Kulla ikonike, e cila do te ndërtohet ne zgjatimin e bulevardit te ri tek stacioni i trenit, sipas Erion Veliajt do te hape shume vende te reja pune. Ne nje interviste per Vizion Plus kryetari i Bashkisë se Tiranës thotë se institucioni i tij, pas ndërtimit te kësaj kulle, do te marre falas dy kate për zyra.
Per kullën do te ketë përjashtim nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin apo çfarëdolloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare.
Kryetari Veliaj foli edhe për projektet e reja qe priten te nisin ne Tirane.
Sheshi “Skenderbej” dhe nje pjesë e bulevardit të ri, do te jene gati ne qershor.
Burimi: VIZIONPLUS
Krijoni Kontakt