Ish-kryeministri Berisha publikoi një foto ditën e sotme ku sipas tij Ramën po e nxirrnin nga dera e pasme se ishte i pirë para fjalës së tij në Lezhë. Por më shumë se diskutimi kishte pirë apo jo Rama, me rëndësi është një detaj tjetër më skandaloz që duket në foton e publikuar nga Berisha. Në foto, pas Ramës shfaqet edhe Arben Ndoka.
Ky i fundit pas miratimit të ligjit të dekreminalizimit dha dorëheqjen si deputet duke u larguar nga Parlamenti. Ndoka është dënuar me 7 vite burg në Itali për prostitucion, denim të cilin e ka vuajtur për rreth 4 vite dhe më pas është liruar nga Gjykata e Lezhës. Po ashtu Ndoka së bashku më Pjerin Ndreu goditën deputetin e PD-së Gent Strazimiri në ambjentet e Kuvendit.
Edhe pse këto fakte duhet të mjaftonin që ta distanconin Ramën nga persona me të kaluar të tillë, kryeministri jo vetëm që nuk distancohet, por shfaqet përkrah personave si Ndoka duke i përdorur ata në funksion të fushatës së tij elektorale. (Shih edhe linkun poshtë)
http://www.m.lapsi.al/lajme/2016/03/...o#.WU1DeoEzXYU
Rama nga njëra anë hiqet si partizan i dekriminalizimit dhe nga ata tjetër përdor në fushatë persona të duan me burg në të shkuarën, vetëm e vetëm për hir të votave në favor të PS-së. Një shembull të tillë e kemi parë nga Rama edhe më Elvis Roshin e Kavajës, të cilin gjithashtu e kapi ligji i dekriminalizmit, çka i kushtoi edhe shkakrkimin e tij nga detyra.
Pamje të tilla vërtetojnë se Rama i ka vetëm fjalë ato që thtë për dekriminalizimin, sepsë bën fushatë edhe me të dënuarit, mjafton t’i sigurojnë vota./ Lapsi.al
Krijoni Kontakt