Policia e Vlores ka ndaluar gjate 24 oreve te fundit 5 persona ne lidhje me pengmarrjen e 20-vjecarit Klajdi Shehu. Te ndaluarit akuzohen per organizimin e pengmarrjes se nipit te biznesmenit te njohur vlonjat, Sulo Shehu. Dyshohet qe grupi pengmarres e ka ndermarre aktin e rrembimit pasi ka studiuar me pare te gjithe levizjet e te riut 20-vjecar. Para se te beheshin arrestimet e bujshme policia ka deklaruar se i njihte autoret, por nuk mund te vepronte per te mos rrezikuar jeten e pengut. Ne grupin e pengmarresve dallohet punonjesi i policise Perlat Kodheli, aktualisht efektiv i policise se Vlores. Prania e Kodhelit ne grupin e rrembyesve ka bere qe te deshtoje tentativa e pare e policise per lirimin e pengut 24 ore pas rrembimit. Vec pese te arrestuarve, eshte shpallur ne kerkim i gjashti i ketij grupi.
Ja kush eshte grupi kriminal qe rrembeu Klajdi Shehun
Besnik Bajram Gjata, i datelindjes 02.05.1968, lindur e banues ne fshatin Sherishte te rrethit Vlore, me arsim 8-vjecar, i padenuar me pare, aktualisht emigrant ne Itali. Ndalimi i tij u be pasi eshte organizator dhe ekzekutor ne rrembimin dhe mbajtjen peng te shtetasit Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 dhe 25 te Kodit Penal. I arrestuara i dyte eshte Luan Refit Saraci, i datelindjes 1969, lindur ne fshatin Kote dhe banues ne lagjen "24 Maji" te qytetit te Vlores, me arsim te mesem, i padenuar me pare. Ndalimi i tij u be pasi ne bashkepunim me persona te tjere ka rrembyer peng shtetasin Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 dhe 25 i Kodit Penal. I treti i arrestuar eshte Elton Eqerem Ismaili, i datelindjes 1976, banues ne lagjen "Lirim" te qytetit te Vlores, me arsim 8-vjecar, i padenuar me pare. Ndalimi i tyre u be pasi ne bashkepunim me persona te tjere ka rrembyer e mbajtur peng shtetasin Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 dhe 25 i Kodit Penal. I katerti i arrestuar eshte Perlat Jemin Kojdheli, i datelindjes 1961, lindur ne Selenice e banues ne lagjen "Rilindja" te qytetit te Vlores, me arsim te mesem, i padenuar me pare, punonjes policie ne Komisariatin e Policise Vlore. Ndalimi i tij u be per arsye se ka bashkepunuar me autoret e rrembimit me qellim fshehjen e pengut si dhe u gjet e sekuestruar me cilesine e prves materiale aparati telefonik celular i perdorur nga rrembyesit, veper penale e parashikuar nga neni 109 e 25 i Kodit Penal. I arrestuari i peste eshte Besnik Refit Saraci, i datelindjes 1973, lindur e banues ne fshatin Kote te rrethit Vlore, me arsim te mesem, i padenuar me pare. Ndalimi i tij u be pasi ne bashkepunim me persona te tjere ka rrembyer e mbajtur peng shtetasin Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 dhe 25 i Kodit Penal. Po keshtu u urdherua ndalimi i shtetasit Julian Luan Metushi, i datelindjes 1978, me arsim te mesem, lindur e banues ne lagjen "29 Nentori" te qytetit te Vlores, i padenuar me pare. Ndalimi i tij u urdherua pasi ne bashkepunim me persona te tjere ka rrembyer e mbajtur peng shtetasin Klajdi Shehu, veper penale e parashikuar nga neni 109 e 25 i Kodit Penal. Me gjithe organizimin e operacioneve per kapjen e tij, nuk u be i mundur kapja dhe ndalimi i tij. Ky shtetas u shpall ne kerkim.
KOHA JONE
Krijoni Kontakt