Kanë kalua vetëm 7 ditë nga nisja e protestës së PD-së e cila vijon në çadrën para Kryeministrisë, por retorika e Lulzim Bashës është përshkallëzuar ndjeshëm sot, kur ai kërcënoi qeverinë se do të ketë luftë, meqë kjo e fundit, sipas Bashës, luftën po kërkon. Protesta e të shtunës së kaluar përmbante thirrje për të dalë me fëmijët, paqësisht në protestë, ndërsa sot Basha foli vazhdimisht për luftë në fjalimin e tij nën çadër dhe tregoi se do vijë ora kur protestuesit do t'i nxjerrin kundërshtarët nga zyrat e do t'i marrin zvarrë në shesh.
Disa citate nga fjalimi i sotëm i Bashës:
Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyer e dritare dhe nxirrini jashtë. Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur, kur zemërata popullore të ngrihet. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi, mos ktheni faqen tjetër por qëllojini me grusht.
Nuk do të qëndrojmë si dele, nuk do tërhiqemi, por do luftojmë deri në fitore.
Ky është sistemi kriminal, kasta kriminale, repuvlika kriminale që duhet përmbysur me çdo kusht, me çdo kusht, përmbysur dhe varrosur për ti hapur rrugën një republike të drejtësisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jo kriminelët, jo kodoshbiznesmenët dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk është thjesht një protestë, një luftë që ka nisur mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve që kanë vendosur ta marrin fatin e tyre në duart e tyre duke marr zgjedhjet në duart e tyre dhe një pakice që do ta mbaj shqipëreinë peng e të burosur duke mbajtur peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Krijoni Kontakt