Biznesi i vogël ka ulur qepenat në të gjithë vendin në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për ta përfshirë në skemën e TVSH-së. Në të gjitha tregjet e qyteteve të mëdha tregtarët iu përgjigjën nismës së opozitës për të protestuar kundër qeverisë.
Në tregun tek Medreseja, tregtarët thanë se taksa e re po i çon drejt falimentimit, pasi fuqia blerëse ka rënë prej vitesh.
“50 mijë lekë në muaj i do ekonomisti, 800 lekë çdo muaj e do blloku i faturës tatimore, duhen para për koalidimin e kasës një herë në vit, taksa të tjera po ashtu, po shkojmë drejt falimentit” u shpreh një tregtare tek Medreseja në Tiranë.
“Po na pinë gjakun. Asgjë nuk po formalizohet. Po shkojmë drejt falimentit. Ne vetëm nxjerrim lekë, nxjerrim lekë, deri sa tani do falimentojmë fare” u shpreh një tjetër.
“Duhet t’i kishim mbyllur qepenat me kohë, jemi të vonuar, taksat janë shtuar. Ka dy vite që nuk blen më njeri. Muajt e fundit kemi dalë me humbje” u shpreh një tregtare në intervistat për Neës24.
Të irrituar kanë qenë edhe tregtarët e Durrësit. Një tregtare tregoi se Edi Rama kishte ardhur në fushatë në këtë treg dhe i kishte thënë tregtarëve se nuk do të paguajnë TVSH.
“Përse i bën kto pislliqe ai? Ne vujmë për çapën e bukës! Ku është ai Edi Tama të thotë për ca ju premtova, apo sot që zuni karrigen i ka harru. Si veri, si jug duhet ta përmbysi kët maskara. Kemi parë taksa, po kurrë në kët pikë”.
Të ngrihet veriu dhe jugu? Ku do shkojmë të hamë ne? Edi Rama ta mbajë fjalën ai maskara atje ku është, ai qelbanik!” u shpreh e irrituar tregtarja.
Futja e skemës së TVSH do të aplikohet edhe për të gjithë bizneset me xhiro nga 50 milion lekë të vjetra deri në 20 milion.
Nga 1 Prilli, tregtarët detyrohen të paguajnë taksën e re që do t’i ulë fitimin. Por biznesi i vogël thotë se gjendja është vështirësuar vitet e fundit. Fitimet janë të ulta dhe shumë prej tyre rrezikojnë falimentimin nëse ngarkohen me një taksë të re.
Për ta evituar pagesën e TVSH-së, opsionet janë disa. Biznesi i vogël mund të rrisë çmimet duke ia kaluar barrën e pagesës blerësve. Në këtë rast ekziston rreziku i largimit të klientelës, duke marrë parasysh se fuqia blerëse është në rënie.
Opsion tjetër është fshehja e xhiros, nëpërmjet mosdeklarimit. Mosdhënia e kuponit tatimor në këtë rast rrezikon gjobat e rënda të tatimeve.
Si në rast falimentimi të biznesit të vogël, ashtu edhe nëse rriten çmimet, blerësi orientohet drejt bizneseve të mëdha pas këtij vendimi të qeverisë. Rrjetet e supermarketeve, lokaleve apo restorantevev të mëdha dhe biznese të tjera me xhiro mbi 50 milionë lekë dhe që tashmë janë në skemën e TVSH, janë të favorizuara nga ky vendim i qeverisë.
Krijoni Kontakt