Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Keq manaxhimi i Spitaleve përballë akuzave ndaj Mjekëve

    Vdekja e nënës gravide është një ngjarje e rëndë e cila kërkon një sqarim të mëtejshëm të rastit, reagimi i publikut nëpërmjet mediave, dhe reagimi i vetë mjekëve, tregon se në shërbimin dhe kujdesin shëndetësor në Spitalet terciare universitare diçka nuk shkon duke shkaktuar që në sytë e të tretëve duke sikur fajin e kanë mjekët e spitalit dhe jo keqmanaxhimi spitalor madje dhe ministeror.
    Problemi i vdekjes së nënës dhe fëmijës ngre disa problem të rëndësishme të cilat duhen korrigjuar sa më parë në vazhdim, pavarësisht disa arritjeve pozitive në sistemin parësor, sepse kujdesi mjekësor në shërbimin spitalor ka patur probleme të rënda qoftë në pacientët e shtruar me sëmundjet e rënda dhe komplikacionet e tyre, ashtu dhenë mungesën e medikamenteve, pajisjeve mjekësore dhe vështirësitë të tjera që do ti rreshtojmë më poshtë.
    Problemet më të shpeshta që duhen korrigjuar sa më parë duke vlerësuar nga ana mjekësore vdekjen e nënës gravide në një spital universitar mund të jenë :
    -gadishmëria jo e mirë e urgjencave bënda spitalit në drejtim të vonesave në kohë të marrjes, transportimit dhe pritjes së pacientit rëndë nga një spital në tjetrin,
    -mos pasja në organikën e spitaleve e barrela-bartësve, karrrocave dhe shtrateve apo barrelave standarte që mund të futen lehtësisht në makinat e Urgjencave,
    - mos respektimi i Rregulloreve për Konsultat Urgjente në të cilat duhet të marrin pjesë specialistë mjekësore që mund të mos gjënden në një spital por në spitale të ndryshme të Tiranës,
    -mos gjetja në gadishmëri e mjekëve që janë në detyrrë 24 orëshe por që mund të jenë në shtëpi apo në pavion, pra dhe kjo një mos respektim i Rregulloreve brënda spitalore,
    -mungesa e kontrolleve nga Drejtori dhe ekipi drejtues gjatë ditëve të javës por veçnërisht gjatë ditëve të premte pas turnit të parë, të shtunën dhe të djelën, duke krijuar kështu një gjëndje anarkie dhe pandëshkueshmërie,
    -prania e reparteve p.sh., i spitalit obstetrik gjinekologjik të Tiranës që komunikojnë jo zyrtarisht me spitalin privat duke rritur koston e trajtimit mjekësor të pacientit por dhe rëndimin e barrës financiare të familjarëve,
    - mos fuksionimi si duhet i mbulimit siç duhet nga ana e sigurimeve shëndetësore ndaj spitaleve, duke detyruar pacientët që janë të siguruar të trajtohen si pacientë të siguruar nga ana shëndetësore, dhe të pasiguruarit të paguajën sipas faturës,
    - sorrollatja në bërjen e egzaminimeve dhe analizave në spitalet publike, duke shkaktuar në disa raste që pacientët rëndë të komplikohen gjatë sorrollatjes për të gjetur vëndin e shtrimit apo mjekimin e duhur urgjent; - gjithashtu, vonesat në kryerjen e analizave dhe egzaminimeve kanë dhe për qëllim që pacientët të drejtohen në klinikat private që të paguajnë në vënd që të bëjnë këto analiza dhe egzaminime në spitalin public ashtu si kërkohet,
    -mospasja e medikamenteve dhe pajisjeve të ashtuquajtura `consumable` përkatëse në spitalet publike, në mjekimin e këtyre pacientëve , duke detyruar ata ti blejnë në farmacitë aty rrotull,
    -mungesa e kontrollit nga ana e Drejtoria e Spitalit Publik se si realizohet kujdesi mjekësor ndaj pacientëve të shtruar sidomos gjatë orëve të natës dhe ditëve të pushimit, kontrolli gjatë ndërrimit të turneve,
    - mungesa e përpjekjeve nga ana e Ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për përfshirjen në skemën e tyre edhe të spitaleve private, për të lehtësuar kujdesin shëndetësor ndaj pacientit,
    - futja e drejtuesve jo kompetentë në drejtimin e spitaleve universitare, dhe mungesën e drejtimit të spitaleve universitare me Bord Mjekësor.
    -Keq-funksionimi i Urgjencave ndër-spitalore, dhe mos funksionimi i qëndrës së koordinimit të Urgjencave.
    - problemi i fundit por jo më pak i rëndësishmi është rroga e ulët e mjekëve të Spitaleve dhe pagesa e ulët e shërbimeve jashtë orarit, si konsulta- urgjenca, realizimi i oeracioneve të mëdha, të cilat kanë shkaktuar një rritje të madhë të mitëmarrjes, pakënaqësi në popull për shkak të pagesës nën dorë.

    Përsa i përket problemit të vetë mjekëve mund të konstatohen disa problem po aq të rënda të cilat indriekt shkaktojnë probleme të mëdha dhe vështirësi në kujdesin mjekësor ndaj pacientit që vjen e shtrohet në Spitalin public univesitar. Këto janë:
    - Futja në punë në Spitalet Universitare e mjekëve specialiste pa konkurim dhe mungesa e provimeve periodike për të rritut nivelin professional të mjekëve, si dhe mungesa e një komisioni të përhershëm për këtë problem (përfshi dhe Urdhërin e Mjekut), si dhe futja e mjekëve me korrupsion, nepotizëm dhe militantizëm,
    - Futja në punë në spitalet Universitare e infermjerëve dhe teknicienëve mjekësorë pa konkurim, por me korrupsion, nepotizëm dhe militantizëm,
    - Prania e mjekëve të dypunësuar si në publik ashtu dhe në privat duke krijuar mungesë gadishmërie në spitalet universitare publike, si në trajtim mjekësor ashtu dhe në ralizimin e analizave dhe egzaminimeve mjekësore, duke detyruar pacientët e familjarët të paguajnë ë spitalet private më shumë duke qënë edhe të mbuluar nga siguracionet shëndetësore,
    - vendosja e shefave të shërbimeve të spitaleve universitare pa konkurim duke qënë njëkohësisht dhe si përgjegjësa departamenti, duke i bërë këta shefa shërbimesh inegzistentë në dhënien e kujdesit mjekësor, në mbledhjen e konsultave të zakonshme dhe të emergjencës, duke i favorizuar të marrin rroga nga tre katër vënde pune por duke mos bërë asnjë punë siç duhet; kjo ka shkaktuar mos funksionimin dhe manaxhimin e mirë të pavieoneve spitalore sipas specialiteteve.
    Gjëndja mbetet e rëndë, dhe duhet një reformë e mirë në Spitale dhe në Sigurimet shëndetësore.
    Përsa i përket ngjarjes mendoj se edhe Prokuroria e ka rënduar problematikën e kujdesit mjekësor në spitale duke arrestuar mjekët, por në shumë raste, pedagogë, infermjerë, pa gjetur faktet përkatëse duke harruar se edhe këta njerëz mund të jenë të pafajshëm dhe deri sa të provohet fajësia e tyre ata nuk ka përse të futen në burg. Interesant dëshira e paepur e prokurorëve për të futur në burg njerëz pa përkrahje dhe të thjeshtë, kur në kohën që jetojmë shumë persona si kriminelë, hajdutë, të korruptuar nuk janë në burg.
    Mjekët e akuzuar dhe reagimi i mjekëve ishte I shumë I mirë, por është edhe pasojë e moskuptimit nga ana e publikut, e punës së rëndë të mjekëve dhe infermjerëve, madje trajtimin e tyre sikur të jenë rrugaçë. Kjo është një ulje e dinjitetit të mjekëve dhe nënvlerësimi i punës së tyre.
    Sidoqoftë, mungesa e profesionalizmit të ndonjë mjeku që e priti për herë të parë pacienten gravide, duke mos kuptuar gjëndjen e rëndë të pacientes, dhe sorrollatjen e saj për egzaminime dhe konsulta, në vënd që të ngrinin alarmin për gjëndjen e rëndë të saj duke i kërkuar konsultë urgjente në vënd dhe duke thirrur specialistët përkatës për ti dhënë ndihmën e parë, -duhet të mbajnë përgjegjësi, të paktën morale.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    Wordless (21-09-2016)

  3. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Keq manaxhimi i Spitaleve përballë akuzave ndaj Mjekëve

    E di si është puna, njerëzit janë lodhur duke u ankuar e duke diskutuar lartë e poshtë për padrejtësitë që i bëhen ç'do ditë. Situata e njëjtë pas ç'do 4 vitesh premtimesh elektorale. Tani mendoj se njerëzit shohin veç një rrugë... të ikin nga sytë këmbët një orë e më parë nga ky vënd i mallkuar. 45 vite pritën prindërit tanë, dhe tani 25 vite kemi që presim ne. Nuk besoj se dikush mendon të presë edhe 20 vite të tjera dhe pastaj të dalim të zhgënjyer ashtu si dhe prindërit tanë. Ikni o njerëz ikni, fluturoni larg të lirë nga ky vënd ujqish dhe çakejsh.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Wordless për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Prudence (21-09-2016),skender76 (21-09-2016)

  5. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Keq manaxhimi i Spitaleve përballë akuzave ndaj Mjekëve

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    E di si është puna, njerëzit janë lodhur duke u ankuar e duke diskutuar lartë e poshtë për padrejtësitë që i bëhen ç'do ditë. Situata e njëjtë pas ç'do 4 vitesh premtimesh elektorale. Tani mendoj se njerëzit shohin veç një rrugë... të ikin nga sytë këmbët një orë e më parë nga ky vënd i mallkuar. 45 vite pritën prindërit tanë, dhe tani 25 vite kemi që presim ne. Nuk besoj se dikush mendon të presë edhe 20 vite të tjera dhe pastaj të dalim të zhgënjyer ashtu si dhe prindërit tanë. Ikni o njerëz ikni, fluturoni larg të lirë nga ky vënd ujqish dhe çakejsh.

    Ikni, dhe mos u ktheni me!!!
    Ate vend e moren ne dore gjakprishurit, antishqiptaret, mafiozet, drogaxhinjte, tutoret e prostitutave!!!
    Ikni e shpetoni femijet, mos i lini te behen ushqim per kta djaje!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Keq manaxhimi i Spitaleve përballë akuzave ndaj Mjekëve

    Ne qofte se nje pacient vjen ne
    spital te vizitohet dhe eshte ne
    grade te fundit atehere mjeku ka shume pak kontroll mbi semundjen dhe nuk eshte faji i
    mjekut eshte faji i vet pacientit
    qe ka abuzuar me shendetin
    duke ngrene ushqim te varfer ne vlera ushqyse,ushqim me sasi te larte yndyre sheqeri karbohidratesh ka pire me shumice pije alkolike pije koka kola ka pire duhan etj atehere
    pacienti ska pas asnje pergjegjsi
    per shendetin e vet dhe vjen dita dhe e paguan me jete
    Shendeti i mire mbahet me ushqim te mire si fruta zarzavate te fresketa proteine dhe vitamina
    Shendeti i mire mbahet me disipline
    Nqs je pa pergjegjsi fare atehere
    universi merr persiper pergjegjsine pee ty dhe te jep
    ca paralajmerime te hidhurs
    dhe nqs nuk degjon nuk ndryshon
    dieten universi te con ne spital
    te te jape leksionin e fundit
    Spitalet sot jane pajisura me aparatura personel te kualifikuar
    per te kuruar por kjo vjen me nje
    kusht te rendesishem
    Pacienti duhet te paraqitet menjehere sa fillojne shqetesimet e para dhe jo ta lere veten ne grade te fundit
    Shendeti ruhet duke bere nje vizite te doktori i lagjes te pakten nje here ne vit per ti dale cdo problemi perpara ne kohe
    Shume te shtruar ne spitale ne Shqiperi per te kursyer leke nuk
    e kane pare doktorin per 10 vjet
    dhe nuk e kane idene fare se si e kane shendetin dhe vjen nje dite dhe bum marrin kolpo surpriza te keqia si dhimbje te forta diku
    bien kolaps ne toke sepse trupi ka probleme shendeti ta pa kontrolluara nga mjeket dhe si rezultat i ushqimit te keq alkolit duhanit etj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •