Pak ditė mė parė njė kolegu im, i fiksuar pas teorive konspirative, rrekej tė mė mbushte mendjen, se ajo historia e hidocentraleve mbi kanionet e Osumit, ishte thjeshtė njė shpikje e Edi Ramės. E ke parė kėmbėngulte, alarmin e frynė ministra edhe deputetė socialistė, u pėrbetuan se ky ishte njė skandal qė nuk duhet tė ndodhte dhe pastaj doli nė skenė kryeministri qė vuri drejtėsi. Me insistimin e tė gjithė tė ngjashmėve qė e kanė mė tė lehtė tu besojnė lidhjeve marroke qė u prodhon truri i tyre sesa fakteve konkrete, ai bėnte njė paralelizėm tė thjeshtė: vetėm krahaso zhurmėn mediatiko politike qė u bė pėr hecet e Skraparit, me heshtjen e varrit qė rrethoi dhėnien e lejeve pėr disa grataēiela nė qendėr tė Tiranės, qė u miratuan nė po tė njėjtėn ditė. Do tė dalėsh vetė nė pėrfundim- pėrsėriste- se zmadhimi i skandalit tė parė u bė thjeshtė pėr tė fshehur skandalin e dytė. Nė fund Rama e zgjidhi punėn e heceve, por ama kullėzimi i Tiranės kaloi pa zhurmė dhe pa bujė.
Natyrisht as nuk i besova dhe as sot nuk mė ysht pėrqafimi i teorisė sė kolegut tim. Por fatkeqėsisht, ashtu sikurse ndodh rėndom edhe nė paranojat mė fluturake, gjendet gjithnjė diēka racionale. Unė nuk besoj se buja rreth rrezikut tė kanioneve tė Osumit u prodhua enkas nga spin doctor-sat e Ramės, pėr tė harruar dhėnien e lejeve tė ndėrtimit pėr rrokaqiejt, por ama njė gjė ėshtė e vėrtetė: eksiztenca e kėtyre tė fundit u fsheh.
Dhe atėherė natyrshėm lindin disa pyetje: Po pse Edi Rama qė del e flet me orė pėr ēdo gjė, nuk jep asnjė lajm me pak rreshta kur miraton njė grataēielė nė Tiranė? Po pse Erion Velia qė thėrret gjithė TV-tė kombėtare dhe e bėn superlajm edhe mbjelljen e njė peme, nuk do ta afishojė imazhin e tij me dhėnien e lejeve tė ndėrtimit? Pse propaganda e tyre i ka fshirė nga lista kėto kryevepra qė po pushtojnė qendrėn e Tiranės?
Nėse ata e konsideronin kėtė njė punė tė mirė, ata do tė vepronin si gjithmonė, do e bashkėngjisnin atė me imazhin e tyre, do thėrrisnin pastaj specialistė tė blerė dhe gazetarė puthadorė, qė tė brohorisnin pėr revolucionin qė po fillon nė Tiranė.
Por, asgjė e tillė nuk ndodh. Dhe kjo ka njė arsye tė thjeshtė. Edhe Rama edhe Veliaj fshihen sepse e dinė qė po konsumojnė njė krim. Ata duan ti mbulojnė kullat me shoshė, sepse janė tė ndėrgjegjshėm se pėrmes tyre po e vrasin kryeqytetin. Mjafton tė pėrmendėsh se kryeministri i sotėm, 20 vite mė parė, kur ishte ministėr Kulture dhe kur nuk kishte mundėsi tė fuste gjė nė xhep, e shpalli zonė tė ruajtur qendrėn e Tiranės ku po jep leje sot. Mjafton tė pėrmendėsh se Erion Veliaj, nė fushatė, kur duhet tė joshte qytetarėt pėr vota, premtonte zero ndėrtime nė Tiranė. Qė pas fitores ai ka firmosur plot 170 pallate tė reja.
Nė kėtė kuptim, ky krim qė po tenton tė mbulohet me heshtje, i ngjan njė tjetri, atij qė Edi Rama dhe Saimir Tahiri kryen nė mandatin e parė tė Rilindjes, kur i hapėn rrugėn kanabizimit tė vendit.
Analogjitė nuk gjenden vetėm tek fshehtėsia. Ato nuk pėrkojnė vetėm nė faktin se edhe atėhere socialistėt bėrtisnin qė alarmi pėr hashashin qe njė shpikje e opozitės dhe mediave tė kazanit. Jo, analogjia shkon pėrtej pėrpjekjes pėr fshehjen e mėkatit.
Po ti analizosh me kujdes, tipologjia e dy krimeve edhe atij qė u bė me hashashin dje edhe atij qė po bėhet me betonizimin sot, ėshtė e njėjtė.
Kanabizimi i vendit u fillua pas shout tė ndėrhyrjes nė Lazarat.
Betonizimi nisi pas spektaklit tė moratoriumit dhe anullimit tė lejeve pėr dy kullat tek diga e liqenit dhe tek xhamia e re.
Kanabizimi thithi njė pjesė tė madhe tė parave tė lira qė mund tė investoheshin me sukses tjetėrkund.
Kjo po tentohet tė bėhet edhe me kullėzimin sot e mbrapa.
Kanabizimi pėrkundi ėndrrėn e fitimit tė menjėhershėm, por shkatėrrues pėr tė ardhmen.
Kjo rrezikon tė ngjasė edhe me valėn e tanishme tė betonizimit.
Kanabizimi shėrbeu pėr fluksin e parave tė zeza qė u pėrdorėn pėr financime politike. Edhe betonizimin, Rama, pėrmes oligarkėve tė tij, po e pėrdor pėr tė njėjtėn gjė.
Por, sado e rėndė apo cinike qoftė, duhet pohuar njė gjė. Kanabizimi ishte vėrtet njė krim i paramenduar shtetėror, efektet e tij pėr korruptimin e shtetit, pėr nėpėrkėmbjen e policisė, pėr shkatėrrimin ekonomik tė bujqėsisė dhe shtimin e pėrdoruesve tė rinj tė barit, qenė vėrtet tė tmershme. Por efekti i tij, ėshtė i ērrėnjosshėm mė lehtė dhe me pasoja mė afatshkurtėra.
Ndėrsa politika urbanicide e betonizimit ėshtė krejt ndryshe. Ajo e shakatėrron nė mėnyrė tė pakthyeshme Tiranėn duke e bėrė atė qytetin me mbipopullimin mė tė madh nė Europė (25 mijė banorė pėr km2 sot, nga 5 mijė qė ka Brukseli) dhe me sipėrfaqen e gjelbėrimt mė tė reduktuar pėr person. Ajo i jep dėrrmėn e fundit ēpopullimit tė Shqipėrisė, duke mbledhur nė 0.2 pėrqind tė sipėrfaqes sė vendit, gati gjysmėn e banorėve (plani urbanistik i Veliajt ka parashikuar njė qytet me 1.3 milionė banorė). Ajo fundos memorien historike tė qytetit dhe rrėnon pėrfundimisht imazhin e projektuesve italianė tė gjysmės sė parė tė shekullit tė shkuar. Ajo vulos pėrfundimisht lėngimin e tij, nga njėra prej sėmundjeve mė tė pashėrueshme tė kohės sonė: komercializimi i sipėrfaqeve publike.
Pėr tė gjitha kėto arsye, sado paradoksale qė tė duket nė pamje tė parė, krimi i rilindasve tė mandatit tė dytė Rama- Veliaj, ėshtė shumė mė monstruoz sesa ai i ēiftit tė dikurshėm Rama- Tahiri.
Vala e re e betonizmit do tė jetė njė gjėmė e pakthyeshme historikisht dhe e papėrballueshme ekonomikisht. Prandaj arkitektėt dhe aktorėt e saj refuzojnė qė tani ti vėnė fytyrėn. Prandaj ata janė tė gatshėm tė shfaqen nė ekrane kur mbjellin qoftė edhe njė pemė, por zhduken prej tyre kur firmosin njė kullė. Prandaj plani urbanistik i Tiranės u miratua nė natėn e vitit tė ri. Prandaj mbledhjet e KKRT, Rama i bėn gjithnjė nė fshehtėsi.
Sepse si ai, si Veliaj, e dinė fundit. Ata e dinė se ēpo bėjnė.
Krijoni Kontakt