Sekretari i Pergjithshem i Lidhja e Intelektualeve Orthodokse -LIOSH -
Prof. Pirro Prifti ka dhene doreheqjen per aresye pune nga ky post, por do vazhdoje te jete anetar aktiv i LIOSH.
Objektivat e tij mbeten ato qe ka shkruar dhe i ka derguar K.O.A.SH:
-shenjetrimi nga kisha jone i Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu
-Rihabilitimi i plote nga kisha jone i Fan. S. Nolit .
Sqarim nga Sekretari i LIOSH (Lidhja e Intelektualeve Orthodokse te Shqiperise) i dorehequr me deshiren e tij per shkak te ngarkeses ne pune.
Per nje nga objektivat e mia por dhe te LIOSH-it pati nje debat te ashper me nje perfaqesues te KOASH per shkak te frazes se shkruar nga une "rehabilitimi i plote i Fan Nolit". Ai u shpreh se Fan Noli eshte i rehabilituar. Une u thashe se nuk eshte rehabilituar plotesisht...
Me fjalen rehabilitim kam kuptuar "rivleresimin dhe rishikimin" e figures madhore te tij per te cilin une kam thene ne menyre alegorike ne nje nga shkrimet e mia te botuara ne Vol I "Populli shqiptar univers historik dhe kombetar" se "nese Fan Noli e beri Jezu Krishtin te flase shqip, kryepeshkopi Anastas e ringjalli KOASH-in te shkaterruar nga komunistet".
Kjo sa per objektivin e dyte.
Per Objektivin e pare: "shenjterimi i figures se Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe vendosja e tij ne kalendarin orthodoks", ky mbetet nje nga objektivat me te rendesishem te LIOSH por mendoj se KOASH duhet te krijoje nje komision per te realizuar kete objektiv.
Realizimi i ketyre dy objektivave te cilat jane dy figura te identitetit kombetar shqiptar do ta nderonte KOASH dhe do te krijonte ne komunitetin orthodoks shqiptar, Shqiperi, ne shqiptaret jashte kufijve, e ne bote se Orthodoksia ne Shqiperi ka si dhe gjithe shtetet e tjera orthodokse shenjtoret dhe martiret e saj.
I perjetshem qofte kujtimi i dy heronjve qe i kane dhene Identitetin Shqiperise Shqiperise dhe Orthodoksise se Shqiperise.
E lavderueshme puna e Kryepeshkopit erudit Anastas ne ringjalljen e KOASH.
Krijoni Kontakt