Postuar mė parė nga
Ilir-Arber
Nuk jam me Ramen dhe as me Berishen.
Nuk kam besim ne pokitiken Shqiptare, prandaj dhe hapa kete teme.
Por nuk lahet as "mi me shė" , kur behen krahasime se gjoja e kaluara ishte me e mire, apo me pak e keqe.
Une duartrokis projektin, por jo ne fshetesi, pa trasnparence.
A duhet te vazhdoje Rama udhen e Berishes?
Jo, por jane ca kontrata (si ajo e CEZ) qe nuk mund te thyen kollaj, sidomos kur kane firmen e shtetit.
Prandaj dhe taksapaguesi u detyrua te paguaje thyerjen e saj.
Pakti me detin, ēohu ne kembe zoteri, ashtu sikur u ēuan kur Berisha e firmosi traktatin.
Eshte kundra kushtetutes si dhe ligjit cenimi i tokes/detit.
Jam ABSOLUTISHT kundra paktit detar, por nuk marshoj ne nje vije me politiken per tevl kundershtuar.
Nuk kam parti, ideologjia ime eshte po ajo qe na la mbrapa si amanet Gjergj Kastrioti ne prag te vdekjes:
Jam nė prag tė varrit. Po ju lė njė mbretėri me forca tė afta pėr ta mbrojtur, por me njė pasardhės tė paaftė nga mosha pėr ta drejtuar. Megjithatė, nė qoftė se nė tė ardhmen ju bėheni trima dhe tė virtytshėm, ju mund tė pėrballoni tė gjitha sulmet e armiqve tuaj.
Nuk ėshtė sipėrfaqja e vendit ajo qė bėn njė fron tė respektueshėm, por aftėsia e atij qė ulet mbi tė. Nė qoftė se ju jeni i djallėzuar, shėrbėtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave tė oborrtarėve tuaj, atėherė asgjė nuk do tė jetė mė e lehtė sesa pėrmbysja nga maja mė e lartė ku ju ndodheni.
Duhet tė jetė virtyti themel i fronit. Virtyti nuk ėshtė fantazi. Ndoshta do ju a thonė njė ditė, por mos harroni se ai qė do ju a thotė, ėshtė njė tradhtar, njė dinak, qė pėr tė mbretėruar nė vendin tuaj, do ju sugjerojė maksima tė rreme, tė cilat herėt a vonė do tė shkaktojnė pėrmbysjen tuaj.
Duke pasur virtytin si udhėrrėfyes, lajkatarėt dhe tė pabesėt do tė largohen prej jush
Tė virtytshėm, ju mund tė mbani lehtė perandorinė qė po ju lė tė tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta pėrforconi, ta rimėkėmbni nėpėrmjet pushimit dhe qetėsisė
Krijoni vendshkrime tė paēensuruara nė tė gjithė sipėrfaqen e mbretėrisė ku mund tė publikohen tė gjitha padrejtėsitė dhe dhuna qė mund tė ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bėni kėtė edhe pėr miqtė apo familjarėt e tyre qė jetojnė nė oborrin tuaj, tė cilėt i fshehin kėto shkelje apo i pėrdorin nėn pretekstin e drejtėsisė dhe tė domosdoshmėrisė.
Shqyrtoni gjithēka nga ju vetė, dhe nėse magjistrati, ushtari apo kleriku janė mashtrues dhe tė padrejtė, atėherė pa mėshirė varini nė shtyllė nė vendin e krimit : ju do tė vini re se pasardhėsi i tij do tė bėhet i drejtė dhe i njerėzishėm
Kur sapo tė keni marrė drejtimin e pushtetit, ju do tė kujdeseni pėr Drejtėsinė, e cila ėshtė themeli i tė gjitha virtyteve.
Ju do tė mbroni artizanėt, si njerėzit mė tė dobishėm tė zonave tė pushtetit tuaj, dhe do tė parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikėt. Krenaria dhe luksi i bėn pasanikėt tė pandjeshėm ndaj fatkeqėsive tė varfėrve, tė cilėt nuk kanė as tituj (grada) e as mbėshtetje.
Duhet tė jeni tė butė dhe tė dashur me njerėzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nėse dėshirat tuaja pėr drejtėsi janė ekzekutuar nga ministrat tuaj.
Princi qė qėndron i mbyllur me oborrtarėt e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran
Dėgjoni ankesat dhe kėrkesat e popullit tuaj me qetėsi sa qė ti frymėzoni besim atij pėr tju ndihmuar tė korrigjoni abuzimet dhe fatkeqėsitė e shtetit.
Kujdesuni qė Kombi juaj tė rritet nėpėrmjet fesė katolike, por mos persekutoni asnjeri qė ta ndjekė atė me detyrim. Dielli, qė ėshtė shėmbėllimi i Perėndisė, shkėlqen pa dallim pėr turkun ashtu si pėr tė krishterin.
Kushdo qė kėshillon pėr tė luftuar pėr hir tė Perėndisė ėshtė njė mashtrues i cili dėshiron tė sakrifikojė tė vėrtetėn pėr interesat e tij. Zoti ėshtė i fuqishėm, ai mund tė bėjė gjithēka vetė, pa ndihmėn e askujt
Nė qoftė se fati ju bėn endacak, tė varfėr apo nevojtar kurrė mos e ndryshoni fenė pėr interes
Mbyllini qė nė origjinė mosmarrėveshjet e teologėve dhe hipokritėve, tė cilat janė mė tė rrezikshmet pėr lumturinė e njė shteti. Kemi parė perandoritė mė tė lulėzuara tė pėrēahen dhe tė tronditen nga kėta fanatikė
Shihni Perandorinė e Konstandinit tė rrėnuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabėve. Ai ishte supersticioz, priftėrinjtė e tij ambiciozė dhe injorantė, oborrtarėt e tij tė rremė dhe tė shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftėrinjtė dhe oborrtarėt kanė vdekur dhe po vdesin nė skllavėri.
Nėse keni fat tė mjaftueshėm pėr tė pasur filozofė nė vendqeverisjet tuaja, tė cilėt janė tė ndriēuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le tė shkruajnė nė paqe dhe tė reagojnė ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve tė kujtdo qė flet nė emėr tė Zotit me qėllim pėr tė heshtur mbretin dhe drejtėsinė. Ju do ti mbroni ata kundra zellit tė tepruar tė drejtuesve hipokritė duke i shpėrblyer me vende pune nė gjykatat dhe oborret tuaja.
Kur tė ju flasin keq pėr dikė, ju do ta dėgjoni me gjysmė veshi
Ju do tė jeni tė sjellshėm me tė gjithė shtresat popullore. Si arsye e dallimit tė gradės qė do tė keni sė shpejti nė shoqėri, ju duhet tė dalloheni nga tė tjerėt nėpėrmjet bujarisė, i cili ėshtė karakteri dallues i princave. Njė monark, edhe i varfėr, duhet tė jetė bujar
Mbroni meritėn dhe shpėrblejeni atė kudo qė ajo ndodhet. Mirėsia duhet tė shoqėrohet me njė zemėr bujare. Njeriu ndėrton tempuj, ngre altarė pėr Zotin falė mirėsisė sė tij. Evitoni pėr gjithmonė shekullit, rrethit dhe racės tuaj turpin pėr tė pasur njerėz tė dėshpėruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind pėr lumturinė e njėri-tjetrit
Armatosuni nga guximi dhe vendosmėria nė mjerim, me maturi nė mirėqenie. Mos u zhytuni nė pėrtaci, ajo ėshtė nėna e tė gjitha veseve
Mos mbyllni sytė ndaj fqinjėve dhe traktateve tė tyre : ata do tė presin momentin kur ju do tė jeni tė brishtė pėr tju akuzuar dhe do tė pohojnė pretendime tė rreme mbi trashėgiminė qė po ju lė. Mos pėrdorni spiunė pėr tė ditur se ēfarė thonė njerėzit nė lidhje me administrimin tuaj. Bėni punėn tuaj ashtu si duhet, njerėzia le tė flasin dhe tė shkruajė ēfarė tė dėshirojė
Ti jepet mundėsia gjithsecilit prej rrethit tuaj qė tė ju shkruajė ; Ju do tė punėsoni sekretarėt tuaj qė tė pėrgjigjen pėr ēėshtje tė ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen tė mbeten mes jush
Mos pėrbuzni askėnd ; mė i vogli dhe mė i varfėri mund tė ju rrėzojė, ashtu si dhe mund tė ju ndihmojė me kėshillat dhe kurajon e tij.
Jeni tė durueshėm nė ēėshtjet e luftės, tė patrembur nė rreziqe, tė butė dhe humanė, kurrė mizorė dhe gjaknxehtė. Fshihni dhimbjen qė fatkeqėsitė tuaja mund tė ju shkaktojnė. Armiqtė tuaj do tė jenė gjithmonė tė gatshėm tė ju fyejnė pėr fatkeqėsitė, dhe ministrat tė ju tradhtojnė. Ftoni mes jush tė huaj tė arsimuar duke u dhėnė njė rol kėshilltari edhe nė rast kur ata nuk janė fisnikė e tė pasur. Kompetencat qė i akordohen fisnikėrisė janė prodhim i politikės. Ju mund tė pėrdorni fisnikėt si tė dėshironi. Pasanikėt injorantė do ti ledhatoni, kėshtu do tė kurseni pasurinė tuaj pėr mirėmbajtjen e ushtrisė, dhe do tė keni njė oborr tė shkėlqyeshėm falė krenarėve por dhe budallenjve, qė nuk kanė asnjė lloj virtyti pėrveēse floririt.
Mos jeni tė ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarėve tuaj, se ai qė do tė ju gėnjejė dhe do tė ju dėrgojė nė rrugėn e gabuar nė administrim, pa asnjė falje do tė varet nė shtyllė.
Poetėve qė do tė ju thurin vargje, pėr tė ju bindur se jeni mė i madhi, mė bujari, mė i mrekullueshmi, luftėtari mė i madh ndėr tė gjithė mbretėrit, u dėrgoni nė kėmbim njė copė letėr, bojė dhe njė pendė nga njė oborrtar i panjohur, me urdhrin pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn e asaj qė shkruajnė, dhe nė qoftė se nuk mund tė bėjnė njė gjė tė tillė, tė kufizojnė veten nė dhėnien e kėshillave, duke u lėnė tė kuptohet sė nėse vazhdojnė tė shkruajnė marrėzira tė tilla tė rrezikshme, ata do tė mbyten nga vetė ju si person i shenjtė i tė vėrtetės.
Kujdesuni qė tė keni gjithmonė ushtarė tė mirė dhe tė disiplinuar ; qė ushtarėt tuaj tė mos bėhen pėrtacė, ti stėrvitni dhe ti trajtoni jo si skllevėr por si shokėt tuaj. Kur tė jeni nė luftė, ju do tė udhėhiqni ushtrinė si gjeneral dhe nė betejė do tė luftoni si ushtar. Emri i mbretit ėshtė njė titull shumė i nderuar, por ky titull ka peshė tė madhe dhe detyra tė vėshtira pėr tė realizuar. Kryesorja ėshtė tė pranohesh dhe tė respektohesh nė rrethin tėnd. Zoti nuk ka dhėnė fuqinė supreme pėr tė na zhytur nė qullėsi, pėr qė tė jemi mbrojtės tė ēėshtjes publike. Pėr njė zemėr tė butė dhe njė shpirt tė virtytshėm, mirėqenia e pėrgjithshme e popullit tėnd ėshtė kėnaqėsia mė e madhe qė mund tė pėrjetohet. Neglizhenca dhe njė lloj mirėsie qė e thėrrasim « mendjelehtėsia e njė princi », u shkaktojnė dėme njerėzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit ėshtė ti mbrojė
Dėboni larg jush astrologėt gjykatės dhe kimistėt prodhues ari dhe diamantesh. Njė princ ėshtė gjithmonė i pasur, kur ai ėshtė i menēur dhe i lartėsuar shpirtėrisht.
Emri juaj do tė jetė i shkruar nė njė pllakė prej mermeri tė bardhė me shkronja tė zeza mbi dyert e kėshtjellave tuaja tė destinuara pėr tė burgosurit. Mjerim pėr guvernatorin qė i fshehu mbretit pafajėsinė, qė pėrkeqėsoi nga koprracia dhe zelli i tij dėnimin e fajtorėve
Mbroni njerėzit e dashur dhe tė mirė, ndėshkoni shpirtrat e kėqij. Jeni tė ndjeshėm ndaj lėndimit, por akoma dhe mė shumė ndaj shėrbimit tė popullit tuaj dhe miqėsisė tė njerėzve tė ngjashėm me ju.
Pika kulmore e njė lufte ėshtė ēorientuese, duhet ndjerė pasiguria (rreziku). Atėherė kujdesi dhe guximi do tė ju shėrbejnė mė mirė se sa pasuria. Duhet tė dish tė fitosh, por mos harroni se edhe mund tė mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemėrimi, sepse atėherė i thjeshti bėhet i keq dhe mbreti njė pėrbindėsh
Mos harroni se politika turke ėshtė pėr tė mbjellė pėrēarje mes princave tė krishterė ; e gjithė madhėshtia e tyre gjendet nė kėtė politikė tė shkėlqyeshme, e cila bėn me shumė pushtime sesa armėt e tyre. Sė fundi, nė qoftė se jeni xheloz se po ju lė njė trashgimtar qė ju pengon pėr tė marrė fronin, mos harroni se kam qenė babai juaj, dhe shpatėn do e pėrdorni vetėm pėr tė rrėzuar armikun.
Ju do tė keni lidhje tė shumta me oborrin e Romės, qė unė kam qenė deri tani mbėshtetės dhe mbrojtės. Interesat e mia mė kanė detyruar tė pėrshtas politikėn time me tė sajėn. Rrethanat nė tė cilat jam gjetur veten nuk mė kanė lejuar tė luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papės.
Pėr tė mirėn e krahinave tė mia kam qenė gjithmonė i lumtur me veprimet qė kam ndėrmarrė. Roma ėshtė fodulle vetėm me princat e dėshtuar. Roma, duke mė pasur frikė, mė ka bėrė gjithmonė lajka.
Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve tė Muhamedit, e ka detyruar atė tė qėndrojė modeste ndaj meje, duke mė njohur tė gjitha tė drejtat, titujt, dhe zotėrimet e realizuara gjatė betejave tė mia. Papėt nuk kanė arritur kurrė tė manipulojnė njė ushtar tė vjetėr si unė, por nuk do tė hezitojnė tė bėjnė njė gjė tė tillė ndaj jush si arsye e moshės sė re dhe mungesės sė eksperiencės pėr tė qeverisur, pėr tė shėrbyer.
Mos harroni, se me praktikat e shumta qė ata pėrdorin pėr tė arritur qėllimet e tyre, mė e forta, ėshtė rrėfimi. Por ėshtė e lehtė ta kuptoni : kur prifti do tė dojė tė dijė mė shumė sesa mėkatet tuaja, kthejeni si njė mashtrues nė vendin e tij, dhe dėnojeni si tė tillė, qė tė shėrbejė si shembull pėr pasardhėsin e tij.
Megjithatė, ėshtė shumė e rrezikshme tė kundėrshtosh hapur Papėn, kėtė idhull tė madh tė fesė sonė. Ai ėshtė njė njeri si tė tjerėt, me pasionet dhe dobėsitė e tij
Nėse Papa ju dėrgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerėzit tuaj duke e dhėnė ju shembullin kryesor
Por nė qoftė se Papa pėrpiqet tė rrisė numrin e priftėrinjve dhe murgjve pėr tė nxjerrė para nga krahinat tuaja
ose ju nxit qė tė hapni luftėra nė emėr tė Zotit, rrufeja hakmarrėse qėlloftė mbi ju dhe pasardhėsit tuaj nė rast pranimi.
Zoti hakmerret ndaj fyersve tė tij, pra nuk ka nevojė pėr ndihmėn e njeriut. Mos kėrcėnoni Romėn, kur ajo nuk ju kėrcėnon. Por shpallni luftė ndaj kujtdo qė mundohet tė prishė harenė e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.
Ju do tė ndaloni ēdo banor i cili ndodhet nėn qeverisjen tuaj, qė tė mos bėhet as prift e as murg pa arritur moshėn dyzet vjeēare. Pėr tu ushqyer nga puna e tė tjerėve, duhet mė parė qė njeriu (mashkulli) tė ketė kontribuar nė mbėshtetjen e komunitetit, prej tė cilit dėshiron tė ndahet pėr tė shijuar jetėn e tij
Kėta priftėrinj dhe murgj duhet tė ju ndihmojnė tė mbroni kombin nė kohė lufte, sepse nė kohė paqeje po ky komb i ushqen pa i pėrdorur.
Nėse Papa kundėrshton, bindeni atė me butėsi, dhe vetėm nė qoftė se ėshtė e nevojshme pėrdorni shpatėn
Njė politikė e tillė do tė ju pajtojė me dashurinė atėrore tė pasardhėsve tė tij, dhe do tė bėheni shembull dhe lider pėr tė gjithė mbretėrit, tė cilėt frikacakė, tė dobėt, injorantė, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia qė Zoti u ka dhėnė pėr tė pėrhapur lumturinė e Kombeve, ku ata duhet tė jenė zotėrit dhe etėrit.
Korrigjim do te beja vetem Fete dhe Papatin (por ishin relevante te asaj kohe).
Krijoni Kontakt