pasojave tė tij sociale duket tė ketė bjerrė cilėsinė e vet si kriter dallimi mes sė majtės dhe tė djathtės. Pra a ėshtė e majta e moderuar - atakuese e fitoreve mė tė rėndėsishme tė shekullit tė socialdemokracisė?
Nė njė vėshtrim diakronik nuk e vėshtirė tė vėrehet, se si socialdemokracia, ashtu edhe sindikatat janė fėmijė tė tė njėjtave ndryshime epokale, ora e lindjes sė tė cilėve pėrkon me Revolucionin Industrial. Po paraardhėsit e socialdemokracisė sė sotme nuk dolėn me parullėn e luftimit tė industrializimit, por tė shfrytėzimit tė zhvillimit pėr interesat e tė diskriminuarve tė tij. Rruga e filluar nuk ishte e lehtė atėherė dhe pėr pasojė s“mund tė jetė e lehtė as sot. Nė konfrontimin aktual me tendencat e pandalshme tė globalizimit, politikėn dhe politikanėt nuk mund t“i nxjerrė nga situata mohimi dritėshkurtėr dhe kundėrvėnia me naivitet prej ludisti, por para sė gjithash njohja e proceseve dhe orientimi i pėrgjegjshėm nė to.

Socialdemokracia nė udhėkryq?

Kontradikta midis qėndrimit tradicional nė mbrojtje tė shtetit social dhe detyrės qeverisėse pėr rigjallėrimin e ekonomisė nė kushtet e konjukturės sė pafavorshme e vė tė majtėn nė njė situatė konfliktuoze, para sė gjithash brenda kampit tė vet. 1 Maji e bėn kėtė kontraditė mė tė qenėsishme se kurrė. Ndėrsa e e majta nė rrugė kėrkon zgjerimin, ajo nė pushtet synon rrudhjen e shtetit social. Rruga kėrkon politikė aktive pagash dhe garantim tė vendit tė punės, ndėrsa pushteti tenton tė legjitimojė fleksibilizimin e tregut dhe Kodit tė Punės. Ndryshe nga e majta nė pushtet, e majta protestuese dhe sindikatat kėrkojnė garantimin e pensionit dhe heqjen e taksave tė shkollimit universitar, tė drejtė qėndrimi pėr tė gjithė tė huajt dhe trajtim tė barabartė nė tregun e punės, politikė ofensive tė sindikatave nė vend tė partneritetit social, paqe absolute dhe ēarmatim. Kėrkesa, qė shtrohen nė njė ditė tė vitit, por qė presin pėr t“u realizuar nė 364 tė tjerat qė mbesin. Konflikt fraksionesh apo utopi e platformės sė majtė?
E “drejta” e rrugės dhe e “drejta” e qeverisjes: Historia e socialdemokracisė dhe sindikatave ėshtė historia e kontribuimit nė shpėrndarjen mė tė drejtė tė shanseve nė shoqėri; e favorizimit tė tė paforizuarve, e barazisė mes sekseve dhe ruajtjes sė mjedisit. Po sa shtet social duron dot ekonomia dhe sa tė drejta shteti juridik, sa praktike janė idealet dhe deri ku nuk dhemb realizmi? Shekulli XXI i vė tė majtėt para provash tė panjohura, tė cilat kėrkojnė strategji dhe forma tė reja angazhimi.
Pavarėsisht nga konfliktualiteti i situatės sė tė majtės, apo utopia e angazhimit social, e “drejta” e “rrugės” pėr oponencė dhe protestė paqėsore nuk i kundėrvihet tė “drejtės” sė qeverisjes dhe politikės sė orientuar nga platforma e mbėshtetur me shumicė elektorati. E drejta e tė menduarit dhe vepruarit ndryshe ėshtė gjithashtu pjesė e idealeve tė socialdemokracisė dhe pjesė e kėrkesave tė 1 Majit! Megjithė fitoret e shekullit tė shkuar, sfidat aktuale tregojnė se objektivat tradicionale tė socialdemokracisė nuk mund tė konsiderohen tė realizuara sa kohė qė bota dhe shoqėria janė nė lėvizje e zhvillim. Dhe pėr sa kohė objektivat tė mbeten tė tilla, nuk mund t“u kalojė koha as 1 Majit dhe as protestave tė tij.
Por jo vetėm kaq! Pėr hir tė identitetit, lėvizja sindikaliste e sė ardhmes nuk do tė mund tė heqė dorė prej simboleve tė veta, nė tė cilat bėn pjesė edhe 1 Maji - pėr frymėn, pėr angazhimin dhe para sė gjithash pėr mundėsinė e komunikimit dhe identifikimit me publikun e gjerė.
Se sa realizėm do tė mund tė ruajė dhe dėshmojė ajo nė kėtė komunikim, kjo pėrbėn njė tjetėr sfidė tė sė majtės!

........






......

Sot PS eshte oligarkija e miliardereve ne pushtet e fukarenjte jane te ashtu quajturit te "djathte" .

Te majtet ne Ps kane grataciela e Benza e te djathtet ulur trotuareve me by-th ne beton lexojne 55-sen ose rd-ne e nuk blejne dot nje akullore ne vape..e nderkaq prane tyre kalojne cupkat e PS-se qe thone njera tjetres..ua moj sa qef beme ne Paris kur jeshem nashti.. Javen tjeter do ikim ne Majorka me shokun Kozi..ose Maqo..

Te djathtet mbajne ne raftin e vjeter te bere shosh nga tartabiqet ndonji reviste "Hylli Drites" te kafosur nga vjetersia .. kurse ne Vilat luksoze prane shezlongut lexojne aurel plasarin Boset e PS-se..

1 Maji oj Mirel i duhet Shqiptareve me shum se kurre pikerisht sot.

......