Një numër i madh personash i janë përgjigjur ftesës për të aplikuar për të qenë anëtarë të komisioneve të Vettingut. Këta janë 192 shqiptarë të arsimuar në vend dhe jashtë vendit. Avokati i Popullit përzgjodhi vetëm 29 prej tyre, si kandidatë që i plotësonin kriteret e kërkuara. Por mbi personat e përzgjedhur dhe mënyrën e ndjekur për përzgjedhjen kanë nisur të hidhen dyshime të forta.
I pari ishte ish –ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai tha se të paktën 6 nga të përzgjedhurit janë jashtë kritereve, sepse janë hetuar për vepra penale apo janë ende në detyra shtetërore. Për këtë arsye duhet të ishin skualifikuar.
Gazetari i ABC News, Flamur Vezaj, sjell disa të dhëna të tjera të rëndësishme. Ai thotë se të skualifikuar janë disa jursitë të shquar të arsimuar në disa prej universiteteve më të njohura në botë dhe që kanë punuar për vite me radhë jashtë vendit.
Genci Bilali, avokat prej 15 vitesh në NYC dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin e Edinburgh-ut!
Rezarta Schuetz, avokate prej 18 vitesh dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin ëisconsin, me eksperienc në OKB, OSBE etj.
Enton Dimni, me eksperiencë 17 -vjeçare në drejtësi me projekte të USAID-it dhe BE-së në fushën e ligjit.
Klodian Rado, ish-gjyqtar në Shqipëri me Shkollën e Magjistraturës, por që ka përfunduar studime edhe në Kolegjin Mbretëror të Londrës dhe me master në Universitetin e York në Kanada.
Roland Gjoni, 16 vjet eksperiencë si jurist mbaruar juridik në Universitetin e Columbia-s dhe me eksperiencë në OKB, UN, USAID, EU, Ëorld Bank etj.
Sokol Gjyriqi, avokat në Milano dhe mbaruar studimet juridike në Itali.
Veç 6 të përzgjedhurve mbi të cilët ka dyshime se nuk i plotësojnë kriteret, gazetari Vezaj shkruan se në listën e të përzgjedhurve ka emra të ish -drejtuesve të institucioneve të sistemit të drejtësisë super të konsumuar, disa zyrtarë e të deleguar të partive në institucionet aktuale të drejtësisë, përmbarues, noterë e ca juristë të tjerë me probleme me ligjin në të kaluarën.
“Ja pra, pse mendoi se kjo reformë mban erë të keqe! Që më shtyn të dyshoj se Avokati i Popullit, ka selektuar dhe renditur emra që ia kanë servirur. Se me njerëz të establishmentit nuk pastrohet sistemi i drejtësisë”, shkruan gazetari.
Lista me 29 kandidatë do të rishikohet përpara se t’i dorëzohet kuvendit. Nëse kandidatët e përfolur se nuk i plotësojnë kriteret do të rrëzohen, kandidatë për komisionet e Vetting-ut do të mbeten vetëm 23, teksa kërkohen 27.
Kjo do ta vinte parlamentin përballë faktit të kryer, pasi ai nuk do të kishte më mundësi zgjedhjeje për të plotësuar vendet që duhen për dy komisionet.
Një praktikë e tillë është sulmuar si antikushtetuese nga mazhoranca dhe nga ambasadori amerikan Donald Lu.
Kur Prokuroria e Përgjithshme dërgoi vetëm 3 anëtarë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, me argumentin se vetëm ata i plotësonin kriteret, ambasadori Lu dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj akuzuan prokuroinë se ka shkelur kushtetutën.
Krijoni Kontakt