Që mazhoranca shqiptare do të kapë çdo institucion në vend, tashmë ky është fakt. Jo vetëm emërimi i kryeprokurores së përgjithshme, por edhe kandidimi i Bashkim Finos për kreun e FSHF-së, tregon edhe njëherë se kjo mazhorancë do të ketë nën kontroll çdo institucion.
Pavarësisht deklaratave që vijnë nga politika se qeveria nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet në FSHF, dhe se kandidimi i Finos për kreun e këtij institucioni është një iniciativë personale, faktet tregojnë krejtësisht të kundërtën.
FAKT- Fino do të kandidojë për kreun e FSHF-së, pa dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit.
FAKT- Siç shihet dhe nga dokumentet e siguruara nga SYRI.net, tatimet kanë nisur aksionin dhe reprezalje në të gjitha klubet shqiptare, një shenjë e qartë presioni që drejtuesit e klubeve të votojnë për ‘kandidatin e qeverisë’ dhe jo për kundërshtarin.
Zgjedhjet për kreun e FSHF-së do të zhvillohen në 7 shkurt, ku të do të votojnë 66 përfaqësues klubesh dhe institucionesh sportive.
Krijoni Kontakt