Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 102 prej 102
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,821
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Rilindja Socialiste e Shqipërisë: Rritja natyrore e popullsisë 0%. Lindjet më të ulëtat që nga

    Lindjet në Berat dhe Dibër kishin përkeqësimin më të lartë pas pandemisë

    Emri:  bebe.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  22.2 KB

    Treguesit demografikë janë përkeqësuar ndjeshëm pas pandemisë.

    Përveç rritjes së pazakontë të vdekjeve shtesë nga Covid-19 gjatë viteve 2020 dhe 2021, lindjet kanë forcuar ritmet e rënies dhe emigracioni është rritur gjithashtu.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se lindjet në shkallë kombëtare në tremujorin e parë 2024 ishin 19.2% më të ulëta së në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

    Qarqet e Beratit dhe të Dibrës kishin rënien më të madhe të lindjeve në periudhën e marrë në krahasim.

    Në tremujorin e parë të vitit 2024 në qarkun Beratit lindën vetëm 164 foshnja, me rënie 36.4 % në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2019. Në të njëjtën përqindje lindjet shënuan rënie edhe në qarkun e Dibrës, duke sugjeruar se këto qarqe kanë pasur edhe tkurrjen më të madhe të popullsie në krahasim me të tjerat në 5 vitet e fundit.

    Në krahun tjetër qarqet me ulje më të moderuar të lindjeve ishin Tirana dhe Shkodra me 6.6 dhe 13.7 % secila. Rënia e lindjeve është treguesi më i qartë i rënies së popullsisë në vend. Por paradoksi qëndron në qarkun e Tiranës, i cili ndonëse ka një popullsi më rritje gjatë tranzicionit prej emigrimit të brendshëm i ka lindjet me rënie.

    Qarku i Tiranës duket se nuk është bërë atraktiv për krijimin e familjeve të reja. Dikur studentët që vinin në Tiranë krijonin familje pas studimeve duke mos u rikthyer në rrethe, mirëpo tani të rinjtë pas studimeve qëndrojnë në Tiranë sa për të kryer përgatitjet drejt emigrimit.

    Një anketë mbi emigracionin që u zhvillua nga INSTAT në vitin 2019 evidentoi se Tirana ishte qarku me përqindjen më të madhe të njësive familjare që kishin emigruar ndërmjet 2011 dhe 2019.

    Të dhënat vërtetojnë se nga 12 qarqe në 11 prej tyre numri i lindjeve ka rënie më ritme dyshifrore ndërmjet tremujorit të parë 2019 dhe 2024.

    Të dhënat mbi lindjet sugjerojnë se popullsia rezidentë në vend ka rënë më shumë se të dhënat zyrtare të INSTAT.

    Sipas INSTAT nga viti 2019 më 2023 popullsia e përgjithshme ka pësuar rënie me 3.5%, ndërsa lindjet kanë rënë me 19.2%.

    Të dhënat referojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024 numri i lindjeve ishte 5,056, duke shënuar një rënie me 6,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Lindjet në tremujorin e parë 2024 shënuan nivelin më të ulët historik me bazë tremujore së paku që nga viti 1990.

    Emri:  lind-graf.jpg

Shikime: 46

Madhësia:  32.0 KB

    B.Hoxha

    MONITOR

  2. #102
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rilindja Socialiste e Shqipërisë: Rritja natyrore e popullsisë 0%. Lindjet më të ulëtat që nga

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Vetem ne vitin 2021 me duket se vdekjet kane qene me te larta se lindjet. Gjate gjithe viteve lindjet kane qene me te larta se vdekjet. Pakesimi i popullsise ka si shkak emigracionin. Patjeter qe ka te beje edhe me rritjen e kerkesave per jeten dhe nje pergjegjshmeri te larte. Vetem nese shteti do te shtoje drastikisht investimin per familjet mund te ndryshoje gjendja. Por mundesite i ka te kufizuara. Investimin per femijet e lindur duhet t`i marre shteti. Ne gjendjen qe jemi nuk ka zgjidhje tjeter. Por ende jemi ne rritje natyrore te vogel, por jemi gjithsesi. Por nuk duhet ta shohim situaten te erret. Pasi ne gjendjen qe jemi te lindesh femije eshte heroizem. E megjithate lindje ka. Kuksi, Dibra, etj. kane nga 2.1 femije per cift, nuk eshte pak. Tirana po ashtu. Personalisht e pershendes brezin e ri per aq sa ben, ju lumte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 16-05-2024 më 16:22
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 11:09
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-02-2018, 14:55
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2017, 08:29
  4. Raporti i OSBE: Rilindja Socialiste drejtohet nga mafiozë e kriminelë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-09-2015, 08:34
  5. Rritja dhe plakja e popullsisë së botës
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 07-04-2005, 07:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •