26 Prill 2003
Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
Nga Blendi FEVZIU/ Nje nder perkthyesit dhe intelektualet brilante te Tiranes se 40 viteve te fundit, Robert Shvarc ka nderruar dje jete ne banesen e tij. Eshte shuajtur, duke lene pas nje biblioteke me vepra te perkthyera nga disa gjuhe te botes; nje seri me autore te medhenj, te cilet aq bukur i ka bere te flasin shqip; nje numer pafund njerezish qe e duan librin e kulturen dhe qe s'do ta harrojne asnjehere. Mbi te gjitha, duke lene pas kujtimin e nje njeriu te mrekullueshem, impulsiv dhe te dashur, sic do ta kujtojme gjithnje. Historia e Shvarcit eshte as me shume as me pak, ajo e nje qytetari te kontinentit, qe turbullirat e Luftes se dyte Boterore dhe origjina e tij hebraike e vertiten nga zemra e Europes ne Sarajeve e me pas ne Tirane. I lindur ne nje familje qe po zhvendosej per t'i shpetuar tmerrit te persekutimit dhe krimeve naziste, ai mbeti ne Shqiperi. Fati desh qe Shvarc, si edhe raste te tjere me pare (Kujtoni Branko Merxhanin) te behej me shqiptar se shume nga ne; ta deshte Shqiperine me gjithe pasionin dhe te mos e braktiste me kurre ate, as pas 1990, kur me ne fund jo pak here pati rastin te vendosej ne Izrael apo SHBA. Dhe Shqiperia ja ka shperblyer pasionin e madh. Shvarc eshte "Mjeshter i Madh i Punes", "Qytetar Nderi i Tiranes" dhe mbajtes i Kryqit te Merites, dekoruar nga Presidenti gjerman. Por sot, kur Shvarc nuk eshte me mes nesh; sot, kur miqte e shumte, te njohur dhe ata qe e kane admiruar nga larg do te perkulen per here te fundit mbi varrin e tij, ne duhet ta nderojme akoma me shume. Duhet ta nderojme, se pari si njeriun e punes; ta nderojme per me shume se 45 vite qe qendroi cdo dite i ulur ne tavolinen e punes; per oret e gjata te lodhjes dhe trishtimit, per energjine qe nuk i mungoi kurre; per lodhjen qe nuk e vuri poshte as ato dite kur ishte me i semure se kurre. Ta nderojme, jo thjeshte si nje perkthyes dhe intelektual te madh, por si nje njeri, qe se bashku me dhjetra moshatare te tjere anonime, ka punuar vite te gjata, edhe pse nuk ka fituar asgje. Ta nderojme per Shqiperine e viteve te erreta te komunizmit dhe te viteve te veshtira te demokracise. Ta nderojme me shume se kurre keto dite dhe ne kete kohe, kur nga faqet e para te shtypit jane zhdukur njerezit e tipit te tij dhe kur trafikante droge, vrases ordinere apo te pasuruar te dyshimte jane bere modeli qe i ofrojme cdo dite shoqerise. Ta nderojme per t'u treguar te gjitheve, se ne kete shoqeri qe po shkon drejt konkurences se ashper, jetojne ende njerez qe ngrihen heret ne mengjes, per te nisur po ate pune qe kane bere per shume vite me rradhe. Dhe nga e cila jetojne. Lamtumire, Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
-------------------------------------
26/04/2003 Gazeta "Korrieri"
Krijoni Kontakt