Nga dje e sot shqiptarėt janė pėrfshirė nė njė luftė nervash, deklaratash, argumentash pėr shkak tė 20 shkurtit 1991, ditės sė rrėzimit tė shtatores sė Enver Hoxhės. Kjo ndodh sa herė afrohet kjo datė. Por nėse nė pėrvjetorėt e parė, as qė ēohej nėpėr mend Enveri, tė ishe me Enverin aso kohe ishte sikur tė ishe me mortjen, kėto pėrvjetorėt e fundit ujėt ka arritur pikėn e vlimit. Dhe kjo nė njė tė afėrme jo tė largėt do tė prodhojė frutat e para. Ndofta njė rehabilitim dhe pėrfaqėsim mė tė plot tė komunistėve nė kuvendin e shqiptarėve dhe me gjerė. Janė pėrfshirė pėr tė metat do thoja tė demokracisė dhe faktit qė njė e tillė nuk u instalua kurrė nė vendin tonė. Por njė e atillė tepsish qė ka prodhur veē mini enveristė. Njė turli e sojit shqiptar qė diktatura e shėrbente nė kohėn e regjimit tė saj nė ca gjellėtore ku hahej mė kėmbė nė kryqėzime rrugėsh a stacione autobuzėsh e urbanėsh.
Njė palė mendojnė se e kanė rrėzuar diktatorin, tjetra ankohet me njė nėnqeshje idhnake se strategut tė tyre vetėm sa i rriten vlerat. Ndėrkohė ka plot syresh qė tė lodhur nga rilindja, nga fakti qė nuk gjejnė njerėzit qė duan nė opozitėn e sotme, tė thonė bjere kėtu Enverin, me Enverin ishim mė mirė. Sikur opozita e sotshme tė kishte pėrshembull fytyra tė reja nė masėn 80%, rilindja do ishte shembur me kohė. Mirėpo ėshtė e vėshtirė tė zhdukėsh epidemi tė tipit fahrija me njė karantinė dizefektuese, sidomos kur e bėn me pompė krahu.
Pos tė gjitha kėtyre konstatimeve, mbi Enverin , shqiptarėt zbulojnė njė dramė sociale. Njė dhembje tė madhe atė qė e kemi theksuar edhe herė tė tjera. Enver Hoxha nuk e beri vetėm regjimin e tij. Enver Hoxha nuk vrau i vetėm , nėse do kishte ndodhur kjo, shqiptarėt do ishin distancuar me kohė nga komunizmi dhe lufta e klasave. Deri nė nxjerrjen jashtė ligjit tė partive me prirje, ide, a programe komuniste. Do i kishin kėrkuar ndjesė klerit katolik, klasės sė persekutuar etj. Nuk do kishte rrafshuar kampet e internimit si e si tė zhdukim sa tė mundim, gjurmėt e shtypjes dhe shfrytėzimit tė njeriut prej njeriu. Por do kishte ruajtuar qoftė edhe njė tė vetėm, si dėshmi e brutalitetit tė luftės sė klasave. Por nuk e bėn.
Nuk e bėn pikėrisht se janė pjestarė nė fajin kolektiv. Dhe si tė tillė e kanė pėr zor tė ulin hundėn. U pėrfshine nė gjoja ca reforma euforike tė cilat sot rezultojnė minera tė prodhimit tė korrupsionit dhe ideologjisė. Si pėrshembull ligji i ndarjes sė tokės 7005, njė reforme agrare e tipit tė Enverit mė 1946-ėn.
Sot ėshtė paradoksale kur shikon qehallarė tė Enverit qė rrojnė nė perėndim dhe flasin me eufori pėr fiaskot e uzinave apo ushtrinė qė atėhere, u kthye nė njė nga ndėrmarrjet me bordero mė tė gjatė fiktive, njė institucion informal. Dhe, qė sot rezulton burim armatimi, shitje e korrupsioni sidomos pėr shqiptarėt e zhytur nė afera vjedhjesh e morali. Edhe pse u shkėlqen faqja nga kapitalizmi, armiku i pėrbetuar i tyre, flasin pėr Enverin. Dhe nė mėnyrėn me te ulet, te mbushurit te mendjes, te imponohen. Por logjike ėshtė, deri sa themi qė Enveri nuk e bėri vetėm katrahurėn. Nuk vrau vetėm. Nuk na shpuri drejt dėshtimit, i vetėm. Janė njė shpurė qė nuk po lėnė gjė pa i bėrė perėndimit, me karta asistence, ushqime, strehime, edukim dhe punėsim. Mirėpo, armiku sot nuk ėshtė qiklop qė gllabėron e shfrytėzon njeriun. Pastaj as qė na duhet. Tė rrojė Enveri. Se duke mbrojtur atė, mbrojmė edhe krimet tona. Edhe dhunėn tonė. Edhe dėshtimin
Nė shkurtin e vitit 1991, sipas tė dhėnave revolta kishte pėrmasa tė frikshme. Dhe deri sa u rrėzua Zeusi, nuk kish armatė tanksesh tė shtypte atė. E gjitha nisi nga dėshtimi i njė ekonomie tė centralizuar. Nga izolimi dhe vrasjet nė kufi etj. Dhe mori formėn e plotė prej kėrkesave tė njė grupi tė konsiderueshėm studentėsh. Pra, siē e shikojmė zanafilla ėshtė ekonomia. Njė varfėri e tejskajshme qė mjerė ajo shoqėri qė e harron. Ndofta kjo ėshtė arsyeja qė sot shqiptarėt janė dhjetėfishuar nė numėr pėr sa i pėrket semundjeve tė gjakut dhe sheqerit. Vuajnė akoma nga psikoza e barkut bosh. Jane perhere te uritur , vdesin te tregojne tavolina bollėku. Kurse mendimi ndryshe, ahere, ishte njė lloj mode pėshpėritje qė i kish ndarė nė grupe intelektualėt, grupe me mendėsi se kush di mė shumė, kush ka mė shumė kulturė, njė lloj kėrshėrie qė vlon edhe sot si si tė mundim njėri-tjetrin. Kjo sjell atė gjendjen e nderė ku edhe problemet kombėtare kthehen nė luftė personale studiosh, se cili di mė shumė e cili mė pak. Nė tė vėrtetė asnjė dije nuk ka vlerė sa kohė nuk priret nga vullneti i mirė, kjo nė kuptimin e mirėqenies dhe lirisė midis njerėzve. Dhe ėshtė pikėrisht kjo arsyeja, bashkėfajėsia, bashkė kryerja e krimit, qė sot e kėsaj dite njė aradhe e tėrė, flasim me adhurim pėr Enverin.
Megjithatė sikur njė burrė tė vetėm ta gjesh, njė, qė tė dali e ti thojė kėto fjalė tek varri i Musine Kokalarit. A, i Sabiha Kasimatit etj , nuk e gjen kurrkund. Me qiri nė dorė ta kėrkosh. Pse? Sepse janė bashkė kriminelė me Enverin
Ilir Levonja
Krijoni Kontakt