Edhe në daljen e tij të fundit publike në emisionin “Opinion”, Erion Veliaj u mundua t’i bishtnonte premtimit spektakolar se ai nuk do të jepte leje ndërtimi në një Tiranë tashmë të mbingarkuar dhe me plot 8 mijë apartamente të pashituara.
Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë videos së këtij premtimi dhe e ka krahasuar atë me dredhitë që Veliaj ka përdorur më pas.
Ai filloi të japë leje ndërtimi dhe tha se apartamentet që kishin mbetur bosh u shitën, prandaj ai u detyrua të japë leje për kulla në qendër.
Por ashtu sikurse shihet në videon e fushatës se 2015 ai e kishte parashikuar edhe këtë.
Ai thoshte atherë se Tirana ishte aq e mbingarkuar, sa edhe nëse do duhej të zgjerohej, kjo duhej bërë drejt periferisë dhe jo më në qendër. Por, tsni ai po i jep lejet për kullat pikërisht në qendër aty ku dhe pazari është më i madh.
Dhe për këtë ka gjetur justifikimin e dytë qesharak. Duhet të ndërtojmë lart, sepse ajër kemi me shumicë ndërsa truall me pakicë. Mos e humbni këtë videomontazh që nxjerr bllof njeriun që kërkoi të mbahet mend si mbjellësh pemësh, por që përfundoi si batakçi betoni…
©Lapsi.al
https://m.youtube.com/watch?v=DiHPuZ6OPQc
Krijoni Kontakt