Dorëheqja e z. Visho Lika Ajazi nuk ishte shumë e papritur kur shohim në retrospektivë problemet e mëdha që ka patur SHISH, përsa i përket sigurisë kombëtare, por edhe përsa i përket pajisjeve të domosdoshme moderne për survejim, si dhe metodën e menaxhimit të një institucioni kaq të rëndësishëm. Nuk janë as shumë të rëndësishme se kush vajti dhe kush iku nga Presidenca apo sa orë ndejtën drejtuesit e shtetit, se sa nevoja për të respektuar ligjet dhe për të vënë në detyrë njerëz të ndershëm dhe të përkushtuar si drejtuesi i ri i SHISH, z. Helidon Bendo.
Pozicioni i kreut të SHISH ka shkaktuar gjithmonë debate në vendin tonë. Ish-kryeministri Sali Berisha, kur mori pushtetin vendosi të shkarkonte Bahri Shaqirin nga detyra, ndërsa propozoi që mandati i kreut të SHISH të jetë 5 vite. Dhe në gusht kreu i SHISH, z. Visho Ajazi Lika mbushi 5 vjet në detyrë që nga koha kur u emërua nga Sali Berisha më 9 gusht 2012, ndoshta dhe ky ishte shkaku i dorëheqjes. Është e vërtetë se funksionimi i SHISH ka shkaktuar përplasje politike midis mazhorancës dhe opozitës edhe para 2013, kur kjo mazhorancë ishte në opozitë edhe sot kur qeveris. Skandalet kanë qenë përsa i përket të drejtës së përdorimit të përgjimeve ndaj drejtuesve të lartë të shtetit, dhe disa e kanë interpretuar si shkelje sepse sipas tyre SHISH ka punuar për ish kryeministrin. Pavarësisht këtyre problemeve dhe debateve, largimi vullnetar i z. Visho Lika Ajazi me pretekstin e mbushjes së 5 viteve në detyrë, mendoj se me këtë dorëheqje merr fund edhe një epokë e debatueshme e SHISH.
Në shtator të këtij viti është hartuar dhe një ligj i ri, i cili do sjellë shumë ndryshime sa i takon Shërbimit Informativ Shtetëror, duke vendosur si kufizime mandatesh dhe ndryshime në kontrollin e institucionit, rekrutimin e punonjësve, etj. Një nga problemet e ligjit të ri mundet dhe duhet të jetë që drejtuesi i institucionit dhe ndoshta edhe i institucioneve të tjera të mos ketë dyshtetësi. Shumë vende të Europës Perëndimore, Kanadasë, SHBA, e kanë në ligj këtë element. SHISH ka qenë strukturuar me ligj Parlamenti.
Shërbimi Informativ i Shtetit është institucion qendror, që funksionon bazuar në Ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar me Ligjin nr. 8479, datë 29.04.1999 dhe me Ligjin nr. 9400, datë 12.05.2005. SHISH-i është organ informativ i depolitizuar që kryen veprimtarinë e tij në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe ka për mision sigurinë e interesave kombëtare të vendit, ruajtjen e integritetit, të pavarësisë dhe të rendit kushtetues. Ligjshmëria, objektiviteti, sekreti dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, janë parimet bazë të punës së këtij organi. SHISH-i raporton te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri, si dhe bashkëpunon e shkëmben informacion me institucionet e tjera shtetërore për përmbushjen e detyrave që i ngarkon ligji në funksion të sigurisë kombëtare. Për informacion më të hollësishëm mbi funksionimin dhe detyrat e Shërbimit Informativ të Shtetit do të gjeni të botuar të plotë në këtë Faqe interneti Ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin informativ Kombëtar.”, të ndryshuar.
Z. Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH, ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.Z. Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.
Gjithashtu, z. Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Z. Helidon Bendo u bë zv/Kryetar i SHISH në prill të këtij viti. Paraardhësi i Bendos në këtë pozicion, Ylli Alushi, u shkarkua nga kryeministri më 22 prill 2017, ndërsa në të njëjtën ditë është firmosur edhe dekreti i shkarkimit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.Ndërkohë, në një prononcim për “Neës 24”, Ylli Alushi ka konfirmuar lirimin e tij nga detyra. “Dekreti për shkarkim mban datën 22 prill. Kohëzgjatja në detyrë kishte kaluar çdo afat. Kam qëndruar Zv/kryetar i SHISH-it 13 vjet e 4 muaj”, tha Alushi.Shpresojmë se kryetari i ri në detyrë i SHISH do të bëjë ndryshimin pozitiv në këtë institucion kaq të rëndësishëm për sigurinë e vendit. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë kur shesh kurrikulumin e kryetarit të ri të SHISH z. Elidon Bendo, para të cilët ka detyra të mëdha qoftë në menaxhimin e mirë të këtij institucioni kaq të rëndësishëm, qoftë në realizimin e detyrave të rëndësishme sigurisë së vendit bazuar në Ligjin e Ri të SHISH (në pritje), po ashtu edhe në marrëdhëniet rreptësisht ligjore Qeveri-Shtet-Institucioni i SHISH.Eksperienca e madhe e z. Helidon Bendo në këtë drejtim, do të mundësojë dhe shmangien e shkeljeve të ligjit përsa i përket të kaluarës në drejtim të survejimeve jo bazuar në ligj, qoftë për drejtuesit e shtetit, po ashtu edhe për njerëzit e thjeshtë. I urojmë Kryetarit të ri të SHISH punë të mbarë dhe suksese në luftën kundër krimit, terrorizmit dhe korrupsionit, gjithmonë duke respektuar ligjet e Republikës së Shqipërisë.
Krijoni Kontakt