Kryesisht jane femra te ardhura nga lindja por shpesh edhe shqiptare
Kosova pushtohet nga shtepite publike. Sipas raportit te perpiluar te Organizates Nderkombetare te Migracionit (International Organization for Migration) ne Kosove sot ekzistojne 266 bordello. Grafiku i pergjithshem i ketyre shtepiave publike eshte i perhapur ne pothuaj te gjitha qytet kryesore.
Nga raporti rezulton se " Prishtina ka 47 te tilla, Fushe Kosova 14, Gjilani 11, Ferizaji me rrethine 74, Peja 12, Mitrovica 17 dhe Prizreni 43". Ja, kjo eshte "fizionomia e investimeve reale" e politikes demokratike dhe e "reformatoreve" te demokracise ne Kosove. Dhe, nuk ka dyshim se, derisa ne Kosove te "bluajne mullinjte e prostitucionit" dhe te zhvillohen format e tjera te reketimit dhe kriminalitetit kunder interesit te pergjithshem te
politikes nacionale shqiptare, nuk mund te mburremi para botes, se Kosova po shkon drejt zhvillimit demokratik dhe integrimeve transatlantike. Per t'i pezulluar dukurite e tilla negative me te turpshme, dhe me te demshme per nje shpoqeri normale, kerkohet vendosmeri dhe strategji e caktuar nga organet dhe institucionet me competence te qeverise se Kosoves. Se kjo aspak
nuk eshte nje lufte e lehte dhe pa "therra", ka deshmuar edhe vrasja mizore e kryearkitektit te Drejtorise per Planifikim, Zhvillim dhe Urbanizem te Prishtines, Rexhep Luci ne banesen e tij ne lagjjen Dardania, me 13 shtator 2000. U vra nga dora kriminale e injorances shqiptare, e cila u orvat qe Prishtinen e urbanizuar dhe te lulezuar nga arkitekti me i shquar shqiptar, ta shnderroje ne nje "kasabe nomadesh" te kohes se gurit. Cka do te thote
kjo, si mund te arsyetohet kjo para popullit? Thjesht, kjo do te thote, vetem nje njeri sich ishte Rexhep Luci nuk mund ta mbroje familjen e vet as Prishtinen nga shkaterrimi dhe rrenimi i eger "demokratik", kur te tjeret jane te korruptuar deri ne fyt. Kur te tjeret jetojne troq prej korrupsioni, droge dhe prostitucioni. Prandaj, krejt e logjikshme eshte se krimi nuk mund
te luftohet me krim. Ose me thjesht hajni nuk mund ta luftoje hajnin. Kete e vertetuan edhe mbeturinat e pushtetit ushtarak-policor te Qeverise se Serbise, te cilat per interesa te tyre te mafise nentokesore, te primitivizmit dhe ultranacionalizmit serb, e privuan nga jeta, Zoran Gjingjiqin, kryeministrin liberal te Serbise. Per ta prere ne rrenje korrupsionin dhe tere biznesin e korruptuar ne Kosove, nevojitet aksion i perbashket dhe i organizuar i te gjitha forcave politike ne Kosove. Kete mobilizim nuk mund ta inicioje, as te beje askush tjeter perpos Qeverise se
Kosoves. Natyrisht, kjo duhet t'ia filloje ketij aksioni me ndihmen e
menjehershme te "politikes bulldozer" ne rrenimin pertoke te te gjitha atyre pasurive te paligjshme (shtepive, firmave, objekteve, bordeleve, hoteleve, moteleve etj.) te titullareve mafioze proserbe, te cilet deri tash,duke zhvilluar transaksione te ndryshme tregtare dhe kontrabandiste me Serbine, jane pasuruar dhe kane krijuar kapital te paligjshem, duke e shfrytezuar dhe varferuar popullin deri ne palce. Si pasoje e kalbesirave te transaksioneve tregtre dhe ekonomike shqiptaro-serbe, sot Kosova ka me shume bordele te "hamshoreve biznismene" sesa spitale, sesa qendra rehabilituese per personat
e retarduar nga lufta dhe gjeoncidi serb, sesa shtepia dhe banesa per fitimtaret dhe invalidet e luftes heroike chlirimtare te UCHK-se.
Kujtim Konushefci
Krijoni Kontakt