Z. Moderatorë dhe ju të nderuar anëtarë të këtij Forumi,
Nuk e di a ju ka rënë rasti deri më tani të dëgjoni për disa pretendime që në Kosovë të zyrtarizohet si gjuhë shtetërore dialekti i Gjuhës Shqipe - Gegërishtja.
Këto pretendime bëhen me arsyetim se në Kosovë "nuk mund të ketë sukses" të flitet në Gjuhën Zyrtare të Përbashkët për të gjithë Shqiptarët, shumë e ngjashme me Toskërishten.
Nuk ma merr mendja se do të ketë sukses ky pretendim, por se është duke u shfrytëzuar për "marketing personal të disa personave të dështuar në opinion."
Duke mos dashur të e zgjasë më shumë, ju ftoj në këtë nënforum të diskutojmë mbi këtë çështje dhe si të veprohet që të
parandalohet një dukuri e tillë.
Leka nga Prishtina
Krijoni Kontakt