Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,674
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    VIDEO/ Meta takon babanë e Fredi Belerit dhe akuzon: PS don të rrëmbejë pronat e himariotëve

    Emri:  Capture-236.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  31.4 KB

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Petro Belerin, babanë e Fredi Belerit. Meta shkruan se shumë shpejt do e vizitojë në burg, pasi e konsideron atë “të rrëmbyerin politik nga banda në pushtet”. Sipas tij, e gjitha është e orkestruar për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

    “Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

    Himara do ia tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve.

    Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia.

    Përshëndetje të gjithë himariotëve trima dhe guximtarë që u kanë dhënë shembull të gjithë shqiptarëve se si duhet sfiduar ky regjim grabitës dhe intimidues”, shkruan Meta.



    Koha Jone

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,674
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    “Bashkitë e kapura nga krimi duhen shkrirë”, Lubonja: Blerina Bala u zgjodh kryebashkiake që “mos zbulohen kartat”

    Emri:  Lubonja11.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  33.0 KB

    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News24, komentoi situatën politike në Himarë.

    Lubonja theksoi se bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë. Ai shtoi se Blerina Bala u zgjodh si kryebashkiake e Himarës, pasi ajo ishte zëvendësuese e Goros dhe për rrjedhojë, me të në krye të bashkisë, maxhoranca bën të mundur “që të mos hapen kartat” në Himarë.

    “Nuk është e drejtë moralisht zgjedhja e Blerina Balës. Zgjedhja e saj është e padrejtë moralisht, sepse është zgjedhur nga Jorgo Goro. Në Itali ka një ligj, që nëse dyshohet se bashkia funksionon si organizatë kriminale, shkrihet. U vendos zonja, që mos t’ua zbulojmë kartat. Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim me krimin e organizuar.

    Është sistematike në Shqipëri që bashkitë funksionojnë si organizata kriminale, grabisin toka dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe të gjithë mbahemi nga këta para. Bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë”, deklaroi Lubonja.

    (Balkanweb)

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,674
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

    U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

    GJL vendosi mospranimjn e rekursit të Fredi Belerit

    Ky i fundit ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.

    Syri

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,674
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Fredi Beleri: Rama më futi në burg se duan të vjedhin tokat e himariotëve

    Media greke: Ramës iu kërkua të mos e vizitojë Athinën!

    Emri:  fredi-beleri.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  34.1 KB

    Media greke Kathimerini ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori përgjigje negative në kërkesën e tij për të vizituar Greqinë nëpërmjet zëdhënësit të tij, Endri Fuga, por ai sërish ka këmbëngulur ta zhvillojë vizitën e tij siç e kishte planifikuar. Bëhet fjalë një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi, të raportuar më herët në një shkrim të Lapsi.al, që njoftoi se Rama po nis një tur takimesh me emigrantë në të gjithë Europën.

    Por grekët nuk janë shumë entuziastë. Të paktën nga sa shkruan Ekathimerini duket se nuk e gëlltisin dot burgosjen e Fredi Belerit, për me tepër që vizita po bëhet gjatë fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Që Rama është i padëshiruar, ia kanë bërë të qartë duke ia ndryshuar vendin e takimit.

    “Vlen të theksohet se fillimisht tubimi ishte planifikuar të mbahej në stadiumin e mbyllur të Galatsit, por së fundmi Bashkia hoqi lejen që kishte dhënë fillimisht, për shkak të aktiviteteve të tjera që janë planifikuar. Ndaj, mbetet për t’u parë nëse dhe ku do të zhvendoset për zotin Rama ngjarja e emigrantëve shqiptarë” shkruan Ekathimerini.

    Pala greke ende nuk ka një protokoll. Sipas Ekathimerini, Ministria e Jashtme është informuar për vizitën e Ramës, por ka refuzuar përgatitjet për një pritje të kryeministrit shqiptar.

    “Z. Rama njoftoi jozyrtarisht synimin e tij për të vizituar Athinën nëpërmjet të besuarit të tij Endri Fuga, i cili ishte në Greqi disa ditë më parë. Ministria e Jashtme i bëri me dije të besuarit të zotit Rama se nisur nga faza parazgjedhore që po kalon Greqia për shkak të zgjedhjeve europiane, do të ishte e preferueshme të shtyhej për pas datës 9 qershor. Që atëherë, ftesa e Athinës është shpërfillur dhe kryeministri shqiptar thuhet se është i vendosur për të realizuar vizitën” vazhdon Ekathimerini.

    Kuptohet se në sfond të vizitës është ajo që ndodhi në fushatën e 14 Majit në Shqipëri, kur kandidati i mbështetur nga Greqia në Himarë, Fredi Beleri u burgos dy ditë para votimit për blerje votash. Media greke thotë se me fjalët e tij, Rama mund të nxisë më tej konfliktin e brendshëm politik dhe të ndikojë në votën e emigrantëve shqiptarë.

    “Nisur nga atmosfera e ngarkuar me ngjarje të Himarës, udhëtimi i Ramës mund të nxisë konfliktin e brendshëm politik, duke e ngritur lart çështjen Beleri në axhendën e debatit publik. Apo edhe të provokojë reagime nga elementi verior kontinental në Athinë, gjë që qeveria definitivisht nuk e dëshiron.

    Burime diplomatike në Tiranë dhe Athinë theksuan se vizita e planifikuar mund të ketë objektivisht elementin e shfaqjes së forcës, ku Rama tenton të instrumentalizojë votën në zgjedhjet europiane të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë të drejtën ligjore për të votuar si shtetas grekë, në përgjigje të kandidaturës së Beleris. Megjithatë, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet për zgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces” shkruan Ekathimerini.

    Në analizën e Ekathimerini, shkruhet se Rama vjen në Athinë si fitues i betejës për Himarën, ndaj gazeta i druhet një lloj “ndjenje (arrogante)” që mund ta shoqërojë fjalën e tij në Athinë.

    Është e qartë se njoftimi i Ramës për një vizitë i ka turbulluar grekët. Të pamësuar me ushtrime të tilla “ndërhyrjes nga jashtë” në mesin e një fushate elektorale, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një axhendë zyrtare të pritjes për kryeministrin shqiptar apo ai do të refuzohet për shkak të Fredi Belerit.

    Duhet thënë se një vit më parë, kur grekët e mbështetën hapur Fredi Belerin në fushatë dhe kur kryeministri Micotakis udhëtoi drejt Himarës për të folur për helenizmën, Rama heshti dhe u duk se do ta pranonte në qetësi këtë ndërhyrje në zgjedhje. Vetëm kur kuptoi se Himara ishte e humbur për socialistët dhe se Beleri do të zgjidhej kryetar bashkie me ndihmën e Greqisë, policia ndërhyri duke e arrestuar.

    Tani situata është përmbysur. Micotakis ka vënë një bast të rrezikshëm duke e futur Belerin në listat e kandidave për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Rama po kërkon t’i kthejë borxhin duke e vënë në provë Micotakisin me një lojë nervash që nis nga vizita e tij në Athinë.

    Në këtë lojë nervash, mediat greke vënë në pah edhe një simbolikë domethënëse. Në 12 Maj, kur Rama ka thënë se do të jetë në Athinë, bëhet fiks një vit nga arrestimi i Fredi Belerit.

    Lapsi.al

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55
  2. Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 27-07-2015, 18:34
  3. E futi qeveria Rama ne burg per 35 mije leke, vetevritet qytetari
    Nga Meriamun në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 15:00
  4. A ka burg për ata që vjedhin dashuri?
    Nga Kinezja në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 12:44
  5. Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2003, 13:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •