Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 133
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Emri:  ilieretembij.jpg

Shikime: 2208

Madhėsia:  102.1 KB

    Emri:  nelsoni-featured-696x418.jpg

Shikime: 2082

Madhėsia:  23.1 KB

    Teoria e shkencėtarit shqiptar qė provon lidhjet tona me Ilirėt…


    Teza e Nelson Ēabejt: Shqiptarėt, Ilirė qė mbijetuan?! Shtypi shqiptar duket se i ka mėshuar fort njė teze tė Nelson Ēabejt, tezė e cila konkurron pėrmes faktesh e provash shkencore, punimet e famshme tė historianėve serbė mbi kėtė temė, sidomos tezės sė Garashaninit dhe tė historianes, Fanula Papazoglu.

    Nelson Ēabej ka shkruar disa nga vėrejtjet e tij me njė punim shkencor tė mirėfilltė me titull “Ilirėt qė mbijetuan, njė punim i N. Ēabejt i vitit 1988, njė pėrgjigje e autorit ndaj simpoziumit serb tė organizuar nga Akademia Serbe e Shkencės dhe Arteve mbi prejardhjen e shqiptarėve. Libri nė fjalė ėshtė pėrkthyer edhe nė serbisht dhe botuar nė frėngjisht me titull origjinal “Les Illyriens et les Albanais”, por qė u ndalua tė botohej nga Komiteti i Kulturės Serbe.

    Disa nga pikat ku Nelson Ēabej, njė profesor i shquar shqiptaro-amerikan qė ka shkruar mjaft artikuj shkencorė pėr botėn akademike nė revista tė huaja, ka teza tė tijat shkencore.

    Pikat kryesore tė punimit tė Ēabejt qė kundėrshtojnė punimin e Garashaninit dhe Papazoglusė janė: Se pari, njėanshmėria ne zgjedhjen dhe paraqitjen e fakteve, qe sigurisht komprometon objektivitetin e hetimit shkencor. Bie ne sy jo vetėm varfėria e bazės burimore dhe faktuale, por edhe mospėrputhja e fakteve qe ata sjellin me interpretimin dhe me konkluzionet ne te cilat pėrpiqen te arrijnė.

    Sa pėr ta ilustruar, p.sh., vete Garashanini, duke trajtuar problemin e formimit dhe te prejardhjes se ilireve nuk merr ne shqyrtim thuajse fare te dhėnat gjuhėsore (toponimet, antroponimet, etnonimet dhe onomastiken ne pėrgjithėsi) e Ballkanit Perėndimor ne lashtėsi, rreth te cilave janė kryer punime fundamentale nga njė sere gjuhėtarėsh te shquar si A. Karg, A. Degrassi etj. e madje dhe nga gjuhėtarė te shquar jugosllave si Anton Mayer e Radoslav Katiēiq dhe, mbi te gjithė, nga gjuhėtari gjerman Hans Krahe.

    Garashanini nuk merr ne shqyrtim e nuk pėrfill as studimet dhe konkluzionet e arkeologeve te tjerė jugosllave si Mate Suiē e Stane Gabrovec; ai nuk pėrfill, sikur te mos ekzistonin fare, dėshmitė e autoreve te lashte rreth vendbanimeve ilire, duke pėrfshirė kėtu te dhenat e Pomponius Mela-s e te Herodotit rreth pėrkatėsisė ilire te Enetėve, te Strabonit rreth Istėrve si fisi me verior i Ilirėve, rreth maleve Rodope nė Bullgari si kufiri lindor i Ilireve dhe Danubit e Alpeve si kufijtė verior te tyre.

    Ne simpozium, edhe Fanula Papazoglu, pasi ka braktisur pikėpamjen e saj te mėparshme se dardanet janė nje fis ilir, nuk merr parasysh e madje nuk ze ngoje pikėpamjet e nje numri studiuesish te huaj e shqiptare, qe perkrahin tezen e perkatesise etnike ilire te Dardanėve (W. Pajakowski, Z. Mirdita, R. Katiēiq etj.) as autoret e lashte (Appiani, Straboni, Stefan Bizantini etj.) as te dhėnat e mitologjisė lidhur me kėtė ēėshtje.

    Kur pėrjashton Pajonėt nga bashkesia e fiseve ilire, ajo nuk shpjegon arsyet per kete largim nga pikepamja e saj e meparshme, qe ka dale qarte kur ajo, duke folur per Sirrasin, mbret i pajoneve, e quante ate “perfaqesues i fundit i dinastise se vjeter te ilireve”, qe u permbys nga Bardyli I.

    Ajo nuk merr parasysh e as shqyrton pikepamjen e nje ilirologu te shquar si W. Pajakovski mbi karakterin ilir te mbreterve dardane e pajone dhe nuk perfill fare pikepamjen e autoreve shqiptare lidhur me kete problem. Ketij ceni metodologjik nuk ka mundur t’i shpetoje as Vlladisllav Popoviēi, po ai Popoviē qe flet per shkencen shqiptare te talentuar, por jo te sakte. Se dyti, subjektivizmi i theksuar ne interpretimin e te dhenave e ne nxjerrjen e konkluzioneve.

    Keshtu, p.sh. M. Garashanini ne menyre te pakuptueshme, ne kundershtim me pikepamjen e mirenjohur te arkeologut Stane Gabrovec, i bazuar kryesisht ne punimet e ketij te fundit dhe pa sjelle argumente kunder asaj pikepamjeje, pranine e kultures materiale te Glasinacit ne Sllovenine qendrore nuk e lidh me perkatesine etnike ilire te banoreve te lashte te atij rajoni, por me praninė e enklavave ilire nė atė territor.

    Fanula Papazoglu, nga ana e saj, ve ne dyshim nese ishin vėrtet Ilirė banoret e bregut te Dalmacise qe luftuan kunder koloneve greke te ujdheses Faros, te cilet edhe vete historiani i lashte grek Diodori ne shekullin I p.e.s., i quan Ilir. Duhet permendur se te dhenat e autoreve te tjere te lashte perputhen me Diodorin. Me fjale te tjera, ajo ve ne dyshim ne se greket dinin me ke luftonin. Ne menyre te habitshme, e ne kundershtim me pohimin e mesiperm, pastaj ne po kete studim (f. 185), ajo e quan qytet ilir Riziniumin ne bregdetin dalmat, po ashtu si dhe Uscana-n, Buthoe-n dhe Bassania-n.

    Po ashtu historianėt serbė flasin se ilirėt, nga ku shqiptarėt janė tashmė pasardhės, kanė qenė tė romanizuar. Lidhur me kėtė, profesori Ēabej qė e kryen veprimtarinė e tij shkencore nė Nju Xhersi shprehet: Koncepti i romanizimit eshte nje koncept fluid dhe nje koncept i unifikuar rreth “romanizimit” nuk ekziston, andaj dhe perdorimi i koncepteve te tilla per shqyrtimin e proceseve etnogjenetike mund te sjelle konfuzion me shume sesa qartesi. V. Popoviēi nuk tregon shkoqur se ē’kupton ai romanizim te ilireve.

    Megjithate, nga konteksti mund te perfytyrohet se me kete ai kupton nje proces qe perfshin humbjen e vetedijes etnike e te prejardhjes, qe lidhet me humbjen e gjuhes, dokeve, ligjeve dokesore, onomastikes (antroponimise, toponimise dhe hidronimise), besimit etj. ilire dhe zevendesimin e tyre me ato romanet.

    A u romanizuan ndonjėherė Ilirėt e jugut? Sundimi ushtarak dhe administrative romak mbi nje popull, ne vetvete, nuk mund te identifikohet me romanizmin e atij populli se, perndryshe, bota e sotme perendimore e pertej saj, vendet e Azise dhe Afrikes qe rane nen pushtimin romak, do te duhej te konsideroheshin te romanizuara. Se, perndryshe, sundimet shumeshekullore bizantin dhe turk mbi popujt grek, sllave te jugut, perfshire serbet, dhe shqiptaret do te kishin shpene ne humbjen e identitetit etnik te ketyre popujve.

    Sundimi romak shpuri ne romanizimin e disa popujve si keltet ne France dhe Spanjen e Portugaline e sotme (por jo te fiseve te tjera gjermane nen sundimin romak), ne romanizimin e dakeve e madje dhe brenda Ilirise – ne romanizimin e fisit ilir te dalmateve ne bregdetin (por jo ne hinterlandin) dalmat. Ne te gjitha keto vende, qe njihen si te romanizuara, gjate sundimit romak ndodhen permbysje te thella e te konfirmuara ne perberjen etnike, ne kulture, ne doket, ne te drejten dokesore dhe, mbi te gjitha, popujt e ketyre vendeve humben gjuhen ne procesin e romanizimit te tyre. Gjuha eshte rrenja ushqyese e vetedijes etnike, andaj sa kohe qe nje popull ruan gjuhen e vet nuk vdes e nuk asimilohet.

    Historia tregon se humbja e gjuhes paraprin humbjen e vetedijes etnike dhe te prejardhjes se nje populli. Madje historia, sot e gjithe diten, provon se edhe humbja e gjuhes, ne vetvete, duke qene kusht i nevojshem, nuk eshte kusht i mjaftueshem per humbjen e identitetit etnik te nje populli (kujto si shembuj nga mesjeta popuj te Lindjes se aferme qe flasin sot arabisht, popujt qe flasin sot gjuhe neolatine dhe, nga kohet e reja, popujt qe humben gjuhet e tyre kombetare ne Rusi dhe ne Bashkimin Sovjetik).

    Gazeta nė fjalė, por jo vetėm, pasi Standard ėshtė media qė ėshtė marrė kėtė periudhė, ndėrkohė qė me kėtė studim tė profesorit shqiptaro-amerikan janė pasqyruar edhe nė media tė tjera shqiptare dhe “Ēabej i ri” po hap dritare tė reja pėr tė vėrtetuar prejardhjen e shqiptarėve pėrmes shkencės.

    Dionis Xhafa

    https://maqedoniashqiptare.com/2017/...ona-me-iliret/

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Dardania Sacra ne FB

    I pėrmbushet amaneti i Albanologut tė shquar, Robert Elsie varroset nesėr nė Alpet shqiptare 17/10/2017


    Emri:  Robert Elsie.jpg

Shikime: 2008

Madhėsia:  42.1 KB

    Lamtumire mik i nderuar....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 16-10-2017 mė 11:44

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Rrjeti pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bili99 (05-12-2017),SERAFIM DILO (16-10-2017)

  4. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Simbole Iliro/Pellazge....disa njerez e emertojne si yll i Davidit qe eshte gabim. Tani shfaqet e verteta....

    Imazh i Dardania Sacra

    Oxhak i punuar ne vitin 1932 nga mjeshtėr shqiptar nė fshatin Rashan.

    https://www.facebook.com/DardaniaSac...&theater&ifg=1
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 19-10-2017 mė 16:39

  5. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    AJAKSI ME PLIS TE BARDH

    Kasandra duke u tėrhequr zvarrė nga Ajaksi pas pushtimit te Trojės nga Akejt, teksa ajo mbahet pas statujės se Athina Palladium, ndėrsa nė cep Priam Dardani, i pafuqishėm, qė nuk mund t’i ndalojė Akejt. Ky ėshtė njė punim mural i gjendur nė Pompei, Casa del Menandro.

    Huazuar nga grupi ne FB/Pellazgėt-Ilirėt-Shqiptarėt

    Emri:  Ajaksi.jpg

Shikime: 2117

Madhėsia:  49.7 KB


    Nė njė godinė te vjetėr nė Sarajevė, Bosnje dhe Hercegovin - Shqiptar me veshje kombėtare.


    Emri:  Shqiptari me plis.jpg

Shikime: 1906

Madhėsia:  39.2 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 27-10-2017 mė 18:17

  6. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Historiani francez Kantu: Nė pėrgjithėsi ėshtė pranuar se shqiptarėt i pėrkasin racės pellasgjike

    Skedarėt e Bashkėngjitur 173922

    http://www.fishmedia.info/historiani...lasgjike-foto/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 27-10-2017 mė 18:50

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Rrjeti pėr postimin:

    bili99 (05-12-2017)

  8. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Dėshmohet prania e jetės dhe autoktonia e shqiptarėve nė krahinėn e Pollogut, mbi 8 mijė vjeēare

    Emri:  Nena e madhe.jpg

Shikime: 1745

Madhėsia:  13.9 KB Emri:  Nena e madhe1.jpg

Shikime: 1659

Madhėsia:  13.2 KB

    Pėrmes gjetjeve arkeologjike nė disa lokalitete tė rajonit tė Pollogut, dėshmohet jeta e banorėve tė kėsaj ane dhe vazhdimėsia e qytetėrimit tė lashtė pellazgo-ilir, sė paku 6000 mijė vjet para erės sonė.

    Kuptimi i plotė i emrave tė vendbanimeve dhe figurave qė lidhen me kultin e perėndeshės Nėna e Madhe mund tė shpjegohen qartė vetėm pėrmes gjuhės shqipe.

    Meqė ekspeditat arkeologjike janė organizuar, nė disa periudha tė ndryshme kohore, nga arkeologė joshqiptarė, kryesisht serbė, pas pushtimeve tė vonshme serbe nga fillim-shekulli XX, kėto gjetje arkeologjike janė keqpėrdorur dhe keqinterpretuar sipas interesit tė tyre.

    Studiuesit sllavė nga Maqedonia, njė periudhė tė gjatė janė krenuar para botės me kėto vlera arkeologjike, sidomos me statujėn e perėndeshės Nėna e Madhe, qė mė sė paku mund tė gjejnė argumente shkencore qė t’u takojė atyre.

    Statuja e perėndeshės Nėna e Madhe ėshtė gjetur nė lokalitetin ”Tumba” nė katundin Pallēisht i Poshtėm, rrethina e Tetovės, edhe pse thuhet se njėra prej kėtyre statujave ėshtė gjetur nė njė lokalitet tjetėr po nė rrethinėn e Pollogut, ku sot banohet me popullatė sllave (lokaliteti nė katundin Stenēe).

    Ėshtė konstatuar se kjo statujė dhe gjetje tė tjera arkeologjike i takojnė periudhės sė neolitit, afėr 6100 vjet p.e.s, ndėrsa statuja tė ngjashme me kėtė janė gjetur dhe nė disa lokalitete tė tjera nė pjesėn veriperėndimore tė Maqedonisė sė sotme, nė lagjen Maxhari tė Shkupit, nė Kumanovė dhe nė rajonin e Pellagonisė.

    Perėndesha Nėna e Madhe njihet si simbol i pjellorisė, nėna e tokės, e lindjes dhe pėrtritjes sė jetės, nga edhe burojnė emėrtimet e disa qyteteve, rajoneve dhe krahinave tė tjera, tė cilat sipas rrėnjės sė fjalės kanė kuptim tė plotė vetėm nė gjuhėn shqipe: Pellė (pjellė), Pellagoni, Pellagon, Pellagia-Pollog (emri i qytetit tė lashtė tė Tetovės dhe i rajonit tė sotėm tė Pollogut) etj.

    Studiusit sllavė tė Maqedonisė, gjatė viteve tė fundit, duke ditur faktin se rajoni i Pollogut nė vazhdimėsi, qė nga periudha antike, mesjeta e deri nė kohėn e sotme ėshtė dominuar nga fiset ilire dhe mė vonė nga psardhėsit e tyre shqiptarėt, rėndėsi tė veēantė i kanė kushtuar vetėm statujės sė gjetur nė lagjen Maxhari tė Shkupit, sigurisht me pretendime tė qarta politike, duke i dhėnė kuptim tė ri edhe vetė emrit tė statujės, si Nėna e Madhe nga Maxhari.

    Kėta studiues, vetėm njė tė vėrtetė konstatojnė, sigurisht pa dashje, se statuja e gjetur nė lagjen Maxhari tė Shkupit ėshtė shumė mė e vonshme se statujat e gjetura nė lokalitete te Pollogut, me ēka edhe e dėshmojnė se cilat janė pretendimet e tyre qė i japin rėndėsi tė veēantė vetėm statujės Nėna e Madhe nga Maxhari.

    Pėr ta dėshmuar kėtė falsifikim, mjafton fakti qė krahas kėsaj statuje, kinse tė gjetur nė lokalitetin e katundit Stenēe, jo nė lokalitetin ku me tė vėrtetė ėshtė gjetur kjo statujė, nė lokalitetin e quajtur ”Tumba” nė Pallēisht tė Poshtėm, studiuesit sllavė tė Maqedonisė prezantojnė edhe monedha tė periudhave tė mėvonshme dhe tė Mesjetės, si ato me simbole, portretin dhe emrin e Shėn Vasilit tė Madh, i cili i takon shek. IV e.s.

    Kėta studiues, periudhėn nga kur daton statuja e perėndeshės Nėna e Madhe, e cila ėshtė gjetur nė lokalitetin e katundit Pallēisht, ku kanė banuar nė vazhdimėsi ilirėt dhe pasardhėsit e tyre shqiptarėt, e kanė trilluar idenė se bėhet fjalė pėr praninė e Brigėve nė kėto hapėsira, ose frigėve (phrygians), duke pasur parasysh qė shkenca ende nuk e ka thėnė fjalėn e fundit pėr kėtė popull tė lashtė, ose dy fiset me prejardhje tė njėjtė, brigėt dhe frigėt, pėr tė cilėt dihet vetėm se nė Gadishullin Ilirik kanė depėrtuar nga jugperėndimi i Azisė sė Vogėl (Anadolli i sotėm, gjithashtu emėr-vendi nė gjuhėn shqipe), tė cilėt sipas studiuesve me renome botėrore, fiset brige ose frige kėto lėvizje i kanė bėrė nė periudhėne bronzit, jo nė priudhat e mėhershme, ndėrsa pas njė periudhe janė kthyer sėrish andej nga kishin ardhur, ose janė zhdukur pa lėnė ndonjė gjurmė tė rėndėsishme.

    Me praninė e brigėve, studiuesit sllavė tė Maqedonisė pretendojnė ta lidhin praninė e elementit maqedonas antik nė kėto territore, pa mbajtur llogari se edhe Maqedonia antike asnjėherė nuk ėshtė shtrirė deri nė qytetin e Shkupit, e aq mė pak nė pjesėn veri-perėndimore tė Maqedonisė sė sotme dhe nė rajonin e Pollogut.

    Me kėto dėshmi arkeologjike, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė krenohen fiset sllave dhe pasardhėsit e tyre, siē pretendojnė sllavėt e sotėm tė Maqedonisė, tė cilėt dihet botėrisht se kanė ardhur nė kėto hapėsira pas shek. VII e.s.

    Brigėt, ose Frigėt, si njė grupfis i madh midis fiseve ilire dhe thrakase, njihen qė nė lashtėsi si ndėr fiset e rėndėsishme, pėr tė cilėt rilindėsit tanė kanė dhėnė mendime se kanė qenė njė ndėr tri popujt e lashtė prej nga rrjedhin shqiptarėt e sotėm.

    Njė dėshmi qė e ka forcuar kėtė ide ėshtė qeleshja karakteristike frigase, e cila haset edhe nė periudhat e mėvonshme ndėr fiset ilire, si edhe tek shqiptarėt e sotėm nė disa krahina.

    Njė referencė e shėndoshė pėr studiuesit shqiptarė tė shkencave tė pellazgologjisė, ilirologjisė dhe albanologjisė, duhet tė jenė edhe emrat e krahinave dhe qyteteve tė lashta, me rrėnjė tė fjalės nė gjuhėn pellazge-ilire-shqipe, si qyteti Pella nė Greqi; qyteti Pella nė Jordaninė e sotme (i themeluar pas pushtimeve nga Leka i Madh); gadishulli Peloponez, i banuar kryesisht nga arvanitasit (shqiptarėt); Krahina, fisi dhe qyteti i dikurshėm ilir, Pellagon-Pellagonia, si dhe fusha me tė njėjtin emėr nė Maqedoninė e sotme; rajoni dhe qyteti i lashtė Pellagia-Pollog (qyteti i Tetovės pėrmendet vetėm pas shek.XIII, pėrkatėsisht nga viti 1214 e mė vonė), si dhe fusha е Pollogut nė Maqedoninė e sotme veri-perėndimore, ku pėrmes gjetjeve arkeologjike ėshtė dėshmuar prania e njė qytetėrimi tė lashtė ilir sė paku 6100 vjet p.e.s. (nė lokalitetin ”Tumba”, tumbat e njohura ilire afėr katundit Pallēisht i Poshtėm nė rrethinėn eTetovės (edhe ky toponim pėrbėhet nga rrėnja e fjalės Palla-Pella).

    Statuja tė ngjashme tė perėndeshės Nėna e Madhe janė gjetur edhe nė disa lokalitete arkeologjike, ”tumba” tė tjera, nė Shkup, Kumanovė dhe nė rajonin e Pellagonisė, me ēka edhe mė tepėr pėrforcohet teza jonė.

    Njė gjė ėshtė e rėndėsishme se, kėto statuja dhe simbole tė tjera qė lidhen me kultin e perėndeshės Nėna e Madhe nuk hasen nė asnjė kulturė tjetėr tė popujve tė lashtė, pėrveē nė truallin pellazgo-ilir, pėrkatėsisht nė Gadishullit Ilirik, pjesa veri-perėndimore e krahinės sė sotme shqiptare e Maqedonisė.

    Figura e Nėnės, si perėndeshė e tokės dhe pjellorisė, pėrmendet si pjesė e mitologjisė gati tek tė gjithė popujt e lashtė, por tek asnjėri prej tyre nuk ėshtė dėshmuar si tek pellazgo-ilirėt me dėshmi materiale, statuja ose forma tė tjera figurative nė nderim tė kultit tė saj.

    Shumė lehtė vėrehet tejdukshmėria e tezės sė studiuesve sllavė tė Maqedonisė, se kjo figurė nuk ka asnjė lidhje me brigėt, as me frigėt, kur dihet fakti qė kėto grupfise kanė depėrtuar nė Gadishullin Ilirik nga Azia e Vogėl (Anadolli).

    Atėherė, cilat janė gjurmėt e pranisė sė kultit tė perėndeshės Nėna e Madhe nė truallin e mėhershėm amė tė brigėve?

    Pse dėshmohet prania e kultit tė saj me dėshmi materiale vetėm nė njė rajon tė caktuar, pėrkatėsisht nė rajonin e Pollogut, nga ku ėshtė pėrhapur edhe nė viset tjera mė nė jug, e jo mė larg se lugina e epėrme e lumit Vardar (shqip. Bardhar, lat. Aksius), nė rajonin e Shkupit dhe Kumanovės, si dhe nė rajonin e Pellagonisė, tė banuar historikisht nga fiset ilire: dardanėt, pajonėt, pellagonėt dhe fise tė tjera?!

    Referenca tė tjera tė rėndėsishme pėr thellimin e kėrkimeve dhe studimeve nė fushėn e shkencave tė pellazgologjisė, ilirologjisė dhe albanologjisė:

    1. ”Grekėt nuk kanė ekzistuar para shekullit VIII (p.e.s), ata erdhėn pas kėsaj periudhe dhe morėn perenditė, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgėt. I ashtuquajturi qytetėrim Mikenian (1200-800 p.e.s) nuk ishte grek por pjesė e civilizimit Pellazg. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisė sė lashtė janė tė pėrafėrt me gjuhėn, veshjet dhe kulturėn e veriut tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, pasaardhės tė Pellazgėve-Ilirėve.” – Mathieu Aref (Arif Mati)

    2. Pėr kėtė ēėshtje, ndikimin e kulturės, filozofisė dhe letėrsisė sė ashtuquajtur ”antike greke”, nga kultura e lashtė pellazge-ilire, duke i vėnė asaj pėrballė argumente tė fuqishme, sidomos nga epika popullore e veriut tė Shqipėrisė, tė trajtuar nė mėnyrė tė shkėlqyer, mund t’i referoheni veprės ”Eskili, ky humbės i madh” e Ismail Kadaresė.

    (25.VII.2017) – /shqiperiajone.org/

    Romė-Iliri, 150 vjet luftė; kur udhėheqėsi ilir Bato u dorėzua, gratė ilire duke mbajtur fėmijėt e tyre, u hodhėn vetė nė zjarr

    Romakėt sulmuan nė 229 p.e.s, duke zėnė fillimisht ishujt dhe duke fundosur flotėn ilire. Nė vitin 168 p.e.s, mbreti i famshėm Gent, u mund, dhe kjo i dha romakėve njė bastion mbi tokėn ilire. Megjithatė, nė brendėsi, fiset e Ilirisė bėnė njė qėndresė tė egėr tė egėr dhe komandantėve mė tė zotė romakė dhe forcave tė tyre ushtarake iu deshėn njė shekull e gjysmė qė tė mposhtnin fiset kryelartė. Sė fundi, nga 35-33 BC, nėn komandėn e drejtpėrdrejtė tė perandorit Oktavian, ushtria romake filloi njė sulm tė madh, i cili – pasi u plagos rėndė vetė perandori nga njė sulm nė gueril – detyroi fisin e Dalmatėve qė tė dorėzohej. Fiset bregdetare, u pushtuan pėrgjithėsisht prej pėrmasės sė madhe tė ushtrisė romake.

    Nė “betejėn mbretėrore” tė fundit, pėr territoret e brendshme tė mbajtura nga ana e fiseve ilire, nė atė qė ėshtė zemra e Bosnjės sė sotme, besėlidhja e fiseve krijoi atė qė njihet si Kryengritja e Batove. Dy fise tė mėdha ilire u bashkuan pėr tu rezistuar pushtuesve. Tė trembur nga zėrat se kishte 800.000 kryengritės, pėrfshirė edhe 200.000 luftėtarė tė elitės e 9.000 kalorės, Perandori Augustus dėrgoi dy nga komandantėt e tij mė tė aftė, Tiberius dhe Germanicus, pėr tė mposhtur dhe pushtuar ilirėt krenarė dhe kokėfortė. Luftimet vazhduan pėr vite me rradhė, me fitore e mposhtje nga tė dyja palėt. Qėndresa e fundit ilire qė ra, ishte fortesa nė Vranduk pranė qytetit boshnjak qendror tė Zenicės. Sipas shėnimeve romake, kur udhėheqėsi ilir Bato u dorėzua, gratė ilire, duke mbajtur fėmijėt e tyre, u hodhėn vetė nė zjarr, nė vend qė tė kapeshin e tė skllavėroheshin. Romakėt i pėrfshinė dy provincat ilire tė Pannonias dhe Dalmacisė nė perandorinė e tyre. Disa mbetje tejet tė izoluara tė fiseve ilire mbijetuan dhe ndoshta u asimiluan pėrfundimisht me Sllavėt, kur kėta erdhėn nė shekullin e 7-tė.

    Ka ende disa vende arkeologjike qė tregojnė gjurmėt e qytetėrimit ilir nė Bosnje dhe Hercegovinė. Shumė prej fortifikimeve ilire u zgjeruan nga romakėt dhe mė vonė nga aristokracia boshnjake e osmanėt. Hulumtimet e rej, gjithsesi, kanė zbuluar njė aspekt interesant tė Ilirisė. Nė Vranduk nė Bosnjen qendrore, nė Blagaj pranė lumit Buna nė Hercegovinė dhe nė muret ciklopike nė Osanici pranė Stolac, gjetjet tregojnė se kultura e antikitetit erdhi kohė pėrpara romakėve, me shumė tė ngjarė nė formėn helenistike. Osanici ishte atdheu i fisit Daorsi dhe gjetjet arkeologjike tė kohėve tė fundit tregojnė pėr njė lidhje tė shekullit tė 3 p.e.s me njė zgjerim verior tė qytetėrimit tė madh helenistik.
    Pjesa mė e madhe e kulturės ilire do tė mbetet pėrgjithmonė njė mister, por askush nuk mund tė mohojė ndikimin shpirtėrore dhe kulturor qė ajo ka pasur, madje edhe pėr gati dy mijėvjeēarė pas zhdukjes sė tyre.

    http://www.njekomb.com/?p=4306
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 01-11-2017 mė 21:15

  9. #127
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Titulli i ketij artikulli eshte "fantastik" sepse i heq kuptimin ēfare do lloj argumenti arkeologjik dhe historik.

    Te deshmosh nje autoktoni 8 mije vjeēare ma ha mendja qe nuk i ka shkuar askujt nder mend as per Egjiptin.


    Kultet,simbolet ne pergjithsi eshte e veshtire te shpegojne diēka sepse jo vetem qe nuk eshte e lehte te vertetohen se ēfare vertet perfaqsonin ose edhe simbolizonin ne ate periudhe kohore por edhe sepse ndryshojne simbas periudhave dhe modave te momentit. Persa i perket veshjes a plisit dihet qe veshja eshte gjithmon "modé" ndryshon gjithmone. Nuk duhet te kete asnje popull qe ka mbajtur te njejten veshje ose model kapuēi a kapeleje.

  10. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Emri:  1.jpg

Shikime: 1838

Madhėsia:  55.4 KB

    “YLLI I BIJVE TĖ PELLAZGUT”

    Mos e humbisni rastin, tė kryeni udhėtimin mė tė jashtėzakonshėm tė jetės suaj!
    Nxitoni pra, e kėrceni mbi anije!
    Tėrhiqni litarėt!
    Ngrini velat!
    Mėshoni mbi rrema!
    Oooo hop! Oooo hop!
    Ai qė shihni nė horizont ėshtė oqeani i mistershėm i historisė. Atje tej… E shihni? Atje ku drita mbulohet nga muzgu i natės, ku historia pėrzihet ngatėrrueshėm me legjendėn dhe legjenda me mitin, do tė takoheni me Pellazgun e parėlindur. Atin e popullit tė pellazgėve, qė u shfaq mbi tokė pėrpara se hėna tė shfaqej nė qiell. E pamundur? Oh jo! Nė kėtė udhėtim, asgjė nuk ėshtė e pamundur. Arsye kjo, qė na shtyu me tė drejtė ta quajmė tė jashtėzakonshėm. Sepse, si mund tė quhet ndryshe njė udhėtim i kėtillė, qė e bėn tė pamundurėn tė mundur?
    Edhe pse, tanimė, tek mėdysheni mjerueshėm pranė bregut, kufirit qė nga pėrtacia apo frika, nuk keni guxuar kurrė ta kaloni, iu ngjan e pamundur, nėse e zboni pėrtacinė dhe e pėrbuzni frikėn, kjo anije e ndėrtuar me shkronja e fjalė, ju dhuron mundėsinė tė zbuloni njė botė tė re, shumė mė tė madhe se ajo qė zbuloi Kolombi.
    Botėn e harruar tė historisė tė tė parėve tuaj. Atyre qė i dhanė emrin Evropės, Azisė, Afrikės.
    Nė brigjet e kėsaj bote tė re, do tė takoheni me princeshėn pellazge, Kallisto. Djalin e saj, Arturin. Me mbretin Inak, heroin qė shpėtoi popullin e pellazgėve nga pėrmbytja e madhe. Tė bijėn e tij, priftėreshėn e Nėnės Tokė, princeshėn Io qė i dha emrin e saj detit Jon. Me prijėsin e “Yllit tė ri”… Ilirin!
    Do tė mėsoni aventurat e udhėtimit tė Ios, dhe ato tė udhėtimit tė Ilirit, nė kėrkim tė Arkadias sė humbur…
    Arkadias sė humbur?
    Nuk e njihni historinė e atdheut tė shenjtė tė Pellazgėve?
    Atėherė ē’prisni? Hidhuni mbi anije! Pse vononi?
    Nė bregun tjetėr ju pret Epafi, djali i princeshės Io, mbreti i parė i Egjiptit.
    Menfi, Libia, Agenori dhe Beli.
    Tifoni i frikshėm qė krijimin donte ta zhbėnte e shndėrronte nė hiē.
    Kadmi dhe Harmonia e bukur, mbesa e tė madhit Dardan. Djali i tyre…
    Iliri i ri, qė mbretėroi mbi tė gjithė Ilirėt e bashkuar.
    Historia e udhėtimeve tė Ilirėve drejt perėndimit deri nė ishujt e largėt tė Britanisė dhe Irlandės.
    Nėse pengoheni nga pėrtacia apo tuteni nga frika qė paraprin zbulimin e ēdo tė vėrtete, nuk do tė mėsoni kurrė…
    Historinė e Dardanit tė ri, djalit tė Harmonias, mbretit tė parė tė Ilionit.
    Misterin e librit tė shkruar me dritėn e yjeve.
    Tė fshehtėn e besės sė shenjtė, qė Pellazgėt, bijtė e Pellazgut tė parėlindur, lidhėn me Zeusin, prijėsin e hyjnive.
    Historinė e qytetėrimit nėnė, nga i cili, lindėn mė pas, qytetėrimet helene dhe romake.
    Se pėrse ndodhi, si dhe kur, historia e kėtij qytetėrimi nėnė, u mbulua nga terri i harresės.
    U mbulua apo e mbuluan?
    Kush dhe pėrse?
    Hipni mbi anije dhe zbulojeni!
    Pėr disa orė, ditė, muaj, guxoni, dhe nė krah tė heronjve, ndjehuni dhe bėhuni edhe ju heronj. Kėrkues tė historisė sė mohuar dhe tė ndaluar tė Qytetėrimit Pellazgo – Ilir.
    Mos i dėgjoni ata qė kėrkojnė t’iu mbushin mendjen, se e gjitha kjo, ėshtė pėr ju njė ndėrmarrje e pamundur. Njė marrėzi. Njė aventurė e rrezikshme…
    Ju mundeni!
    Mbi kėtė anije prej shkronjash dhe fjalėsh, ju do tė gjeni hartėn qė tregon vendndodhjen e tė vėrtetės. Mjaft tė ndiqni udhėzimet e saj dhe…
    Mbi gjithēka tjetėr, do tė zbuloni se kush jeni, zanafillat e historisė tė popullit qė ju ka lindur.
    Vetėm mbas kėsaj, do tė mund tė hidhni qetėsisht vėshtrimin, mbi hapėsirėn e pakohė tė historisė njerėzore, dhe tė projektoni tė ardhmen tuaj.

    Librin e gjeni:
    Nė tė gjitha libraritė kryesore tė Tiranės.
    Mund ta porosisni nė tė gjitha librarit e Shqipėrisė.
    Ose, mjafton tė klikoni ose telefononi;
    1. http://www.botimeshqip.com/home/1935...azgut-210.html
    2. http://bukinist.al/sq/besim-dhe-spir...zgut&results=1

    Dhe nė PANAIRIN E LIBRIT nė TIRANĖ, pranė stendės sė Shtėpisė Botuese “MAGUS”!

    Haxhi Zeneli - Kemi njė gjuhė dhe njė flamur

    https://www.facebook.com/ShqiperiaeB...type=2&theater

  11. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Lashtėsia e stėrlashtė e plisit

    Mėsuesi/Moisiu dhe idhtarėt e tij me plis...

    Emri:  a.jpg

Shikime: 1783

Madhėsia:  58.5 KB Emri:  b.jpg

Shikime: 1739

Madhėsia:  49.9 KBEmri:  c.jpg

Shikime: 1772

Madhėsia:  66.7 KB

    Shkruan: Fahri XHARRA

    Historia jonė shkon shumė thellė nė kohė, nė lashtėsinė e saj. Jemi dėshmitarė tė njė simboli qė fatbardhėsisht ėshtė ruajtur gjer mė sot mbi kokat tona e ai ėshtė Plisi. Por nuk ėshtė vetėm plisi, ėshtė edhe gjuha jonė qė i ka dhėnė emėr plisit dhe mė tė edhe kohės sė stėrlashtė.

    Referenca ime pėr kėtė lashtėsi ėshtė Fatbardha Demi, historiane e cila nė mėnyrėn e saj shkencore tė elaborimit tė fakteve tė jep guximin pėr studime tė mėtutjeshme.

    Fatbardha Demi ėshtė mike e ngushtė e Mathieu Arefit, pėr tė cilin shkenca shqiptare duhet tė ngrihet nė kėmbė.

    E kemi tė shkruar se Pellazgu ishte i pari qė i dha jetė jetės sė njeriut, por ne kėsaj radhe do tė flasim pėr njė kohė jo aq tė largėt, pra nga koha e “Dhiatės sė Vjetėr“, e cila lexohet me gjuhėn shqipe.

    Faktet dėshmuan se emėrtimi i librit tė ligjeve (Torah) ėshtė i gjuhės shqipe, por brenda saj ka fjalė qė pėrdoren edhe sot nga shqiptarėt. Historia e shenjtė e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezės hapet me krijimin e botės: “Nė fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokėn…“ (Gen. 1:1).

    Fjalėn “nė fillim“ e tregon shigjeta nė (fig.1, poshtė) shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi ėshtė nė gjuhėn shqipe. (nga Fatbardha Demi):
    (Morris Jastrow’s Dictionary of thė Targumim, thė Talmud Babli and Yėrushalmi, and thė Midrashic Litėraturė , 1903; pag 923, PDF vol 2 )

    Dhjetė urdhėresat e marra nga “goja” e Zotit, Mojsiu i ka shkruar nė gjuhėn pellazgo-shqipe.

    Nė ditėn e parė tė muajit tė tretė qė nga largimi nga Egjipti, izraelitėt e lodhur dhe plot dyshime pėr fjalėt e Moisut dhe fatin e tyre, mbėrritėn nė kėmbė tė malit Sinai.

    Sipas urdhrit tė Zotit, mbas tri ditė “pastrimi”, Moisiu i vetėm iu ngjit malit Sinai, ku qėndroi dyzet ditė dhe netė, pėr tė marrė nga goja e tė Plotfuqishmi dhjetė Urdhėresat ( Es17,8-13), dy prej tė cilave tė shkruara “me gishtin e tij” mbi dy rasa guri qė njihen me emrin TORAH. (11) Vendosja jo e rastėsishme e ngjarjes, mbi njė mal me emrin e Perėndisė hėnore Sin tė panteonit sumer, babilonez dhe tė asirėve,(12) dėshmon jo vetėm besimin hėnor tė pellazgėve nė kėto vende, por dhe origjinėn pellazge, tė mitit kristian.

    Gjithnjė sipas studiueses Fatbardha Demi: “Emėrtimi i librit tė ligjeve tė shkruar nga Moisiu -Torah–ėshtė vetė emri i Zotit. Si fjalė simbolike gjen shprehjen e saj tė plotė, vetėm nė gjuhėn shqipe. (Xh.Katapano)

    Brenda saj ka fjalė shqipe tė papėrkthyera dot, por tė shkruara me gėrma hebraike.

    SHENJA e Zotit nė alfabetin hebre (Yod) e ka origjinėn nga alfabeti fonetik i Perėndise pellazge Thot(Tot), nisur nga emri “dora“, siē emėrtohet edhe sot nė shqip.

    Mos tė harrojmė: “Shqiptaro-arbėrit e sotėm janė pasardhėsit e mbetur e njė race shumė tė madhe pellazgjike tė Lashtėsisė. Sipas studiuesit austriak J.Hahn (Johann Georg von Hahn 1811 –1869) “Shqiptarėt janė Pellazgėt e Rinj“ (37), tezė e mbėshtetur edhe nga shumė studiues tė tjerė tė mėvonshėm shqiptarė dhe tė huaj”.
    “Popujt e detit”- siē dėshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – pėrbėheshin nga fise tė ndryshme, nė shumicėn e tyre, tė tė njejtit trung etnik qė quhet ‘pellazg, proto-ilir, frigjian apo thrako-ilir”.

    Nė Testamentin e Vjetėr ata emėrtohen si pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Noe, krijuesit tė racės sė re njerėzore.(28)

    Kur jemi tek Plisi: Tissot shprehės i simboleve tė besimit pellazg dhe traditės sė shqiptarėve- kėshtu na udhėzon Fatbardha Demi “Nė kėtė rrugėtim do tė na ndihmojė Xhejms Tissot (James /Jacques-Joseph Tissot 1836–1902), njė nga portretistėt mė tė famshėm francezė tė shek. 19, qė i pėrket brezit tė rrymės realiste nė art.

    Xhejms Tissot u rrit nė njė familje tė pėrkushtuar katolike dhe mbas vitit 1887, nė pikturat e tij (365 punime nė vaj) autori ka trajtuar tema nga historia e Biblės (Testamenti i Vjetėr dhe Testamenti i Ri).

    Si piktor qė i jepte rėndėsi tė madhe detajeve, ai udhėtoi nė Jerusalem, Palestinė dhe shtete tė tjera tė Lindjes se Mesme, pėr t’u njohur me vendet dhe popullsinė qė pėrfshiheshin nė historinė e Biblės dhe ku gjendej njė material i pasur arkeologjik.

    Elementi i pėrbashkėt i tė gjithė grupit tė figurave, pavarėsisht periudhave mijėvjeēare qė i ndajnė, ėshtė mbulesa e kokės, qė nė gjuhėn shqipe quhet Plis ose Qeleshe.

    Siē pohojnė studiuesit, Plisi ėshtė pjesė e traditės sė Kombit shqiptar. “Veēanėrisht kėsula e bardhė ėshtė ajo qė, me gjithė ndryshimet e formės tė rrjedhura nga fisi, e dallon shqiptarin nėpėr gjithė Ballkan” (Eqrem Ēabej “Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes” f29) Plisi – simbol i tė zgjedhurve tė Zotit!

    Edhe sot ne i shikojmė tek besimtarėt hebrenj fijet (simbolike) qė zgjaten nė veshjen e burrave, qė tregon rolin e tyre besimtar. Duke parė pikturat kushtuar Biblės hebraike, tė krijohet bindja se Xh.Tissot nuk ka qenė vetėm njohės i mirė i saj, por edhe i simboleve tė lashta tė besimit parakristian.

    Kėtė e dėshmon edhe njė detaj tjetėr nė veshjen e profetėve dhe engjėjve, por edhe tek shqipetarėt dhe ka lidhje me simbolin kryesor tė Kristianizmit: KRYQIN. (Fatbardha Demi)

    Megjithatė na ngacmon mendimi se si e zbuloi piktori i shquar francez, Plisin? Duke gėrmuar nė materialet arkeologjike nė vendet ku shėtiti piktori gjatė dhjetė viteve tė fundit tė jetės sė tij, ne kemi mundėsi t’i japim pėrgjigje pyetjes sonė, duke u nisur nga faktet logjike.

    Me qeleshe, simbolet pellazge, figurėn apo krahėt e shqiponjės, nuk janė “veshur” vetėm faraonėt mė tė shquar tė Egjiptit tė lashtė, por edhe mbretėr/profetė tė hyjnizuar si Perėndi, tė Azisė sė Afėrme dhe Qendrore (fig.poshtė).

    Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, qė e ēoi tek idea se nė lashtėsi Plisi ishte njė simbol shumė i rėndėsishėm besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin.

    « Qėllimi i studimit – shkruan Fatbardha Demi-nuk ishte thjesht tė kėnaqim kureshtjen tonė nė lidhje me Plisin e shqiptarėve nė pikturat e Xh.Tissot.

    Synimi ishte tė dėshmonim se edhe njė popull si ai shqiptar, pėr tė cilin studiuesit ankohen se s’kanė tė dhėna historike pėr origjinėn, besimin dhe gjuhėn e tyre, mbart brenda traditės sė tij fakte, jo vetėm pėr Lashtėsinė e tij, por edhe tė shumė popujve tė tjerė, qė deri mė sot janė tė mbuluara me mister ose janė keqshpjeguar nga ana shkencore.

    Detyra qė i vuri vetes Xh.Tissot pėr tė pasqyruar sa mė besnikėrisht Historine e Biblės hebraike, e ēoi nė mėnyrė tė pavetėdijshme nė zbulimin e Plisit tė pellazgo-shqipetarėve dhe tė simboleve tė besimit tė parė euro-afro-aziatik.

    Vetė emrat e lashtė dhe tė sotėm pėr Zotin dhe simbolin e tij, nuk mund tė shpjegohen pa ndihmėn e gjuhės dhe traditės sė shqiptarėve».
    Tė gjitha fotot: Tissot, James (French 1836-1902) Victorian, Also known as: James Jacques Joseph Tissot, Jean-Jacques Tissot.

    http://www.fishmedia.info/lashtesia-...shte-e-plisit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 19-11-2017 mė 17:47

  12. #130
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Pėr: Imazhe nga historia dhe personalitete historike Shqiptare

    Kjo e plisit vazhdon te mbetet nje argument kot,ku nuk mundet te kete nje baze llogjike per te shpeguar asnje prejardhje a tradite historike e supozuar.

    Edhe Cabej qe eshte cituar me siper e shpegon veshjen (se "kapelja eshte gjithmon veshje) ne menyre llogjike. Thot pak a shume :

    "Qe shqiptaret kane veshjet e tyre,me diferencat historike,fetare,sociale etj etj qe evolvojne simbas koheve te ndryshme (pra veshja nuk qendron e njejte,edhe plisi).
    Ngjyra e veshjeve kombetare mundet te thuhet se eshte e bardha.Veēanerisht karakteristik eshte kesula e bardhe , ajo qe me gjithe ndryshimet e formes (dmth ka ndryshim forme) qe vjen nga fis-et Kosov,Diber,Shqiperi e mesme,Myzeqe,Laberi etj,dallon shqiptaret nga i gjithe Ballkani. Ngjyra vjen nga leshi i bardhe qe pjesa e popullsise e dedikohej blektorise per te bere veshjet "

    Kjo eshte pak a shume mendimi i Cabejt (Gli albanesi tra occidente e oriente),dhe do ishte e pamundur te ishte ndryshe. Per diēka qe evolvon jo vetem nga faktoret historik,fetar,social etj etj por mbi te gjitha evolvon edhe nga vete proēesi i perpunimit te materialit o materialeve qe perdoren per veshjen.

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •