Reshjet e shiut kanë përmbytur çdo cep të Tiranës gjatë ditës së sotme. Kryebashkiaku i Tiranës pasi dha një mesazh ditën e djeshme, sot ka humbur. Edhe bashkia e Tiranës që çdo ditë njofton për arritjet e saj, sot nuk ka thënë ende asnjë fjalë.
Shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka ka sjellë disa pamje nga Tirana, duke i shoqëruar edhe me një mesazh.
“Kështu është kur në 25 vjet nuk bën një pusetë, por vetë beton dhe bojatisje...
Kini minimumin e moralit sot, mos dilni në televizor të na thoni se "po ju bie bretku" dhe s'po ju zë gjumi për Tiranën tonë. Prisni sa të bjerë të paktën uji”, shkruan Flutura Açka në profilin e saj në Facebook.
Krijoni Kontakt