Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 102
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Ulet numri i lindjeve në Shqipëri

    Rënia e lindshmërisë pasqyrohet në rënien e numrit të personave nën 10 vjeç. Tirana, më e moshuara

    Ulen lindjet, 30 mijë fëmijë më pak në 10 vitet e fundit

    Sipas statistikave, raporti mes aborteve e lindjeve është 1me 3.8, por pa përfshirë ndërhyrjet në klinikat private

    Bruna Prifti

    Janë harruar tashmë kohët e lindjeve rekord, madje edhe “krenaria” për familjet e mëdha. Së fundi, specialistë të shëndetit riprodhues kanë konstatuar se numri i lindjeve në Shqipëri ka pësuar ulje të ndjeshme, pasuar kjo në numrin e vogël të pjesëtarëve për një familje. Me këto ritme, vendi ynë do të shkojë fare mirë në atë udhë, që për një periudhë jo të largët kohore do të etiketohet si vend me popullsi të moshuar. “Sipas statistikave gjatë dhjetëvjeçarit të fundit numri i lindjeve është pakësuar me rreth 30 mijë”. Kështu është shprehur dje gjatë konferencës kombëtare për shëndetin “Gender, të drejtat dhe shëndeti”, Manuela Bello, përfaqësuese e UNFPA-së (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë). Në fjalën e saj ajo ka theksuar rënien që ka shënuar numri i lindjeve gjatë dekadës së fundit. “Nga 85 mijë lindje që numëroheshin në vitin 1990, në fund të vitit 2001 janë raportuar 52 mijë lindje”,- tha Bello, duke shtuar se megjithatë Shqipëria vazhdon të ketë nivel të lartë lindshmërie në Evropë. Rënia e lindshmërisë pasqyrohet edhe në rënien e numrit të personave nën moshën 10 vjeç në piramidën e popullsisë, si dhe në uljen e konsiderueshme të personave në grupmoshat 20-40 vjeç. Sipas INSTAT kjo rënie ka filluar që prej disa dekadash, me shfaqje më të hershme në jug sesa në veri. Për pasojë rezulton një popullsi më e moshuar. Kjo argumentohet si pasojë e emigrimit në përmasa të gjëra, që ndikon tërthorazi në nivelin e lindshmërisë, duke sjellë diferencë mes gjinive në moshën e riprodhimit.
    Fertiliteti në ulje
    Sipas saj, në këtë kuadër, një faktor që duhet theksuar është edhe ulja e fertilitetit (pjellshmërisë). “Fertiliteti në vendin tonë para viteve 1990 ka qenë mjaft i lartë, rreth 6.9 dhe gjatë këtij dhjetëvjeçari ky tregues ka pasuar një ulje të ndjeshme nga 6.9 në 2.1 në fund të vitit 2001”,- tha Bello. Të dhënat mbi bazën e të cilave janë nxjerrë shifrat dhe janë bërë krahasimet, janë sipas Institutit të Statistikës. Por sipas specialistëve që merren me problemet gjinore e në mënyrë të veçantë me shëndetin e gruas, pavarësisht uljes së fertilitetit, përsëri ne mbetemi një nga vendet që ka fertilitet të lartë në Evropë. Ndërkaq, një raport i pak muajve më parë publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, arrinte në përfundimin se 32% e femrave në vendin tonë nuk mund të lindin. Kurse ndarë sipas moshave, fertiliteti më i ulët ishte në grupmoshën 33-44 vjeç te gratë.
    Abortet, sa shumë
    Një abort për rreth katër lindje. Ky është raporti zyrtar që jepet për lindjet dhe abortet në vendin tonë. Sipas përfaqësueses së UNFPA-së dhe të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë (sektorit të statistikës), mësohet se aktualisht numri i aborteve me lindjet është 1:3.8. “Por këtu duhet shtuar se shifrat e raportuara të abortit janë vetëm nga institucionet shëndetësore publike”,- thotë Bello. Pra është e rëndësishme të theksohet, madje edhe fort se nëse do të merreshin në konsideratë edhe shifrat e aborteve në klinika private (jo të pakta në numër) atëherë ky raport nuk do të ishte kaq.
    Llogaria është e thjeshtë po të kesh parasysh se vetëm në Tiranë, ekzistojnë dy maternitete dhe rreth 27 klinika private. Gjatë një seminari organizuar pak kohë më parë në Institutin e Medias, prej mjekëve të klinikës “Meri Stopes/ Nesmark”, u raportua se çdo vit kryhen mesatarisht 17 mijë aborte. Sipas mjekëve të kësaj klinike, kryesisht, femrat që kryejnë ndërprerje shtatzënish i përkasin grupmoshave 25-35 vjeç, por ka edhe nën këtë kufi, madje, në vit pranë klinikës, për këtë arsye mund të paraqiten deri në 3-4 raste të moshave 14 dhe 15 vjeçare. Për kryetaren e Komitetit për Mundësi të Barabarta, Nora Malaj, për abortet në vendin tonë nuk flitet sa duhet. Sipas saj, ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim, madje edhe përsa i përket reduktimit të numrit të ndërprerjeve të shtatzënisë.
    “Abortet përbëjnë një problem serioz për shëndetin e nënës. Megjithëse rreziku i vdekjes është pothuaj i eliminuar nga aborti, ulja e numrit të aborteve përsëri mbetet një objektiv për t’u reduktuar”,- ka theksuar Bello. Sipas saj, aktualisht ndërprerja e shtatzënisë është rregulluar me ligjin nr. 8045 të vitit 1995. Pas kësaj, numri i aborteve të raportuara nga institucionet publike në sektorin e statistikës në Ministrinë e Shëndetësisë për këtë dhjetëvjeçar ka ardhur duke u reduktuar pas një periudhe piku në vitet 1994-1995. Periudhë që korrespondon edhe me aprovimin e ligjit të ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë.
    Koha e familjeve të vogla
    Plot 1.1 milion gra të moshës 15 vjeç e lart në vitin 2001 kishin lindur afro 2.8 milionë fëmijë, me një mesatare prej 2.5 fëmijë për grua. Këto janë të dhënat e publikuara nga INSTAT në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë dhe banesave. Sipas këtij raporti, një e treta e tyre është më e moshuar se 45 vjeç, që do të thotë se ato nuk mund të kenë më fëmijë në të ardhmen, pra shifrat që kemi nga viti 2001 janë ato të madhësisë përfundimtare të familjes. Dy të tretat e grave, kanë moshën nën 45 vjeç dhe vetëm një pjesë e tyre do të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen. “Megjithatë nga sa dihet prej statistikave të gjendjes civile mund të supozohet se shifra përfundimtare e madhësisë së familjes nuk mund të kalojë 2.9 fëmijë për grua të moshës më të ulët se 45 vjeç”,- thuhet në raport. Sipas tij, rënia nga pesë në më pak se tre fëmijë për grua (më shumë se 40%) në tridhjetë vjet është shumë e dukshme. Kështu, në tre dekada, profili i familjes shqiptare është shndërruar plotësisht. Jo vetëm familjet janë më të vogla, por familjet e mëdha po rriten me më pak motra e vëllezër rreth tyre. Shqiptarët po ecin kësisoj në një rrugë që pas pak vitesh do t’i shpjerë në të njëjtën radhë me fqinjët.

    Tirana, drejt plakjes
    Popullsia e kryeqytetit është më e “moshuara”, se tërë pjesa tjetër e vendit në një mesatare me rrethet jugore. Fenomeni i plakjes së kryeqytetit është konstatuar që në regjistrimin e fundit të popullsisë nga INSTAT. Sipas këtij instituti, lindshmëria këtu është e ulët, por duhet thënë se ardhja e të shpërngulurve ka parandaluar rritjen e përqindjes së popullsisë. Të dhënat tregojnë se në vitin 1989, regjistroheshin 0.59 fëmijë të moshës 0-4 vjeç për një grua në moshë për të lindur (20-49 vjeç). Dymbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 2001 ky raport është ulur në 0.42. “Rënia e fortë jo larg nga 30% është një provë e mirë për rënien e lindshmërisë”,- theksohet në raport. Sipas të njëjtit burim, në Tiranë, përqindja e popullsisë së re është ndjeshëm më e ulët se kudo gjetkë në vend (23%).
    Ndërkaq, në bazë të ndarjes së minibashkive, dallon shumë minibashkia numër 10, e cila ka edhe popullsinë më të plakur. Këtu, sipas statistikave vetëm 16 % janë të rinj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Nga njera ane po me vjen te qesh, sepse i thonin babait tim "qe kishte prishur traditen" qe ishte i vetmi ne fis qe kishte dy femije ndersa te tjetret kishim mbi 5- femije secili.

    Nder asyet kryesore pse ka rene lindja e femijeve mendoj une eshte sepse njerezit nuk kane me kohen dhe durimin e perparshem, ku jetonin me rracione buke per person, tani te gjithe nje mendje kane si e si te ikin jashte shtetit per nje te ardhme me mire, jane me te zhvilluar me te dalur psycolpgjisht dhe po mundohen, gje shume e mire, qe te shkojne drejt Europes, me te angazhuar me punen dhe aktivitete te tjera. Dhe tani kane dale si "moda " te perdorin "birth control" dhe condoms ku me pare me sa di une nuk perdoreshin fare.
    Pastaj abortimi eshte nje faktor i madh ne Shqiperi mesa po lexoj keto kohet e fundit, kjo eshte nje zgjidhje e non-conditions qe nuk kane ato ti rrisin keto femije.

    Dhe mendoj qe mos patja e shume e femije u krijon atyre qe ke nje jete me mire dhe te bollshme nga gjitha anet.
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  3. #3
    Nuk jan kushtet ekonomike te mira per te bere femije , kendej nga nej po boom bebet shqiptare dit per dit
    !!!

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Jashte teme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 28-09-2004 më 19:13 Arsyeja: I'm mean... :(
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Dikush qe ka njohuri me te gjere ne kete fushe a mund te me sjelle disa statistika te reja ne lidhje me keto dukuri ne Shqiperi dhe me gjere...

    PS:
    Eshte per nje punim.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Gje e mire eshte kjo. Sa me pak femije nje familje, aq me i larte kujdesi dhe edukimi per ta, gje qe neser do krijoje individe me te pergatitur per shtetin. Pjejllshmeria e ulet eshte tipar i vendeve te zhvilluara. Sot me levizjen e popullsise nga fshati ne qytet bie nevoja e kraheve te punes qe duhen ne fshat per te punaur token ose bagetine.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ky shoku siper harron qe nje dite po vazhduam keshtu do te zhdukemi si komb!

  8. #8
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    S'ka lidhje zhdukja e kombit, kur s'po bejn femij ne Itali qe i kan te gjitha konditat, pse do bejn ne Shqipri qe ka shum probleme per te rritur femijet. Per mua esht pozitive ulja e numrit te lindjeve ne nje shtet si i joni. Sa do e ulet te jet ky numer nuk arrihet kurr ne zhdukje.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    s'eshte problem e?

    Nuk eshte imediat, por ne te ardhmen do te jete qe cke me te. Italianet vertete qe nuk bejne femije por s'duhet harruar se do te reduktohen ndjeshem ne dhjetevjecaret qe do te vine. Dhe kjo fatkeqsisht po ndodh ne te gjithe Europen.

    Egoizmi dhe moskokecarja mashkullore perzier me "etjen per karriere" femerore jane shkaktaret kryesore qe do te fillojne te japin rezultate te dukshme vite me vone.
    Prektora

  10. #10
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    O Darwin po situaten kritike ne te cilen ndodhet ekonomia shqiptare e si rrjedhoje familja shqiptare ku e con.

    Per mua eshte faktori Nr 1.
    .........................

  11. #11
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga ridy85
    S'ka lidhje zhdukja e kombit, kur s'po bejn femij ne Itali qe i kan te gjitha konditat, pse do bejn ne Shqipri qe ka shum probleme per te rritur femijet. Per mua esht pozitive ulja e numrit te lindjeve ne nje shtet si i joni. Sa do e ulet te jet ky numer nuk arrihet kurr ne zhdukje.


    Mire mrie se do flasim mas ca vitesh, kur te punsohesh nga kinezi ne Shqiperi!

  12. #12
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Po si jo....domethene ju thoni te pjellin nga 5 kalamaj çdo çift...e si do ti majn? Apo do i ushqeni ju??? Mos flisni kot, per zhdukje populli mund te flitet sikur tani shqiptaret, ne kte moment, te mos bejn me fmij asnjeri prej tyre. Dhe prap qe te zhduket populli duhen nja 200 vjet. Imagjino tani qe shqiptaret vazhdojn pjellin, prandaj esht nje gje qe s'ka per te ndodhur kurre, kshu qe mos na beni ktu parashikime sikur po flisni per apokalipsin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ridy85 : 20-12-2005 më 21:46
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  13. #13
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga ridy85
    Po si mer...domethene ju thoni te pjellin nga 5 kalamaj çdo çift...e si do ti majn apo do i ushqeni ju??? Mos flisni kot, per zhdukje populli mund te flitet sikur tani shqiptaret te mos bejn me fmij fare. Po kjo esht nje gje qe s'ka per te ndodhur kurre, kshu qe mos na beni ktu parashikime sikur po flisni per apokalipsin.

    Mor ti cun, di me i bo 2 llogari ti?

    Nese cdo cift ben =< se 2 femij si mendon ti?

  14. #14
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Pse nuk esht 2 femij mesatarja e familjeve shqiptare? Aq besoj esht, prandaj normal jan
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  15. #15
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga miki_ro
    O Darwin po situaten kritike ne te cilen ndodhet ekonomia shqiptare e si rrjedhoje familja shqiptare ku e con.

    Per mua eshte faktori Nr 1.
    nr 1 thua, he..?

    E cuditshmja eshte tendenca e ketij numrit 1 qe thua. Ata qe jane me mire ekonomikisht, kane nje ose asnje femije. Ata te shkrete qe me zor e nxjerrin buken e gojes kane me shume femije. Keshtu qe .. s'ka shume lidhje numri 1 me realitetin sepse e njejta tendence eshte edhe Europen e pasur. Uroj qe te mos kemi te njejtin destinacion demografik.
    Prektora

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Gje e mire me duket kjo. Vendet e perparuara kane lindshmeri shume te ulet, kurse vendet e botes se trete shtohen si lepurat mbas ferrave. Ne perendim lindin pak femije , por ata marrin nje edukim dhe formim te persosur nga shoqeria, dhe ky proces ka kosto te larte ekonomike, por i jep frytet e veta me vone kut keta femije te formuar behen kotributore serioze te shoqerise ku jetojne. Ndryshon puna ne vendet e pazhvilluara ku babi sdi sa kalamaj ka, dhe femijet enden gjith diten buz lumit e poshte ures dhe sdine as te shkruajne emrin e vet.

  17. #17
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315

    Demografia e lindjeve në shoqërinë shqiptare

    Ne nje artikull qe lexova shkruante se Europa, me shtete si Rusia dhe Italia po hasin nje problem te madh; Popullsia e tyre eshte duke u plakur dhe grate nuk po lindin me. Madje Rusia dhe Japonia jane shqetesuar me teper, se popullata e tyre po plaket dhe nuk ka mjaft te rinj te mbeshtesin dhe ti sherbejne ata.
    Nje e pesta e popullsise se Japonise eshte me shume se 65 vjec qe e ve ne vend te pare dhe Italine ne vend te dyte.
    Dhe Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe qe e ka treguesin e rritjes me shume se dy perqind.
    On average, women must have 2.1 children in their lifetimes for a society to replenish itself, accounting for infant mortality and other factors. Only one country in Europe -- Albania -- has a fertility rate above 2, according to statistics gathered by the Central Intelligence Agency. Russia's fertility rate is 1.28. In Japan, it's 1.25.
    Dhe shtojne se normalisht popullsite zvogelohen nga semundjet dhe luftrat por kurre sepse grate nuk lindin me bebusha.
    http://www.mercurynews.com/mld/mercu...htm?source=rss


    A i duhet Shqiperise rritja e popullsise dhe a jane te afte Shqiptaret ta perdorin popullsine e tyre per emigrim ne Europe apo per rimekembjen e kombit pa emigruar? Dmth. a do behen keta te vegjel kur te rriten sherbetoret e Europes apo do shkollohen ne Shqiperi apo vendje fqinje dhe pastaj te ngelen aty?
    ÇAM 24 KARAT

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Nataliteti si armë dhe si boomerang

    Në lënden e statistikës dikur patëm mësuar se edhe Kosova përballet me një natalitet të lartë e mortalitet të ultë. Kjo dikur ka mundur të jetë një armë në luftën edhe biologjike që asaj ju imponua dhunshëm. Sot mund të jetë një hendikep nëse shteti i ri kosovar nuk është në gjendje të absorbojë atë fuqi punëtore që hyn ç'do vit në tregun e punës. Ndaj edhe mund të bëhet nesër problem i rëndë social me të gjitha konseguencat që i përmendi parafolësi...

    Zgjidhja për mua do të qëndronte në një politikë kombëtare të përgjithshme hartuar nga ekspertët e Kosovës dhe Shqipërisë së bashku... në politikën stimuluese apo destimuluese dhe ta sinkronizojnë pastaj atë qëndrim me Ministritë e Punës apo të Jashtme në mënyrë që ikja eventuale e të rinjve nga Atdheu të mos jetë stihike (e egër, e dhembshur deri në turp personal, me kompromise të rënda jetësore) si në të kaluarën por e organizuar dhe me perspektiva të qarta profesionale... Kaq ndoshta mund të bëhet. Nuk është shumë por as edhe pak...

  19. #19
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Shqiperia nuk ka natalitet larte jo perkundrazi eshte shqetsues per renjen...e kam lexuar me nje artikull shqiptare dikun kurse Kosova ka natalitet shume te larte parashikohet ne vitin 2050 te jene 4.5 milion shqiptar vetem ne Kosove .

    Shtetet me shumti qe shqetsohen per renje nataliteti ne Evrope jane Ukraina dhe Bulgaria...popullsia te keto 2 shtete shkon ne renje...

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Sa me shume shqip. aq me mir them un, pastaj kush do ti punesoj, te rriten, etc...e din vet ato.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 11:09
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-02-2018, 14:55
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2017, 08:29
  4. Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-09-2015, 08:34
  5. Rritja dhe plakja e popullsisë së botës
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 07-04-2005, 07:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •