Dervish Bej Bicaku nje prej firmoseve te pavarsise se Shqiperise ne 1912 therret per iftar hoxhallaret e qytetit te Elbasanit dhe ju shtron atyre nje iftar per Ramazan me te gjitha llojet e ushqimeve tradicionale elbasanase.Hoxhallaret mbasi mbarojne iftarin i shkruajne nje bejte(poezi) iftarit te shtruar per te pershkruar llojet e gatimeve dhe bujarine tradicionale elbasanase.
1.Pitet/ ke Lush Piēi jan me nām.
Ēorba/ fėrgohet me tėlyn e jo me dhjām.
2.Ullinjt e regj/ me uthull e voj,
tė ēelin miden kur i fut nė goj.
3.Dhe qoftet e yftarit/ jan me fām,
tė bāme me ve , smbesin nėr dhām.
4.Dhe paēa/ gjellė e mirė qė nuk tė velit.
Dhe tava me pestil/, me ynyrė, nuk tė mėrzit.
5.Dhe qoftet me kos/ dhe peshku i fėrgu/,
gjell tė mira, tė lehta pėr tu lėvdu.
6.Dhe mishi me pras/ dhe me spinaq/.
Dhe tava me bamje/ tė kėnaq.
7.Dhe pashaqoftet/ dhe vorbja me uthull/.
Dhe mish i pjek me kos e me hudhėr/.
8.Kungulli i mush/, patllixhanat/ dhe mullėza po ashtu/.
Dhe bumari me speca Stamolli/, pėr tu lėvdu.
9.Dhe zorrėt e pjekme/, me mėlēi/,
tė lehta janė nė verė, pėr ēdo njeri.
10.Dhe brozhollat/, dhe sallata/, nuk pėrjashtohet;
Dhe djathi i njomė/, e kaēkavall/ lavdėrohet.
11.Nė daē me bā mish dashi me kos/.
Gjel deti me dollėm/, byrek koros/.
12.Keq nuk bāhet nji spahi-byrek/,
Laknuri me kos/, nė furr, i mir, e i pjek.
13.Āsht nji mal i bukur mush me bor,
kabuni me rrush tė thatė/, ta shemėsh me dor.
14. Dhe mishi me lakna/ qė āsht tue ardh.
Dhe biba e patės, shumė e mirė me lāng tė bardhė/.
15.Dhe joprakėt me kos/, tė mirė jan.
Dhe llahanātė qė bāhen me mish e me uthull/ tė sha skanė.
16.Dhe dhallturi/ derdhun nė tėlyn.
Dhe ballakumet/, me revani/,
tė mira jan pėr ēdo njeri.
17.Dhe kadaifi me qumėsh e me arra/
nė goj njit, lum barku kur i ka pėrdit.
18.Dhe laknuri me qumėsh/ me djathė/ e me mish/,
me spinaq/ e me tė tjera, i mirė ish.
19.Nė daē me bā mish qingji-tavė me kos/;
I mirė āsht edhe me qepė e me majdanos/.
20.Ēāsht nji gjā qė dridhet nėr dur
Āsht sultjashi/, me qumėshtur/.
21.Lloj-lloj reēeli/, dhe tollumat me kajmak/,
nuk dun pėrtyp, shkojn vet nė bark.
22.Kto dy sende qė i ka barku ilaē,
Mā mirė: bakllavaja/, me gjylaē/.
23.Mjaft mā me kto gjellė qė na bānė bejan,
āsht nji tas me hoshaf/ qė i ngre njerzit nė kām.
24.Pastaj del kafja sade/ me pak sheqer,
ku i thotė njerzve: dilni nė der ! -.
25.Pėr ktė yftar qė na thirre, me kaq tė mira plot:
Daim! Qofsh der ēelė dhe festofsh pėr ēdo mot !
Krijoni Kontakt