Pas mbledhjes së sotme në Kryeministri, ku është bërë një pasqyrim i gjendjes së sistemit shëndetësor në Shqipëri, Edi Rama u kërkoi dorëheqjen disa prej drejtorëve të spitaleve në vendin tonë.
Rama u shpreh se brenda 24 orëve ata duhet të japin dorëheqjen, pasi puna e bërë prej tyre nuk ishte aspak e mirë.
Lista e drejtorëve të spitaleve që duhet të japin dorëheqjen brenda 24 orëve sipas kërkesës së kryeministrit:
1. Drejtori i spitalit të Durrësit: Alban Ramohitaj
2. Drejtoresha e spitalit të Elbasanit Desantila Tahiraj
3. Drejtori i spitalit të Beratit: Idlir Frashëri
4. Drejtoresha e spitalit të Fierit: Brunilda Cami
5. Drejtoresha e spitalit të Vlorës: Brunilda Mersini
6. Drejtori i spitalit të Gjirokastës: Roland Karalli
7. Drejtori i spitalit të Lezhës: Nevruz Bare
8. Drejtori i spitalit të Pogradecit: Genti Çala
9. Drejtori i spitalit të Shkodrës: Përparim Çela
10. Drejtoresha e spitalit të Kukësit: Hakie Zeneli
11. Drejtori i spitalit të Peshkopisë: Beqir Bici
Nga kjo listë Rama ka shpëtuar disa prej drejtorëve të spitaleve të Tiranës.
Nuk ikin nga detyra
1. Drejtori i Spitalit të Traumës – Gjovalin Bushi
2. Drejtor i Spitalit “Shefqet Ndroqi” – Perlat Kapisyzi
3. Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare (QSUT) – Enkelejdi Joti
Syri
Krijoni Kontakt